EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Legjenda e miteve

Shko poshtë

legjenda - Legjenda e miteve Empty Legjenda e miteve

Mesazh  Neo 20.04.09 18:30

Legjenda e miteve

Mitet e lashta përbënin një thesar të vërtetë diturie. Tek ato ruhet e gjithë dituria e traditave. Shoqëritë tradicionale janë të lidhura me traditat e përjetshme, kishin mite, initacione dhe rituale.

Miti është afrimi i një realiteti psikologjik ose shpirtëror. Përbën një realitet që ka ndodhur dhe themelon zhvillimin e ardhshëm të një populli apo të një gjendjeje. Do të thonim se, Miti është një histori e shenjtë.

Mitet përbëjnë historinë e veprimeve të Qënieve Mbinatyrale ose të Perëndive.

Janë absolutisht të vërtetë dhe të shenjtë, pasi përshkruajnë veprën e Perëndive. Tregojnë një "krijim" dhe kështu themelohen si modele prototipe sjelljeje për imitim. Shoqëritë tradicionale kishin si qëllim kryesor, përshtatjen e mënyrës së sjelljes së tyre me modelin e mitit, model që për ata përbënte veprimin e heroit apo Perëndisë. Konsideronin mitet si shprehës të së vërtetës, që mund të jepnin zgjidhje për çdo lloj problemi të rëndësishëm të ekzistencës së tyre.

Nëpërmes studimit të miteve mësojmë për fillimin e gjërave dhe mënyrën se si mund t'i trajtojmë me vullnetin tonë. Një nga karakteristikat bazë të miteve është se përdorin gjuhën simbolike, gjuhën e simboleve dhe janë shumëdimensionalë, kanë shumë interpretime dhe fshehin brenda tyre
shumë mësime.

Simbolet përbëjnë gjuhën shprehëse të miteve, janë format të cilat sjellin esencat, forma në të cilat mishërohen Arketipet.

Fjala simbol vjen nga greqishtja "Simvolo - sim valo - sjell bashkë me mua, brenda meje". Simboli është një lloj zarfi (forma) që fsheh brenda tij një letër (esenca). Është ai që bashkon të sipërmen me të poshtmen, ose të brendshmen (e shenjta) me të jashtmen (profaniteti).

Simbolet nuk janë krijesa të njeriut, sepse atëherë do të flisnim për shenja apo logo.


Simbolet janë forma që vetë natyra ofron dhe për këtë njihen nga të gjithë njerëzit, sigurisht, pavarësisht faktit se kjo e bën shumëdimensional, pasi çdonjeri ka anën e tij interpretuese, pasi
çdonjeri nga ne është një qënie unike.

Apo nese do të shpreheshim më drejtë, do të thonim se simboli "i flet çdonjeriu në gjuhën që ai kupton", sipas nivelit të ndërgjegjes së tij. Miti duhet të përjetohet dhe pasi të bëhet një gjë e tillë, atëherë aktivizohen të gjitha faktet që ai përshkruan. Kjo quhet initacion.

Initacioni është rezultati që del nga përjetimi i mitit, domethënë ngritja e ndërgjegjes së njeriut një shkallë më lart. Është një ndryshim i dimensionit të ndërgjegjes që lejon kuptimin e të vërtetave
superiore që miti përshkruan. Initacioni përbën një proces rinovimi brendësor.

Gjatë përjetimit të një miti, domethënë gjatë një ceremonie - rituali, një karakteristikë e rëndësishme është se ideja e kohës siç e përjetojmë ne çdo ditë, pushon së ekzistuari. Njeriu arrin për pak momente, ndërgjegjësimin e përjetësisë, duke përjetuar diçka nga ajo që quajmë

Kohë Mitike ose Koha e Përjetësisë.

Kështu, Miti ndodhet në një dimension më lart se ai njerëzor dhe tokësor. Shfaqja e mitit shndërron
kohën në mitike, në një të tashme të përjetshme. Miti "është" gjithmonë dhe mbetet solid, nuk tretet, nuk vdes dhe as nuk zhvillohet.

Njerëzit mund ta harrojnë për një kohë të caktuar, por miti nuk vdes, thjesht "fshihet". Rishfaqja
e mitit quhet ceremoni. Ceremonitë përbëjnë mjetet me të cilat e vërteta që shpreh një mit mund të përceptohet. Është përsëritja në kohën historike njerëzore, të ngjarjeve të Kohës së Madhe

Mitike që i referohet miti. Nëse do t'i jepnim një përcaktim ceremonisë, do të ishte: Ceremoni është çdo veprim që bëhet me vetëdije dhe me qëllim.

Dhe kështu, rezultati është initacioni, shndërrimi, ndërgjegjësimi i thellë i së vërtetës të mitit dhe ngritja e ndërgjegjes në një dimension me të lartë. Sigurisht që ekzistojnë nivele initacionesh,
sepse shndërrimi brendësor nuk mund të jetë i njëjtë tek të gjithë njerëzit dhe kështu, shoqëritë tradicionale flisnin për nivele initacioni.

Duke u bazuar mbi të gjitha ato që thamë më lart, është e qartë se një shoqëri tradicionale zotëron mite, të cilat kryen nëpërmes ceremonive, në mënyrë që të rikthehet initacioni tek njerëzit e shoqërisë. Dhe këto krijojnë komunikimin e Qiellit me Tokën.

Dhe kjo është rruga që të gjithë njerëzit jemi të destinuar të përshkojmë: nga injoranca, të ngjitemi deri tek dituria hyjnore, deri në shkallën e fundit qiellore që udhëheq tek e vërteta, në zemrën e Mitit.

Miti ekzekuton një funksion të domosdoshëm: shpreh, ripërjeton dhe kodon dijet, doktrinat dhe besimet, mbron dhe imponon principet etike, siguron efikasitetin e ceremonive dhe ritualeve dhe ofron rregulla praktikë sjelljeje për përdorimin e njerëzve në jetën e tyre të përditshme dhe jo vetëm. Miti është një element esencial i qytetërimit njerëzor.

Është një realitet i gjallë, i ngulitur thellë në kujtesën prehistorike të racës njerëzore.

http://dituri.wordpress.com
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi