EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Legjenda e Gurit

Shko poshtë

Legjenda e Gurit Empty Legjenda e Gurit

Mesazh  Agamemndon 06.02.14 14:31


Legjenda e Gurit*

Legjenda e Gurit ClickHandler.ashx?du=http%3a%2f%2fmw2.google.com%2fmw-panoramio%2fphotos%2fmedium%2f21448965.jpg&ru=http%3a%2f%2fmw2.google.com%2fmw-panoramio%2fphotos%2fmedium%2f21448965.jpg&ld=20140206&ap=1&app=1&c=omigahosted&s=omigahosted&coi=772&cop=main-title&euip=130.0.25.91&npp=1&p=0&pp=0&pvaid=db06805b71ef472cbfff98667b59ec8b&vid=72203997.4190137242415.1390300859.6&fcoi=417&fct

Nga nje kohe e larget qe kur nuk mbahet mend,
erdhi kjo ndodhi si gjeneze per nje vend.
Ishte koha kur njeriu me natyren njehesuar,
dhe kur nevoja ja donte ne evolim per te shkuar.

Ne shpellat e nje mali ku kreshtat puthnin rete,
mbijeteses i benin balle nje grup me pese vete.
Ishte natyre e eger nuk kishte asgje tjeter,
shqiponjat edhe njerezit ne ate vend ishin mbreter.
Gjithandej pereth nga egersirat rrethuar,
jeta po shtrengohej risqet ishin shtuar.
Vargu i gjate thepisur binte mbi nje lugine,
shkembinjte qe i rinin sere ja shtonin ashpersine.
Gjithe shpati si damare nga perenjte pershkuar,
vendi prej rekeve nga bimesia ish zbuluar.

Ketu jetonin babai e jema dhe tre djemte e tyre,
keta e sundonin ate vend ne nje fare menyre.

-Bijte e mij,-u tha nje dite-u lodha,nga kjo jete i munduar,
pse te mos zbresim ne lugine jeten per ta shkuar.
Kjo kohe po na rendet mes te ftohtit me egersira,
ta mendojme per jeten si te jete me e mira.
Ne tashme e dime si gurin ta latojme,
dhe do mundemi vedbanimin tone ta zbukurojme.
Po nje gje u them,jo ku duam do te shkojme,
ku te na ndihe fati dhe ku zotat keshillojne.
Hidhni nje sy poshte ku gjarperon ai lume,
atje ku gjallon bimesia aty dua une.
Shihni c'hijeshi ka,nga bukuria mbuluar,
duket si parajse nga perendite e dhuruar.
Kjo lugine ka uje e jete kudo qe te shkojme,
po ne ku na thone zotat aty do te ndertojme.
Jeta neper guva kaq e pati perdite e mendoj,
puna na mesoi,perpara do te shkoj.

Djemte e degjuan te gezuar,po s'luajten nga aty,
vec te tunduar shoqi shoqin pane ne sy.
Ata djem te fuqishem,te tre kapedane,
fjale pak,te duruar,pa ze ndiqnin te ane.

-Ku shkembi qe do hedhim te ndale rrugen nga mali.
aty i bie qe dhe fati jone te ndali
Do zgjedhim se bashku per ta bere kete risi,
zotat do na bekojne e do kete pavdekesi.
Pas kesaj ngriti duar lart nga qielli u drejtua,
-o perendi e te drejtes,drejto fuqi tek mua.
Per ate diell qe na jep jete e shprese,
ate qe ju me thoni, ajo do te mbese.
Ne stuhi do mendojme qe ta bejme kete rit,
te vrasim syne e keq,mos zemerohen perendit.

E keshtu ne diten e furtunes,ashtu si fati e solli,
babai me te bijte ne maje te shkembit doli.
Me mendje te kthjellet e shprese nga bekimi i mare,
shpatat ngjeshur ne brez e zemrat plot me zjarr.
Babai si mori fryme thelle ngriti doren perpjete,
ate cast vetem dy gjera ndrinin shpatat dhe rrufete.
Ne mes te rrebeshit kaq sokelliti ky njeri,
sa mbeti dileme sikur u shfaq perendi.
Klithma u perhap si piskame ne suferine,
kur metali ra mbi gurin si te ish vetetime.

Shkembi u nda ne mes sikur ndoqi ate deshire,
copa qe u pre mori rokullimen ne rrepire.
Ajo mase gjigande la vrage te madhe tek shkoi,
poterja dhe oshetima vendin e mbuloi.
Si mbaroi "golgotane" guri zuri vend,
te gjithe brohoriten si te ishin ne nje mend.
ne thirje e siper nisen rrugen tatepjete,
hapat e tyre sikur ndiqnin rrekete.

Ne fund ndaluan,gjokset frymonin pa pushim,
mbi gurin e madh hipen te gjithe me gezim.
Me pas thirjet pushuan,pasoi nje qetesi,
burri i mencur s'nguroi e nisi me porosi.
-Bijte e mi,keshtu ka qene e thene te nise kjo histori,
me pune e me zell ta shtyjme per mbaresi.

Pastaj u afruan afer si ne traditen e lene,
te lidhnin betimin per fjalen e dhene.
Bene duart bashke,per cu tha u be,
ne bese brohoriten te katert ne nje ze.
Dhe nje lutje e thane:"Si dielli deshirofte,
paqja,urtesia,puna ne kete vend mbreterofte".
Dhe ne fund plaku:
-Qe ne jete te jeteve kjo bashkesi te kete jete,
une vendos kete vend ta therasim PERMET.

Dhe vertet ,ashtu si besen asgje nuk e mer,
ky vend qe atehere eshte mbuluar me nder.
Simbol i jetes ne mencuri dhe harmoni,
rubin i Shqiperise i mbuluar me lavdi.

*)Guri i Qytetit ne Permet.
Agamemndon
Agamemndon

Besim do të thotë të besosh diçka që e di që s'është ashtu.

— Mark Tuein


195


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi