EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vizitat e alienëve kohë më parë, dhe vizitat që presim në të ardhmen...

2 posters

Shko poshtë

Vizitat e alienëve kohë më parë, dhe vizitat që presim në të ardhmen... Empty Vizitat e alienëve kohë më parë, dhe vizitat që presim në të ardhmen...

Mesazh  Donald D'ARANEO 15.10.16 18:10

Konspiracionistët besojnë se disa monedha të gjetura së fundmi në Egjipt provojnë se jashtëtokësorët kanë vizituar Tokën në të shkuarën dhe jo vetëm kaq...
Sipas tyre, monedhat jo vetëm që e provojnë këtë, por janë një dëshmi e qartë se e njëjta gjë do të ndodhë sërish.
Monedhat thuhet se janë gjetur rastësisht nga një egjiptian kur po riparonte shtëpinë. Njëra prej tyre ka portret ilustrimin klasik sesi mund të jenë alienët, ndërsa një tjetër duket sikur ka të stamposur një disk fluturues alien dhe një mbishkrim latinisht, i cili përkthehet "ne do të rikthehemi" ose "ne do të vijmë".
Në lidhje me vjetërsinë e tyre, mendohet se ato mund të jenë "prodhuar" më shumë se 30 shekuj, një vjetërsi që vihet re edhe në pamjen e tyre.
Gjithsesi! Dihet mirë se, që nga lashtësia e deri më sot asnjëherë njeriu nuk e ka ndërprerë kureshtjen për të ditur se çka jashtë planetit tonë. A ka jetë tjetër në galaktikë,apo edhe më shumë se kaq, çfarë janë këto qenie dhe si duhet të komunikojmë me to.
Paul Hellyer ishte ministër i mbrojtjes në Kanada në vitet 1960, ku drejtonte forcat ushtarake gjatë Luftës së Ftohtë. Tani që ai është në pension thotë se, në nuk jemi vetëm në univers, madje sipas tij UFO-t herë pas herë vizitojnë Tokën.
Sipas tij për këtë në vitin 1961 pati një hetim dhe rezultoi se të paktën katër specie jashtëtokësoresh vizitojnë planetin tonë prej qindra vitesh.
“Kemi një historik të gjatë me UFO-t por sigurisht që ka pasur më shumë aktivitet gjatë dy dekadave të fundit. Që prej kohës që ne shpikëm bombën atomike, janë të shqetësuar se mos përdorim këtë armë sërish, pasi Universi është i bashkuar dhe efektet e bombës atomike i vuajnë të gjithë"-thotë ai.

Vizitat e alienëve kohë më parë, dhe vizitat që presim në të ardhmen... 638b0621fc32a0446e72051901e3a2dd
Një nga ikonat e alienëve të gjetura në Egjipt, ku vihet re pamja e një alieni.

Vizitat e alienëve kohë më parë, dhe vizitat që presim në të ardhmen... Ufo_coin_2french1656
Ikona tjetër, ku është gdhendur pamja e një objekti të çuditshëm, që ngjahason me një U.F.O

Vizitat e alienëve kohë më parë, dhe vizitat që presim në të ardhmen... Coin_005a
Donald D'ARANEO
Donald D'ARANEO

32


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Vizitat e alienëve kohë më parë, dhe vizitat që presim në të ardhmen... Empty Re: Vizitat e alienëve kohë më parë, dhe vizitat që presim në të ardhmen...

Mesazh  Pansophia 15.10.16 19:14

Keto nuk jane sh bindese si prova. Kush na siguron qe monedhat nuk jane prodhuar tani dhe paraqiten sikur i perkasin nje periudhe te hershme? Kete gje e perdori ne fillimet e tij Mikelanxhelo;varroste skulpturat e veta dhe me pas zhvaroseshin, duke iu dhene nje vlere me te madhe sepse gjoja ishin antike.
avatar
Pansophia

97


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Vizitat e alienëve kohë më parë, dhe vizitat që presim në të ardhmen... Empty Më tepër:

Mesazh  Donald D'ARANEO 15.10.16 21:38

5th cycle shkruajti:Keto nuk jane sh bindese si prova. Kush na siguron qe monedhat nuk jane prodhuar tani dhe paraqiten sikur i perkasin nje periudhe te hershme? Kete gje e perdori ne fillimet e tij Mikelanxhelo;varroste skulpturat e veta dhe me pas zhvaroseshin, duke iu dhene nje vlere me te madhe sepse gjoja ishin antike.
Vlerësoj njohuritë tuaja, por faktet e dhëna më lartë nga unë, janë vërtetuar më parë, dhe janë të përfolura kudo. Bindëse apo jo, unë po i shfaq këto fakte, gjithsesi! Dhe mos harroni faktin, se kjo çështje është një konspiracion më vete, që përmban pyetje, mistere, dhe çudi të ndryshme:
- e para, a ekzistojnë alienët
- cila është origjina e këtyre monedhave
- cila është realiteti i kësaj ngjarjeje
dhe
- ç'po ndodh me të vërtete?
Donald D'ARANEO
Donald D'ARANEO

32


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Vizitat e alienëve kohë më parë, dhe vizitat që presim në të ardhmen... Empty Re: Vizitat e alienëve kohë më parë, dhe vizitat që presim në të ardhmen...

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi