Eksperimenti Milgram
4 posters
Faqja 1 e 1
Eksperimenti Milgram
Eksperimenti Milgram
Njëri prej eksperimenteve më të njohur, por edhe më të diskutueshëm të psikologjisë, si për arsye etike ashtu edhe për nga ato eksperimentalo-teknike, është eksperimenti Milgram.
Pyetja, së cilës social-psiokologu Stanley Milgram kërkonte t'i jepte përgjigje në vitet '60 kishte të bënte me gatishmërinë e njerëzve krejt normalë për t'iu përulur një autoriteti dhe për të zbatuar urdhëra qartësisht „jo-njerëzore“.
Motivimi për këto eksperimente e kishte bazën në ngjarjet e Luftës së Dytë Botërore. Si ishte e mundur, që nën regjimin e Nacionalsocializmit të kishte patur aq shumë njerëz të gatshëm, për t'u vënë në shërbimin e makinës vdekjeprurëse të nazistëve?
Mos kishte të bënte me një të metë bazë të karakterit të këtyre njerëzve apo ka situata dhe rrethana të tilla, në të cilat eventualisht secili do të kishte qenë në gjendje të torturonte apo të vriste njerëz të tjerë?!
Yale University publikoi në fillim të viteve 60-të në gazetën lokale të New Haven, në shtetin e Connecticut / SHBA, një njoftim, se kërkonte persona, të cilët do të ishin të gatshëm të merrnin pjesë në një eksperiment mbi aftësinë për të kujtuar dhe për të mësuar.
Që këtu bëhej fjalë për një pretekst për të parë se deri në ç'masë njerëzit mund t'i nënshtrohen një autoriteti, këtë pjesëmarrësit (jo-studentë) nuk e merrnin me mend. Vullnetarët njihen me rolet e tyre në këtë eksperiment nëpërmjet drejtuesit të eksperimentit. Në një eksperiment marrin pjesë çdo herë dy persona.
Drejtuesi i eksperimentit u shpjegon provuesve, se do të hetohet se çfarë efektesh ka dënimi mbi të mësuarit. Për këtë, pjesëmarrësit do të ndahen në nxënës dhe mësues duke të tërhequr një llotari. Kjo procedurë llotarie, gjithsesi, është e manipuluar duke qenë, se në fakt në eksperiment merr pjesë vetëm një provues. Ky do të bëhet mësues.
Personi tjetër, që merr pjesë në eksperiment, nxënësi, është student në universitet, gjë që provuesi nuk e di. Rolin e drejtuesit të eksperimentit e luan një mësues 31-vjecar biologjie, i cili kishte qenë instruktuar për këtë rol; ai kishte origjinë irlandezo-amerikane, pjesës më të madhe të vëzhguesve ai iu duk miqësor dhe i dashur.
Drejtuesi i eksperimentit shpjegon tashmë eksperimentin. Testi është i tillë: nxënësi duhet të mësojë përmendësh disa çifte lidhjesh dhe partneri i tij, mësuesi, do ta testojë. Pjesëmarrësve të eksperimentit u tregohet një "gjenerator shoku" me një tabelë instrumentash.
Këtu gjenden 30 butona elektrike, të cilët janë të renditur në shkallë ngjitëse duke nisur nga 15 Volt ("shok i lehtë") duke kaluar në shok të mesëm dhe të rëndë deri në një fuqi prej 450 Volt.
Në mënyrë, që provuesi të ishte i qartë rreth këtij mjeti pranë gjeneratorit ishte varur një pllakat me mbishkrimin "SHOCK GENERATOR, TYPE ZLB, DYSON INSTRUMENT COMPANY, WALTHAM, MASS., OUTPUT 15 VOLTS-450 VOLTS", dhe butonat ishin pajisur me shifrat përkatëse në Volt nga 15 deri në 450 Volt.
Përveç kësaj, në çdo katër butona mbishkruhej "Shok i lehtë", "Shok i pakët" , "Shok i mesëm", "Shok i fuqishëm", "Shok i rëndë", "Shok shumë i rëndë" si dhe "Rrezik: shok kërcënues", ndërsa dy butonat e fundit përmbanin mbishkrimin "XXX".
Detyra e mësuesit ishte, që, sa herë që nxënësi të jepte një përgjigje të gabuar, të aktivizonte butonat përkatës me elektroshok në rritje. Pas këtij sqarimi mësuesi ndjek drejtuesin e eksperimentit dhe asistentin e tij në një dhomë tjetër, ku ishte instaluar një karrige elektrike. Nxënësi zë vend në karrige dhe lidhet në të.
Atij i lidhen elektroda në trup të cilat lidhen më pas me gjeneratorin. Në këtë pikë të eksperimentit nxënësi lë të kuptohet se ka zemër të dobët. Drejtuesi i eksperimentit e qetëson atë duke i thënë se shok-et mund të jenë vërtet jashtëzakonisht të dhimbshme, por nuk çojnë në dëme të vazhdueshme të strukturave qelizore.
Sikurse është përmendur tashmë, nxënësi e di, që nuk ka arsye për t'u shqetësuar. Ai është asistenti i drejtuesit të eksperimentit, dhe zgjidhja se cili do të bëhet nxënës dhe cili mësues është e manipuluar. Natyrisht, asistenti i drejtuesit të eksperimentit nuk është i lidhur me të vërtetë me gjeneratorin e rrymës; gjeneratori ynë i shokut nuk është gjë tjetër veçse një imitim.
Por për të gjitha këto provuesi i vërtetë, mësuesi, nuk di asgjë. Madje atij i është kërkuar edhe një shok-provë prej 45 Volt. Pra, ai është krejt i bindur, që viktima në dhomën ngjitur do të dënohet me të vërtetë me goditje rryme. Ai dëgjon, se, sa herë ai dënon nxënësin, ky reagon, si të kishte dhimbje të vërteta.
Provuesi nuk e di, se këto reagime nuk janë gjë tjetër veçse riprodhim incizimesh të regjistruara më parë dhe që përgjigjet e nxënësit janë të standartizuara.
Tani fillon eksperimenti i vërtetë. Nxënësi fillimisht përgjigjet disa herë mirë dhe rrallë gabim. Për çdo gabim mësuesi shtyp rregullisht butonin përkatës duke dënuar kështu nxënësin e tij me goditje të supozuara gjithnjë e më të forta rryme.
Në shokun e pestë (75 V) nxënësi fillon të rënkojë dhe të ankohet. Në 150 Volt viktima lutet të ndërpritet eksperimenti, me 180 Volt bërtet, duke thënë se nuk mund ta duronte më dhimbjen. Kur eksperimenti i afrohet pikës, kur mësuesi duhet të aktivizojë butonin me mbishkrimin "Rrezik: goditje ekstreme rryme", ai dëgjon viktimën t'i bjerë murit në dhomën ngjitur.
Nxënësi përgjërohet rregullisht, të lihet të dalë nga dhoma pranë. Drejtuesi i eksperimentit sqaron provuesin, se ky reagim ishte natyrisht një përgjigje e gabuar, dhe kërkon prej tij të aktivizojë butonin e rradhës me një shifër më të lartë voltazhi.
Përbërja e provuesve të këtij eksperimenti sipas një prove mostër të rastit është si më poshtë:
- 40% punëtorë pa arsim dhe me një instruktim të shkurtër në proceset e punës
- 40% punonjës nga fusha e tregtisë dhe artizanatit
- 20% nga profesione specialitetesh.
Natyrisht, personat objekt të eksperimentit reagonin edhe në mënyrë emocionale në lidhje me gjendjen dukshëm të vështirë të viktimës së tyre. Disa protestonin, të tjerë djersinin, dridheshin, fillonin t'u merrej goja ose tregonin shenja të tjera tensionimi. Megjithatë, ata u bindeshin udhëzimeve të drejtuesit të eksperimentit.
Në sjelljen e provuesve të binte në sy, që ata shpesh përpiqeshin ta perceptonin sa më pak të ishte e mundur viktimën e tyre dhe ta përqendronin vëmendjen e tyre vetëm te drejtuesi i eksperimentit.
Kjo ndodhte, siç dukej për të zbutur tensionet e brendshme, që shkaktoheshin nga perceptimi i dhimbjeve të viktimës, duke u munduar të duronin situatën përmes një përshtatjeje të shpejtë dhe të gjetur të sjelljes.s/e e vinin në dyshim, që viktima kishte pësuar me të vërtetë shok-e të dhimbshëm dhe shumë thjesht mohonin përgjegjësinë e tyre, disa madje në një pikë të vonë të eksperimentit kërkonin një garanci ekstra, që ata nuk mund të konsideroheshin përgjegjës për veprimet e tyre.
Ose përgjegjësia i kalohej viktimës me argumentimin, se ai ishte ofruar vetë vullnetarisht.
Disa persona, objekt të eksperimentit, edhe pse bindeshin, përpiqeshin të reduktonin tensionet, duke u munduar që dhimbjet për viktimen të ishin sa më të vogla të mundshme duke mbajtur shumë pak të shtypur gjeneratorin e rrymës ose duke i treguar nxënësit me një të folur tepër të qartë përgjigjen e saktë.
Shumica e konsiderueshme e provuesve, më shumë se 62%, shkuan deri në fund voltazhit të mundshëm (450 Volt), edhe pse disa prej tyre u desh të detyroheshin për këtë në mënyrë verbale me katër kërkesa me forcë rritëse të drejtuesit të eksperimentit (Ju lutem shtypni butonin tjeter! - Ju lutem vazhdoni! - Eksperimenti kërkon, që Ju të vazhdoni! - Ju duhet të vazhdoni patjetër! - Nuk keni zgjidhje tjetër, Ju duhet të vazhdoni!).
Shumë provues ishin në fakt të bindur, se nxënësve nuk duhej t'u përcilleshin shokë të tjerë, por nuk mundën ta vinin në jetë këtë bindje. Ndoshta duke e ndërprerë eksperimentin më vonë ata do të duhej të pohonin, se sjellja e tyre e mëparshme kishte qenë e gabuar. Vetëm duke shkuar më tej, ata mund të justifikonin veprimet e tyre të mëparshme.
Kështu, ky karakter përsëritjeje është një faktor detyrues, i cili ua bën të vështirë provuesve të tregohen të pabindur. Një ndërprerje e eksperimentit, meqenëse provuesit paguheshin, do të kishte edhe karakterin e prishjes së një kontrate, gjë që nuk bëhet aq lehtë.
Milgram thekson, se një situatë sociale është e përcaktuar edhe përmes vetëvlerësimit të pjesëmarrësve, që duhet respektuar nga pjesëmarrësit e tjerë. Kjo do të thotë, që refuzimi i bindjes edhe nga kjo perspektivë përbën një deformim shkelës të raporteve sociale, duke qenë se refuzimi i kalimit të mëtejshëm të shokut elektrik nuk do të kishte qenë i mundur pa vënë në diskutim vetëpërkufizimin e drejtuesit të eksperimentit.
Pas përfundimit të eksperimentit me secilin prej provuesve (personave, objekt të eksperimentit) u zhvillua një bisedë sqaruese, ku u tha, se viktima nuk kishte pësuar asnjë elektroshok. Secili pati rastin të pajtohej me viktimën dhe të zhvillonte një bisedë të hollësishme me drejtuesin e eksperimentit.
Provuesve të pabindur eksperimenti iu shpjegua në mënyrë të tillë, që t'u bëhej e qartë se mosbindja e tyre vlerësohej pozitivisht, dhe atyre të bindur, duke u thënë se sjellja dhe reagimet e tyre kishin qenë normale. Pas përfundimit të eksperimentit pjesëmarrësit morën edhe një raport të hollësishëm si dhe një formular anketimi, ku ata duhej të shprehnin edhe njëherë mendimet dhe ndjenjat e tyre në lidhje me pjesëmarrjen e tyre në këtë eksperiment.
Eksperimenti i Milgram u përsërit në mënyrë të shumëfishtë, dhe në të gjitha rastet u konstatua një masë e konsiderueshme bindjeje. Kështu eksperimenti u përsërit p.sh. në Australi, Jordani, Spanjë dhe Gjermani. Kudo njerëzit reagonin në mënyrë të njëjtë si në eksperimentin e Milgram. Më tej u provua, se femrat sillen po aq bindshëm sa edhe meshkujt.
Milgrami u kritikua ashpër për këtë eksperiment. Ai u qortua, se kishte shkelur shumë rëndë rregullat e etikës në kërkimin shkencor psikologjik. Ai i kishte dëmtuar personat, objekt të eksperimentit, duke iu imponuar atyre një pjesë vetëvlerësimi, që disa provuesve u la gjurmë traume. Duke mos folur pastaj për zhgënjimin e tyre.
Këtyre pretendimeve Milgram iu përgjigj me rezultatet e anketimeve, sipas të cilave 83,5% e provuesve të bindur dhe 83,3% e provuesve të pabindur ishin shprehur të kënaqur, që kishin mundur të marrin pjesë në eksperiment.
Zgjerime dhe variante të eksperimentit
Duke e zgjeruar më vonë eksperimentin e tij, Milgram tregoi, se përqindja e provuesve që bindeshin pa kushte ulej në mënyrë drastike (në 10 %), nëse ata kishin në krah dy "mësues" të tjerë, që i kundërviheshin drejtuesit të eksperimentit (Milgram 1965).
Përveç kësaj, autoriteti i drejtuesit të eksperimentit në këto studime ishte ai i një shkencëtari të një instituti të vlerësuar të Yale University, çka, per seer se, bënte që pjesëmarrësit në këtë eksperiment të mendonin, se po kontribuonin në një eksperiment repektivisht në një problem të rëndësishëm shkencor.
Milgram vetë i verifikoi këto supozime me një modifikim të mëtejshëm të linjës bazë të eksperimentit të tij. Ai realizoi një sërë studimesh të veçanta, në të cilat ai krahasoi gatishmërinë për t'u bindur të personave, objekt të eksperimentit, përkundrejt një bashkëpunëtori të Yale University, me bindjen përkundrejt një shkencëtari, vendi i punës të të cilit gjendej në njërën prej ndërtesave më pak relevante të një lagjeje biznesi në Bridgeport (Connecticut).
Në këtë studim krahasues Milgram konstatoi, se në eksperimentin e shkencëtarit nga Yale University 65 % e provuesve kishin treguar bindje absolute, ndërkohë që në rastin e eksperimentit realizuar në Bridgeport kjo shifër arrinte ne 48 %. Prej këtej rezulton, se mungesa e prestigjit çon në reduktim të gatishmërisë për bindje.
Në një variant tjetër të eksperimentit, Milgram hetoi, se çfarë ndodhte, kur drejtuesi i eksperimentit zëvendësohej në minutën e fundit nga një person tjetër. Pasi mësuesit i ishte shpjeguar roli i tij në eksperiment (gjithsesi përpara se ai të njihej me shifrat e elektroshokut), drejtuesi i eksperimentit thirret me një telefonatë të trilluar nga laboratori.
Një pjesëmarrës tjetër (ndihmës i drejtuesit të eksperimentit) merr rolin e tij. Zëvendësi vepronte sikur të kishte qenë ideja e tij, që pas çdo gabimi të ngrinte vlerën e elektroshokut. Sa për të tjerat, zëvendësi sillej njësoj si drejtuesi i eksperimentit. Ai e nxiste mësuesin në të njëjtën mënyrë, për të vijuar me elektroshokët, sikurse kishte vepruar edhe drejtuesi i eksperimentit.
Në këtë variant të eksperimentit numri i provuesve absolutisht të bindur u ul me 20%. Kështu u dëshmua, që një autoritet i legjitimuar në mënyrë të mjaftueshme mund të pretendojë prej personash të veçantë një masë të lartë bindjeje, por jo një njeri çfarëdo, që përpiqet të vendoset në rolin e një figure të tillë autoritare.
Në variante të tjera të eksperimentit Milgram konstatoi, se numri i provuesve absolutisht të bindur ulej në 25%, sapo drejtuesi i eksperimentit gjendej jashtë dhomës dhe i jepte udhëzimet me anë të telefonit. Përveç kësaj disa prej provuesve, që vijonin eksperimentet filluan të bënin hile.
Kjo u shpreh në atë që p.sh. ato i kalonin nxënësit elektroshokë më të dobët, nga ç'parashikonte eksperimenti.
Ata as që mendonin t'ia bënin këtë të ditur drejtuesit të eksperimentit për t'i bërë të qartë, se ato i ishin shmangur procedurës së dakorduar. Kështu, ato përpiqeshin nga njëra anë t'u përmbaheshin kërkesave të drejtuesit të eksperimentit dhe nga ana tjetër të shpërbënin konfliktin e tyre të brendshëm, duke u munduar t'i shkaktonin një njeriu tjetër vuajtje sa më të vogla të mundshme.
Ndjenja e të qenit peërgjegjës për veprimet e veta ulet, nëse e konsideron vetveten si pjesë të një makinerie të madhe. Milgram e provoi këtë me një variant tjetër të paradigmave të tij eksperimentale.
Në këtë rast personi, objekt i vërtetë i eksperimentit, ishte një mësues i dytë. Detyra e tij ishte të lexonte detyrat dhe të verifikonte saktësinë e përgjigjeve.
Në një konstelacion të tillë ishin 92,5% e personave, objekt të eksperimentit, që nuk e pengonin mësuesin tjetër, pra atë, që realizonte elektroshokun, për të kaluar në goditjet maksimale të rrymës.
Edhe në replikatin australian të Wesley Kilham dhe Leon Mann personat, objekt të eksperimentit, ishin shumë më tepër aktivë deri në fund të eksperimentit, sesa në eksperimentin standart. Gatishmëria për bindje ishte gjithsesi shumë më e vogël sesa në eksperimentin realizuar nga Milgram.

Admin- 1132
Re: Eksperimenti Milgram
Jam e sigurt qe eksperimente te tilla vazhdojne ende dhe rezultatet e tyre mund te jene shume interesante!
renina- 2
Re: Eksperimenti Milgram
Ajo qe shoh nga eksperimenti eshte qe shkaqet psikologjike te cilat e shpien individin te binden ende nuk kane dale ne pah. Ajo qe vihet nga eksperimenti eshte e njejta gje me teorine e Foucault per pushtetit, e cila nder te tjera pohon se pushteti vepron si ne sistem besimesh, ku me fjale te tjera autoriteti i legjitimuar ushtron pushtet. Pyetja qe ngriti edhe vete Milgram, perse individe normal nenshtrohen nuk ka pergjigje. cfare ndodh me ta nga ana psikologjike qe i detyron te nenshtrohen, cfare instikti rizgjohet,???? pYetje keto te cila nuk marrin pergjigje nga eksperimenti.
kostana morava- 2
Milgram
Ne fakt, ekperimenti i Milgram me teper sesa ti jepte shpjegime pyetjeve te mesiperme, synonte te realizonte ne kushte laboratori ate qe ndodh me individin kur ai eshte ne situata qe i duhet te shfaqi bindje. Megjithate vete eksperimenti nxiti shume polemika dhe pyetje te cilat me siguri dikush po mundohet ti jape pergjigje , por ndodhta jo me ne rruge kaq publike.
renina- 2
Re: Eksperimenti Milgram
Eksperimenti
Karakteret e eksperimentit të realizuar nga Milgram, ishin vullnetarë të rekrutuar sipas një lajmërimi në gazetë.
Ata nuk e dinin se ku do të fokusohej eksperimenti. Atyre i'u komunikua se, ishte një eksperiment i thjeshtë për memorien dhe të mësuarin.
Synimi ishte që të mësohej se deri në cilën pikë precize, ata do të pranonin të ndiqnin instruksionet e dhëna nga eksperimentuesi, ndërsa veprimet që ata kryenin hynin gradualisht në konflikt me ndërgjegjien e tyre.
Një vullnetar do të ishte mësuesi dhe tjetri nxënësi, ku ky i fundit do të ishte në dijeni dhe bashkëpunëtor me personin e tretë, që drejtonte eksperimentin dhe që i jepte urdhrat mësuesit. Nxënësi është i vendosur në një dhomë tjetër i ulur në një karrike elektrike. Krahët e tij janë të lidhura në karrike dhe një elektrodë është e lidhur në kyçin e dorës.
Mësuesi rri në dhomën ngjitur, ku është vendosur edhe një gjenerator. Mësuesi është indtruktuar që të lexojë çifte fjalësh, ku fjalën e duhur, pas çdo fjale të thënë duhet ta tregojë nxënësi. Nëse përgjigjia ishte e gabuar, mësuesi duhet ta dënonte nxënësin me një shkarkesë elektrike.
Fokusi i vërtetë i studimit është mësuesi, i cili është ulur pranë një gjeneratori të madh, impresionues nga i cili mendohet se lëshohet edhe rryma për shkarkesat.
Gjeneratori ka edhe 30 çelësa me 15 volt diferencë nga njëri-tjetri, ku te secili është ngjitur një klasfikim me shkrim që shkon nga "shok i lehtë" deri në "rrezik: shok i fortë".
Nëse nxënësi i thotë të gjitha përgjigjet atëherë ai del nga dhoma. Sa herë nxënësi gabon ai dënohet, fillimisht me 15 volt e më pas në ngritje pas çdo gabimi.
Mësuesi është një subjekt naiv, që nuk e di se çfarë po eksperimentohet. Ai as e ka idenë më të vogël se nxënësi nuk ndjen asnjë dhimbje dhe i gjithi është një studim në kurriz të tij. Për sa kohë do i bindet ai eksperimentuesit?
Konfliktet e moralit shfaqen kur nxënësi fillon të tregojë shenjat bezdisje:
- Në 75 volt, ai fillon të ankohet;
- Në 120 volt, ai fillon që të ankohet me zë të lartë;
- Në 150 volt, ai kërkon që ta lënë të lirë;
- Në 285 volt, përgjigjet e tij mund të përshkruhen si ulërima agonie.
Mësuesi (i cili mendon se ai është duke vuajtur me të vërtetë) shqetësohet kur i tregojnë se eksperimenti duhet të vazhdojë.
Kështu, konflikti vjen e bëhet më më intensiv teksa manifestimi i vuajtjes rritet, ankesat shtohen dhe zëri i eksperimentuesit duket si një "autoritet i drejtë" ndaj të cilit ata ndihen të bindur. Në secilin prej rasteve kur subjekti heziton që të administrojë lëshimin e një shoku elektrik, eksperimentuesi e komandon atë që të vazhdojë.
Rezultatet e eksperimentit
Milgram përshkruan rezultatet si "të papritura dhe shqetësuese", sepse asnjë prej pjesëmarrësve në këtë studim nuk kishte refleksin e refuzimit ndaj pjesëmarrjes për të ikur. Një pjesë e mirë e tyre e vazhdonin eksperimentin duke arritur të jepnin shkarkesa elektrike ndaj nxënësit deri në nivelet më të larta të shkarkesave elektrike.
Në këtë mënyrë, Milgram arriti në përfundimin se: e keqja mund të perceptohet si diçka e rëndomtë. Ata që arritën që të jepnin shkarkesat më të larta, mendonin se ata ishin të moralshëm dhe besnikë ndaj "Idesë që ata kishin për kryerjen e detyrës së tyre". Ai nxori si përfundim se, përpjekjet agresive ishin ato të njerëzve varfërisht të angazhuar në këtë rast studimi.
Milgram formuloi rreth 200 faqe me përfundime për të treguar se, agresioni nuk është çelësi i mënyrës së sjelljes. Subjekti nuk kishte marrë përfitime nga eksperimenti, me qëllim që të justifikohej sjellja sadiste.
Kushtëzimi me gjithë ndalimin e detyruar, është kundërvënë ndaj rebelimit dhe kjo ka sukses në mbajtjen e çdonjërit në pozicionin e caktuar. Skenari dhe mjetet ishin mjaftueshëm të vlefshëm për të neutralizuar anën morale.
Çfarë i bën njerëzit kaq të bindur?
Një prej arsyeve se përse subjektet bindeshin pa kundërshtuar është dëshira që ata kishin për të mbajtur premtimin fillestar ndaj eksperimentuesit dhe të shmangnin çdo konflikt të mundshëm.
Subjekti e shikon eksperimentuesin, si një ligj të plotfuqishëm autoritar, në këndvështrimin e pozicionit të tij socio-profesional dhe të nivelit të mundshëm të edukimit që ka.
Të refuzojë, për të do të thotë një dështim serioz ndaj normave të shoqërisë, një shkelje e moralit. Kjo është një arsye shumë e fortë për të mos refuzuar dhe për t'u bindur. Ai ndjen një stres të madh nëse përplaset haptazi me autoritetin.
Shpresa për rebelim dhe vazhdimësia, për të thyer një situatë shoqërore të mirëpërcaktuar, ka të bëjë me një përvojë të hidhur që shumë njerëz janë të paaftë që të përballen.
Prirja e individëve për të lënë veten që të transportohen nga aspekti teknik i punës së tyre, eklipson pasojat e mëtejshme. Arsye tjetër është edhe dëshira për të qenë "i denjë" ndaj asaj që pret autoriteti ndaj tyre.
Disa njerëz i konsiderojnë sistemet e ngritura nga shoqëria si një etnitet ndaj të cilit duhet të binden plotësisht. Ata mohojnë që të shohin qënien njerëzore pas sistemit dhe institucionit. Kur ekperimentuesi thotë: "Eksperimenti kërkon që ti të vazhdosh", subjekti nuk pyet asnjëherë: "eksperimenti i kujt?". Për disa prej njerëzve, "eksperimenti" ishte i perceptuar si diçka me një ekzistencë të vërtetë.
Bindja e tyre vjen edhe falë aftësisë për të justifikuar psikologjikisht veprimeve mizore duke zhvleftësuar viktimën. Shumë prej subjekteve gjetën si të nevojshme që të zhvleftësonin viktimën: "i cili e tërhiqte vetë dënimin ndaj tij falë mangësive morale dhe intelektuale që kishte".
Milgram sjell në vëmendje se, shfarosja e hebrenjve u krye pas një fushate të tërbuar propogande anti-semite. Por ka edhe arsye të tjera si ajo e nevojshmërisë për vazhdimësi deri në fund fare.
Në këtë mënyrë, subjekti sigurohet se veprimet paraardhëse që ai ka kryer kanë qenë të vlefshme. Kjo neutralizon ndjenjat e tij të këqija (ndërgjegjien e tij të keqe), duke respektuar veprimet e kryera me ato të rejat.
Ky proces fragmentizues përfshin subjektin në një zhvillim shkatërrues.
Në këtë mënyrë, bindja vazhdon edhe për shkak të vështirësisë për të kthyer vlerat dhe parimet në aksion. Në njëfarë mënyre disa prej subjekteve ishin gjithsesi kundërshtues ndaj eksperimentit. Ata protestuan, por ndërkohë vazhduan edhe të binden. Demonstrimi emocional i treguar në laborator (dridhje, të qeshura nervoze dhe shqetësime të dukshme) provojnë se, subjekti është duke menduar të thyejë rregullat.
Bindja ndaj autoritetit favorizohet edhe nga lehtësia për të mohuar përgjegjësinë personale, ndërsa dikush është thjesht një hallkë në zinxhirin e ekzekutimit në një proces shkatërrimtar dhe kur veprimi final është mjaft i largët për t'a ditur si do të jetë. Fragmentizimi i veprimeve globale të njerëzimit lejon drejtuesin që të mos përballet me pasojat e tij.
Copëzimi i veprimeve shoqërore është tipari më karakteristik i organizimit shoqëror të së keqes.
Individi nuk i'a del dot që të ketë një pamje të përgjithshme të situatës. Në këtë mënyrë, ai e lë rëndësinë e zhvillimit të situatës, në dorë të autoritetit më të lartë. Alternativa të tjera të eksperimentit tregojnë se, bindja ndaj komandave shkatërruese është e pavarur nga grada e afrimitetit ndërmjet autoritetit dhe subjektit. Ka edhe faktorë të tjerë që duhen marrë parasysh në procesin e bindjes.
Arsyet e thella të bindjes janë të pranishme si në strukturën natyrale individuale të lindur, ashtu edhe në influencën shoqërore ndaj së cilës ai bindet që kur ka lindur. Milgram i referohet rrugëve të ndryshme si tezat evolucionare dhe adoptimit apo teorisë së zhvillimeve të grupit. Përcaktimi i qartë i statusit të secilit, mban të lidhur grupin.
Në këtë mënyrë, secili ka prirje që të ruajë strukturën e grupit edhe kur ai e shikon se në mënyrë të parefuzueshme gabim. Dëshira dhe vullneti për t'u integruar në hierarki dhe modifikimet vijuese të sjelljes që vjen edhe më tej, sjellin bindjen ndaj autoritetit.
Gjendja e faktorizuar
Sipas Milgram kjo gjendje është ajo në të cilën individi e shikon veten si një faktor të një vullneti të jashtëm, në kundërshtim me gjendjen autonome, në të cilën ai mendon të jetë i rrezikuar për t'u përballur me veprimet e tij. Ky proces është i lidhur me një strukturë shpërblimi. Bindja siguron një shpërblim për individin, ndërsa rebelimi zakonisht të çon te dënimi.
Milgram e sjell në vëmendje këtë gjë, ku ndërmjet shumë formash të shpërblimit, të cilat shkaktojnë bindje të pakushtëzuar, më e zgjuara nga të gjitha është ajo ku individi vendoset në kuadrat të strukturës në të cilën ai fillon e integrohet. Qëllimi i këtij "gradimi" apo ngritje në pozitë është për të garantuar vazhdimësinë e hierarkisë.
Në këtë mënyrë, hierarkia vijon të ekzistojë, autoriteti njehsohet me standardet e normalisht edhe bindja vazhdon të jetë e pranishme. Kjo e fundit, bindja, vjen edhe si shkak i legjitimimit të kontrollit shoqëror nga një ideologji që e justifikon.
"Kur dikush është i aftë që të përcaktojë drejtimin e jetës së një individi, atëherë është vetëm një hap për të përcaktuar sjelljen e tij", -thotë Milgram në studimin e tij. Ndërsa kryen një veprim, subjekti lejon autoritetin që të vendosë se ç'duhet bërë, në vend që ai t'a bëjë këtë gjë vet.
Ky dorëzim ideologjik prezanton esencën e sjelljes bazë të bindjes.
Stresi dhe bindja
Po cilat ishin burimet e stresit për personat që u morën në eksperiment? Ajo që binte menjëherë në sy ishte shqetësimi që ata kishin në momentin kur dëgjonin ulërima e nxënësit, pasi kishte marrë shkarkesën elektrike.
Këto ulërima shkaktonin reagime spontane te personat nën eksperiment. Ata kishin shqetësime sepse ndiheshin keq, ndërsa mendonin se po bënin diçka kundër moralit dhe vlerave shoqërore, duke shkaktuar vuajtje ndaj një të pafajshmi.
Kërcënimi i nënkuptuar për një hakmarrje nga ana e viktimës dhe frika për kryerjen e një veprim të paligjshëm ishin elementë të tjerë që shkaktonin stres te të eksperimentuarit. Ndërkohë që stresi rritej, kishte presion kur dëgjoheshin dy komanda njëherazi, të dhëna si nga nxënësi që vuante dënimin ashtu edhe nga eksperimentuesi.
Në këtë gjendje ndihet edhe papëputhshmëria e imazhit që personat kanë për veten me idenë që ata nxjerrin për veten e tyre pas veprimeve që kryejnë.
Stresi i ndjerë prej subjekteve nuk tregon pushtetin dhe fuqinë e autoritetit, por për të kundërtën, ai tregon dobësinë e tij. Për disa njerëz bisedimi i faktorizuar është vetëm i pjesshëm. Nëse integrimi i tij në sistemin e autoritetit ishte total, subjekti nuk do të ndiente stres kur kryen komandat edhe për ato mizoret.
Çdo shenjë stresi është prova e dukshme e dështimit të autoritetit për të konvertuar dikë në një gjendje të faktorizuar absolute, ku personi të ndihet tërësisht një faktor i varur nga vullneti i jashtëm, ai i autoritetit, pra, një bindje absolute dhe e verbër.
Kapaciteti i përpjekjes për të bindur të sistemit të autoritetit, i ndërtuar në laborator, nuk ka krahasim të mundshëm me atë të sistemeve të gjithë-pushtetshëm, si ata totalitarë që u ndërtuan nga Stalini dhe nga Hitleri.
Në këto struktura, varësia dhe nënështrimi identifikohen me rolin e tyre, pra, personat janë vetëm roli që ata kanë. Milgram krahason mungesën e ndërgjegjes së subjektit gjatë eksperimentit me një gjumë, ku perceptimi dhe reagimi i individit ulen ndjeshëm, por gjatë të cilit, një stimulim i fuqishëm mund të çojë individin në një zgjim prej letargjisë.
Gjendja e prodhuar në laborator mund të ngjajë si një gjendje gjumi e lehtë, dremitje, ndaj një gjendje të fikti, pa ndjenja, që prodhohet nga sistemet e gjithë-pushtetshme autoritare të qeverive.
A ka mekanizma që të çlirojnë nga stresi?
Një mekanizëm i tillë është mosbindja, refuzimi i autoritetit. Por vetëm pak individë janë vërtet të aftë që të rebelohen e të mos binden, sepse ata zgjedhin mënyra më pak radikale dhe që u duken më të lehta për të reduktuar stresin e tyre. Shmangia, arratisja, largimi ose ikja është mekanizmi më primitiv për të shpëtuar nga gjendja e stresit që prodhon situata. Një tjetër mënyrë arratisje është të injorosh viktimën.
Kjo mënyra e fundit synon që të harrojë psikologjikisht ekzistencën e viktimës, i cili është edhe burimi i shqetësimit. Po ashtu për këtë gjë shërben edhe mekanizmi i mohimit të asaj që është e dukshme dhe e qartë.
Ky mekanizëm ka si synim që të sigurojë një fund të lumtur për ngjarjet. Është një forcë e përpjekjes për të bindur, e cila përdoret fort si nga torturuesi edhe nga i torturuari. Të dy duan t'i shpëtojnë realitetit nëpërmjet kësaj ikje, kësaj bindje.
Milgram përmend faktin se, përballja me një vdekje të shkallës së lartë, bëri që hebrenjtë të ishin të paaftë për të pranuar realitetin verbues të genocidit. Në këtë eksperiment, disa subjekte mohuan karakterin e dhimbjes dhe të realitetit shokues e vuajtës të viktimës.
Por sjellja që vihet re më shpesh gjatë eksperimentit është mohimi i përgjegjësisë personale. Mbi të gjitha, është sjellja racionale e shprehur në mënyra të ndryshme: justifikimi i legjitimitetit të eksperimentit, harresa e viktimës por edhe nga ana tjetër edhe një "ujdi" më komandat që merreshin e kryheshin.
Disa prej subjekteve përdorën edhe dredhinë për të ndaluar stresin që ata kishin. Mënyra e rënies në ujdi me komandat, është një lloj balsami për ndërgjegjien e subjektit. Është një veprim simbolik që tregon paaftësinë e subjektit për të zgjedhur një sjellje, e cila përputhet me parimet e tij njerëzore, por që e ndihmon atë që të mbrojë e të shpëtojë imazhin e tij.
Disa prej trye, duke mos i kundërshtuar komandat, u përpoqën që të ulnin impaktin, p.sh. në administrimin e shokut elektrik, që edhe pse vazhdonin ta jepnin si dënim, përpiqeshin që t'a jepin me intesitet të ulët. Subjekte të tjera vazhdonin të protestonin ndaj komandave që merrnin, por ndërkohë ata vazhdonin të bindeshin dhe të kryenin veprimet e kërkuara.
Duke parë të gjitha këto, Milgram arriti në përfundimin se:
Duke e reduktuar deri në një shkallë të durueshme, intensitetin e konfliktit të cilin personi ndien, këta mekanizma (që përmendëm më lart) i mundësojnë atij që të ruajë marrëdhëniet me autoritetin.

Neo- "Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."
1402
Re: Eksperimenti Milgram
Procesi i mosbindjes
Mosbindja është mënyra e fundit për të eleminuar stresin. Mosbindja është një veprim shumë i dëshpëruar. Ajo jo nuk përfshin vetëm mohimin për të kryer një detyrë, por edhe mënyrën për të dalë nga roli që subjekti në këtë rast ka. Ajo shkakton në një shkallë të vogël, një lloj shkelje ligji. Personi i bindur, refuzon përgjegjësinë e veprimeve të tij për rebelimin.
Por nga ana tjetër, rebelimi pranon që t'a prishi eksperimentin. Ai mund të ketë ndjenjën kaotike, sikur është jo besnik ndaj shkencës. Procesi ndjek këto hapa të dhimbshme: dyshimi; mishërimi i dyshimit; disaprovimi; kërcënimi i mohimit ndaj bindjes; mosbindja. Kjo është një rrugë e vështirë. Vetëm pak individë janë të aftë ta ndjekin atë deri në fund.
Milgram insiston në faktin se ky veprim nuk është një hap negativ, por në mënyrë të prerë një veprim pozitiv.
Një veprim i paramenduar për të shkuar kundërrymës. Mosbindja kërkon jo vetëm një mobilizim të burimeve të brendshme, por kërkon edhe konvertimin e tyre në një fushë të ndodhur përtej skrupujve moralë dhe objeksioneve të thjeshta e të njerëzishme: në fushën e veprimit. Gjithkush mund t'a arrijë atë, por vetëm duke paguar çmimin e një orvatje të fortë psikike.
Konkluzione
Secili ka një ndërgjegje, e cila pak a shumë efektivisht, kanalizon rrjedhjet e vrullshme të shtysave të tij shkatërruese. E integruar në një sistem të organizuar, autonomia individuale lejon një krijesë tjetër që të zërë vendin e saj: pa barriera të vendosura nga etika personale, e çliruar nga çdo frenim dhe e shqetësuar vetëm për miratimet apo rregullat e autoritetit. Rezultatet e eksperimentit janë shqetësuese.
Ato të bëjnë të mendosh se ne në përgjithësi nuk mund të besojmë te njerëzimi, te qeniet njerëzore ose më saktë, te lloji i natyrës së prodhuar në shoqëritë demokratike, për të mbrojtur qytetarët prej mizorive, prej krimeve kundër njerëzimit të imponuara nga një autoritet i lig e keqdashës.
Në pjesën më të madhe, njerëzit bëjnë atë që i'u kërkohet të bëjnë, pa e marrë në konsideratë natyrën e veprimit të përcaktuar dhe pa qenë të mbajtur nën fre nga ndërgjegjia e tyre, për aq kohë sa komandat duket se vijnë nga një autoritet që ka të drejtë të komandojë. A jemi të gjithë "të prerë" për të shkaktuar mizori?
Rezultatet e eksperimentit mbi bindjen
"Unë u ngurtësova përgjithmonë, kur lektura në lidhje me eksperimentin e bindjes në kolegj u shpërnda kryq e tërthor vendit dhe u përballa me të të rinj që ishin shtangur nga sjelljet e subjekteve të eksperimentit, por që kur këta të rinj u shpunë në shërbimin ushtarak, arritën të bënin pa brejtjen më të vogël të ndërgjegjies veprime që ndaj të cilave, shkarkesat elektrike të eksperimentit duken diçka krejt e zbehtë", shkruan Milgram.
Milgram bëri sondazh me 40 psikologë para eksperimentit, duke i pyetur ata se në ç'pikë ata besonin se personi në eksperiment (mësuesi) do të tërhiqej, duke ndaluar së dhëni goditje elektrike ndaj nxënësit dhe duke e kundërshtuar hapur eksperimentuesin.
Psikologët besonin se, më pak se 1% e subjekteve hipotetikë do të arrinin që të jepnin shkarkesën elektrike maksimale, prej 450 voltësh. Ata dhanë parashikimin e një personi në 1000, që do të bënte atë gjë.
Në praktikë, 65% e personave në eksperiment në rolin e mësuesit, ishin plotësisht të bindur dhe praktikuan shokun elektrik maksimal ndaj viktimës (nxënësit) derisa atyre nuk i'u kërkua që të ndalonin së bëri atë gjë. Kjo përqindje nuk ndryshonte as kur grupet e personave alteroheshin, pra kur nga meshkuj, në eksperiment merreshin femra.
Milgram, a ka vlerë për FA?
Nëse shikon këtë eksperiment dhe përfundimet e tij, është thuajse e pamundur që nëse të duhet të bësh një krahasim me FA, ta gjesh të pavend. Bindja në strukturat ushtarake është "brumi" kryesor i mbarëvajtjes së kryerjes së detyrave dhe të misionit kryesor ushtarak.
Nëse do të përpiqeshim që të bënim një analizë të këtij fenomeni në strukturat ushtarake, nuk do të mundnim sepse nuk premton jo vetëm vendi, por edhe fakti se për të realizuar këtë analizë do të duheshin ato struktura psikologësh që në FA mungojnë.
Presioni i autoritetit, i cili tenton të zaptojë territorin vendimarrës personal, duke e bërë bindjen e verbër mënyrën e vetme të veprimit, mund ta hasësh në shumë ambjente shoqërore. E vë re këtë gjë në rrethet e ngushta shoqërore, në strukturat shtetërore ose edhe në strukturat e ndryshme shoqërore. Ka raste që fenomeni në fjalë është pjellë e rastësisë, duke e konsideruar të tillë sjelljen e paqëllimshme një personi autoritar.
Por ka raste kur ai është një plan i studiuar mirë, me qëllimin e vetëm kapjen e kontrollit dhe transformimin e vartësve në një turmë të bindur, duke eleminuar individualitetin dhe duke i identifikuar vartësit vetëm me pozcionin që mbajnë në punë dhe me zbatimin e urdhërave të autoritetit (ose siç quhen në realitetin shqiptar "shefave" ).
Nëse vetes i bëhen pyetjet e duhura do të mund të merrni përgjigjet e duhura.
Ky përfundim shkon paralel me një pyetje thlbësore: Çfarë është njeriu? A jeni ju që po lexoni në këto momente, lekët që keni në bankë, a jeni pozicioni që ju keni në punë, a jeni pozicioni që ju keni në shoqëri, a jeni ju veshja që mbani mbi vete, a jeni ju fjalori që përdorni, a jeni ju shuma e qëllimeve të realizuara apo e atyre të paarrira? Jo, jo nuk jeni materializmi që na rrethon, por jeni thjesht mendimet që ju keni.
Janë këto të fundit që kanë marrëdhënien e anasjelltë mendim/ndjenjë, që shndërrohet më pas në veprime.
Nëse kjo pranohet dhe merret seriozisht nën vëzhgim, atëherë është përcaktuar edhe ambjenti në të cilin do të duhet të ndërtohen strategjitë e zhvillimit të mendimit të një ambienti të caktuar dhe të një strukture të caktuar.
Eksperimenti i Milgram është i vlefshëm për strukturat ushtarake, po ashtu siç është i vlefshëm për t'u marrë në konsderatë edhe eksperimenti i Zimbardosë, i cili në njëfarë mënyre është "ushqyer" nga arritjet e eksperimentit të Milgram. Këto eksperimente hedhin dritë më një hapësirë, e cila është baza e zhvillimit shoqëror, hedhin dritë mbi transformimin e njerëzve në pushtet dhe nën pushtet.
Nëse arrijmë që të kuptojmë urën që lidh vendimarrjen me zbatimin, është realizuar konsolidimi më i fortë i një strukture shoqërore e shtetërore. Për të arritur këtë, është e nevojshme që të njihet mirë natyra njerëzore, duke parë të vërtetën në sy edhe pse kjo mund të na shkaktojë zhgënjime, dhimbje apo edhe shokime si në rastin e përfundimeve të Milgram.
Strukturat ushtarake, duke qenë se janë vende, ku presioni është më i lartë se në ambjentet e tjera e kanë me të nevojshëm dhe praninë e psikolgjisë, por edhe nëse nuk do të ishte i pranishëm asnjë lloj presioni, një gjë është e sigurt, do të jetë gjithmonë e pranishme natyra njerëzore, mendimet tona, eksperiencat apo edhe pasiguritë njerëzore.
Në një rast të tillë, ku kushdo prej jush që lexoi këtë shkrim, që pa se si Milgram dhe një komunitet i madh psikologësh u shokuan prej përfundimeve, a mund ta dijë se si do ishte sjellë po të ishte pjesë e eksperimentit?
Si mendoni, deri në cilin nivel do të dërgonit shkarkesat elektrike ndaj nxënësit (viktimës) që nuk gjente përgjigjet? A do të refuzonit autoritetin (mendoni profesionin tuaj dhe vendin e punës aktual) në rast se ai nuk ka të drejtë?
A do të ishit palë me të drejtën, me moralin, me dhimbjen e viktimës, apo do e shkarkonit përgjegjësinë te ai që ju urdhëron? Shumë prej nesh i kanë këto përgjigje....por nuk mjafton vetëm t'i dish, duhet t'i pranosh, t'i realizosh, dhe në fund të arrish atë që duket si e pamundur për njerëzimin: "E vërteta do ju çlirojë !"
Albert Hitoaliaj

Ajo qe me ben pershtypje ne te gjithe kete analize te gjate tuajen mbi eksperimentin Milgram eshte fakti se ju vete, duke cituar Milgram, flisni per studimin e natyres njerezore por qe ne fakt nuk shoh ndonje argument i cili te me beje lidhjen midis Lirise, psikikes njerezore dhe rolit influencues te instiktit si te Liria ose Vullneti i lire, ashtu dhe te psikika njerezore.
Me sa kuptoj nga analiza juaj, duket se si ju ashtu edhe ajo qe keni kuptuar ju nga Milgram, e shihni individin si nje trup i vetem. Une mendoj se nese duam te gjejme pergjigjet e pyetjeve si te Frojdit, Lakonit apo edhe moralistit te madh Kantit, a jemi ne thelb te mire, dhe a lindim te lire????????.....
Kam pershtypjen se duhet ti referohemi personalitetit Frojdian, i cili ne fakt e shtresezon individin ne Uni-n, Idin dhe mbi unin. te gjitha ato qe ju i shihni si argumenta per te shtjelluar arsyet se pse njerui bindet, morali i larte, detyra per tu kryer etj etj nuk kane te bejne as me ndergjegjes (Uni) dhe as me te pandergjegjshmen e njeriut (Idi) por me mbi ndergjegjen (Mbi Unin), pjese e personalitetit njerezor e cila padiskutim qe nuk lind bashke me njeriun por qe fitohet gjate jetes.
Arsyeja pse kjo pjese e personalitetin nuk lind me njeriun ka te beje me instiktet fillesatare...dhe ne thelb, psikanaliza ka treguar, se njeiru eshte i keq, i pamoralshem qe ne gjenezen e tij.
Gjithcka tjeter eshte pasoje e qyteterimit......'' Sa me shume qyteterim aq me shume shtypje" (From) Keshtu qe bazuar mbi sa thashe (megjithese mund te shtoja me shume por nuk me duket e nevojshme) pyetja ime vijon te jete..... cfare ndodh ne psikiken njerezore, gje e cila e shtyn individin te bindet?
Vete Bindja, a nuk eshte vullnet i lire nga njeriu, ai deshiron te zgjedhe kete rruge. Ai qe ne fillim behet pjese e eksperimentit me vullnetin e tij te lire, pa u imponuar, fakti qe disa, edhe pse pak, nuk binden deshmon per aftesine e individeve per te vendosur vete se cfare do te bejne...liria e zgjedhjes.... nderkohe qe pjesa me e madhe vendosin te binden...cilat jane arsyet?????
Mendoj se kjo mund te shpjegohet me instiktet baze te erosit(Jetes) dhe Thanatosit (Vdekjes).
Individi qe ne zanafille lind me keto institkte, pa te cilat nuk mund te mbijetoje dhe ti pershtatet te panjohurave. ne rastin e mesuesve instikti i jetes vepron duke e shtyre te bindet ndaj autoritetit per shkak te qellimit se eksperimenti duhet te vazhdoje, te jetoje, e nderkohe po i njejti instikt e ben te marre vendimin e denimit ndaj nxenesist, kjo per shkak se nxenesi konsiderohet si "tjetri" cka do te thote si kundershtar dhe duhet te ruaje veten e tij duke mundur kundershtarin, ne kete pike instikti i vdekjes nuk eshte gje tjeter vetem se instikti i shkaterrimit, prirje e njerezve e cila lind bashke me ta.
Kjo prirje ne rastin e njerezve normal menderisht i detyron ata te shkaterrojne cdo gje qe perben kercenim per vazhdimin e jetes se tyre nderkohe te njerezit qe jane te semure, si ne rastin e pacienteve te Frojdit, ajo i ben te shkaterrojne veten.
Analiza ne kete prizem duhet te vijoje shume me gjate per tu bere me e qarte por premtoj se se shpejti do te ulem te shkruaj serisht.
Ajo qe dua te them si perfundim eshte se individi eshte i varur vetem nga vetja dhe nga asnje autoritet, sepse autoriteti nuk mund te ekzistoj pertej vete individit.
Jane instiktet ato te cilat e bjene individin te jete i varur dhe rrjedhimisht te jete i varur vetem nga instiktet e tij.

Similar topics
» Eksperimenti Pitesti
» Eksperimenti Filadelfia
» Eksperimenti rus i gjumit
» Eksperimenti që mund të shkatërrojë botën
» 5G nje kancer

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi