EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Misteret më të mëdha në histori

5 posters

Shko poshtë

Misteret më të mëdha në histori Empty Misteret më të mëdha në histori

Mesazh  Neo 21.05.09 1:06

Misteret më të mëdha në histori

Mumiet Tarim

Zbulimi i jashtëzakonshëm i mumieve dy mijë vjeçare në Tarim në Kinë, ndodhi në fillim të viteve '90. Por më interesant se zbulimi është fakti se mumiet kishin flokë biondë dhe hundë të gjata. Sipas analizave, mumiet kishin përbërje gjenetike evropiane, por nuk ka një shpjegim se si ato kanë mbërritur deri atje.

Rongorongo

Jo shumë njerëz e njohin misterin e Ishullit të Pashkëve. "Rongorongo" është hieroglifi i shkruar në një gjuhë që përdorej nga banorët e hershëm të rajonit. Këto shenja janë aq të çuditshme saqë asnjë prej banorëve të zonave përreth nuk shkruante me atë gjuhë.

Legjioni i humbur romak

Historiani kinez i shekullit të parë, Ban Gu shkruante një histori të përballjes me një ushtri të çuditshme, e përbërë nga rreth njëqind ushtarë, të cilët luftonin sipas stilit romak. Një historian i Oksofordit pretendon se legjioni i humbur romak themeloi një qytet pranë shkretëtirës Gobi, të quajtur Ligian, që në kinezçe do të thotë Romë.

Gurët "Carnac"

Të gjithë kanë dëgjuar për Stonehenge, por shumë pak i njohin gurët "Carnac". Bëhet fjalë për tre mijë gurë, të vendosur në linja të drejta. Sipas mitologjisë, çdo gur përfaqëson një ushtar në legjionin romak që magjistari Merlin ktheu në gur.

Zhdukja e qytetërimit të luginës Indus

Njerëzit e luginës së Indus, qytetërimi më i vjetër i njohur indian, kanë pasur një kulturë që shtrihej nga India Perëndimore e deri në Afganistan, dhe një popullsi mbi pesë milionë banorë. Nuk ka të dhëna arkeologjike ushtrish, skllevërish apo konfliktesh dhe askush nuk e di se ku ka humbur ky qytetërim.

Trupat moçalorë

Trupat moçalorë janë qindra kufoma të lashtë, të gjetura të varrosura në kënetat veriore të Evropës veriore. Këto trupa janë të ruajtur mirë dhe disa datojnë para dy mijë vitesh. Shumë prej këtyre trupave kanë shenja torturash dhe mendohet se ato janë rezultat i riteve të sakrificave.

Qyteti i humbur i Helikës

Shkrimtari grek Pausanisas shkruante sesi në një natë, një tërmet i fuqishëm shkatërroi qytetin e Helikës, ndërkohë që cunami fshiu çdo gjë që mbeti nga metropoli dikur i lulëzuar. Në vitin 2001 disa arkeologë i lokalizuan rrënojat e Helikës dhe po përpiqen të dalin në përfundimin e vërtetë të humbjes së atij që quhet Atlantisi i vërtetë.

Rënia e Minoanëve

Minoanët njihen më së mirë në legjendën e Tezeut dhe Minotaurit, por në fakt ka mundësi që ky të ketë qenë dikur një qytetërim i madh. Ndërkohë që shumë historianë përqendrohen në rënien e perandorisë Romake, rënia e Minoanëve, të cilët jetonin në ishullin e Kretës është po aq e rrethuar me mister.

Fiset e humbura

Dhjetë Fiset e Humbura të Izraelit është një koncept që i referohet fiseve të lashta të Izraelit që u zhdukën nga të dhënat biblike pasi mbretëria e Izraelit u shkatërrua. Shumë grupe hebrenjsh kanë doktrina që kanë lidhje me ekzistencën e fshehtë apo kthimin biblike të këtyre fiseve. Ky është një subjekt që bazohet pjesërisht mbi fakte historike e pjesërisht mbi tradita të shkruara fetare, si dhe pjesërisht mbi spekulime.

Burimi i rinisë

Burimi i rinisë është një burim legjendar që supozohet se i kthen rininë kujtdo që pi nga ai. Sipas legjendës, thuhet se Florida është vendndodhja e këtij burimi. Rinia e përjetshme është një dhuratë që kërkohet në mite dhe legjenda, ndaj dhe historitë me gjëra të tilla, siç është guri filozofal, eliksiri i përjetësisë janë të zakonshme në legjendat e Euro-Azisë e më tej. Fatkeqësisht, nuk dihen burime më të vjetra të legjendës.

Hebreu endacak

Hebreu endacak është një figura nga folklori mesjetar kristian, legjenda e të cilit filloi të përhapje në Evropë në shekullin e 13-të dhe u instalua në mitologjinë kristiane, e më pas në Romantizëm. Legjenda ka lidhje me hebreun që përqeshi Jezusin në rrugën e tij të kryqëzimit, e më pas u mallkua të ecte nëpër botë deri në Kthimin e Dytë. Natyra e saktë e endacakut varion sipas kulturave e traditave të ndryshme.

Papa Joan

Papa Joan është emri i një pape legjendare femër, që supozohet se ka qenë në natë pozicion për më pak se tre vjet në vitin 850. Ajo njihet nga një legjendë që qarkullonte në Mesjetë. Papa Joan konsiderohet nga shumë historianë modernë dhe studiues fetarë si fiktive. Fjalori i Oksfordit shkruan se kjo legjendë është besuar gjerësisht për shekuj me radhë, edhe në qarqet katolike, por deklaron se “s’ka të dhëna për një papë femër në asnjë prej datave të përmendura në legjendë”.

Robin Hood

Kërkimi historik për hajdutin legjendar, Robin Hud ka krijuar një sërë emrash të mundshëm. Një kandidat përfshin të arratisurin Robert Hod. Numri i madh i të dyshuarve komplikohet më tej pasi emri Robin Hud u bë një emër i përhapur për ata që thyenin ligjin. Sipas folklorit britanik ai njihet se vidhte nga të pasurit për t’ua dhënë të varfërve.

Graali i Shenjtë

Sipas mitologjisë së krishterë Graali i Shenjtë ishte pjata ose kupa e përdorur nga Jezusi në darkën e fundit dhe thuhet se ka fuqi të mbinatyrshme. Zhvillimi i legjendës së Graalit është gjurmuar në detaje nga historianët kulturorë. Është një legjendë e cila u shfaq si e plotë në formën e romancave të shkruara, duke buruar mbase nga folklori pre-kristian.

Mbreti Artur

Mbreti Artur është një lider legjendar britanik, i cili sipas historisë mesjetare udhëhoqi mbrojtjen e Britanisë nga pushtuesit saksonë në shekullin e gjashtë. Detajet e historisë së Arturit janë kompozuar më së shumti nga folklori dhe krijimet letrare, ndaj ekzistenca e tij historike ka qenë gjithnjë burim debatesh të ndryshme dhe historianët modernë e kanë hedhur poshtë.

Kryqëzata e fëmijëve

Kryqëzata e Fëmijëve është emri që kanë marrë disa ngjarje të krijuara dhe të vërteta në vitin 1212. Aty kombinohen disa elementë: vizionet e një djali francez ose gjerman, bandat e fëmijëve që marshojnë drejt Italisë dhe fëmijët e shitur si skllevër. Një studim i publikuar në vitin 1977 hedh dyshim mbi vërtetësinë e këtyre ngjarjeve dhe shumë historianë në ditë te sotme mendojnë se s’bëhet fjalë për fëmijë.

Prester John

Legjenda e Prester John, një figurë popullore në Evropë, nga shekulli i 12-17-të flet për një patriark kristian dhe mbret që thuhet se ka udhëhequr një komb krisitan të humbur në paganët e Orientit. Sipas legjendës, Prester John ishte një udhëheqës bujar dhe njeri virtuoz që ishte në krye të një mbretërie të pasur dhe të begatë e të mbushur me krijesa të çuditshme.

Dorëshkrimi "Voynich"

Dorëshkrimi "Voynich" është një dokument mesjetar i shkruar në një gjuhë të panjohur. Për më shumë se njëqind vjet, njerëzit janë munduar ta thyejnë kodin, por nuk ia kanë dalë mbanë. Ilustrimet kanë ngjallur shumë teori për origjinën e librit, përmbajtjen e tekstit dhe qëllimin e tij.

Blendina Cara
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Misteret më të mëdha në histori Empty bravo

Mesazh  Ushtari i krishtit 12.01.12 19:19

bravo paska dicka interesante ketu per te lexuar
Ushtari i krishtit
Ushtari i krishtit

152


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Misteret më të mëdha në histori Empty Re: Misteret më të mëdha në histori

Mesazh  Xhemajl 12.01.12 20:51

Une mendoj se tani ne kohet moderne, misteret me te medha jane :

1.Illuminati
dhe
2.Ufo-t

Pavaresisht se ka shum teori mbi egzistencen dhe qellimet e ketyre,, ende seshte asgje e sigurt..
Xhemajl
Xhemajl

187


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Misteret më të mëdha në histori Empty Re: Misteret më të mëdha në histori

Mesazh  whiickey 13.02.12 12:54

Grali i shenjt sipas mitologjis katolike eshte kupa ose pjata por me sa dij un graali shenjt ne realitet ka qen Sarkofagu( kufoma) e Maria madalenes,
Por kisha e mohon kete vazhdimisht sepse nuk don me zbulu sekretin me te madh ne histori (pasardhsit e jezus krishtit....)
whiickey
whiickey

1


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Misteret më të mëdha në histori Empty Re: Misteret më të mëdha në histori

Mesazh  majlind's 27.06.12 16:42

whiickey shkruajti:Grali i shenjt sipas mitologjis katolike eshte kupa ose pjata por me sa dij un graali shenjt ne realitet ka qen Sarkofagu( kufoma) e Maria madalenes,
Por kisha e mohon kete vazhdimisht sepse nuk don me zbulu sekretin me te madh ne histori (pasardhsit e jezus krishtit....)

Dan Brown: "Kodi i da Vincit"
majlind's
majlind's

15


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Misteret më të mëdha në histori Empty Re: Misteret më të mëdha në histori

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi