Fantazmat - Pikepamje evangjeliste

Shko poshtë

Fantazmat - Pikepamje evangjeliste Empty Fantazmat - Pikepamje evangjeliste

Mesazh  Neo prej 31.03.10 1:19

Fantazmat
Pikepamje evangjeliste

Ashtu si edhe gjithë fenomenet e tjera medium, çështja e fantazmave debatohet shumë.

Duhet dalluar midis fantazmave që lidhen me persona të caktuar, që janë subjektive më shumë se objektive dhe që janë shenjë e një sëmundjeje, ose e një mosfunksionimi, dhe fantazmave që lidhen me vende të caktuara, të cilat për vite, ndoshta edhe shekuj, janë parë nga shumë njerëz.

Si gjithmonë, ndeshemi edhe me kokëfortësinë e racionalistëve, të cilët përpiqen t'i paraqisin këto gjëra si gjepura, ose thjeshtë fenomene që shpjegohen shkencërisht.

Nga ana tjetër, kemi edhe okultistët që pranojnë gjithçka, sado absurde, pa kërkuar më thellë. Duhen parë të dy anët, për të arritur një gjykim më objektiv. Mund të permend një libër, Spuk (Fantazmat) i Fanny Moser me një parathënie të profesor Jung nga Zyrihu.

Ky libër e shikon problemin e fantazmave nga pikëpamja shkencore. Vetë puna ime këshilluese më ka konfrontuar me këtë temë të çuditshme dhe kam gjetur gjithmonë se ajo ka të bëjë me praktika okultiste të së tashmes, ose të së kaluarës në atë shtëpi ku shfaqen fantazmat. Kam pasur edhe vetë rast të vizitoj shtëpi të tilla.

Ja disa shembuj:
-. Një misionare shikonte natën në dhomën e saj një figurë të pështirë. Një natë, figura filloi ta ngacmojë. E inatosur, ajo ngriti pandoflen dhe i ra, po në atë moment, në fund të krevatit të saj u shfaq një ëngjëll me një fytyrë të keqe. Gruaja ngriu. Kjo na sjell në një pikë të rëndësishme. Në punën time këshilluese, kam ndeshur shumë eksperienca të tilla dhe mund të them se, njësia e matjes për të kuptuar nëse vizioni i ëngjëllit është nga Zoti, apo Satanai, është të shikosh nëse ajo që përjeton personi që ka vizionin, është një ndjenjë gëzimi, apo llahtare. Shumë vizione të kësaj natyre nuk kanë ndonjë rëndësi objektive. Shpesh janë halucinacione të shkaktuara nga sëmundje, ose halucinacione me bazë psikologjike dhe jo fenomene reale.

-. Një grua e moshuar erdhi të këshillohet. Ajo tregoi se, në shtëpi të saj, ndodhnin fenomene që kishin të bënin me fantazma. Natën, në dhomën e saj vraponin qenër, të cilët kërkonin ta lëpinin. Duar të padukshme i ngrinin krevatin dhe shikonte shpesh njerëz në dhomë. Kur fillonte të lutej, të gjitha këto zhdukeshin. Megjithatë, shqetësimet vazhdonin me vite, ndonëse ajo ishte në regull nga trutë. S'kishte pasur as depresione, as sëmundje të tjera nervore. Kur e pyetën nëse kishte pasur të bënte me okultizmin, tha se, kur kishte qënë vajzë e re, një herë, kur qe sëmurur nga difteria dhe një herë nga diçka tjetër, e kishin shëruar me magji të zezë.

- Uli Ruppeiner-it nga Herisau i kërkuan të vente e të shikonte një grua që jetonte në Toggenburg, Zvicer. Ai vajti ta shikojë dhe mori vesh se, i shoqi i gruas, kishte varur veten në një nga dhomat e shtëpisë. Që pas varrimit të tij, në atë dhomë dëgjoheshin fishkëllima e të përplasura. Prifti i vëndit, me të cilin ishin këshilluar, kishte thënë se nuk ishin reale, po iu dukej banorëve të shtëpisë se kishin stres. Uli dëgjoi ato që i tha gruaja dhe pastaj vajti në dhomën për të cilën bëhej fjalë dhe u lut që Krishti t'u jepte fund këtyre sa ndodhnin atje. Zhurmat nuk u përsëritën më. Pavarësisht nëse fenomeni ishte real, ose ishte vetëm një shenjë që tregonte se gruaja ishte e sëmurë, një gjë është e sigurt, që fitorja e Krishtit këtu ishte e qartë.

-. Për vite me radhë shfaqej një fantazmë në një shtëpi. Kur shfaqej fantazma, bëhej edhe një zhurmë e madhe. Dukej sikur e godisnin derën me sëpata. Askush nga ata që jetonin aty, nuk duronte dot gjatë. Megjithatë, një prift, njëherë, guxoi t'a sfidojë fantazmën. Kur ai e urdhëronte atë në emrin e Krishtit, ajo zhdukej bashkë me zhurmat.

-. Në një konferencë pastorësh, një pastor luterian tregoi se, si rreth dy shtëpive të zonës ku ishte kisha e tij, për tri ditë me radhë, ishin ngritur gurë në një mënyrë krejt të pashpjegueshme. Gurët hynin në shtëpi nga dritaret, po në vend që të thyenin xhamin, bënin vrima sikur të kishin qënë predha. Madje gurët kishin qënë edhe të nxehta dhe ditën e tretë kishin shkaktuar edhe një zjarr. Pronari i njërës nga shtëpitë lajmëroi policinë, po hetimet nuk nxorën gjë në dritë. Personi i padukshëm që hidhte gurët mbeti i pazbuluar.

- Natën, në shtëpi dëgjoheshin të goditura sikur binte dera. Familja që jetonte në të, u përpoq pa sukses të gjente shkakun dhe pastaj lajmëroi policinë. Policia bëri roje rreth shtëpisë dhe verifikuan atë që kishin treguar edhe njerëzit e familjes. Pata rastin të shikoj vetë raportin e policisë. Po as familja vetë, as policia nuk u përpoqën të shikonin nëse kishte ndonjë lidhje fenomeni me forcat okulte; në atë shtëpi jetonte edhe një person, i cili ishte shëruar dikur me magji.

-. Pronarët e dy apartamenteve hodhën njëri-tjetrin në gjyq. Çdo natë dëgjoheshin në ndërtesë të goditura të forta dhe banori i apartamentit sipër akuzonte për këtë atë të apartamentit poshtë dhe anasjelltas. Ata të apartamentit poshtë, i kërkuan një gruaje besimtare t'i ndihmonte dhe të flinte një natë tek ata. Sa herë që flinte në atë shtëpi, gruaja i lutej Zotit që ta mbronte dhe në çdo rast nuk dëgjoheshin zhurmë. Një shëmbull krejt të ngjashëm me këtë e kam dëgjuar edhe në Zvicër. Përsëri dy pronarë apartamentesh kishin akuzuar njëri-tjetrin dhe policia kishte bërë roje në apartamentin sipër e në atë poshtë, po nuk u përcaktua dot se nga vinte zhurma.

- Në një shtëpi shfaqeshin fantazma prej vitesh. Disa besimtarë kristianë, miq të familjes, i këshilluan banorët e shtëpisë të kontrollonin në shtëpi se mos kishte ndonjë libër okult. Dhe me të vërtetë ashtu qe. Një nga punonjësit e shërbimit lexonte librin e 6-të dhe të 7-të të Moisiut. E dogjën librin menjëherë dhe fantazmat nuk u shfaqën më.

-. Një miku im që punon për Ungjillin, më tregonte për një ndodhi që kish përjetuar kur kishte qënë i ri në shtëpinë e prindërve të tij. Një ditë, pa pritur e pakujtuar, filluan të shfaqen fantazma në shtëpi. Dëgjoheshin të goditura në mure dhe natën dëgjoheshin hapa të rëndë nëpër shtëpi dhe zhurma të tjera. Si vazhdoi kjo histori, babai i shtëpisë thirri një besimtar kristian për ndihmë. Ai u lut në çdo dhomë, duke i urdhërua fantazmat në emrin e Krishtit që të largoheshin nga shtëpia. Menjëherë fantazmat u zhdukën. Po paralelisht me këtë, ndodhi edhe diçka tjetër. Pas kësaj, dy nga derrat që kishte familja pësuan një si lloj tërbimi. Filluan të vrapojnë nëpër stallë duke bërë zhurmë të madhe. Si i lanë për ca kohë në këtë gjendje, nuk u mbeti alternativë tjetër përveç se t'i therrnin.

Për ata që duan ta hetojnë problemin nga pikëpamja psikiatrike, duhet të sqarojmë se nuk kemi të bëjmë me eksperiencat skizofrenike, ose të psiqikës së sëmurë. Në disa raste, edhe vetë policia konstatoi se fenomenet ishin reale. Dua të shtoj edhe një shëmbull tjetër nga Kili, ku 8 policë dhe 2 pastorë hetuan njëkohësisht çështjen. Secili vuri re se si fantazmat i vinin rrotull shtëpisë. Duhet thënë gjithashtu se, kurdoherë që njëri lutej në emrin e Krishtit, fenomenet zhdukeshin menjëherë. Kjo na tregon diçka rreth karakterit të tyre. Kur skizofrenët dëgjojnë zhurmë, ose zëra, ato nuk zhduken duke thirrur emrin e Krishtit. Duke përfunduar këtë listë me histori fantazmash, po përmëndim edhe një rast të mrekullueshëm të çlirimit.

- Dy burra, atë e bir, erdhën më takuan dhe më thanë se, në shtëpinë e tyre, ndodhte diçka e çuditshme. Çdo natë, rreth orës 11 deri 12, familjen e shqetësonin disa fenomene që kishin të bënin si me fantazma. I zgjonin nga gjumi zhurmë hapash dhe zhurma të tjera. Nënës dhe vajzës i dukej sikur po i mbysnin. Të tjerëve u dukej sikur i godisnin në fytyrë dhe paralizoheshin nga frika. Bënë ç'qe e mundur të çliroheshin nga kjo e keqe. Thirrën një prift katolik, po ndonëse zbatuan këshillën e tij që të thërrisnin tri herë emrin e Triadhës dhe të përdornin tri kryqe, tre kandile dhe pak ujë të shenjtë, nuk ndodhi asgjë.

Pastaj provuan me magjistarë. Një nga magjistarët i këshilloi të hidhnin një stofë të zezë mbi tre qirinj dhe pastaj ta linin stofën të digjej duke thënë ata vazhdimisht emrin e Triadhës. Përveç kësaj, iu thanë të vinin tri shkrepse nën jastëk duke përsëritur përsëri emrin e Triadhës. Pastaj iu thanë t'i siguronin dyert e dritaret e t'i mbyllnin duke bërë shënjën e kryqit me dy thika. Asnjë nga këto praktika magjike nuk solli dobi.

Pastaj dikush tjetër u tha të ngulnin dy gozhda në një qepë, në formën e kryqit, dhe ta vinin qepën nën krevat, po edhe kjo nuk dha rezultat. Familja hiqte keq si më parë. Personat që ma tregonin historinë, dukeshin krejt normalë, prandaj unë fillova të përqëndrohem tek ana okulte e problemit. Ja se çfarë faktesh dolën në dritë: Në familje kishte pasur rreth 15 libra magjie.

Gjithashtu ata ishin konsultuar me magjistarë për probleme të ndryshme. Vazhdimisht kërkonin ndihmën e fallxhorëve dhe magjistarëve. Përveç kësaj, afër tyre banonte një grua që merrej me magji të zezë dhe aplikonte të ashtuquajturën "Mburojë shpirtërore". Seanca konsultative tregoi se kishim të bënim me një rast okultizmi. U thashë të dy burrave se kishin zgjedhur rrugë të gabuar duke kërkuar ndihmën e magjisë së bardhë. Vazhdova më tej t'iu shpjegoj rrugën e çlirimit nëpërmjet Krishtit.

Pak kohë pas kësaj bisede, unë duhet të largohesha nga ai qytet dhe i kërkova një pastori të kujdesej për familjen, duke i treguar edhe detajet e bisedës. Më vonë dëgjova se të gjithë kishin besuar te Krishti dhe se fenomenet me fantazmat kishin pushuar menjëherë.
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1414


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi