EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vizioni i një Kohe të Re

Shko poshtë

Vizioni i një Kohe të Re Empty Vizioni i një Kohe të Re

Mesazh  Neo 18.06.09 23:28

Vizioni i një Kohe të Re


Ne shohim një Kohë të Re për këtë planet dhe për njerëzimin e tokës. Ne shohim, se si të gjithë njerëzit në këtë planet e perceptojnë vehten me të drejta të barabarta dhe të njëvlefshëm, pavarësisht nga prejardhja e tyre e racës, e kulturës apo e fesë.

Ne shohim një kohë, në të cilën të gjithë jetojnë në miqësi dhe në harmoni me njëri-tjetrin, me planetin Tokë Gaia dhe me të gjitha krijesat që jetojnë në të.

Ky ndryshim lind nga njohja që gjithçka në këtë planet (të gjithë njerëzit dhe kafshët, të gjitha qeniet e botërave të tjera të koshiencës, të gjitha bimet dhe pemët, gjithçka që përveç kësaj është gjithashtu natyrë, si lumenj dhe male, të gjitha mendimet dhe ndjenjat tona) ka rrjedhur prej një krijimi të persosur.

Në kulturat, sistemet e besimit dhe pikëpamjet tona të botës ka emrat më të ndryshëm për burimin e këtij krijimi: Zot, Allah, Vishnu, etj.; por edhe emërtimet më pak personale: Kozmosi, Universi, Taoja, TËRËSIA, Burimi i gjithë ekzistencës dhe shumë të tjera. Në këtë tekst të gjithë këta emra dhe emërtime do të quhen për arsye thjeshtësie BURIMI.

Duke qenë koshient, që gjithçka e përmendur më siper ka lindur në një krijim të përsosur, ne njohim të gjitha aspektet e tija si të dëshiruara prej BURIMIT dhe prandaj si të drejta dhe të vlefshme për t‘u çmuar.

Në këtë kuptim ne pranojmë çdo vullnet të secilës qenieje të këtij krijimi dhe nuk e dënojmë ose e përbuzim atë. Ne pranojmë gjithashtu të gjitha rrugët e jetës, që bashkëkrijesat tona kanë zgjedhur për veten e tyre, edhe pse ne nuk mund t‘i kuptojmë ato menjëherë nga këndvështrimi ynë personal.

Me këtë ne shohim një botë, në të cilën ne nuk do të mendojmë më në kategoritë e gjertanishme "Mirë dhe Keq" ose "Drejtë dhe Gabuar".

Këto polaritete nuk na duken më si pole, të cilat përjashtojnë njëri-tjetrin, por si aspekte të pjesshme plotësuese të TË VETMIT BURIMI. Siç paraqitet në simbolin e Taos, ne shohim që secili prej këtyre poleve përmban tashmë polin e tij të kundert dhe nuk mund të ekzistojë pa pjesën tjetër.

Ne shohim një kohë, në të cilën konfliktet ndërmjet njerëzve ose ndërmjet grupeve të njerëzve nuk ballafaqohen më me grindje të dhunshme apo luftarake, por në të cilën shkaqet për dallimet e mendimit diskutohen hapur dhe zgjidhen përgjithmone në një mënyrë të kënaqshme për secilën palë.

Me arritjen e kësaj koshience ne si njerëzim kuptojmë detyrën tonë, për të qenë mbrojtës dhe ruajtës të kësaj qenieje planetare Gaia (Toka), dhe duke iu përgjigjur kësaj ne veprojmë në harmoni me vullnetin tonë dhe me vullnetin më të lartë të këtij planeti, të cilat janë NJË me vullnetin e BURIMIT.

Me kusht të një bashkëjetese harmonike dhe miqësore të të gjitha krijesave në këtë
planet, siç u përshkrua më sipër, ne shohim gjithashtu një sjellje paqedashëse dhe të vëmendshme ndaj çdo qenieje të veçantë apo ndaj popujve të veçantë të yjeve nga botëra dhe fusha të koshiencës nga më të ndryshmet jashtë këtij planeti.

Me këtë ne plotësojmë përgjegjësinë planetare, e cila na është dhënë nga BURIMI, dhe zëmë përsëri vendin, që na takon, në shoqërinë e popujve të bashkuar të yjeve (Federata Galaktike).
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Vizioni i një Kohe të Re Empty Re: Vizioni i një Kohe të Re

Mesazh  Neo 18.06.09 23:34

1. A fshihet mbrapa kësaj faqeje të rrjetit (Website) një bashkësi fetare apo një sekt?

Mirëmbajtësi i rrjetit (Webmaster) dhe nismëtari i projektit "Vizion 2012" nuk i përket asnjë bashkësie fetare apo sekti.

Por ai është marrë shumë, në jetën e tij të deritanishme, me fe dhe botkuptime, ndër të tjera me Kristianizmin, Taoizmin dhe me Shamanizmin. Këto e kanë ndihmuar të gjejë një pikëpamje individuale, ezoteriko-spirituale të botës. Ai gjithashtu nuk i përket asnjë partie politike apo ndonjë organizate botërore.

2. Çfarë duhet të kuptojmë me "Koshiencë e Re"?

Që prej viteve 60 mund të vërejmë kudo në shoqërine tonë, se si ndryshon koshienca e njerëzve. Ne fillojmë të njohim, që gjithcka në botën tonë është e lidhur me njera-tjetrën, ne heqim dorë të mendojmë në kategoritë "Drejtë dhe Gabim", dhe mësojmë të mos dënojmë më vehten dhe ambientin, që na rrethon, dhe të zhvillojmë më tëpër mirëkuptim dhe pranim për të tjerët.

Kjo koshiencë e re na është dhënë më parë si shembull nga Jezu-Krishti, Buda (Buddha) dhe profetë të tjerë, mjeshtër, etj.. Kështu "Bota e Re", e përmendur në këtë faqe të rrjetit (Website), është tamam ajo, që quhet si Kthimi i Jezusit.

Natyrisht që nga pikëpamja jonë ai nuk do të vijë përsëri si person, por gjëndja e koshiencës së Krishtit do të kthehet nëpërmjet nesh dhe brënda nesh. Ne do të jemi pastaj të ndriçuar ose parajsa do të realizohet në Tokë. Gjëra të ngjashme thonë edhe profecitë dhe parashikimet e shumta e kulturave të tjera mbi kthimin e Perëndive ose thjesht mbi ardhjen e një Epoke të Re.

3. Çfarë kuptimi ka shifra "2012"?

Ky vizion bartet nga viti "2012". Ai është nga këndvështrimi ynë një numër çelës për rrugën tonë në drejtim të Kohës së Re. Ajo rrjedh kryesisht nga mesazhe të dhëna në mënyrë mediale prej botës shpirtërore dhe nga kalendari i popullit Maya të Amerikës së Mesme.

Ky popull na ka lënë një dije të gjithanshme mbi Universin tonë dhe kalendari i tij përfundon tamam më 21 Dhjetor 2012. Kjo, në përfytyrimet e tija, do të thotë, që në këtë kohë mbaron epoka jonë e deritanishme dhe fillon një epokë komplet tjetër.

Megjithatë me këtë nuk duam të themi, që realizimi i kësaj epoke të re ndodh tamam në këtë vit, por që ky numër duhet parë më shumë si një ndihmë manifestimi , si një simbol, në të cilin ne mund ta fiksojmë këtë proces në drejtim të një koshience të re njerëzore.

Numri "2012" është në mënyrë të dallueshme i përshtatshëm për këtë, sepse ai tashmë është i njohur si një simbol për këtë proces nën njerëzit spiritualë në të gjithë botën. Ai gjithashtu nuk është i lidhur me përfytyrime të deritanishme fetare ose kulturore si psh. me një piramidë ose me një kryq, dhe prandaj ai shquhet për një vibrim të pastër dhe të ndritshëm.

4. Pse vizioni nuk është hartuar në një mënyrë më tepër konkrete?

Lloji i koshiences, në të cilin ne njerëzit duam të jetojmë me njëri-tjetrin dhe me këtë planet në të ardhmen, është për ne më e rëndësishmja. Nëqoftëse kjo realizohet, atëherë strukturat e mundshme politike, shoqërore dhe ekonomike shfaqen nga vetvetiu.

Nëse ne në të kundërt përpiqemi të realizojmë struktura të caktuara të këtij lloji, ka rrezik të mos e krijojmë jetën tonë në këtë botë të re pa modelet e deritanishme të vjetra të të menduarit. Përveç kësaj, në lidhje me këto tema konkrete ne kemi përfytyrime tepër individuale, prandaj ato nuk mund të shfrytëzohen për një vizion të përbashkët.

5. A e kanë gjithashtu terrorista dhe dhunues të tjerë këtë vizion të përbashkët në vete?

Edhe ata njerëz, që tani për tani kudo në botë përhapin urrejtje, dhunë dhe terror, e mbajnë në vete këtë vizion të një jete paqësore dhe harmonike. Fatkeqësisht tek ata ai është i zëvendësuar thellësisht nga modele më pak paqedashëse të të menduarit. Por megjithatë ky vizion ekziston thellë brënda tyre, dhe prandaj ne duam t‘ua japim mundësinë këtyre njerëzve ta dallojnë gjithashtu këtë vizion brënda vetes së tyre.

6. Nëse këta jashtëtokësorë me gjithë bashkësinë e yjeve ekzistojnë, pse nuk na shfaqen ata neve dhe pse nuk na ndihmojnë atëherë?


Toka dhe njerëzimi i saj janë një nga format e pakta të jetës në këtë pjesë të universit, të cilat jetojnë në këtë nivel të koshiencës materiale. Pjesa më e madhe e popujve të yjeve dhe me ta Bashkësia Galaktike e Yjeve ekzistojnë në një frekuencë më të lartë të koshiencës, në të cilën ata nuk mund të perceptohen prej nesh me anë të syve tanë fizikë dhe teknologjive tona materiale (psh. valët elektromagnetike).

Megjithëse ne pra nuk mund t‘i shohim ata, ata janë në sistemin tonë dhe na vëzhgojnë ne. Dhe më tepër sesa të na vëzhgojnë ata nuk mund të bëjnë tani për tani, sepse pa miratimin tonë ata nuk mund të nderhyjnë në punët tona të brëndshme planetare.

Lidhur me këtë ata duhet të luten prej pjesës më të madhe të njerëzve për përkrahje. Derisa të ndodhë kjo, ata janë vetëm në gjendje të na dërgojnë mesazhe nëpërmjet kontakteve mediale, të cilat të na ndihmojnë ta realizojmë vetë Epokën e Re.
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi