Të mësosh ndërvarësinë midis tribuve të botës
Faqja 1 e 1

Aspirata e vjetër? Pavarësia. Realiteti i ri? Ndërvarësia.
Çdo sfidë që na duhet të përballojmë sot, nga ndryshimi klimaterik tek krimi, nga zhvillimi teknologjik tek ecuria e tregjeve, nga mjetet e komunikimit tek shëndeti publik, paraqet një karakter global.
Institucionet e demokracisë, të cilave ua besojmë këto sfida rezultojnë ende të bllokuara në brendësi të shteteve sovrane, në gjurmët e logjikës së vjetër të pavarësisë.
Në një botë të ndërvarur, epidemish e terroristësh pa kufij, kapitalesh financiare dhe luftërash pa kufij, ja që kemi nevojë edhe për qytetarë pa kufij - për demokraci pa kufij. Kjo nënkupton se, nëqoftëse duam ta mbijetojmë ndërvarësinë dhe ta ruajmë si lirinë, ashtu dhe sigurinë në një skenar global, duhet të globalizojmë demokracinë ose të demokratizojmë globalizimin.
Megjithatë, arritja e këtij objektivi presupozon riformulimin e vetë idesë të demokracisë, të futur në një skenar ndërvarësie, për të përcaktuar nëse në krah të forcave "negative" të "ndërvarësisë malinje", të tilla si ngrohja globale dhe terrorizmi, ekzistojnë forca globale konstruktive të një demokracie transkombëtare, mbi të cilat është e mundur të ngrihet një "model globalizimi pozitiv".
Për ta zgjidhur këtë detyrë, para së gjithash është e nevojshme të kuptohen dhe kapen në formën e tyre origjinale tri idetë politike vendimtare, mbi të cilat është e ngritur tradicionalisht demokracia, për të kërkuar më pas që t'i zgjerosh jashtë shtetit kombëtar dhe t'i bësh të rëndësishme në kontekstin e ri transkombëtar të ndërvarësisë. Kjo detyrë, nëqoftëse në nivelin teorik konsiderohet si një sfidë, në nivel praktik të politikës reale arrin të dekurajojë dhe deri të frikësojë.
Këto tri konceptet vendimtare:
sovraniteti - ideja e një pushteti unitar dhe një vullnet politik në bazën e sistemit legjislativ dhe të qeverisjes;
kontrata sociale - që shpjegon dhe legjitimon sovranitetin popullor, duke ia bazuar themelet mbi një marrëveshje sociale të nënshkruar nga individë që jetojnë në një "shtet me natyrë" që ia beson lirinë e tyre natyrale një pushteti qendror, që qeveris nëpërmjet tyre ose në emër të tyre, me qëllimin që të sigurojë sigurinë dhe shijimin e kësaj lirie që akoma posedojnë;
shoqëria civile - që vë në komunikim midis tyre shoqata, lidhje, organizata dhe grupe të lira (shoqata të kategorisë, shkolla, institute filantropike, kongregacione fetare, shoqata civile) ku mësohet koncepti i qytetarisë, ku ndërtohet "kapitali social" dhe kultivohen "sjelljet e zemrës" demokratike. Ky është themeli i një qeverisjeje demokratike, e cila niset nga poshtë për lart.
Tani problemi është se këto tri ide, kaq thelbësore për demokracinë, historikisht janë zhvilluar në brendësi të shteteve kombëtare moderne - shtete që kufizohen në një koncept "populli" homogjen dhe që janë të përcaktuar nëpërmjet kufijsh territoriale.
Kjo ka ndodhur jo vetëm për shkak të logjikës filozofike që u përcakton ndërthurjet domethënëse, por edhe pse demokracia kërkon një komunitet të përbashkët, vlera të ndara dhe një këshillim të përbashkët dhe këto ndarje duket se janë të mundshme vetëm në komunitetet monokulturore respektive me përmasa të kufizuara - sigurisht jo më të gjera se një shtet kombëtar dhe idealist deri më të vogla.
Athina e lashtë numëronte 20000 qytetarë, qytetet e para amerikane shpesh numëronin më pak se 1000 dje deri shtetet kombëtare të mëdha që fillimisht kishin miliona apo deri dhjetëra miliona qytetarë nuk arrinin të numëronin qindrat e milionëve apo miliardat e anëtarëve.
Më fjalë të tjera, edhe në rast se kontrata sociale do të duhej të ishte e shtrirë mbi të gjithë popujt dhe sovraniteti do të duhej të "ndahej", detyra e ngritjes së shoqërisë civile dhe e qytetarisë në planin global nëpërmjet rrugës së një "demokracie globalizuese" duket se e detyron demokracinë që të tejkalojë kushtet sociale dhe kulturore që e bëjnë të mundur.
Në ndryshim nga konsumatori që ka karakteristika universale, qytetari është më së pari një krijesë e zonës së tij të përkatësisë dhe më pas e kombit. Kështu që si është e mundur të arrihet në një "qytetar global" në mungesë të një themeli civil global që shtrihet nga poshtë për lart dhe mbështetet nga një kapital social global? Ne e kuptojmë se bëhet fjalë kështu për "dilemën e Rusoit".
Por, fillimisht duhet të marrim në konsideratë "anën e errët" të ndërvarësisë, realitetin e ashpër të një ndërvarësie problemesh dhe çështjesh që na lidhin reciprokisht e negativisht, duke globalizuar veset tona, pa lënë që të dalin virtytet tona civile jashtë kutisë së sovranitetit të shtetit kombëtar. Anarkia, mungesa e ligjit dhe padrejtësia praktikisht janë ndërkombëtarizuar nga globalizimi, ndërsa ilaçet demokratike i rezistojnë globalizimit, sepse historia e tyre është ngushtësisht e lidhur me forma solidariteti dhe komuniteti (Gemeinschaft) të dendura dhe provinciale.
Në termat e dilemës së Rusoit, vullneti i përbashkët dhe liria për të gjithë varen nga institucione pjesëmarrëse dhe vetëqeverisëse, të cilat, me radhë, mbështeten mbi komunitete, vlera të përbashkëta dhe mbi solidaritetin. Por meqenëse themeli i shoqërisë është zgjeruar, aftësia e saj për të mbështetur peshën e demokracisë është zvogëluar.
Megjithatë, në mënyrë konsekuente çështjet e ndërvarësisë reklamojnë më shumë se kurrë forma qeverisjeje dhe demokracia globale, të cilat nga ana e tyre kërkojnë një shoqëri civile dhe një qytetari globale - ide që sipas termave të një teorie tradicionale demokratike tingëllojnë pothuajse oksimorë.
Detyra jonë atëhere është që të shqyrtojmë idetë e sovranitetit, të kontratës sociale dhe të shoqërisë civile në kontekstin e tyre konceptual dhe historik, për t'i analizuar më pas nën presionin e ndërvarësisë dhe të globalizimit që të mund të përcaktohet nëse mund të marrin ndonjë formë të mundshme transkombëtare, të përputhshme me qeverisjen globale.
Kjo do të na bëjë që të ngremë pyetjen - që është si normative, ashtu dhe empirike - nëse ekzistojnë procese, organizata dhe institucione (tashmë ekzistuese dhe nën formën e ideve novatore) që mund të kontribuojnë në zhvillimin e një shoqërie civile globale dhe t'i nënshtrohen ndonjë forme soft qeverisje globale.
Ne paraqesim 10 propozime. Nëqoftëse nga njëra anë mund të qëndrojmë të dyzuar përpara një fragmentimi të caktuar të menusë së zgjedhjeve, nga ana tjetër mund të vlerësojmë pluralizmin dhe karaterin eksperimental të zgjedhjeve të mundshme. 10 propozimet janë:
- Edukimi civil si instrument mësimi të ndërvarësisë civile, duke përfshirë shërbime arsimore në aspekt ndërkombëtar, si mjete gjenerimi aktivitetesh që përbëjnë kapital bridging.
- "Arti i hapësirës së përbashkët" si strategji që aspiron të impenjojë arkitektë dhe artistë për të konceptuar vende dhe hapësira publike të destinuara për ndarjen, në një botë që asiston në rritjen e vazhdueshme të hapësirave private, dhe të konceptojnë vende e hapësira globale në një botë territorialisht akoma e përcaktuar nga shtete kombëtare.
Veç të tjerash, ky qëndrim mundëson që të nënvizohet rëndësia e rolit të artistit në promovimin dhe stimulimin e imagjinatës dhe tejkalimin e kufijve dhe të ushqejë jo vetëm vetëdijen e ndërvarësisë, por edhe manifestimet e saj pozitive të mundësive të saj fizike dhe hapësinore.
- Teknologji të reja dhe internet, si instrumente për ndërtimin e një komunikacioni globalisht demokratik dhe instalimin e "hapësirave virtuale demokratike" që ushqejnë qytetarin global.
- Një rrjet organizatash joqeveritare që përdorin prirjet civile të OJQ-ve si tulla për ndërtimin e një shoqërie civile globale.
- Një rrjet fondacionesh që përdorin resurset dhe vizionet e sektorit filantropik si një vlerë themelore për ndërtimin e një shoqërie civile globale.
- Një rrjet korporatash shumëkombëshe që përdorin biznese dhe investime tashmë të filluara në nivel global në tregjet e sektorit ekonomik si rrugë alternative për të promovuar kooperimin civil global.
- Institucionet financiare ndërkombëtare (FMN, OBT, BB) si organizata transkombëtare tashmë ekzistuese që në ditën e sotme përfaqësojnë interesat e investitorëve, të bankierëve e të afaristëve dhe që në të ardhmen mund të bëhen agjentë të një shoqërie civile dhe të një drejtësie globale.
- Qytete multikulturore globale të cilët, të konsideruar si alternativa ndaj shteteve kombëtare, janë tullat për ndërtimin e një demokracie globale mbi bazën e demografive kozmopolite dhe të privuara nga rrënjët në fushat e komunikimit, të tregtisë, të financës dhe të artit.
- Sistemi i Kombeve të Bashkuara, që pavarësisht bagazhit dhe konceptimit historik të tij si asamble shtetesh kombëtare sovrane, nëpërmjet Zyrës së Sekretarit të Përgjithshëm dhe sistemit të saj të komisioneve dhe të organizatave speciale (UNESCO, OBSH) mund të ndihmojë dhe mbështesë institucionet e reale civile dhe politike globale.
- Konfederalizmi si një arkitekturë pushteti të decentralizuar dhe të caktuar të autoritetit, që përshtatet sidomos në hapat e para me një strukturë globale të bazuar më shumë mbi një qeverisje soft sesa mbi një "qeveri" autoritare.
Me këto nocione të ndryshme, megjithatë të lidhura, në tavolinë, ofrojmë një propozim për të firmosur novatorizmin - një parlament civil global jovotues (një lloj Loya Jirga globale që përfaqëson tribùtë, të cilat sot janë OJQ-të, korporatat, fondacionet dhe institucionet shtetërore tonat). Ky entitet, edhe si ideal normativ, sugjeron sesi duhet të jetë faza e parë e një institucioni të një qeverisjeje globale, jo vetëm e definuar në brendësi nga shoqëria civile, por edhe të shikojë nga jashtë.
Qëllimi i këtyre 10 propozimeve dhe i firmosjes së fillimit të një Loya Jirga globale është zgjidhja e dilemës së Rusoit: në mënyrë që të përballojë një shoqëri civile mjaftueshmërisht të qëndrueshme dhe një realitet qytetarie globale mjaftueshmërisht të fortë për të bërë të mundur një "global governance". Kjo duhet të nënkuptojë jo vetëm të lehtësohet një ndërveprim civil, një shqyrtim dhe një shkëmbim të informacioneve globale, por edhe të fillohet një proces decision-making, forcimi të ligjit, të normave dhe të marrëveshjeve, në nivel global - domethënë nuk bëhet fjalë vetëm për qeverisje, por edhe për qeveri.
Padyshim, një detyrë e vështirë, sidomos nga momenti që në rast suksesi të munguar, alternativa ndaj qeverisjes globale nuk duhet të jetë vazhdimi i shteteve kombëtare sovrane, por më shumë fillimi i një anarkie globale, i një kaosi global dhe një rikthim në një shtet natyral, të cilit në ditën e sotme shteti kombëtar i vjetër duhet që t'i jetë ilaçi dhe në fakt rrezikon që t'i jetë shkaku.
Kështu, ky dokument propozon që të gjendet përgjigja ndaj pyetjes, nëse ekziston apo jo një rrugë e praktikueshme drejt qeverisë globale, që të mund të ofrojë një model të besueshëm "ndërvarësie beninje" për ta ridrejtuar çështjen e mprehtë të "ndërvarësisë malinje" nëpërmjet ndërtimit të formave beninje të ndërvarësisë.
Në fakt, ndërvarësia rezulton që të jetë një koncept disi ndryshe nga globalizimi dhe nga internacionalizmi, që ndryshon mënyrën tonë të pranimit dhe zbatimit të këtyre koncepteve tradicionalë në këtë shekull të XXI-të. Ndërvarësia përshkruan një planet të pandashëm, në të cilin ndërlidhja mjedisore dhe sistemi i rrjeteve të informacionit, teknologjisë, ekonomisë dhe komunikimit përbëjnë faktet e rinj socialë.
Ja që globalizimi është një ideologji antisovranitet që promovon, përpara çdo lloji tjetër aktiviteti, komercializimin e marrëdhënieve globale dhe mbështet globalizimin anarkik si rezultat të vetëm të mundshëm dhe të dëshirueshëm të ndërvarësisë.
Duke e ngritur pyetjen në terma praktikë dhe duke kërkuar që të ofrojmë përgjigje konkrete dhe të besueshme, shumë prej të cilave, duke përdorur institucione tashmë ekzistues, ne kërkojmë që t'i japim një përgjigje pyetjes impenjuese nëse nocionet teorike si "sovranitet i ndarë", "kontratë sociale midis kombeve", "vullnet i përgjithshëm global" dhe "shoqëri civile transkombëtare", mund të përdoren në momentin e tanishëm për të ndërtuar një prototip qeverisjeje demokratike globale.
Përgjigja jonë e tanishme është se, ekzistojnë strategji të besueshme që bazohen si mbi institucionet tashmë ekzistuese, ashtu dhe mbi novatorizma institucionale dhe mbi imagjinatën, që na ndihmojnë të lëvizim drejt një qeverie globale në një mënyrë të aftë për t'u përballur me dilemën e Rusoit (hedhjen e bazave të vullnetit të përgjithshëm dhe të qeverisë demokratike në një komunitet civil të praktikueshëm dhe koherent). Por është evidente se për ta realizuar këtë objektiv është po aq e nevojshme të ndiqet një lidershipi politik krejtësisht i ri, një vullnet civil hyjnor civil dhe një naivitet kokëfortë politik dhe kulturor.
Detyra është e mundshme, por larg nga të qenit e zbatuar. Ne ofrojmë vetëm pak spunto për një procedim të mundshëm përpara.
Benjamin R. Barber, i lindur më 2 gusht 1939, është një teoricien politik amerikan ndoshta i mirënjohur për veprën e tij të vitit 1996 të titulluar "Jihad vs. McWorld".
Sungmoon Kim është shkencëtar politik që jep mësim në Department of Government and Politics në University of Maryland.
Përgatiti:
Armin Tirana

Jon- 1159
Similar topics
» Ritual - të mësosh të vërtetën
» Midis Reales dhe Imagjinares
» Iluminati - midis misterit dhe trillimit
» Ndryshimi midis Shënjave dhe Yllësive
» Nqs planetet do kalonin midis Tokes dhe Henes

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi