10 mistere intriguese të Universit
Faqja 1 e 1
10 mistere intriguese të Universit
Universi është plot mistere dhe fenomene të pashpjegueshme. Ekzistojnë teori të ndryshme që shpjegojnë aspekte të krijimit, të origjinës dhe se si funksionon universi, por asnjëra nga këto teori nuk mund të testohet dhe për më tepër nuk gëzon konsensus ndër shkencëtarë dhe filozofë. Gjithsesi, në vijim po paraqesim dije mistere të universit që e kanë shoqëruar njerëzimin që nga lindja e tij.
1. Çfarë moshe ka universi?
Pavarësisht që jetojmë në shekullin e 21 dhe zhvillimit të teknologjisë, mosha e universit për ne është e paqartë. Shkencëtarë të sotëm vlerësojnë se mosha e universit mund të jetë rreth 13.799±0.021 miljardë vjet.
2. Si u formuan galaktikat
Ekziston një debat i gjerë në atë se si janë formuar galaktikat. Pas "big bangut", shekncëtartë nuk janë të sigurtë nëse copëza të vogla u bashkuan gradualisht për të formuar yjet.
3. Universi përpara "big-bangut"
Po sikur të ekzistonte diçka më përpara? Kemi qenë në gjendje të përcaktojmë gjenezën e ekzistencës sonë duke filluar me "big-bangun", por më tej nuk dimë gjë.
4. Jeta, e ka origjinën nga toka?
Dimë që në tokë nuk kishte jetë derisa u formua sistemi diellorë. Më pas u shfaqën shenjat e jetës në planetin tonë duke evoluar në speciet që njohim sot. Shkencëtarët vlerësojnë se ka mundësi që jeta të ketë lulëzuar spontalisht në varësi të kushteve të tokës. Të tjerë shkencëtarë besojnë se molekulat organike konplekse mund të kenë ardhur në tokë nga hapësira dhe kanë mbërritur në tokë nga kometat apo meteorët.
5. Çfarë është materia e zezë
E vërteta është se nuk e dimë saktësisht se çfarë është materia e zezë. Por gjithsesi shkencëtarët kanë qenë në gjendje të nxerrin në pah disa karakteristika. Për shembull, dimë që është e zezë, që do të thotë se nuk ka formë yjesh apo planetesh që mund të shihen. E dyta, nuk është në formën e reve të zeza. E treta, materia e zezë nuk është antimaterie, dhe së fundi, materie e zezë nuk është një vrimë e zezë në galaktikë.
6. Si është formuar Hëna
Nga erdhi sateliti ynë romantik? Shkencëtarët dhe filozofët kanë menduar për shekuj rreth kësaj. Idea e parë moderne e formimit të Hënës vjen nga djali Çarlit, Xhorxh Darvin. Por teoria më e pranueshme është se Hëna është formuar objekte të mëdha janë përplasur mbi tokë miljarda vjet më parë. Kjo përplase formojë tokën dhe lëshojë materjale të shkrira në orbitë duke formuar gradualisht Hënën.
7. Përse është tharë planeti Mars
Tashmë e dimë se dikur Marsi ka qenë i pasur me ujë. Por ajo që s'dimë dhe shkencëtarët përpiqen të kuptojnë është se përse planeti kuq është kaq i thatë dhe i pa jomirëpritës. Teoritë janë të shumta dhe variojnë nga përplasja e asteoridëve e deri ngjarjet katastrofike apo edhe të erës së erozionit solarë.
8. Jemi të vetëm?
Ky është një tjetër mister që shumë mendimtarë dhe shkencëtarë përpiqen t'i japin një përgjigje përmes historisë së civilizimit njerëzorë. A mund të dallojmë të githa llojet e jetës? Po sikur disa forma jete po na vëzhgojnë, dhe ne nuk e kuptojmë?
9. Nga erdhëm?
Është një nga pyetjet më të hershme dhe nga misteret më të mëdha në historinë e njerëzimit. Pavarësisht teorive të ndryshme, e vërteta është se shkencëtarët nuk kanë një ide të qartë.
10. Jetojmë në një univers paralel?
Për aq kohë sa njerëzit janë në gjendje të mendojnë dhe arsyetojnë, një pyetje ka qenë përherë prezente në kokën tonë: Nga ta dimë ne se çfarëdo që shohim, është ajo çfarë shohim? Shkenca moderne është thuajse e sigurtë se mund të ekzistojnë një univers paralel, por mbetet e vështirë për të testuar një nocion të tillë..
Siroco- Unë e dëgjoj këngën e zogut jo për zërin e tij, por per heshtjen që vjen pas.
201
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi