EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Organizimi i fshehtë "Seclorum"

2 posters

Shko poshtë

Organizimi i fshehtë "Seclorum" Empty Organizimi i fshehtë "Seclorum"

Mesazh  Donald D'ARANEO 02.11.16 14:40

Organizimi sekret
Seclorum-i është një organizatë e fshetë internacionale, që mendohet të jetë krijuar në vitin 2000, nga njerëz të pushtetshëm, të pasur dhe të plotfuqijshëm (mendohet se në themelimin e saj, janë përfshirë edhe masonë). Në fillim Seclorum-i u krijua si një grupim aktivistësh dhe nxitësh të protestave dhe revolucioneve, por pas disa zhvillimesh, përparimesh dhe aleacash të reja me organizime dhe shoqëri sekrete si Iluminati, Masoneria, "New Rosicrucian" etj., Seclorum-i u "reformua" dhe u përparua duke u kthyer nga një organizim i fshehtë aktivistësh, në një shoqëri sekrete absolute, të plotfuqijshme.

Kuptimi i emrit
Seclorum (Latin. "seclorum" - kohë, brez) vjen nga latinishtja dhe përkthehet kohë ose periudhë. Nga ana simbolike, "Seclorum" si emri i një organizimi sekret, do të ishte diçka e njejtë, por mbase edhe e ndryshme. Fjala "Seclorum" mund të simbolizojë një "kohë apo periudhë kohe të përjetshme". Sepse fjala "kohë" për një shoqëri sekrete nuk do të mund të ishte e pakuptimtë. Mbase koha në këtë rast, mund të simbolizojë përjetësinë.

Anëtarët
Mendohet se Seklorumi numëron mbi 200 anëtarë. Seklorumi është një shoqëri shumë e kujdesshme në mbledhjen e anëtarëve. Zakonisht, një anëtar i Seklorumit di kryesisht tre gjuhë (mbi të gjitha gjuhët primare si anglishtja dhe frengjishtja). Një anëtar i Seklorumit, vihet në dukje vetëm në momente të caktuara. Anëtarët respektojnë rregullat dhe ideologjinë e Seklorumit jo vetëm në grupin e tyre sekret, por edhe në jetën e tyre. Ata nuk duan të jenë në qendër të vemëndjes, dhe shpesh gjejnë famë, herë nga Seklorumi, herë nga vetja e tyre.

Pushteti
Mendohet se shumë anëtarë të Seklorumit janë pushtetarë. Mendohet se ata zotërojnë prona, pasuri dhe sundojnë vende dhe politikën. Ata duan të ndryshojnë botën nëpërmjet mënyrave të tyre mbase të ashpra, shpesh jo pozitive dhe korruptive. Ata duan ta përcjellin botën drejt dritës sipas rrugëve të veta. Anëtarët e Seklorumit përhapin mesazhet dhe ideologjinë e masonëve dhe Të Përndriturëve. Ata përcjellin mesazhe dhe krijojnë "harta" nëpërmjet veprave, artit, krijimtarisë, letërsisë etj.

Anëtarët e Seklorumit janë nga më të ndryshmit. Ata respektojnë së shumti ideologjitë e masonëve dhe iluminatëve. Ata janë të fuqijshëm, pothuajse në të gjitha aspektet, dhe ata kanë pjesën e tyre të sundimit. Anëtarët e Seklorumit nuk dëshirojnë të jenë në qëndër të vëmendjes, por ata vihen vetë, atëherë kur dëshirojnë, në qendër të vëmendjes.
Anëtarët e Seklorumit, janë të ditur, strategë dhe besnikë, të veçantë dhe nuk i përzihen turmave, por thjeshtë veprojnë me zgjuarsi në momentin e duhur. Zgjuarsinë nuk e ndajnë me të tjerët, dhe nuk duan të duken si të mençur para publikut të sotëm të shoqërisë.
Fshehtësia dhe urtësia për ta është gjithçka. Dinë t’i zgjidhin problemet, thjesht duke vënë trurin në punë.  Thuhet se bëjnë gjithçka për njerëzit që duan, dhe ja falin jetën Seklorumit. Këtu, Seklorumi kthehet edhe në një vëllazëri.
Anëtarët e Seklorumit mbajnë pseudonime dhe ndonjëherë, bëjnë si “të paditur” përpara konspiracionit dhe historive të tij. Nuk duan të tregojnë që janë të fshehtë, por thjesht qëndrojnë me krenari, duke pritur sundimin e tyre...
Ky është Seklorumi!

Burimet:

Explorer UNIVERS

Bota AL

me shume burime: forume afrikane të konspiracionit; forumet kirundi conspiracy; sirius trackers SSST etj.

Organizimi i fshehtë "Seclorum" 51314DZmBJL._SX328_BO1,204,203,200_
Donald D'ARANEO
Donald D'ARANEO

32


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Organizimi i fshehtë "Seclorum" Empty Re: Organizimi i fshehtë "Seclorum"

Mesazh  Phoenix9 28.04.17 20:52

Me informacionin e paket qe kam ne lidhje me "Seklorum-in", qe ju e quani nje shoqeri sekrete, ne fakt, Seklorum nuk eshte nje shoqeri sekrete por nje person, me aftesi te vecanta kontrolluese, manipuluese etj.
Pra, Seklorum nuk eshte nje grup por nje person. Donald Daraneo gabimi juaj ne kete teme eshte se informacioni nuk eshte i sakte besoj. Keni gjetur fjalen "Seklorum" ne logon "Novus Ordo Seklorum" te Iluminatit, dhe keni nisur me konspiracione te reja te gabuara.
Keni ngaterruar dy gjera krejt te kunderta me njera-tjetren. E perseris per te treten here se Seklorum nuk eshte nje grup, por nje njeri
Phoenix9
Phoenix9

"Filozofia, vetëm filozofia, kjo motër e fesë i ka hequr besëtytnisë armët nga duart e gjakosura prej kohësh dhe tani që ka dalë helmi, mendja e njeriut habitet me mynxyrat ku e kishte shpënë fanatizmi"

3


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi