EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Joga - Pikepamje evangjeliste

Shko poshtë

Joga - Pikepamje evangjeliste Empty Joga - Pikepamje evangjeliste

Mesazh  Jon 27.04.10 22:56

Joga
Pikepamje evangjeliste

Joga është një sistem filozofik psikologjik i Lindjes së Largme dhe i Hinduve. Për të shkruar këtë pjesë, jam mbështetur tek një libër mbi Jogën Pantahali të Mishrës, The textbook of Yoga Psychology (Julian Press, New York).

Një tjetër informacion e kam marrë nga një profesor Indian, Profesor de Roy. Po pjesa kryesore e materialit tim e ka bazën tek udhëtimet e mia në Indi, Tailandë, dhe vende të tjera të Azisë Lindore. Jo pa rëndësi është edhe përvoja ime nga praktikat këshilluese me njerëz që janë dëmtuar nga ushtrimet joga. Të gjitha këto gjëra së bashku, më kanë ndihmuar të shikoj thellë në këtë çështje.

Është e pamundur në kaq vend sa kemi në dispozicion të japës

h një përshkrim të plotë të Jogës. Ndoshta do të provoj ta bëj këtë në ndonjë vepër të mëvonshme.

Së pari, ja disa shënime nga libri i Mishrës që hedhin dritë mbi temën. Vetë fjala Joga nga ana kuptimore i korespondon unio mystika të Misticizmit Gjerman, d.m.th bashkimit mistik me frymën universale.

Ndryshimi midis Jogës dhe Misticizmit gjerman është se, Joga nga natyra e saj, është ateiste, kurse Misticizmi Gjerman kërkon të zbulojë Perëndinë.

Ngjashmëria e tyre konsiston në faktin që kanë të përbashkët idenë e realizimit të vetvetes, d.m.th njeriu duhet të përpiqet të realizojë vetveten e tij të përjetshme nëpërmjet shumë ushtrimesh purifikimi.

Kjo vetvete e përjetshme, ose vetvetja e vërtetë, mendohet se është pjesë e realitetit të fundit, ose universal. Joga e quan këtë proces, vetë-realizim. Kaq sa thamë deri tani, mjafton për të kuptuar se është e pamundur të harmonizohet Joga dhe besimi kristian.

Po jap më poshtë disa definicione të Jogës që i kam marrë nga libri që përmenda më sipër:
Çdo organ i trupit ka lidhje me shpirtin.

Çdo njeri ka një natyrë fizike dhe spirituale, të cilat luftojnë kundra njëra-tjetrës për sundim. Harmonia dhe bashkimi i këtyre dy natyrave mund të arrihet vetëm nëpërmjet ushtrimeve psikologjike.

Vetvetja e përjetshme e personit është e gjithëfuqishme, e gjithëpranishme dhe përmban gjithë diturinë.

Vetvetja e përjetshme është transcendentale dhe imanente, pa fillim dhe pa fund, nuk lind dhe nuk vdes.

Gjërat materiale kanë një nivel më të ulët se mendja, inteligjenca dhe fryma.
Joga përfshin gjithë degët e fizikës dhe metafizikës.

Joga presupozon një sintezë të universit fizik dhe atij metafizik.
Parajsa dhe Ferri janë produkte të mendjes së njeriut.

Sistemi i Jogës gjendet edhe në magji, misticizëm dhe okultizëm.

Të tilla definicione mund të shumëfishohen me qindra herë. Ato tregojnë se Joga i kundërvihet atyre që thotë Bibla, prandaj është edhe e rrezikshme për besimtarët kristianë, t'i ekspozohen Jogës.

Pjesa më e madhe e sistemeve të Jogës mund të ndahen në katër faza dhe kështu të bëhen më të kapshme për mendimin perëndimor. Faza e parë përfshin gjimnastikën kurative, ushrime të frymëmarrjes, ushtrime rilaksuese, ushtrime të përqëndrimit, të kontemplacionit dhe meditacionit.

Gjithashtu përfshin shpesh edhe të ashtuquajturën treining autogjen. Thuhet zakonisht se është pa rrezik për një besimtar kristian të marrë pjesë në fazën e parë dhe, disa mjekë, madje e rekomandojnë këtë në trajtimin e pacientëve të tyre.

Faza e dytë përfshin kontrollin e subkoshientit. Për shembull, ata që zotërojnë fazën e dytë, janë në gjendje të komandojnë sistemin e tyre nervor. Kam takuar disa njerëz që kanë këtë aftësi dhe mund të them se ata bëjnë vërtet gjëra të çuditshme.

Vetëm nëpërmjet përqëndrimit mund të rrisin, ose të zvogëlojnë qarkullimin e gjakut duke bërë, fjala vjen, që llapa e njërit vesh të bëhet flakë e kuqe dhe tjetra të zbehet. Një tjetër bënte që të shfaqeshin në pëllëmbën e dorës së tij shenjat e kryqëzimit, ndonëse kjo nuk konsiderohet aspak si një mrekulli fetare. Kam parë një tjetër që ngulte thika në krahë dhe në faqe. Plagët nuk i kullonin gjak, po mbylleshin, si hiqte thikët, dhe ishin krejt të shëndosha pas disa orësh.

Faza e tretë e Jogës ka të bëjë me kontrollin e forcave të natyrës. Kam dëgjuar për jogistë nga Tibeti, të cilët, nëpërmjet përqëndrimit, bënin që të çlirohej energji dhe të shkrihej akulli. Ka të tjerë që janë në gjendje të ndezin një zjarr, pa përdorur mjete fizike e materiale. Këtu duket të jetë fjala për demonë të zjarrit.

Histori të tilla m'i kanë rrëfyer njerëz që kanë ardhur në këshillimin pastoral. Një herë, në Port Elizabeth, në Afrikën Jugore, erdhi një person të këshillohet me mua, një nga këta "mjeshtra të zjarrit". Donte të dilte nga gjendja ku ishte, po nuk arrinte me fuqinë e vetëvetes.

Faza e katërt e Jogës ka të bëjë me sundimin e magjisë dhe forcat kozmike. Ajo përfshin praktikat spiritiste, fenomenet magjike. Mbi këtë fazë, kam mbledhur materialin më të shumtë.

Një person që më mësoi shumë në këtë drejtim, ishte një burrë që ishte ushtruar 10 vjet në Tibet për mjeshtrinë e magjisë. Ky erdhi e më takoi për t'u këshilluar, kur isha në Australi. Ai fliste shumë hapur dhe më tha se faza e katërt e Jogës është thjesht një çështje e praktikave demoniake. Ai donte të çlirohej prej Jogës.

Mjeshtra të Jogës që kanë arritur nivele të larta zhvillimi, bëjnë materializime, ngritje të objekteve, telekinezë, gjëndje transi, eskursione të shpirtit dhe shumë fenomene të tjera spiritiste.

Ç'mund të themi për Jogën nga pikëpamja e besimit kristian? Ekziston një tendencë jo e mirë në botën kristiane për të adoptuar dhe përdoruar filozofinë dhe mësimet e Jogës. Si thamë dhe më parë, ka mendime se, vetëm fazat e fundit të Jogës, janë të rrezikshme për besimtarët. Duhet pranuar një mendim i tillë?

Neve në Perëndim nuk duhet të na shkojë kurrë në mendje se vetëm ne kemi arritur majat e dijes dhe mënçurisë. Lindja sot tallet me ne, se, si pasojë e racionalizmit tonë, s'kemi sy për gjysmën e së vërtetës.

Lindja ka eksperienca të tilla mbi sende dhe fenomene, të cilave Perëndimi mendjeshkurtër u mohon ekzistencën. Po edhe pse themi se Lindja ka një perceptim të gjërave që pengohet në Perëndim, kjo nuk sanksionon lirinë e eksperimentimit në fushën medium.

Joga ndoshta është e padëmshme si fillim, po ka një fund shumë të rrezikshëm. Po edhe faza e parë e Jogës nuk është pa rreziqe kur, fjala vjen, në ushtrimet përdoren lutje të shkurtëra Budiste.

Di raste kur besimtarëve kristianë që kanë marrë pjesë në ushtrime Joga, u është dashur të përsërisin në kor fraza të shkurtra Indiane, të cilat, kur u përpoqëm t'i përkthenim, thoshin gjëra të tilla si: "Buda është suprem" etj. Ku e çojnë veten besimtarët kristianë, kur janë gati të përsërisin lutje të tilla!

Nuk mund të thuhet se ushtrime përqëndrimi të kësaj natyre nuk janë të rrezikshme.
Një djalë i ri në Afrikën Jugore më tregonte se, pasi kishte filluar disa ushtrime Joga, nuk ishte në gjendje të lutej dhe kishte humbur besimin kristian.

E këshillova t'i ndërpriste menjëherë ushtrimet dhe ai kështu bëri. Mirë është të kemi gjithmonë në mendje fjalët e apostullit Pavël kur thoshte: "A s'e bëri Perëndia marrëzi mënçurinë e kësaj bote? Se kur në mënçurinë e Perëndisë, bota me anë të mënçurisë nuk e njohu Perëndinë, Perëndisë i pëlqeu që me anë të marrëzisë së Predikimit, të shpëtojë ata që besojnë.

Se edhe Judenjtë kërkojnë mrekullira, edhe Grekët kërkojnë mënçuri, po ne predikojmë Krishtin e kryqëzuar që është skandal për Judenjtë, marrëzi për Grekët, po për ata që janë thirrur Judenj dhe Grekë, Krishtin që është fuqi Perëndie dhe mençuri Perëndie" (1.Korinthasve 1:21-24).

Ç`nevojë kemi ne si besimtarë kristianë për "Ndërtimin e brendshëm" sipas këtyre sistemeve pagane? A s'na ofron Bibla shumë më tepër se Budizmi ose Hinduizmi? E prekim Zotin tonë, kur largohemi nga burimi i gjallë i Biblës, për të kërkuar këto burime të huaja, të cilat, me përmbajtjen e tyre të helmuar, ose na e vrasin jetën spirituale, ose na e paralizojnë.
Jon
Jon

1159


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi