EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rusia përtej reales - Revolucioni i tetorit

Shko poshtë

Rusia përtej reales - Revolucioni i tetorit Empty Rusia përtej reales - Revolucioni i tetorit

Mesazh  Solomoni 31.03.17 10:10

Rusia është mbërthyer në një betejë mes historisë zyrtare (historia e shtetit) dhe kundër-historisë (historia e shoqërisë civile dhe kujtimeve të njerëzve). Me njëqind vjetorin e Revolucionit të Tetorit këtë vit, përplasja do të zhvendoset në qendër të jetës publike.

Presidenti Vladimir Putin është mishërimi i nostalgjisë, jo aq shumë për kohërat sovjetike, se sa për shenjtërimin që ajo periudhë i bëri shtetit, gjë e cila i mundësoi qeverisë – si thuhet në gjuhën moderne – “lajmet e rreme”, për të çuar përpara qëllimet e veta. Në fakt, Revolucioni i Tetorit nuk kujtohet pa ankth. Vetëm fjala “revolucion” është e neveritshme për elitat moderne ruse, pasi ka një tendencë që të paraprihet prej epiteteve “portokalli” ose “ngjyrë”. Në të njëjtën kohë, revolucioni ishte një moment i rëndësishëm në historinë e Rusisë, dhe si pasojë, një burim identiteti kombëtar.

Për Partinë Komuniste, përvjetori është një shans i qartë për t’u prezantuar si pasardhësja e një tradite të madhe dhe jetëgjatë antikapitaliste, ndonëse një që, sot bën bashkë mësimet marksiste-leniniste, dhe mësimet e Kishës Ortodokse Ruse. Por Partia Komuniste nuk është më në pushtet, dhe për ata që janë, është shumë më e vështirë që të artikulojnë një qasje koherente ndaj njëqind-vjetorit.

Duke pasur parasysh rëndësinë historike të revolucionit, Kremlini nuk mund të shmangë përkujtimin e tij. Por në vend se të ndjekë pajtimin e nevojshëm të kundërshtarëve – të kuqtë dhe të bardhët – regjimi ndoshta do të marrë një anë, në mënyrë që ta tjerrë historinë, në dobi të vet. Dhe ka gjasë ta bëjë në favor të perandorisë.

Sipas variantit të perandorisë, Vladimir Lenini ishte një gjeni i lig, i cili e ndërpreu Perandorinë Ruse, në një moment kur ajo ishte e begatë dhe e mbushur me spiritualitet. Jozef Stalini, më pas, e rindërtoi perandorinë gjoja mbi themelet e marksizëm-leninizmit, por në realitet, e ngriti mbi themelin e vlerave tradicionale konservatore ruse.

“Shkrirja” që bëri Nikita Hrushovi pas Stalinit, kur shtypja dhe censura u lehtësuan disi, dëmtoi vlerat themelore të perandorisë, duke bërë edhe veprimin e pamend, të dorëzimit të Krimesë tek Ukraina. Por që nga fundi i vitit 1964, kur Hrushovi u rrëzua, gjërat u përmirësuan, dhe rusët jetuan të qetë e të lumtur. Rënia e Bashkimit Sovjetik, që solli një tjetër ndërprerje të perandorisë, ishte një katastrofë e madhe gjeopolitike në historinë e Rusisë.

Në këtë interpretim, epokat e akullta në historinë e Rusisë – periudha kur udhëheqës gjakftohtë sunduan me një grusht të hekurt – kanë qenë të mira për vendin. Periudhat e shkrirjes – me demokratizim dhe modernizim – kanë qenë të këqia, të karakterizuara prej kaosit dhe dhunës. Të gjithë aluzionet e regjimit të Putinit ndaj epokës Staliniste duhet të forcojnë imazhin e vetë Putinit si një diktator modern dashamirës, në gjendje të rikthejë influencën globale të Rusisë, si dhe të sjellë begati për vendin.

Kjo ka shtyrë disa autoritete lokale që të ndërtojnë monumente për Stalinin dhe Ivanin e Tmerrshëm, ndërkohë që autoritetet federale kanë ngritur, me ceremoni, një monument për Vladimirin e Madh, i cili solli ortodoksinë në Kievan Rus. Sa me fat që ai kish të njëjtin emër me presidentin e sotëm.

Në një kuptim, historia është më e fuqishme se politika. Propaganda fokusohet në fitoret ushtarake të “historisë 1000-vjeçare” të Rusisë (e drejta e autorit: Vladimir Putin), për të përforcuar imazhin e Rusisë si një fortesë, e rrethuar nga Perëndimi armiqësor. Lufta e Dytë Botërore, pas të cilës erdhën 70 vjet demokraci liberale në Evropën Perëndimore, është përdorur në Rusi për të legjitimuar regjimin autokratik aktual.

Glorifikimi i të kaluarës mund edhe të kompensojë pasojat politike të performancës së dobët ekonomike. Mendoni se sa shumë përfitoi pozicioni i Putinit, nga aneksimi i Krimesë – një masë që ai e mbrojti në terma historike – pavarësisht ndikimit shkatërrues të kësaj lëvizje, në ekonominë e Rusisë. Për shkak se ky impakt u shkaktua në masë të madhe prej sanksioneve perëndimore, ajo i shkoi shumë për shtat narrativës perandorake të Putinit.

Por përtej biografisë së një shteti – historitë e luftërave, batareve, komandantëve ushtarakë, burrave të shtetit, hierarkisë administrative, dhe ndërtimit të perandorisë, që përbëjnë historinë zyrtare të Rusisë – ka edhe një tjetër histori. Eshtë historia e lirisë, që përmbledh historitë dhe kujtimet e njerëzve të thjeshtë, disidentëve, dhe mendimtarëve të pavarur.
Në këtë betejë me këtë kundërhistori, regjimi po përpiqet të shtetëzojë histori kombëtare dhe biografi. Kur Putini hyri në radhët e marshimit të “Bessmertnyi Polk” (Regjimenti i pavdekshëm), ku qytetarët kujtojnë të dashurit që vdiqën në Luftën e Dytë, ai e shndërroi në një nismë të Kremlinit.
Por këto përpjekje nuk mund të fshehin përplasjen mes këtyre dy historive, pasqyruar ndoshta më qartë në ndarjen mes konservatorëve dhe liberalëve, në dënimin e represionit stalinist. Eshtë gjithashtu e dukshme në debatet mbi Luftën e Dytë – apo Luftën e Madhe Patriotike, si e quajnë rusët – dhe vitet e trazuar nëntëdhjetë. Në këtë kuptim, përvjetori i Revolucionit të Tetorit mund të shihet si një ngjarje dytësore, pavarësisht simbolikës.
Megjithëkëtë, përvjetori i njëqindtë, do i ofrojë Putinit një shans për të forcuar narrativën e tij të preferuar: që Rusia, e cila ka qenë gjithmonë e madhe kur është drejtuar nga udhëheqës kombëtarë të fuqishëm, po rikthehet tek madhështia, falë pushtetit që vetë Putini ka konsoliduar. Kjo është historia, stil rus: një e kaluar që vihet në shërbim të qëllimeve të të tashmes.

( The October Revolution in Post-Truth Russia © )


Solomoni
Solomoni

8


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi