Leonardo da Vinçi
4 posters
Faqja 1 e 1
Leonardo da Vinçi
LEONARDO DA VINÇI - Një ëndërr që ende jeton
Leonardo Da Vinçi është njeriu që më tepër se të gjithë është bërë sinonimi i Gjeniut. Kohët e fundit, emri i tij i ravijëzohet shumë shpesh botëve të errëta, sekteve fantazmë e sekreteve. Atëherë dhe fjalët e tij bëhen më të rëndësishme. Duam t'i ndjekim për të kuptuar çfarë lidhje kanë me romanin e Dan Brown, i cili ka përdorur emrin e tij.
Në edicionet e para të Kodit Da Vinçi mund të lexohet menjëherë titulli: Paria e Sionit - shoqëria sekrete e themeluar në 1099 - është një sekt që realisht ka ekzistuar. Në 1975, pranë Bibliotekës Kombëtare të Parisit, janë zbuluar disa pergamenë, të quajtura si Dosjet Sekrete, në të cilën shfaqte identitetin e disa anëtarëve të Parisë, mes të cilëve Isaac Newton, Botticelli, Victor Hugo dhe Leonardo da Vinçi.
Për të qartësuar jetën e Leonardos nisemi nga Vinçi, një vend i vogël pranë Val d'Arno, në kodrat e gjelbërta të Firences. Këtu në 1452, ndoshta në 15 prill, lindi Leonardo.
Në ato vite, Vinçi ishte një ndër fermentet kulturore të Toskanës, asokohe më tepër se kurrë zemra e jetës politike, artistike dhe letrare të Katërqindës. Leonardo ishte i pashëm dhe i pasur me talent, një i ri me të dhëna të pabesueshme si fizike dhe artistike, një personazh që sot do ta gjejmë në të gjitha revistat shkencore dhe më në zë të kohërave.
Të gjithë bien dakort mbi personalitetin e tij të veçantë, talentin e tij të padyshimtë, krijojnë një imazh të një të riu pozitiv dhe adoleshenca artistike e Leonardos fillon në Firence: 17 vjeç bëhet pjesë e një prej grupeve më prestigjoze të kohës, atij të Verrocchio, ku gjendet përkrah dishepujve si Botticelli apo Perugino.
Thuhet që Andrea Verrocchio, piktor dhe skulptor shumë i vlerësuar, për pikturën e San Giovanni-t që pagëzonte Krishtin, kishte patur idenë për t'i besuar të riut të sapoardhur pikturën e një ëngjëlli. Duke parë më pas rezultatin e këtij të riu që mësonte kaq shpejt, ishte shumë më cilësor se i veti, u fut në një krizë të thellë. E vërtetë apo legjndë, me siguri që pas pikturës në fjalë - Pagëzimi i Krishtit - nuk do të ishte më kaq e lehtë të kërkoje një pikturë Verrocchio-s.
Vinçi është vetëm një vend i vogël, por ka tre muze dedikuar gjeniut Leonardo, si për shembull Museu Leonardian.
Për pikturat e Leonardos është folur shpesh, kuadro që janë rrethuar nga mistere si Xhakonda, Virgjëresha e Shkëmbinjve, Beteja e Anghari-t dhe mbi të gjitha Darka e Fundit.
Më parë duam të tregojmë një dimension gjenial të Leonardos, atë të shpikjeve të tij. Intuita dhe parapritat e një njeriu që jetonte në të ardhmen: makina fluturuese, helikopteri, tanksi, mitralozi, që vijnë nga vizatime dhe shënime të Leonardos, duke shpalosur një botë të brendshme të vizioneve absolutisht të mrekullueshme për kohën.
Duhet të vazhdojmë të ndjekim gjurmët e Leonardos duke u zhvendosur në Milano, në Darkën e Fundit - kuadri që prezanton thelbin e romanit të Dan Brown. Më parë duhet të bëjmë një kalim në muzeun e shkencës dhe teknikës të Milanos, pasi duhet të shquajmë një fakt me të vërtetë të pabesueshëm; telajo mekanike e projektuar nga Leonardo në 1495 është rindërtuar nga muzeu vetëm në 2002. Është impresionuese sistemi i komplikuar dhe automatik i kësaj përbërjeje që karakterizon këtë makinë. Vetë Leonardo e quan projektin: "shpikja më e bukur dhe më e vlefshme për shtypin".
Por surpriza e vërtetë është që jo vetëm në këtë epokë nuk ekzistonte asgjë e tillë, por asgjë e ngjashme nuk do të kishte dalë në skenë për gati treqind vjet. Një pararendje prej tre shekujsh.
Qindra shpikje, pararendje të së ardhmes. Përmendim këtu jetën e ajrit, pararendje e helikopterit të Forlaninit. Me pak fjalë, një burrë që jetonte në të ardhmen. Dikush mbështet faktin që informacionet merreshin nga e shkuara, nga origjinat e vjetra esoterike, që ai mund t'i kishte fshehur, kriptuar, në kuadrot e tij. Është ndërkaq momenti për t'u përballur me Santa Marinë dhe të përballet me një ndër misteret më të mëdha që përshtjellojnë ekzistencën e Leonardos, kuadrin e Darkës së Fundit.
Është në Milano, pika fokale e Kodit Da Vinçi. Atje, i dukshëm në një mur të Manastirit të Shën Marisë. Pikturë që gjenerata të tëra milaneze dhe jo vetëm ata, kanë konsideruar veprën më të bukur të Leonardos. Ky manastir është bombarduar dy herë dhe të dyja herët Darka e Fundit, ka shpëtuar për mrekulli.
Elementi më i emocionuar është momenti i zgjedhur nga Leonardo për të prezantuar Darkën e Fundit: Jezusi sapo i ka thënë apostujve që njëri prej tyre do ta tradhtojë. Ajo pamje e fiksuar në pikturë nga Leonardo është një moment i reaksionit të çorientuar dhe të pavend të Apostujve pas marrjes së këtij lajmi. Të dymbëdhjetë pyesin njëri-tjetrin, pas fjalëve të Mësuesit të tyre. Kush nga ata është tradhtari? Kush mund të dijë diçka?
Në Ungjillin e Markut lexohet: "Me të ardhur darka, Ai mbërriti me të dymbëdhjetë. Tani ndërsa ishin në mencë dhe hanin, Jezusi tha: "Në të vërtetë iu them, një nga ju, ai që po ha me mua, do të më tradhtojë". Atëherë filluan të trishtoheshin dhe të pyesnin njëri-tjetrin: "Mos jam unë?". Në vangjelin e Lukës, fjalët e Jezusit në fakt janë këto: "Ja, dora e atij që më tradhton është me mua, në këtë tavolinë. Biri i njeriut ikën, ashtu siç është vendosur; por mjerë ai bir njeriu që e ka tradhtuar".
Sipas studimeve dhe dokumenteve, Leonardo do të kishte hedhur dyshime për të përshkruar fytyrën e vërtetë të Jezusit. Kujdesi i tij për tregimin e ungjillit ishte aq i madh saqë do ta kishte përcaktuar pikën e vështrimit nga gjashtë metër largësi, ashtu si në realitet do të kishte qenë për një njeri të ravijëzonte një sallë të vendosur në një kat të dytë lartësi.
Pikërisht aty ku, sipas tregimit, do të ishte salla në të cilën Jezusi dhe apostujt do të kishin konsumuar së bashku darkën e fundit. E vendosur në atë lartësi (sot mund të shihet qartë distanca duke qenë se është rikrijuar), vepra mrekullonte këdo edhe në atë epokë. Çdokush kërkonte në ato trembëdhjetë fytyra gjurmët e një moshe, të një karakteri, ndjenjë, në atë moment aq dramatik.
Sipas fantazive të Dan Brown, frymëzuar edhe nga autorë të tjerë bestseller, kjo pikturë kundërshtonte provën e martesës mes Jezusit dhe Maria Madalenës, figurës në të djathtë të Jezusit, deri më sot konsideruar si San Giovanni, do të rezultonte në fakt Madalena.
Jo vetëm kaq. Ishte evidente, në hapësirën boshe afët Jezusit, një V e madhe, simbol i femërores së shenjtë, mbetet shumë prezente në darkën e fundit. Përveç kësaj, është e mundur leximi i nja M të madhe, mes sfondit dhe figurës, të Maria Madalenës dhe kështu prova e mëtejshme e supremacisë brenda grupit të apostujve. Ndoshta gjërat nuk janë kështu. Nëse ka një veçori që nuk bën sens, është pozicioni i dorës. Një dorë që drejtohet nga një thikë, që nuk përcaktohet mirë kujt i përket. Për të kuptuar më mirë duhet të hyjmë në pikurë. Si mundet një gjeni që ka bërë matje të pagabueshme të ketë pikturuar një vepër arti kaq të shpërpjestuar.
Një krah monstruoz i gjatë gati sa dyfishi i krahut të treguar në pikturë, në rast se do i përkiste një nga personave prezentë. Dhe përse kjo dorë, në këtë pikë e panjohur, do të tregonte pikërisht një thikë? Dhe nëse në realitet nuk do t'i përkiste asnjërit prej apostujve të ulur në tryezë, por dikujt të fshehur? Në këtë rast në treyezë do të ishin katërmbëdhjetë, jo trembëdhjetë persona: do të kishte vend tashmë për një tjetër. Dhe në këtë rast mund të ishte një grua.
E nëse Leonardo do të kishte interpretuar letrën e Ungjillit të Lukës, që flet për një dorë, simbol të tradhtisë, i rrezikut të fshehur? Mund të jetë dora e vetmja pjesë e dukshme që shohim e Xhudës?
Afër Krishtit, siç e dinë, ata që e njohin pikturën është gjithnjë një prezencë e heshtur dhe e ëmbël dhe që është ngritur në qiell ashtu si Jezusi, duke marrë zyrtarisht vendin afër tij në teologjinë e krishtërimit. Prezenca femërore në Darkën e Fundit, të Leonardos, nuk mund të ishte veçse Maria, mëma e Jezusit, gruaja që i është kushtuar manastiri i Shën Mërisë së Falenderimeve dhe lutja më e recituar nga katolikët.
Një figurë thellësisht kristjane, ajo e Marias, Madonës, Virgjëreshës që Leonardo ka pikturuar disa herë. Në fytyrë e re, me një kokë të varur ëmbëlsisht, siç shprehet në disa portrete të dedikuara asaj. Mjafton të shohësh pikturat si "Virgjëresha e shkëmbinjve", "Adhurimi i Magjistarëve", "Shën Anna, Virgjëresha, dhe Fëmija". Në secilën ka një ngjashmëri në pamjen e Marias me atë të figurës së ulur afër Jezusit tek Darka e Fundit, e njëjta fytyrë pak më e mplakur, i njëjti shikim me sy të ulura poshtë, i njëjti impostim i ëmbël i trupit.
Për gjithçka mund të thuash për Leonardon, përveç që nuk dinte të transmetonte pajte të ndryshme për çdo ekspresion që hidhte në telajo. Kjo na bën të mendojmë edhe më shumë që ngjashmëria, kur është si në këtë rast, nuk mund të jetë e rastësishme.
Do të ishte sekreti i vërtetë i Leonardo Da Vinçit, një figurë mëme, përkrah Zotit që u bë njeri, gruaja që afër tij që bëri mrekullinë e parë në dasmën e Kanës, gruaja që e ndoqi duke derdhur lot karvanin, gruaja që u lut nën kryqin e tij, gruaja që e përqafoi në mëshirën e vdekjes që po i afrohej.
Laonardo ka pikturuar një rol akoma më të rëndësishëm për atë që më shumë se çdokush tjetër do të kish patur në zemër fatin e Krishtit dhe të kishës së tij. Një prani që rivjen edhe sot në shumë prej shfaqjeve në çdo cep të botës.
Ndërkohë, për t'u rikthyer tek Leonardo, në Romë jeton një studiues, i cili ka një teori disi të çuditshme mbi pikturat e Leonardos. Janë të shumta veprat që meritojnë nderimet më të larta, si "Sant'Anna", "Virgjëresha dhe fëmija", "Portreti i Cecilia Galleranit", njohur më mirë si Dama me Herminë - dy versionet e "Virgjëreshës së Shkëmbinjve". Dhe më pas portreti i "Ginevra de' Benci", i frymëzuar prej mjeshtrave të vjetër flamingë, si dhe "Madonna Benois", që ruhet në Trashëgiminë e Shën Petërburgut.
Janë piktura njëra më e bukur se tjetra, që qoftë edhe të vetme do të ishin në gjendje të krijonin famën e një artisti. Në tryeza dhe afreske ka dizenjo të pafundme, shpeshherë kaq të bukur sa të meritojnë vende me peshë në pinakoteka të rëndësishme.
Njeriu vitruvian
Një prej skicave më të famshme në botë, riprodhuar pothuajse kudo. Tek Kodi i Da Vinçit, përmendet për shkak të pozicionit të tmerrshëm të kuratorit të Louvre-t, Jacques Sauniere gjatë vdekjes së tij: nudo, me krahët dhe këmbët të vendosura sipas skicës së Leonardos. Por më interesante është saktësia me të cilën Leonardo studion dhe dizenjon trupin e njeriut, duke kodifikuar gjatësitë e gjymtyrëve, të sipërme e të poshtme. Dimë që përdorte kufoma të freskëta për qëllime studimesh.
Virgjëresha e Shkëmbinjve
Gjithnjë në Louvre ndodhet një prej dy kopjeve të Virgjëreshës së Shkëmbinjve, një tjetër pikturë që përmendet tek Kodi i Da Vinçit, duke ngatërruar megjithatë pozicionet e të voglit Gjon Pagëzor dhe të Jezusit fëmijë dhe duke arritur më pas në konkluzione arbitrare dhe duke përshkruar gishtat e dorës së Madonës si thonj të një shqiponje, në një gjest kërcënues ndaj një koke të padukshme e të paidentifikuar. Një tjetër prej shumë sajimeve të romanit që ka bërë në fakt të humbasë simbolizmi i vërtetë i shkëmbinjve, lidhur thellësisht me Marinë.
Xhokonda
Një prej kryeveprave të tij më emocionuese është pa dyshim Xhokonda. Saktësia e vështrimit indiferent, detajet e vetullave dhe gojës, aq të gjalla sa që duken të bëra jo me ngjyra por me mish të vërtetë. Sipas studimeve të fundit, në fakt historia e Xhokondës mbetet ende për t'u shkruajtur dhe se ka ende pasiguri mbi kur-në, ku-në dhe përse-në e veprës më të famshme në botë.
Sipas një sutdimi të kohëve të fundit të neurobiologes amerikane Margaret Livingstone, e Universitetit të Harvardit, "buzëqeshja e Xhokondës duhet të jetë një iluzion që duket dhe zhduket për shkak të mënyrës së veçantë me të cilën syri i njeriut analizon imazhet".
Syri i njeriut ka një vizion të centralizuar, shumë të mirë për të njohur detajet; si dhe një tjetër periferik, shumë më pak të sofistikuar, por megjithatë më të përshtatshëm për të perceptuar hijet. Leonardo e pikturoi buzëqeshjen e Mona Lizës duke përdorur hije që i shohim shumë më mirë me vizionin tonë periferik. Për këtë arsye, për të parë Mona Lizën të buzëqeshë duhet të fiksojmë sytë e gruas ose çdo pjesë tjetër të pikturës, me qëllimin që buzët të bien në fushën e vizionit periferik.
Beteja d'Anghiari-t
Një tjetër mister ka të bëjë me Betejën e Anghiarit, e porositur nga qeveria fiorentinase për të kujtuar fitoren ndaj milanezëve në 1440. Gjë që ishte në fakt edhe një sfidë, duke qenë se piktura do të gjente vend në një prej mureve të Sallës së Këshillit të Madh të Pallatit të Vjetër, mu përballë Betejës së Kaskinës, e cila i ish dhënë për ta realizuar të riut dhe të famshmit Michelangelo Buonarroti, artisti që vetëm pak vite më vonë do të realizonte afreskun e Kapelës Sistinë.
Një përplasje titanësh, ndonëse asnjë prej dy veprave nuk u çua deri në fund. Leonardo arriti të transferojë në mur vetëm një pjesë të asaj që kish përgatitur. Vasari e mbuloi veprën me një afresk, duke lënë megjithatë një shenjë. Dhe në fakt në qershor të vitit 2005, ishte qëllimi i një studiuesi italian për të gjetur pikturën e humbur të Leonardos, duke nisur nga një frazë të gjetur me gërma të vogël në një flamur "kërko dhe gjej", që zbuloi veprën.
Misteret janë të shumtë dhe kërkimi mes simboleve të Leonardos mbetet i hapur dhe agresiv. Misteri i vërtetë që rrethon Leonardon është aktiviteti i tij i ethshëm, paaftësia e tij për t'u ndalur, sasia e veprave, ideve dhe projekteve të realizuar apo vetëm ëndërruar. Gjithçka nis nga kurioziteti, nga vëzhgimi i vëmendshëm dhe i apasionuar i natyrës dhe botës që na rrethon.
Një njeri në gjendje të konceptonte pyetje në kërkim të përgjigjeve. Një ëndërr që vazhdon të jetojë dhe që të gjithëve na pëlqen ta shijojmë...

Edituar për herë të fundit nga Explorer në 05.04.14 22:03, edituar 1 herë gjithsej
Admin- 1132
Leonardo da Vinci
Leonardo da Vinci, misteret e një gjeniu
Të fshehtat që kanë mbuluar figurën e da Vincit. Të thënat dhe të pathënat mbi jetën dhe kryeveprat
Mistere dhe të vërteta, madhështi dhe gjenialitet, Leonardo Da Vinçi, mund të mendohet si një kryetip i njeriut të rilindjes dhe është përcaktuar shpesh si një gjeni, për shkak të shkëlqimit të tij në të gjitha fushat e artit, për zbulimet e tij shkencore dhe shpikjet teknike, që duken një përparim i madh në krahasim me kohën e tij.
Leonardo da Vinçi lindi më 15 prill 1452 në Ankiano të Vinçit; vdiq më 2 maj 1519 në Kështjellën e Cloux, Ambuaz. Ishte arkitekt i famshëm, shpikës, inxhinier, piktor e gdhendës (skulptor) italian i Rilindjes. Babai i tij, Ser Piero da Vinci, ishte ndoshta i pasur ose noter; e ëma një fshatare me emrin Katerina. Pasi lindi para futjes së mbiemrave modern evropian, emri i tij i plotë ishte "Leonardo di Ser Piero da Vinci".
Si piktor (vizatues), ishte nxënës i Verroçhio (Verrokio), në shitoren e të cilit njohu bashkënxënësin Lorenzo di Credi (Lorenco di Kredi), që shquhej për stilin e tij ndërtues të hijshëm me vija të prera e të sakta. Këto mënyra të di Credi-t nuk munguan të ndikojnë Leonardon, por më pas ishte radha e Lorencos të mësonte nga Leonardo.
Mbi jetën e Leonardo da Vinçit dihet shumë pak. Por qarkullojnë një sasi e pambarimtë pasaktësish e thjesht fantazish, përfundim i pesë shekujsh studimesh të përafërta. Leonardo i firmoste punët e tij vetëm me "Leonardo" ose "lo, Leonardo". Prandaj referohet një vepër e tij si "një Leonardo" e jo si "një da Vinç".
Ndoshta, nuk përdorte emrin e të atit, me të cilin përndryshe do të punonte (krijonte) në Firence, pasi që ishte një bir i paligjshëm. Leonardo lindi në 1452 në Vinçi. E dimë orën e datën e saktë falë një dokumenti të shkruar nga gjyshi: "1452, lindi një nip i imi, biri i Ser Piero, im bir në ditën 15 prill të shtunën në orën 3 të natës.
Pat emrin Lionardo. E pagëzoi prifti Piero di Bartolomeo da Vinci. Leonardo ishte vegjetarian për gjithë jetën e tij. Piktor nxënës në shitoren e Verrokios, ku mori ndikim të pikturës tejet realiste qoftë nga Verrokio, mbi të gjitha edhe nga Lorenco di Kredi, në këto mënyra mund të referohet Shpallja e Uffizi (Galeri artesh në Firence); filloi shumë shpejt të vizatonte për vete në Firence. Nga 1482 deri 1499 punoi për Ludoviko Sforca, Dukë i Milanos, ku pati shitoren e tij me nxënës.
Shtatëdhjetë ton bronz që u menduan për "Kalin e Madh", një gdhendje (statujë) kali i Leonardos, u përdor në vend të tij për të prodhuar armët e nevojshme nga Duka për të shpëtuar Milanon nga francezët e Karl VII në 1495. Kur francezët u rikthyen nën udhëheqjen e Luigji VIII në vitin 1498, Milano ra pa luftë, duke përmbysur Sforcët.
Leonardo mbeti në Milano për disa kohë, gjersa një ditë gjeti harkëtarët francez që përdornin modelin e tij prej argjile në përmasa reale të "Kalit te Madh" si tabelë qitjeje për ushtrim. La atëherë Milanon së bashku me Salai e me mikun e shpikësin Luka Paqoli për Mantova, duke u zhvendosur dy muaj më pas në Venedik e kështu përsëri në Firence në fund të prillit të 1500. Në Firence hyri në shërbim të Çezare Borxhasë si arkitekt ushtarak e inxhinier.
Në 1506 u kthye në Milano, tani në duart e Masimiliano Sforcës, pasi që mercenarët zviceranë dëbuan francezët. Këtu takoi Françesko Melci, që u bë një mik i dashur e shok gjer në vdekjen e Leonardit e për pasojë trashëgimtar i tij.
Nga 1513 deri 1516 jetoi në Romë, ku qenë piktorë aktiv si Rafaelo e Mikelangjelo, edhe pse nuk pati shumë kontakte me ta. Në 1515 François I i Francës (Fransuaz I) rimori Milanon, e Leonardit iu besua pjesa kryesore e një luani mekanik për bisedimet e paqes që mbaheshin në Bolonja, mes mbretit francez dhe Papa Leone X.
Në vitin 1516, hyri në shërbimin e Francesko I me detyrën piktor i parë, inxhinier e arkitekt i Mbretit ; iu lejua përdorimi i Clos Lucé, pranë Kështjellës së Ambuazës, vendbanim i mbretit, bashkë me një pension të majmë. Leonardo e mbreti u bënë miq të mirë.
Dëshira e fundit, arkivolin e Da Vincit e shoqëruan 60 lypsa
Vdiq në kështjellën e Cloux, afër Amboise në Francë në vitin 1519. Sipas dëshirës së tij, arkivoli u ndoq nga 60 lypsa. U varros në Cappella di Saint-Hubert (Kapelën e Shën Hubertit) në Kështjellën e Amboise. D
ukej që Leonardo nuk ka patur kurrë lidhje të ngushta me gra. Në vitin 1476, u padit anonim për kontakte homoseksuale me një model 17-vjeçar, Xhakopo Saltareli. Leonardo u padit së bashku me tre të rinj të tjerë për sjellje homoseksuale e u lëshua për mungesë provash. Për një farë kohe, Leonardo mbeti nën mbikqyrjen e "Zyrtarëve të natës", një lloj "mbrojtësish moral të rilindjes".
Leonardo është i njohur për vizatimet e tij të mrekullueshme, si "Darka e Fundit" e vitit 1498 që gjendet në Kuvendin e Santa Maria delle Grazie (Milano) (Shën Maria e Hijeshive) që mjerisht që nga viti 1517 filloi të përkeqësohej korja e vezës së përdorur në pëlhurë, në vend të teknikes zakonore (tradicionale) të vizatimit mural, afresku që përfaqësonte për të një pengesë të madhe, pasi nuk lejonte ripunime, ndryshime ose bërjen e mbivizatimit dhe hijezimit. Vepra më e njohur është Mona Liza (e njohur më mirë si La Gioconda (Lozonjarja), që ruhet në Muzeun e Luvrës në Paris, pikturuar në vitet 1503 - 1506.
Ajo do të përfaqësonte të gruan e tregtarit fiorentin, Francesco del Giocondo, por mbi këtë janë zhvilluar teori të ndryshme. Më e fundmja e parashtruar nga studiues gjermanë është marrë parasysh edhe nga ekspertë të Muzeut të qytetin e Shën Pjetërit, në Rusi, bazohet mbi zbulimin e një fakti të ri: ravijëzimi i linjave të fytyrës së Mona Lizës me ato të zonjës së portretit të Caterina Sforza-s të Lorenzo di Credi, e njohur edhe si portreti i "Dama coi gelsomini" ("Zonja me jasmina").
Në këtë pikë, do të dilte se personazhi historik që ka frymëzuar Leonardon nuk do të ishte tjetër se Caterina Sforza, në atë kohë personazh me nam, sepse ishte tashmë zonjë e Forlì-t e Imola-s. Sigurisht, Leonardo ishte shumë i lidhur me këtë portret, si dëshmi e faktit se e solli me vete në Francë në vitin 1517.
Vetëm shtatëmbëdhjetë piktura të tij e asnjë prej gdhendjeve të tij kanë mbijetuar. Leonardo shpesh projektonte piktura të mëdhaja, me shumë shënime e skica, vetëm për t´i lënë në fund në projekte të pambaruara. Në vitin 1481, iu vu detyrë vizatimi për një altar: L'adorazione dei Magi (Adhurimi i të diturve).
Pas projektesh të mëdhaja e shumë skica, vizatimi mbeti i pambaruar dhe Leonardo u nis për në Milano, ku kaloi shumë vite, duke bërë plane e modele për një gdhendje (shtatore) përkujtimore kali të bronztë të lartë 7 metra (Kali i Leonardos Milano).
Për shkak të luftës me Francën, projekti nuk u përfundua kurrë. Falë një nisme vetjake, duke u bazuar mbi disa projekte të tija, një shtatore e ngjashme u përfundua në Nju Jork në vitin 1999. Shtatorja i është dhuruar qytetit të Milanos dhe gjendet tani në hyrjen e Hipodromit të Troto-s të San Siro.
Ende kur ishte në Firence iu besua një afresk madhështor për një mur të Salone dei Cinquecento në Palazzo della Signoria: La battaglia di Anghiari (Beteja e Angiarit), rivali i tij Michelangelo duhej të pikturonte murin përballë. Pasi pati bërë një larmi të pabesueshme studimesh parapërgatitore të punës, la qytetin e murali nuk u mbarua për shkaqe teknike, për të cilat qe vetë përgjegjësi kryesor.
Të fshehtat në librin e shënimeve të Leonardos
Ende më mbresëlënëse se punët e tij artistike, qenë studimet e tij në fushën shkencore e inxhinierike, regjistruar në librin e tij të shënimeve që zënë pothuajse 8 mijë faqe shënimesh e skicash që ndërthurin artet dhe shkencën.
Leonardo ishte majtosh dhe përdori shkrimin pasqyror, pra, shkruante nga e djathta në të majtë, gjatë gjithë jetës së tij. Afria e tij me shkencat ishte e llojit vëzhgues: ai kërkonte të kuptonte dukuritë, duke i përshkruar e rifiguruar gjer në hollësitë më të imta e nuk theksonte eksperimentet apo shtjellimet teorike.
Sipas Leonardos, "shkenca është bija e përvojës". Ai qe i pari që përdori atë që ne sot e quajmë "mënyrë shkencore", jo për më tepër mbi afrinë e tij praktike në kërkimin shkencor (eksperimentimi dhe analiza e dukurive natyrore), sepse edhe shumë dijetarë të tjerë para Leonardos (p.sh. Taleti nga Mileti, Aristoteli, Roger Bacon dhe Arkimedi, tashmë vepronin në këtë mënyrë, por për afrinë e tij matematikore, të asaj që Leonardo përkufizonte "arsye të pafundme të natyrës që nuk qenë kurrë në përvojë" (me një fjalë: që s´kanë ndodhur kurrë). Pra, besohet të jetë e drejtë që Leonardos t´i njihet merita t´i ketë dhënë jetë mënyrës shkencore.
Gjatë jetës së tij, projektoi (parahodhi) një enciklopedi të madhe, që bazohej mbi skicat e hollësishme të çdo gjëje. Megjithëkëtë, pasi që atij i mungonte një edukatë formale e latinishtes dhe matematikës, Leonardoja dijetar (shkencëtar) nuk u njoh (u injorua) nga studiuesit e tij bashkëkohorë.
Ai ishte gjithmonë i magjepsur nga fluturimi. Bëri studime të hollësishme mbi fluturimin e zogjve e projektoi makina të ndryshme fluturuese, përfshirë një helikopter që vihej në lëvizje nga katër njerëz (që nuk do të mund të kishte fluturuar, sepse do të ishte rrotulluar rreth vetvetes) dhe një deltaplan, por që ky do të kishte mundur të fluturonte.
Mori pjesë në shumë autopsi, duke bërë një numër të skicimeve anatomike tejet të hollësishme, duke projektuar një studim të plotë të anatomisë njerëzore e krahasore.
Leonardo shfrytëzoi në veçanti këto dituri anatomike (mbase më të thellat e kohës së tij) qoftë në fushën artistike ashtu edhe në mekaniken: është i tiji projekti i parë i dokumentuar mbi një robot humanoid (si-njeri) rreth viteve 1495.
Shënime të rizbuluara në vitet 1950 në kodikun atlantik dhe në libërtha shënimesh xhepi që datojnë rreth 1495 - 1497 tregojnë skicime të hollësishme mbi një kalorës mekanik, që ishte me sa duket në gjendje të ngrihej në këmbë, lëvizte krahët, kokën dhe nofullat, duke nxjerrë tinguj nga goja (falë një mekanizmi të përparuar goditës të vendosur në lartësinë e gjoksit).
Kalorësi robot i Leonardos ishte parashikuar ndoshta për t´i dhënë shpirt një prej festave Sforceske (Sforca, Dukë i Milanos) të Milanos, sidoqoftë nuk është bërë e ditur të jetë realizuar sadopak.
Në vitin 1502, Leonardo da Vinçi bëri një skicim të një ure me një shtrirje prej 240 metrash, si pjesë e një projekti të inxhinierisë qytetare (civile) për Sulltanin osman Beyazid II. Ishte parashikuar që ura do të ishte vendosur mbi një prej hyrjeve të derdhjes së Bosforit e njohur si Briri i Artë, por nuk u ndërtua kurrë. Vizioni i da Vinçit u ringjall megjithëkëtë në vitin 2001 kur një urë më e vogël, bazuar mbi skicimet e tij, u ndërtua në Norvegji.
Por, midis projekteve të realizuara, është porti-kanal i Cesenatico (Çesenës), vendi i njohur turistik sot në krahinën e Forli-Cesena, rreth 35 km nga qendra e Forlit. Shënimet e tij përmbajnë një numër të madh shpikjesh në fushën ushtarake: mitraloz dhe "tanke" të lëvizura nga njerëz apo kuaj, bomba copëtuese, etj., edhe pse kishte bindjen se lufta është veprimtaria më e keqe njerëzore.
Shpikje të tjera përfshijnë nëndetëset, parashutën, biçikletën, një aparat me rrota të dhëmbëzuara që është menduar si njehsuesi i parë mekanik, një automobil (vetëlëvizës) shtyrë nga një mekanizëm zemberek (sustë) dhe një tezgjahu automatik realizuar së fundi nga Muzeu Kombëtar i Shkencës dhe i Teknikës që prodhon 2 cm pëlhurë në minutë.
Rombikuboctedron nga Leonardo siç u shfaq në Divina Proporzione (Përpjesëtimi Hyjnor) të Luka Paçolit, 1509.
Në vitet që kaluan ai projektoi në Vatikan një përdorim industrial të energjisë diellore, nëpërmjet përdorimit pasqyrash të lugëta (konkave) për ngrohjen e ujit. Në astronomi, Leonardo besonte se dielli dhe hëna silleshin rreth tokës dhe se hëna pasqyronte dritën diellore, sepse ishte e mbuluar me ujë. Leonardo nuk botoi as i shpërndau përmbajtjet e shënimeve të tija.
Ata mbetën të fshehura deri në shekullin XIX dhe nuk patën asnjë vlerë të drejtpërdrejtë për zhvillimin e shkencës dhe teknologjisë deri në kohët tona. Mbi këto baza shkrimtari L. Sprague de Camp, në librin e tij "Inxhinierët e lashtësisë", e mendon Leonardon jo të parin e inxhinierëve modernë sesa "të fundit të atyre të lashtësisë", duke saktësuar se pas kohës së Leonardos filloi praktika e përhapjes dhe botimit të zbulimeve shkencore.
Në vitin 1994, një prej librave të shënimeve të Leonardos, i ashtuquajturi "Codice Hammer" (ex Leicester), u ble nga industrialisti amerikan Bill Gates për 25 milion dollarë. Por shumë nga skicimet e da Vinçit janë sot pronë e familjes mbretërore britanike.
Leonardo ka lënë një sasi të mirë studimesh arkitektonike, skica ndërtesash dhe projekte urash.
Përsosi projekte inxhinierie bashkëkohore, si ato të Francesco di Giorgio (Françesko di Gjorgjo) ose të Filippo Brunelleschi (Filipo Brunesleski), i fortë nga ndihma e matematikanit Luka Paçoli dhe nga dituria e teksteve klasike e bashkëkohore, që mund të ketë ndodhur gjatë ndenjës në Milano, ku pat mundësinë të kryente kërkime e studime mbi problemet e arkitekturës, inxhinierisë ushtarake e qytetare, mekanikës së lëngjeve, akustikës, balistikës, optikës dhe statikës. Si arkitekt ushtarak, Leonardo është vënë në rendin e ditës nga propozimet e ekspertëve më të mëdhenj të kohës së tij.
Pas vitit 1500 do t´i përkushtojë vëmendje studimit të ujërave, duke lënë pas dore prodhimin e modeleve mekanike. Nuk dihet nëse Leonardo të ketë ndërhyrë fuqimisht në projektimin e shumë godinave, por ka dëshmi dhe skica që tregojnë se ai i´u përkushtua projekteve - si bashkëkohës të tjerë - në konceptimin (krijimin) e një qyteti ideal, të strukturuar mbi më shumë nivele rrugore: në nivel më të ulët karrot, në atë më të lartin këmbësorët.
Nuk bëhej fjalë për një ide të parealizueshme të një artisti largpamës, por për një projekt konkret, të studiuar në këndvështrimin e një realizimi të mundshëm përkujtimor, për të cilin megjithëkëtë në atë kohë mungonte organizimi i duhur ekonomik e politik.
Spikatës është realizimi i portit-kanal Çesantik, vendi i njohur turistik sot në krahinën e Forli - Çesena, rreth 35 km nga qendra e Forlit.
Gjenialiteti i Leonardos dhe avujt e misterit
Personi i Leonardos ka qenë gjithmonë i rrethuar nga një tis misteri. Gjenialiteti i tij mbikqyrej me dyshim nga një kohë e ashpër e shpesh tepër të mbyllur në ideologjitë e saj të rrepta.
Duke menduar që një njeri mund sillej në morgje për të seksionuar trupat e kufomave dhe kështu për të kuptuar më mirë anatominë, nuk përfundonte në të vërtetë aspak e natyrshme.
Në një mjedis ende më përshkues të ndikimit të kishës ishte në të vërtetë e lehtë të ndërrohej një studim shkencor i thellë në herezi, por nga i cili një mbështetje që Leonardo të kishte zgjedhur për një besim pagan dhe që shfrytëzonte institucionet fetare vetëm për të nxjerrë përfitim nga komisionet e tyre, ishte shumë rrugë për t´u bërë në luftën kundër keqkuptimeve.
Gojëdhënat mbi Leonardon janë të shumta dhe frymëzojnë ende sot përfytyrime përtej çdo kufiri. Romani "Kodi i da Vinçit", i Dan Brown (Den Braun), është shembulli bashkëkohor më i dukshëm për sa i përket historisë së artistit që ngjall ende kureshti të shumta dhe po ashtu luftë fjalësh. Në tekstin në fjalë analizohen (jo gjithmonë me saktësi) nga pikëpamja simbolike disa prej veprave të tija më të rëndësishme.
Për të përmendur më të njohurën, mjafton të mendohet mbi Mona Lizën: është padyshim turbulluese të mendohet për vizatimin si një vetëportret "femëror" të Leonardos dhe për t´a shpjeguar kështu buzëqeshjen e dyshimtë.
Dihet në të vërtetë se, ai ishte i magjepsur nga të gjithë ato figura të përcaktuara si androgjene (burrërore).
Kjo do të sqaronte edhe pyetjen tjetër të ngritur nga romani: Në Darkën e Fundit, personi i ndenjur në të djathtën e Jezusit nuk është, të paktën sipas interpretimit të paravlefshëm, Maria Magdalena, siç hamendëson autori, por Shën Gjoni pikturuar si në kryeveprat e lëna pas të Shën Gjonit Pagëzor me ravijëzime të ëmbla dhe femërore.
Duke u kthyer tek Mona Liza, e vërteta tashmë e njohur është diçka tjetër: bëhet fjalë në të vërtetë për portretin e bashkëshortes së porositësit Françesko Bartolomeo del Xhiokondo (dhe ja kështu shpjegohet edhe shtysa e emërtimit të tij të dytë dhe pak më të njohur).
Edhe hamendësimet e ndryshme, edhe nëse të bazuara shkencërisht, janë shumë larg nga romantizmi: më e fundit, p.sh., nga studiuesit gjermanë dhe rusë, bazohet mbi një fakt të ri: mbivendosjes së fytyrave të Mona Lizës dhe te "Damës me jasminë" (Mona Liza) të Lorenco di Kredit, portret në të vërtetë i Katerina Sforcas.
Mona Liza, pra, do të ishte Katerina Sforca, sipas kësaj hamendjeje të re. Por bëhet fjalë sidoqoftë për një personazh historik të mirënjohur, dhe që Leonardo vetë ka mundur t´a takonte, pasi pati ndjekur Çezare Borxhia në ekspeditën e tij të pushtimit të Romanjës, ku Katerina Sforca ishte zonjë e Forlit dhe Imolës.
Në këtë mënyrë do të zgjidheshin ata pak dyshime që një hamendje tjetër magjepse kishte ngritur dhe që hamendëson se emri i Mona Lizës mund të lexohet si një anagram (rishkrim) të dy hyjnive egjiptiane të pjellorisë Amon dhe L´Iza, aq të dashura ndër paganët e asaj kohe.
Por pse gjithmonë Leonardoja?
Përse gjithë këto hamendje lidhur me kryeveprat e tija? Sigurisht, ai ishte mjeshtër i madh në fushën e simbolizmit e disa përkime me sa duket të fshehta, por në të vërtetë krejt të dukshme për një sy të vëmendshëm, të pranishme në veprat e tija, e mbështesin ketë, megjithëkëtë duket jo e mençur të mendohet për një qëllim komplotist pas dijenish të tilla.
Ajo që ushqeu flakën e këtij flakadani ka qenë mbi të gjitha zbulimi i pjesëmarrjes se Leonardos ne një shoqatë të fshehtë të llojit mazonik, të njohur me emrin Priorato di Sion (Paria e Sionit?), me të cilën janë lidhur shumë gojëdhëna mes të cilave ajo e Gralit të Shenjtë, por menduar në një mënyrë krejtësisht ndryshe nga dijenia e përhapur popullore.
Qëllimi i Parisë duket të ketë qenë ruajtja e një sekreti që do të kishte mundur të shembte Krishtërimin, apo në të vërtetë zbulesën që Krishti nuk ka pasur kurrë ndonjë pushtet ose fuqi hyjnore dhe që madje, duke qenë vdekatar, të jetë martuar me Maria Maddalenën.
Pasardhësit e sjellë nga prehri i saj do të kishin qenë pra, Grali i Shenjtë i vërtetë që në dokumentet e para shkruhet edhe Sangreal, nga e cila arsyeja gjuhësore mund t´a sjellë Sang Real (Gjak Mbretëror). Nga ky "Gjak Mbretëror" të vendosur nga bijtë e Krishtit, do të pasonte direkt dinastia e Merovingjit. Zbulesa të këtilla tronditëse përçohen nga brezi në brez përmes tre të parazgjedhurish nga një Mjeshtër i Madh.
Dhe është pikërisht ky roli i fundit që Leonardo duket të ketë pasur mes viteve 1510 dhe 1519. Në listën e Mjeshtërve të Mëdhenj të Parisë shfaqen emra të tjerë të dëgjuar si Nicholas Flamel (1188-1220), Sandro Botticelli (1483-1510), Isaac Neëton (1691-1727), Victor Hugo (1844-1885) e Claude Debussy (1885-1918). Ka shumë mundësi që Paria të ketë ekzistuar, por është po aq i dyshimte funksionimi i tij.
Historia e Sangreal-it të shtjelluar këtu është sajuar në fakt në vitet 1950 nga një thashethemëtar me emrin Noël Corbu dhe përhapur falë një shkrimtari të aftë, Gérard de Séde, që u bazua mbi disa dokumente të ardhura në Bibliothèque Nationale (Bibliotekën Kombëtare të Parisit), sot të mbajtura të gjitha si të rreme dhe të mbithurura (sajuara) të hapura në Institutin e Parisit.
Disa fanatikë u kanë venë pak rëndësi këtyre lidhjeve me Leonardon lidhur me Gralin e Shenjtë e me Sindonin. Dhe ja shfaqet hamendja se fytyra mbi mbulesën e shenjtë nuk është tjetër veçse një portret i artistit mbi Krishtin.
Nuk duhet të habitemi se një figurë si e tija mund të ngjallë një kundrim të atillë sa që të lulëzojnë përçartjet, si edhe, duke përballuar temën e alkimisë, një lëndë tjetër të thelluar nga ai, ka një provë më të ulët përsa i përket atij, në kundërshtim me disa, të jetë e vërtetë dhe konkrete.
Për të shmangur nënën e kimisë, ndodhte shpesh që ajo ngatërrohej me magjinë (siç ndodh edhe sot), Leonardo u mor me ç'mitizimin e gurit të famshëm filozofik, duke mbështetur sa qe e mundur faktin se, forcat e dobëta të vëna në lëvizje nga zjarri, i cili është nismëtar i shndërrimeve, mund të sjellë në arritjen e një gjendjeje "nigredo" (zbutje e dukshme kaotike), të aftë të zgjidhë çfarëdo lloj lënde dhe të arrijë pikën e "lëndës së parë" të dëshiruar, në këtë rast pikërisht arrin.
Si përfundim, Leonardo është gjithmonë viktimë e një paradoksi: është e pabesueshme si një dijetar kaq i përkushtuar në artin e përvojës shqisore, të ndodhet ende sot i zënë në rrjetën e ndërthurur të fantazisë.

Kinich-Ahau- 29
Re: Leonardo da Vinçi
Misteret e gjeniut Da Vinci
Biografia e Leonardos është shumë e varfër me të dhëna të sakta dhe bazohet në pjesën më të madhe në shumë spekullime, duke filluar që nga vendi i lindjes, i cili njihet si ferma e Ankanios në Vinçi. Edhe për fëmijërinë dhe rininë e tij nuk kanë ngelur shumë informacione bindëse. Nga e ëma njohim vetëm emrin, Katerina dhe dimë që kur lindi Leonardon ajo ishte 22 vjeç. Me sa duket, martesa me Ser Piero, babain e fëmijës, është e pamundur. Ai i përket një familje noterësh me ndikim të madh në Firence.
Në të njëjtin vit kur lindi Leonardo, Ser Piero do të martohej me një vajzë fiorentine, e cila vinte nga një familje e pasur. Leonardo duhet të ketë ngelur me të ëmën deri në moshën një apo dy vjeçare dhe në atë periudhë qumështi i nënës ishte i vetmi ushqim që mbante gjallë të porsalindurit. Më vonë Leonardo transferohet tek gjyshërit nga babai dhe rritet në çifligun e tyre, duke jetuar në lidhje të ngushtë me natyrën. Nuk e dimë me saktësi se kur Leonardo filloi të vizatonte apo të pikturonte, por talenti i tij artistik duhet të jetë shfaqur në moshë shumë të re.
Firence, qyteti ku filloi gjithçka…
I ati u transferua në Firence, ku do ta merrte edhe Leonardon e ri, të cilin e dërgoi në studion e Andrea del Verokio, skulptor dhe piktor. Nuk dihet me saktësi se kur ai filloi punë pranë mjeshtri të njohur, por dimë se, që prej vitit 1469, Leonardo jetoi dhe punoi tek Verokio. Në atë periudhë Firence ishte qëndra kryesore artistike e Italisë, si dhe qyteti më i hapur ndaj çdo të reje në fushën e artit. Leonardo njihet me artin e Rilindjes së hershme në studion e mjeshtrit të tij, por do ta ndesh atë edhe nëpër rrugët dhe në kishat e qytetit.
Në moshën njëzet vjeçare Leonardo bënte pjesë zyrtarisht në rrethin e piktorëve fiorentinë. Tani mund të kryente punë me porosi që vinin në emër të tij, edhe pse vazhdonte të bashkëpunonte me studion e Verokios. Bashkëkohësit e përshkruanin si një burrë me një bukuri të pazakontë, me një karakter të këndshëm dhe të komunikueshëm, gjithmonë të veshur me shumë kujdes. Në këto vite, interesi i tij ishte i përqënduar drejt pikturës. Si asnjë artist tjetër, Leonardo zotëronte aftësinë për t’i dhënë jetë pikturave të tij.
Leonardo do t’i përkushtohej gjithashtu, studimeve më të hollësishme të anatomisë dhe përzgjodhi kufomat e një spitali fiorentin. Ishte gjithmonë e më i dhënë pas misterit të trupit të njeriut dhe pas misterit të jetës në përgjithësi.
Milano dhe njeriu universal…
Më 1482 Leonardo do të transferohej në Milano dhe do të punonte për llogari të Dukës Ludoviko il Moro, si piktor dhe inxhinjer, pasi fitoi titullin pictor et ingeniarus ducalis. Ashtu siç dëshmon edhe një biografi e artistit, Leonardo erdhi në oborrin e Dukës jo si piktor, por si muzikant. Ai ishte ftuar në Milano për t’i sjellë si dhuratë Ludovokos il Moro një lirë, një instrument që Leonardo dinte ta përdorte me mjeshtri. Do të qëndronte në oborrin e familjes Sforca për 18 vjet, deri sa ata humbën pushtetin. Atje Leonardo gjeti atë që qyteti i tij nuk ia dha dot: sigurinë e një jete të kamur dhe mundësinë të vinte në provë aftësitë e tij në fusha të ndryshme. Ai punoi si skenograf dhe u mor shumë me portretet dhe me projektet arkitektonike të një statuje madhështore me kalë, që i kushtohej krijuesit të dinastisë Sforca. Leonardo ishte i lumtur që mund t’i përkushtohej edhe interesave të tjera që kishte, përveç atyre në fushën e artit. Kështu ndiqte me shumë interes problemet teknike, mbikqyrte punët e kanalizimeve të qytetit, projektonte makineri lufte dhe shpikje të tjera.
Nga një artist i thjeshtë, Leonardo u transformua në një njeri universal ose më saktë në një individ, kultura e larmishme e të cilit, i lejonte të përballej me shumë çështje të artit dhe shkencës. Gjatë qëndrimit në Milano, qëllimi kryesor i Leonardos u bënë eksperimentet e anatomisë për studimin e lëvizjes, që nga botanika, deri tek zoologjia, madje edhe tek gjelogjia dhe meterologjia. Ky qëllim në vetvete, ishte piktura perfekte. Gjatë qëndrimit në Milano, Leonardo hodhi në letër në mënyrë tepër të detajuar mendimet dhe idetë e tij. Mbushte me qindra fletë me skica dhe shënime, të shkruara në menyrë të hollësishme.
Si shumë mëngjërashë, e kishte më të lehtë të shkruante nga e djathta në të majtë, për të mos fshirë me dorë bojën e shkrimit. Qëndrimit të tejzgjatur në Milano në shërbim të Ludovikos il Moro, do t’i vinte fundi parpritur, me futjen në qytet të trupave franceze. Në kërkim të klientëve të rinj, Leonardo do ta linte Lombardinë dhe do të kthehej në Firence, duke kalur në fillim në Mantova dhe Venecia. Do të fillonte të bënte piktura të shumta në numër, pa arritur t’i përfundonte dhe do t’i kushtonte shumë kohë studimeve matematikore.
Më në fund do të kthehej në Firence, ku pas 1500-ës do të takohej me dy artistët me të njohur të kohës: Mikelanxhelo Bunaroti, i cili do të bëhej kundërshtari i tij i betuar dhe me të riun Rafaelo da Urbino, i cili do të studionte me shumë interes veprat e tij, ndër të tjera edhe “Xhokondën”, në atë kohë akoma e papërfunduar.
Kush është Xhokonda?
Titulli i Xhokondës apo Mona Lizës, duhet të ishte në vërtetë Portreti i damës, duke qenë se deri më sot nuk është bërë i mundur asnjë indentifikim i sigurt i gruas së portretit. Xhorxho Vasari tregon se Leonardo ka pikturuar gruan e tregtarit fiorentin Françesko del Xhokondo, prej nga vinte edhe titulli i pikturës. Ka mundësi që Leonardo ta ketë marrë këtë porosi më 1503, kur Liza ishte njëzet e katër vjeç.
Sipas burimeve të tjera, vepra ka qenë e porositur nga Xhuliano de Mediçi dhe përfaqëson “një farë dame”, ndoshta një kurtizane. Ka shumë mundësi që në punë e sipër, artisti t’i jetë larguar projektit fillestar duke transformuar kështu një portret realist, në një vepër ideale, në një kryevepër të pashoqe. Piktura nuk do t’i dorëzohej asnjëherë atij që e porositi dhe artisti do ta mbante gjithmonë me vete. Rafaelo ka mundësi qe ta ketë parë veprën në studion e Leonardos përpara se ta përfundonte. Vepra e Rafaelos, Portreti i Madalena Donit, paraqet një grua në të njëjtën pozë si Xhokonda, edhe pse Rafaelo nuk ka vënë në dukje as buzëqeshjen enigmatike, as pejsazhin e sfumuar, as ngjyrën e errët të kromuar të pikturës origjinale, duke realizuar kështu nje vepër, e cila i qëndron larg tërheqjes misterioze të Monalizës.
Takimi i dy mjeshtrave te artit…
Në Firence, aty diku midis viteve 1503 dhe 1506, do të ndodhte takimi i dy gjenive të mëdhenj: Leonardo da Vinçit dhe Mikelanxhelo Bunarotit. Leonardo i kishte kaluar tashmë të pesëdhjetat dhe mund të mburrej me karrierën e tij të një niveli të lartë, ndërsa për Mikelanxhelon sapo kishte filluar të flitej rreth veprave të tij të mëdha. Ai kishte marrë formimin në Firence dhe Davidi i tij (1501-1504) përfaqësonte skulpturën e parë të vërtetë monumentale, që nga koha e Antikitetit. Një komision artistësh, ku bënte pjesë edhe Leonardo, vendosi ta zgjidhte Davidin si simbol të Republikës së Firences dhe ta vendoste atë në pjesën e jashtme të Palazzo della Signoria në Firence.
Në atë periudhë konkurenca midis artistëve cilësohej si pjesë e vetë profesionit: vetëm nga përplasja e të dyja palëve, mund të lindnin rezultatet maksimale. Ndërkohë që Mikelanxhelo e konsideronte skulpturën si formën më të lartë të artit, Leonardo shprehte në shkrimet e tij një lloj skepticizmi në lidhje me këtë. Pavarësisht kësaj, Leonardo ngelej shumë i befasuar nga nudot heroike të Mikelanxhelos.
Por, Leonardo fshihej tek theksimi i tepruar i muskulaturës. Siç mund të shihet tek Nudo maschile (1506-1508) ai e ka kopjuar Davidin, duke i dhënë figurës përmasa më të plota dhe të rënda. Më 1503 do të vinte një sfidë e drejtpërdrejtë midis dy artistëve: qeveria fiorentine vendosi t’i ngarkonte Leonardos dhe Mikelanxhelos, detyrën e afreskimit të sallës së Maggior Consiglio, të Palazzo della Signoria.
Vitet e fundit…
Në jetën private të Leonardos shënohet një takim shumë i rëndësishëm, ai me Françesko Melzin, i biri i një fisniku, i cili do të hynte në studion e tij si nxënës. I riu i talentuar Melzi, do të bëhej shumë shpejt një nga miqtë më intim të piktorit.
Më 1517 Leonardo do ta pranonte ftesën e Françeskos I, që në atë vit kishte marrë fronin e Francës. Sovrani francez e vlerësonte shume artin italian dhe mbledh në oborrin e tij artistë të shumtë nga Italia. Ai i vuri në dispozicion Leonardos , i cili kishte ardhur në Francë me të riun Melzi, fermën e fshatit Cloux. Në këtë periudhë artisti nuk pranonte punë që kërkonin shumë impenjim. Dora e djathtë iu paralizua dhe, edhe pse mund të punonte me të majtën, preferonte t’ia linte pikturat nxënësit të tij Melzi.
Leonardo tashmë 77 vjeçar, e prekte gjithmonë e më rallë penelin. Më 1519 Leonardo sëmuret rëndë. Më 2 maj të po këtij viti, do të ndahej nga jeta dhe do të varrosej në Saint Fiorentin, në Amboise, ashtu siç e kishte lënë në testamentin e tij. Për fat të keq, nuk ka ngelur asnjë gjurmë nga varri i tij.

Odin- 513
Re: Leonardo da Vinçi
Rëndësia e njeriut virtual të Leonardo da Vinçit
Njeriu virtual i Leonardo da Vincit është një nga simbolet më të njohura të periudhës së Rilindjes. Por, çfarë e bën këtë njeri duke qëndruar në një rreth dhe një shesh?
Video shpjegon se problemi i vjetër matematikor zgjidh problemin me njeriun virtual te Leonardo Da Vincit.

Equinox- 207
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi