Një Masoneri e thjeshtë
Faqja 1 e 1
Një Masoneri e thjeshtë
Masoneria, është një nga vëllazëritë më të vjetra në botë. Masoneria, e ka origjinën nga shekulli XVII, dhe anëtarët e saj, quhen masonë, ose masonë të lirë (free masons). Në Masoneri, janë përfshirë presidentë, mbretër, shkrimtarë dhe shumë njerëz të famshëm.
Edhe pse, Masoneria njihet si “shoqëri e fshehtë”, ajo parapëlqen të quhet “shoqëri me të fshehta”. Në Masoneri përfshihen rreth gjashtëmijë anëtarë. Masoneria, ka kultura të lashta, shumë mistike dhe të fshehta. Ndër këto kultura, shfaqet kryesisht, i njohuri, “Arti i të ndërtuarit”.
Ende, Masoneria e sotme, mbështetet mjaftueshëm në urdhrat, fuqinë dhe idetë e Masonerisë së muratorëve mesjetarë. Ashtu siç ka ndodhur gjithmonë dikur, masonët ende mblidhen në lozha. Në këto kohë, lozhat e Masonerisë, strehohen në ndërtesa të mrekulleshme e të mëdha, ndryshe nga vendet e lozhave të dikurshme, që ishin mjaft të thjeshta.
Lozhat e sotme të Masonerisë, kanë në krye të tyre një “Mjeshtër të Përnderuar”. Ky mjeshtër, është në një farë mënyre dhe një këshilltar parësor i lozhës dhe udhëheqës i saktë.
Lozhat masonike, kanë një organizim të përkryer, ndër të cilat, kryesore është fshehtësia, vëllazëria dhe ideja. Siç dihet, persona të famshëm kanë qënë, dhe janë pjesë e këtij organizimi me të fshehta. Shumë krerë të patriotëve amerikanë së Luftës së Pavarësisë, kanë qënë masonë.
Ndër ta, masoni më i famshëm amerikan, ishte Xhorxh Uashingtoni, anëtar i njohur i Masonerisë, që ju bashkua asaj në vitin 1753. Uashingtoni ishte një mason perfekt, që ju ofrua disa herë roli si mjeshtër lozhash. Edhe kur vdiq, Uashingtoni u varros me ritet masone.
Masoneria është krijuar nga njerëz me interesa të njejta në shoqëri, me reputacion të mirë dhe përvojë në gjëra të veçanta. Simboli kryesor i Masonerisë, është kompasi dhe vizorja,të kryqëzuara, me një G në mes. Kjo është Masoneria.
Donald D'ARANEO- 32
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi