Intuita e Frikës
4 posters
Faqja 1 e 1
Intuita e Frikës
Intuita e Frikës
Njësoj si kafsha, njeriu mund të nuhasë aromën e frikës
Edhe qenia njerëzore, ashtu si edhe kafshët, është në gjendje të ndiejë aromën e frikës apo neverisë: një aftësi që nuk ka humbur kurrë dhe mund të përdoret në situata rreziku
Qenia njerëzore, në fund të fundit është një kafshë. Dhe si e tillë, ka ruajtur në kohë disa karakteristika arketipale që e bëjnë të sillet në mënyrë të caktuar kundrejt situatave të caktuara. Një nga këto është aftësia për të komunikuar përmes nuhatjes ndaj disa emocioneve të tilla si frika apo neveria.
Kjo karakteristikë fiziologjike, e cila mesa duket nuk ka humbur asnjëherë tek njeriu, është bërë objekt i një studimi të shkencëtarëve të Universitetit të Utrehtit, në Vendet e Ulëta, i cili është botuar më pas në revistën ‘Psychological Science’.
Për të zbuluar se njeriu e ka ende aftësinë për të komunikuar edhe përmes nuhatjes, studiuesit kanë analizuar disa kampionë djerse nga 10 vullnetarë të cilët asistonin në skena të neveritshme ose të frikshme nga skena të filmave horror. Në fazën e dytë të studimit, dr Gun Semin dhe kolegët e tij u kërkuan 36 vullnetareve femra që të nuhasnin mostrat e djersës ndërsa i nënshtroheshin një testi vizual që shërbente për të projektuar emocionet e tyre.
Në momentin që gratë nuhasnin djersën e marrë gjatë një skene të një filmi horror, hapnin sytë me një shprehje që tregonte frikë. Ndërkohë, në rastin e nuhatjes së një mostre djerse të marrë gjatë një skene të neveritshme, edhe femrat reagonin me të njëjtën shprehje neverie.
Rezultatet tregojnë se jo vetëm që gratë në krahasim me meshkujt, janë më shumë të ndjeshme ndaj aromave, por që tek njerëzit në përgjithësi, ende në subkoshiencën e tyer ekziston dhe është aktive ndjenja e komunikimit dhe njohjes së frikës dhe neverisë përmes nuhatjes.
“Këto rezultate janë në kontrast me hipotezën e pranuar gjerësisht se komunikimi i njeriut realizohet vetëm me anë të gjuhës ose rrugëve vizuale”, – shkruajnë autorët e studimit.
Por kjo mënyrë komunikimi është ende e dobishme, për shembull, kur nuk është e mundur që komunikimi të bëhet në mënyrë tjetër. Në rast rreziku, ekziston mundësia që njerëzit të vihen në alarm në të njëjtën kohë pa pasur nevojë të bërtasin ose ta bëjnë atë të njohur në mënyra të tjera, sidomos në vendet e mbushura me njerëz, thonë hulumtuesit.
Nuhatja e frikës bëhet në këtë mënyrë një sinjal alarmi që ‘thërret’ trupin për t’u vënë në alarm, duke nxitur prodhimin e hormoneve të tilla si adrenalina që e përgatit personin të reagojë në rast rreziku. Ja pra, një rast që tregon se të jesh ‘kafshë’ është akoma diçka e mirë.

Berti69- "Si është lartë, ashtu është edhe poshtë, e si është poshtë, ashtu është edhe lart"
411
Re: Intuita e Frikës
Frika është reagim emocional i fuqishëm përballë përceptimit të një rreziku të vërtetë objektivisht apo imagjinar. Eshtë një ndjenjë shqetësimi e thellë kur jemi përpara një rreziku që na kanoset drejtpërdrejt a përpara një rreziku të ardhshëm, përpara një fatkeqësie etj. [1]
Frika, zakonisht, është e lidhur me sjelljet specifike të ikjes dhe shmangies, ndërsa ankthi është rezultat i kërcënimeve të cilat janë perceptuar si të pakontrollueshëm ose të pashmangshëm. Vlen të përmendet se frika shoqëron ngjarjet e ardhshme, të tilla si një përkeqësim të një situatë, apo vazhdimi i një situate që është e papranueshme. Frika mund të jetë gjithashtu një reagim i menjëhershëm për diçka e cila ndodh aktualisht.
Të gjithë njerëzit kanë një përgjigje instinktive ndaj një rreziku potencial, i cili në fakt është i rëndësishëm për mbijetesën e të gjitha llojeve. Reagimet e nxjerra nga frika shihen nëpërmjet avantazheve në evolucionin. Frika mund të jetë një faktor i cili mund të manipulojë dhe controllojë jetën e një individi.
Gjate momentit qe njerezit perjetojne frike kjo gje nese eshte ne nivele te larta mund te shoqerohet me nje seri simptomash si:
Veshtiresi ne frymemarrje Gjendje te ftohti ose te nxehti Rrahje te shpejta zemre ose rendim zemre Mpirje ose mornica Ndjenje mbytjeje Ndjenja jo te verteta te pergjithshme Djersitje Marrje mendsh, te fiket Dridhje Frike nga vdekja Te vjella ose shqetesime te tjera trupore/fiziologjike Frike nga humbja e kontrollit ose frike se mos çmendesh Dhimbje kraharori apo gjendje jo rehatie

Albaniaa- 409
Re: Intuita e Frikës
Kurre nuk duhet te kemi frike.
Nga çka te kemi frike? Nga lendimi, nga vrasja, nga poshterimi?
Pse te kemi frike kur nuk vdesim?
Nuk duhet te kemi frike nga asgje.

Flavius- 79
Re: Intuita e Frikës
frika...kjo fjal kaq e demshme per njerezimin.kjo fjal esht baz per te gjitha te ligat qe ndodhin neper Bot.dhe esht pothuajse fjala e par qe i mesohet femijes,duke menduar se i bejm mir,ne fakt i bejm keq...njeriu esht krijes hyjnore,nga kush duhet te ket frik,nga krijuesi jooo...atehere pse frika...une mendoj se friken e predikojn te menqurit si mjeshtri per arritjen e qellimeve te tyre te liga,me shfrytezimin e shumices se paditur,ne menyra te ndryshme.kto gjera sod shihen qart,feja, politika,mjetet e dez,informimit,etj... PASI QE JEMI QENJE HYJNORE,JEMI TE PAISUR ME DIQKA TE NATYRSHME E PSE MOS TA THELLOJM SA MA SHUM,DUKE FILLUAR NGA VETJA,DASHURIA,KJO NUK ESHT VETEM FJAL,KJO ESHT FUQIA JON,te dhurojm sa me shum ate qe esht ne natyren ton...
syri i art- Qdo gje esht natyr,ska te keqe ska te mir...
100
Re: Intuita e Frikës
Frika ekziston ne dy forma, psikologjike dhe biologjike.
Frika biologjike lidhet me mbijetesen e trupit, ajo eshte cdo here prezente, madje edhe te njerezit shume shpirteror!
Por frika psikologjike nuk eshte prezente tek njerezit e ngritur shpirterisht sepse ata nuk e kane egon e tyre sikur njerezit e zakonshem.
Frika biologjike lidhet me mbijetesen e trupit, ajo eshte cdo here prezente, madje edhe te njerezit shume shpirteror!
Por frika psikologjike nuk eshte prezente tek njerezit e ngritur shpirterisht sepse ata nuk e kane egon e tyre sikur njerezit e zakonshem.
Berti69- "Si është lartë, ashtu është edhe poshtë, e si është poshtë, ashtu është edhe lart"
411
Similar topics
» Shqisa e shtate - Intuita e kafsheve
» Intuita mund të ndihmojë në marrjen e vendimeve
» Shërbimet Sekrete dhe prodhimi i frikës
» Intuita ose Parandjenja
» Shqisa e shtatë - intuita

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi