EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Krijimi i Miteve

2 posters

Shko poshtë

Krijimi i Miteve Empty Krijimi i Miteve

Mesazh  Zattoo 17.08.11 0:40

Krijimi i Miteve

Krijimi i Miteve Dioses-mitologia-griega-715x257

Në kohët e lashta, mitet i ndihmonin njerëzit që të kuptonin botën përreth tyre.

Përpara bulimeve shkencore, besohej se Hëna, qielli apo fatkeqësitë natyrore ishin të mbinatyrshme. Njerëzit krijonin rrëfime për t’i shpjeguar ato si dhe ngjarje të ndryshme historike.

Me kalimin e kohës, këto mite besoheshin si të vërteta. Për diellin ka shumë tregime. Raja, perëndia e lashtë egjiptiane e Diellit, e kalonte gjithë kohën në një varkë. Atë mund ta shihje tek shëtiste nëpër qiell gjatë ditës, por natën zhdukej nën dhe. Virakoka, perëndia inkase e krijimit, urdhëronte Diellin, Hënën dhe yjet që të ngriheshin nga liqeni Titikaka dhe të ndriçonin botën. Inti, perëndia Diell, ishte babai i të gjithë perandorëve.

Kur Perëndesha japoneze e Diellit, Amaterasu, fshihej në një shpellë për t’u shmangur lojërave të kota të vëllezërve të saj, bota zhytej në errësirë. Perëndesha e Diellit e indianëve çeroki në Amerikë, qau me të madhe dhe u fsheh kur i vdiq e bija nga kafshimi i një gjarpri. Bota u errësua dhe lotët e saj shkaktuan përmbytje të madhe. Një mit tjetër interesant, vjen nga Meksika.

Meksikanët festojnë Ditën e të Vdekurve më 1 nëntor çdo vit. Familjet u luten shpirtrave të të afërmve të tyre të vdekur, me shpresë se do të kthehen në Tokë atë natë. Familjarët ndezin qirinj që shpirtrat të gjejnë rrugën për në shtëpi. Por nuk ka vetëm mite antike, pasi ekzistojnë edhe ato urbane.

Sot ka shumë mite e legjenda që fillojnë si shaka apo si histori dhe ato më interesantet, përhapen shpejt nga njerëzit. Ja disa prej tyre: - Nëpër kanalet e ujërave të zeza në Nju-Jork, enden aligatorë të egër të cilët i ka hedhur dikush në WC, kur ishin të vegjël. –Po ta përtypësh çamçakëzin, mund të qëndrojë i patretur 7 vjet në stomak. – Një grua ndryshoi stilin e flokëve pas shumë vitesh dhe me këtë rast në flokët e saj një fole me merimanga vrasëse.
Zattoo
Zattoo

600


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Krijimi i Miteve Empty Re: Krijimi i Miteve

Mesazh  Luli 13.09.11 8:30

Mite, art e shkencë

Mitet janë krijimtari dhe art. Ato përbëhen nga përralla, legjenda e folklor. Sot qarkullojnë shume hipoteza se si arti gjithmonë i ka paraprirë shkencës dhe shembuj sillen krijues, shkrimtarë, piktorë, skulptorë si da Vinci, Mikelanxhelo, Verne, H. G. Wells, e të tjerë.

Eshtë thënë se pyetjes se si e fillonte punën për një skulpturë të re, Mikelanxhelo iu përgjigj se së pari e imagjinonte statujën brenda gurit të mermertë që do të gdhendte dhe pastaj i vinte detyrë vetës që t’a pastronte atë nga pjesët që mbulonin pamjen e imagjinuar.

Duke zevendësuar pjesët e tepërta (+)me hapësira boshe (-), ai lejonte daljen e skulpturës ne dritë. Më vonë Njutoni do ta përdorte këtë koncept artistik për parashrimin dhe zgjidhjen e problemeve algjebrike në librin e tij “Universal Arithmetick”.

Nuk ka shkencë pa zbukurime, dhe jo art pa fakte, do të thoshte V. Nabakov. Por artisti a krijuesi trajton jo vetëm pamjen e jashtme te realitetit, por edhe të brendëshmen që përbehet nga fantazi, mite, endërra, ndjenja, shpirt. Deri para një shekulli, shkencëtarët merreshin vetëm me anën e jashtme të lëndës duke studiuar formën, lëvizjet, përbërjen fizike, forcën.

Në vitin 1905, Ajnshtajni doli me idenë se drita mund të jetë objekt fizik I përberë nga grimca shume të vogla të quajtura fotone. Kjo ide tronditi qarqet shkencore të kohës dhe shumë shkencëtarë u distancuan prej saj.

A nuk ishte provuar për qindra vjet me eksperimente se drita ishte thjesht një valë, ndërsa tani Ajnshtajni, i ri në moshë e në shkencë, thyente cdo ligj shkencor duke thënë se drita përbëhej nga grimca fizike.

Më 1926, Niels Bohr hodhi hapin e guximshëm për t’i pajtuar këto dy rryma duke paraqitur sintezën se drita nuk ishte as valë e as grimcë, por përbëhej nga të dyja; njohja e këtyre dy aspekteve kre jt të ndryshme ishte e nevojëshme për përcaktimin e dritës; njera pa tjetrën ishte jo e plotë, thoshte Bohr. Dhe kështu lindi fizika quantike.

Për Ajnshtajnin thuhet se mohonte ekistencën e Zotit dhe një letër e tij mbi këtë cështje u shit kohët e fundit afro 250 mijë dollarë. Por shpesh pak rëndësi ka se cfarë thuhet, sepse me me idenë e tij, Ajnshtajn ndihmoi për të provuar se drita është edhe materie.

Por u nisur nga një arsyetim i ngjashëm i përmbysuar, del se bota është jo vetëm fizike por edhe shpirtërore.

Ajnshtajni ishte hebre dhe Talmudi (libri i shenjtë hebraik) përmban edhe një bisedë midis Zotit dhe Abrahamit; “Po të mos isha Une, ti nuk do të ekzistoje” - “Po Zot është e vërtetë e të jam mirënjohës. Por po të mos isha unë, Ju nuk do të njiheshit”.

Ky dialog bëhet midis natyrës dhe njeriut, trupit dhe shpirtit, kohës dhe hapësirës, mitit dhe krijimit, e njeriut ne vetvete midis pjesës së djathtë e të majtë të trurit.

Gjithashtu dialogu Zot - Ambraham tregon se njeriut gjithmonë i është dashur të besojë e njëkohësisht të shohë me dyshim atë që beson. Pra kjo ndarje dy pjesëshe ka ekzistuar që në fillim, prandaj edhe miti duhet pare e shiget si mjet alegorik që tregon një histori të ndërlikuar e me shumë kuptime. Dionisi e Apolloni ishin vëllezër, bij të Zeusit.

Sipas mitologjisë, Dionisi ishte Perendi e qejfit, dhimbjes vuajtjes, bukurisë, cmendurisë, terrorit. Apolloni ishte Perëndi e arsyes, shkencës, mjekesisë, ligjit e dijes. Thuhet se ai i fitoi keto veti kur pushtoi orakullin e Delfit që deri atëherë mbahej nga perëndia Pan, i cili për nga karakteri ngjante shumë me Dionisin.

Gjithashtu Apolloni vrau edhe gjarpërin gjigand Python që ruante këtë tempull. Python ishte i shenjtë për Dionisin. Duke iu referuar legjendës, Herodoti thotë se në lashtësi, Tempulli i Delfit u pushtua nga enkelenjtë > “ngjalë”, që ishin Ilirë < hit. “Illurjanka” > “gjarpër”, të cillet më pas u zhduken ose u shpërndanë.

Duket se Apolloni shënon tërheqjen e ilirëve nga zona e Delfit dhe ardhjen e helenëve. Miti thotë se Apolloni e arriti këtë duke përdorur një armë të re; harkun dhe shigjetën, që mund të merret si metaforë e fitores së të resë mbi të vjetrën, popullsisë së ardhur ndaj asaj autoktone.

Gjithashtu ky mit i ngjan edhe tregimit të Biblës mbi Adamin, Evën, gjarpërin dhe mollën në kopështin e Edenit.

Apollo > greq. “mollë”. Megjithëse Dionisi e Apolloni ishin krejtesisht të kundërt për nga karakteri, ata kishin një gjë të përbashkët; të dy ishin perëndi të muzikës. Dionisi trashëgoi nga Pan, flautin, pararadhës i instrumenteve të sotëm frymorë, si trompa, saksofoni, klarineta. Ndërsa Apolloni i cili ishte më serioz e përmbajtur, morri përsipër lirën, pararadhëse e harpës, violës e violinës. Sipas mitit, lira e Apollonit kishte gjithmonë 7 tela, një për cdo zanoreve.

Thuhet se Platoni, përkrahës i muzikës apolloniane e cila krijonte një atmosferë të qetë e menduese, ishte kundër muzikës dionisiane, plot zhurmë e ritëm, dhe shpalli se në “Republikën” e tij do të lejohej vetëm muzika apolloniane. Këto dy forma të ndryshme muzike, janë ende të pranishme; njëra e thelle, serioze e tjetra e lehtë, shfrenuese.

Kështu, nuk është as e rastit që në të gjitha orkestrat simfonike, në reshtin e parë vendosen instrumentet me tela, pasardhese të lirës së Apollonit, ndërsa vegla frymore vendosen pas. Dhe e kundërta ndodh në xhaz, një formë dionesiane e muzikës, ku saksofoni, trompa e klarineta e veglat e tjera frymore dalin në ballë dhe pas tyre vijnë instrumentat me tela.

Astrit Lulushi
Luli
Luli

"Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"

861


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi