EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Përse Koincidencat nuk janë të Rastësishme

Shko poshtë

Përse Koincidencat nuk janë të Rastësishme Empty Përse Koincidencat nuk janë të Rastësishme

Mesazh  gjilanasi 02.05.17 23:31

Përse Koincidencat nuk janë të Rastësishme Untitled

Gjithkush është përballur me një situatë koincidence që nuk ka mundur ta shpjegojë dot. Për shembull për një moment vendos t'i bësh një telefonatë një miku të vjetër, dhe po në atë çast ky mik të telefonon.
Ose i bëni vetes një pyetje dhe e gjeni përgjigjen e kësaj pyetjeje në formën e mbishkrimit në një murë apo libër.

Dhe shpesh kur koincidencat perfekte ndodhin, është e pamundur të besosh në to.

Një shembull i mirë i këtij fenomeni është shembulli i historisë së aktorit Anthony Hopkins. Ishte në prag të xhirimit të një filmi që quhet "The Girl from Petrovka" (Vajza nga Petrovka), bazuar në librin e George Feifer. Për të njohur karakterin e tij, atij i duhej versioni origjinal i librit, të cilin nuk e gjeti dot në asnjë librari apo bibliotekë, apo nga miqtë. Aktori thuajse i humbi shpresat, por befasisht një ditë ai spikati një kopje të librit të shumëkërkuar në një stol pranë një metroje. Më pas, teksa udhëtoi për të xhiruar filmin, Anthony u takua rastësisht në aeroport me autorin e novelës, George Feifer. Autori po i ankohej se i kishte dhënë hua kopjen më të mirë të librit të tij me shënime një miku. Por ky mik e kishte humbur këtë kopje diku në stolin e një stacioni metroje.

Ndjehet sikur të gjithë ngjarjet në botë, të gjithë njerëzit, të gjitha fenomenet janë të lidhura nga fije të padukshme të cilat xixëllojnë aksidentalisht. Dhe sipas psikiatrit të famshëm Karl Jung, kjo është e vërtetë. Ky fenomen quhet sinkronizim; ndoshta është gjëja më e mistershme e universit tonë.

Jung erdhi në konkluzionin se ekziston një lidhje e afërt midis një personi dhe ambjentit të tij. Ekzaktësisht, mes hapësirës, kohës, të ndërgjegjshmes dhe të pandërgjegjshmes. Në momente të caktuara kohore, nën ndikimin e kuptimeve objektive, të cilat janë relevante për personin, del në pah atraksioni më i fortë.

Kjo lidhje e afërt është mes nesh dhe njerëzve që na rrethojnë, ka më shumë të ngjarë që kur vërejmë edhe gjënë më të vogël, do ta bëjmë shumë të rëndësishme. Këto gjëra mund të jenë reklama, këngë, takime, imazhe, biseda apo aroma.

Sigurisht që nuk mund të jemi 100% të sigurtë për këtë fenomen. Por ndonjëherë kjo mistikë na ndihmon të veprojmë, të marrim vendime, madje të ndryshojmë radikalisht jetën tonë. Duhet thjeshtë të jemi më të kujdesshëm dhe të hapur për të krijuar mundësinë e sinkronizimit. Pa dyshim që edhe Don Zhuani kishte përvojnë e tij kur thoshte: "Një koicidencë e mirë është një formë veprimi".

Madje edhe ky artikull mund të jetë rezultat i sinkronizimit. Ndoshta po kërkonit një shpjegim për të gjitha koincidencat, ndoshta po prisni për një shenjë. Ja ku është.
gjilanasi
gjilanasi

361


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi