EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Delet dhe bariu - nje analogji e thjeshte

3 posters

Shko poshtë

Delet dhe bariu - nje analogji e thjeshte Empty Delet dhe bariu - nje analogji e thjeshte

Mesazh  Djep 24.04.14 18:15

Imagjino per nje cast se je nje kafshe, le te themi, nje dele. Dhe jeton ne nje kope, bashke me nje tufe delesh te tjera, qe ruhet nga nje bari dhe nje qen stani. Lugina ku ti kullot ka gjithcka qe ty te nevojitet: barin e gjelber qe shtrihet ne fushen e gjere e te paane, mbojtjen dhe sigurine (nga qeni i stanit) dhe udherrefimin (nga bariu). Natyrisht ke dhe shoqeri mjaft te mire nga delet e tjera, e jeton ne qetesi e paqe me to. Ti duhet te jesh nje dele e lumtur, ashtu sic jane te gjitha delet qe te rrethojne.

Megjithate, ti je nje dele disi kurioze dhe dyshuese ne krahasim me delet e tjera. Per me teper ka ca kohe qe ke nje ndjesi jo te mire ne jeten tende, qe nuk e ke patur me pare. Dhe qellon qe te pyesesh ndonjehere veten:
– Cfare dreqin bej une ketu ne kete lugine “te gjelber e te begate?” Ka ndonje qellim te qenies time ketu? Une vertet kam bar sa te dua ne kete lugine, po kur dua te kullot tek ajo lugina tjeter atje tej, pse nuk me le bariu? Bariu eshte vertet nje qenie shume me inteligjente dhe e ditur se une, dhe ka te drejte te shperfille mendimet e dyshimet e mia. Ai di te merret me aktivitete qe une as qe i konceptoj dot, si shkenca, arti, e krijimtaria.

Atehere, c’interes ka ai te na rrise e mbareshtoje ne? Perse valle mund t’I duhemi ne – qenie kaq primitive – atij qe eshte nje qenie kaq e realizuar? E vertete, mua dhe shoqet e mia ai na mjel per qumeshtin dhe na qeth per leshin. Kjo shpjegon ne nje fare menyre interesin e tij per ne. Edhe shumica e deleve te tjera kete me thone… Gjithsesi, ka dicka qe s’me bind.

Nje dite nje dele e vetmuar, me nje pamje disi te cuditshme me ka thene qe pasi ne kalojme moshen e pjellorise dhe nuk kemi me rendiment ne prodhimin e qumshtit, na ndajne nga tufa, na hipin ne nje kamion, dhe na dergojne ne nje qender sakrifikimi. Une fjalen “sakrifikim” nuk e kuptoj, po s’me tingellon si gje e mire. Kur ua thashe keto gjera shoqeve te mia ato filluan te qeshin me mua. Ato me thane qe bariu na do shume, dhe s’do te lejonte te na ndodhte asgje e keqe (fjale qe me jane thene e sterthene qe nga koha kur kam qene nje qingj i vogel).

Megjithate disa fakte jane vertet kokeforte. Shume nga delet e vjetra nuk jane me midis nesh. Dhe mua disa here me ka qelluar te shoh me syte e mi sesi cdo jave, nje apo dy dele te vjetra bariu i ndan nga tufa. E keqja eshte se kur mundohem t’u hapem shoqeve per keto dyshime te miat, ato me shperfillin. Madje me kane thene qe tashme kane filluar te besdisen nga keto “tema konspirative” qe kam filluar te hap. Keshtu qe dhe une, dua s’dua, detyrohem te rri urte. Gjithsesi, nje ndjesi brenda meje me thote qe gjerat nuk jane ashtu sic me jane thene e sterthene pergjete gjithe jetes, dhe ashtu sic shumica e shoqeve te mia mendojne...

“Fatmiresisht” ti nuk je aspak nje dele por nje qenie njerezore, qenia me e zhvilluar dhe me komplekse e ketij planeti. Per cudi nuk ka ndonje shpjegim logjik per kete “dhurate te rralle” qe te ka bere natyra, dhe per me teper kjo s’eshte aspak merita jote. Thjesht zhvillimi yt si qenie i atribuohet kompleksitetit gjenetik qe eshte shume me i avancuar tek ty, sesa tek kafshet. Gje e mire qe je njeri e nuk je dele, se po te ishe dele me siguri do perfundoje ne ndonje qender sakrifikimi edhe ti. Eshte njesoj sikur nena natyre rrotulloi ruleten dhe fati per te qene njeri te ra pikerisht ty. “S’ka si te ishte ndryshe!” do te qe pergigjja e arrogances njerezore.

Per fat te keq harrojme se kjo arrogance eshte po aq primitive ne koncept sa dhe vete fati gjenetik i asaj deles. Eshte per t’u habitur se sa primitiv tregohesh ti, qenia me “komplekse e globit,” kur e ve veten ne piedestailin e qenies me komplekse pa patur ne dore asnje fakt apo te dhene mbi kufijte e mundesive te kompleksitetit ne kete planet, sistem nderplanetar, galaktike, apo univers.

Tani, imagjino per nje cast se je me te vertete nje entitet teper kompleks, le te themi, nje engjell apo nje zot (sic e shpreh gjuha e besimit). Dhe ke deshire te krijosh nje planet Toke diku ne nje X sistem nderplanetar, e ta popullosh me nje qenie inteligjente te materializuar nepermjet lendes dhe te bazuar ne tre dimensione themelore, por qe ka potencialin ta vetezhvilloje ekzistencen e saj deri ne kufirin e nje duzine dimensionesh. Bukuri, ja ku e krijove dhe njeriun. Bej dhe pak det, ca male, ca bime, ca kafshe e ca lule, dhe lerja aty qe te englediset e te mos merzitet. Ki parasysh ama, kete qenie e ke krijuar per nje qellim te caktuar qe do te kristalizohet ne nje kohe me te vone, por kjo qenie qe ke krijuar ka tendencen e shkaterrimit te ambjentit qe e rrethon, bile dhe tendencen e veteshkaterrimit.

Me pak fjale tendenca e kesaj qenieje eshte te prishe cfare ti ke ndertuar. Eshte vertet per tu habitur, po pikerisht ne saje te kesaj tendence kjo qenie ka perceptimin se veterealizohet. A mund t’i beje te tilla gabime nje zot? Kete qenie, njeriun, s’ke ditur ta besh hic konstruktiv. Ti i ke dhene mundesine te zhvilloje egzistencen ne kufirin e nje duzine dimensionesh, dhe ai e ka burgosur vetveten ne ato tre dimensione ne te cilat ti e krijove fillimisht. Kjo tegon mangesi kreativiteti, dhe mungese aftesish per te zhvilluar shqisa te tjera. Madje, edhe ato pese shqisa me te cilat ti e krijove fillimisht, i perdor si mos me keq duke evituar pothuaj ne maksimum intuiten dhe ndjesite. Si eshte e mundur nje gje e tille? Mire eshte te besh nje kontroll te shpejte... Aha! Shiko-shiko!

Nje tjeter race dimensionale, me inteligjence shume me te avancuar, paska nderhyre ne evolucionin e qenies njerezore. Te nderhyre, e cfare te nderhyre se... U paskan bere nje modifikim ne kodin gjenetik njerezve, qe ta zhvillojne jeten vetem me nje pjese te vogel te mundesive te tyre, dhe te influencohen lehtesisht sipas interesave te kesaj race qe i ka modifikuar. U paskan caktivizuar menyrat e aksesit te dimensioneve shtese, dhe u kane dhene akses per te zhvilluar vetem nje perqindje te vogel te trurit. Po ashtu kane sjelle Henen ne nje orbite rreth Tokes, per ta perdorur si qender transmetimi per banden e frekuencave te realitetit holografik ne te cilin njerezit kane iluzionin se jetojne. Hmmm...

Po nga dreqin mbiu kjo race me e perparuar? Do ta kete krijuar ndonje zot tjeter. Ose mund ta kesh krijuar edhe vete ti, dhe s’te kujtohet tani. Pak rendesi ka kjo. Rendesi ka qe raca njerezore s’duhet te vazhdoje te evoloje keshtu, se mund te prishe goxha pune ne kete qoshe te universit. Plus qe s’ka pse te vihet nen zgjedhe nga nje race tjeter, thjesht sepse eshte me primitive se kjo e fundit.

Ajo raca tjeter me inteligjence me te avancuar le t’ia dale vete, s’ka pse te mbaje nen vargonj racen njerezore per interesat e saj qe ne fund te fundit jane fare te parendesishme dhe mbeten vetem ne kufinjte e dimensioneve. Kane nevoje per arin monatomik per teleportimin permes hapesires dhe kohes? Ta gjejne vete menyren e sigurimit te tij; s’kane pse perdorin njeriun. Njeriun e ke krijuar per te zhvilluar te tjera funksione. Gjithsesi, tani ke ne dore krijimin e nje tjeter qenieje dimensionale, problemit te njerezve do t’u kthehesh pak me vone, ndoshta mbas nja 70-80 mije vjetesh tokesore. Deri atehere, te bejne si te bejne.

Per fat te keq ti nuk je aspak nje zot, apo jo. Je thjesht nje njeri, dhe tani jo vetem qe nuk ndihesh qenie e zhvilluar e komplekse, por perkundrazi ndihesh primitiv, i parendesishem, dhe per me teper, nen zgjedhe. Gjithsesi mos u deshpero se ka dhe me keq. Mund te ishe fare dele e te perfundoje si mish i konservuar ne ndonje supermarket...


Cka lexove deri tani mund te te duken thjesht fantazi te perziera me trillime. Fantazia mund te ekzistoje vertet ne rrjeshtat e mesiperm, po kur ajo mbeshtetet ne copeza evidence qe shkenca standarte nuk i jep dot shpjegim, shkakton trazime rrenjesore qe i kundervihen me force perceptimit te deritanishem te jetes qe jetojme dhe botes ku jetojme.

Librat e shenjte te besimit si Bibla e Kur’ani predikojne se besimi e devotshmeria ndaj Zotit duhet te jene te plota e pa kushte. Po pse valle te kete kaq shume nevoje Zoti i gjithepushtetshem per besimin tone kur Ai fare mire mund te beje edhe pa te?

Si eshte e mundur qe ai qe eshte krijuesi dhe arkitekti i nje rregulli perfekt ne univers, nga ylli me i madh i neutronit tek elektroni me i vogel qe jane te vendosur ne ekuiliber dhe harmoni perfekte, te kete bere nje gabim kaq trashanik me “krijesen e tij me te avancuar” – njeriun? Dhe si eshte e mundur qe ky krijues dhe arkitekt e kerkon me kaq ngulm besimin nga krijesa e tij? Per c’arsye nje inxhinier elektronik qe ka krijuar nje kod kompiuterik, do te kerkonte me ngulm qe kodi i tij kompiuterik “te besonte” se ishte pikerisht inxhinieri krijuesi i tij?

Valle, kaq shume do ta kenaqte egon e inxhinireit fakti qe krijesa beson tek fakti qe u krijua nga krijuesi? Edhe ne qofte se besimi yne do te qe kaq i nevojshem per Zotin, a nuk do te qe zgjidhje me efikase qe Zoti ta vertetonte pranine e tij nepermjet nje evidence logjike, lehtesisht te deshifrueshme nga truri kritik i njeriut? Po te vesh veten ne pozitat e nje zoti te gjithepushtetshem, natyrshem del ne perfundimin se besimi i krijesave te tua ne faktin se ti i ke krijuar ato dhe se ti ekziston, eshte fare i panevojshem per ty. E nese vertet ka nje Zot te gjithepushtetshem, ndoshta Ai ka zgjedhur te beje gjene me te thjeshte e racionale; na ka lene te orvatemi per aq kohe sa eshte e nevojshme per potencialin tone te kuptojme e vertetojme se Ai ekziston.

Megjithate, institucionet e dy besimeve e medha, Krishterimit dhe Islamit, kane bere historikisht, dhe vazhdojne te bejne, perpjekje vigane qe njerezit e thjeshte te besojne verberisht ne nje entitet te paperceptueshem nga botekuptimi njerezor. A nuk perngjet kjo e vertete me nje shtypje te lirise e potencialit njerezor dhe me nje indoktrinim te imponuar? Dhe kur mendon qe kjo shtypje dhe ky indoktrinim i imponuar behet nga njerez si gjithe te tjeret (qe kane qelluar te jene ne funksionet e larta te ketyre institucioneve te kultit, apo qe jane vene ne keto funksione per t’i sherbyer nje morie interesash te larta qe mund te kene te bejne se paku me pushtetin apo parane) dhe qe nuk perzgjidhen aspak nga masa e madhe e njerezve besimtare, atehere arrin te kuptosh shkallen e vertete te shfrytezimit te njeriut nga njeriu.

Natyrshem lind pyetja: kujt i intereson kjo shtypje e lirise e potencialit njerezor, dhe pse? Me siguri kjo pyetje e ka munduar arsyetimin kritik te njeriut per shekuj me radhe, e ndoshta do te vijoje ta mundoje edhe per shume te tjere. Megjithate kristalizimi i pergjigjeve per disa nga misteret me te medha te ekzistences njerezore tashme ka filluar.

Mjafton te hapim syte rreth e rrotull gjurmeve te civilizimit tone, dhe do te veme re se mjegulla e misterit dalengadale po fashitet. Ky fakt duhet te na ngrohe, megjithate ato pergjigje qe mund te marrim lidhur me pikepyetjet mbi ekzistencen tone nuk sigurojne aspak eliminimin e shtypjes qe i eshte bere e vazhdon t’i behet lirise dhe potencialit njerezor. Dhe nese nuk arrijme te kuptojme fillimisht se nga kush vjen kjo shtypje, dhe ta kerkojme kete entitet pertej botekuptimit tone aktual (e fatkeqesisht te manget), nuk do te arrijme dot te dalim nga verberia “tre-dimensioneshe” ne te cilen gjendemi te burgosur tashme prej dhjetera shekujsh.

Persa i perket evolucionit biologjik njerezor, tashme pranohet nga shumekush qe perdor logjiken e racionalitetin se njeriu i pare nuk u krijua nga balta ne kopshtin e Edenit, sic shkruhet ne Bibel e ne Kur’an. Bibla e Kur’ani jane genjeshtra – ku dhe e verteta perfshihet – por ne fund te fundit mbeten genjeshtra te krijuara me qellimin e thjeshte per te mbajtur jetet e njerezve brenda kornizave te verberise.

Teoria Darviniane e evolucionit te species me siguri eshte nje tjeter sistem knagjellash burgosjeje (i ndertuar per “ateistet,” perparimtaret, dhe ata qe nuk e identifikojne veten me fene e besimin, apo ata qe e shohin me percmim dimensionin shpirteror te ekzistences) dhe nuk eshte aspak bindese kur vjen puna tek disa pika te forta evidence te cilat e kundershtojne katerciperisht. Edhe per kete teori ka indkime te forta se historia eshte shtremberuar, dhe kjo eshte bere per te njejtin qellim, pra per te mbajtur njerezit ne verberi.

Si eshte e mundur qe civilizimi i pare i njohur nga arkeologjia, ai i Sumerianeve ne Mesopotami (Irakun e sotem jugor) u zhvillua aq vrullshem brenda nje kohe fare te shkurter, nga njerez qe me pare jetonin ne primitivitet total ne fise e ne fshatra, sipas shkences moderne? Si ka mundesi qe ai civilizim, i vetem, i themeluar nga asgjeja, arriti t’i jape njerezimit: dokumentimet e para te shkruara (pllakat Sumeriane), matematiken, astronomine, mjekesine, fillimet e kultit, politiken, praktiken e ligjit, etj?

Si eshte e mundur qe ne ndryshim nga “primatet” tane te drejtperdrejte, majmunet, te cilet kane 48 kromozome ne informacionin e tyre gjenetik, ne njerezit kemi 46? Si u zhduken 2 kromozome kaq papritur, dhe pse pikerisht tek specja jone? Si eshte e mundur qe pergjate dekadave te fundit arkeologet kane nxjerre ne drite skelete qeniesh gjigande qe arrijne lartesi mitologjike prej 12-13 metrash dhe qe nga struktura e skeletit jane identike me qeniet njerezore (me perjashtim te numrit te gishterinjve te gjymtyreve i cili eshte 6 per cdo gjymtyre)? Si dhe pse u zhduken keto qenie disa mijera vite me pare?

Si shpjegohet qe shkenca ka zbuluar se ne rrenojat e para 4000 vjeteve ne Pakistanin e sotem eshte gjetur evidence per shperthime atomike? Per c’arsye te gjitha keto te dhena shkencore (qe jane copeza te vyera te nje mozaiku kaq te pakonceptueshem – per mendjet tona te vogla – te nje te vertete te lashte e mistike) perbalten me kaq egersi nga skepticizmi i shkences dhe medias se uzurpuar nga dinastia e re e faraoneve te urdherit te ri boteror? Vertet nuk eshte ne gjendje njerezimi te shohe rikthimin modern te kryqezatave, heretikeve, inkuizicionit, dhe djegieve ne turren e druve?

Mendjet e njerezve duhet te arrijne te pertypin faktin se qenia njerezore eshte pjese e nje hierarkie kozmike qeniesh. Eterit tane te lashte e kane ditur me se miri kete, dhe e kane te paraqitur ne cdo shkrim antik, hieroglif, pikture, skulpture, relike artistike pamore, dhe gojdhene.

Njerzit e lashte nuk i ndertuan piramidat, apo struktura gjigande te tjera si Stonehenge e Pumapunku me dalta prej guri. Teknologjine e siguruan diku, dhe ato entitete nga te cilet e siguruan i quajten zoter e i perjetesuan neper gojedhena e legjenda.

Eshte e thjeshte te kuptosh sesi disa njerez primitive jane manipuluar dhe jane bere te besojne se perendite zbriten nga qiejt e jetuan mes tyre. Eshte e hidhur ama te mendosh se ne njerezit moderne kemi mbetur po aq primitive, dhe vijojme te manipulohemi po aq lehtesisht. Me kohe do te arrijme te kuptojme se civilizimi yne eshte ngritur mbi rrenojat e dy civilizimeve shume me te perparuara se ky i yni (Lemuria dhe Atlantis) te cilat nuk kane pasur asnje lidhje me specien tone.

Me kohe do te arrijme te kuptojme se Toka ne lashtesi ka qene nje laborator eksperimentesh gjenetike te paimagjinueshme, dhe se vete ne, raca njerezore jemi produkti final i ketyre eksperimenteve. Fatkeqesisht ky produkt final eshte konceptuar (qe ne fillim) dhe programuar per te mbetur nje “kope delesh” dhe per te mos zbuluar apo dyshuar mbi qellimet e fshehta te “bariut.” Pasi s’eshte e nevojshme te dine delet se per cfare tjeter i duhen bariut, pervec, bie fjala, qumeshtit dhe leshit...

Ndyshimi nga koha e lashtesise qendron ne faktin se “barinjte/zotat” e kane shfaqur me krenari “madheshtine” e tyre, ndersa tani ne kohet moderne e fshehin ate plotesisht, duke lene ne udheheqje pinjollet e tyre, te ashtuquajturit “bluebloods” – ata me gjakun blu, ose Iluminatet. Por ama prezenca dhe ndikimi i “barinjve/zotave” mbreteron kudo: ne librat e shenjte te besimit dhe misteret e kultit, ne muzike, ne influencen hollivudiane, ne nje pafundesi simbolesh qe perjetesohen ne ndertesa qeveritare, struktura inxhinierike, obelisqe, emblema institucionesh, simbolizma artistike kartmonedhash, etj... Ndoshta kthesa e madhe mund te filloje me ty, dhe me ndryshimin e mendesise tende per tu bere nje “dele” pak me kurioze.

Majfton te vezhgosh pak me kujdesshem rreth-e-rrotull, dhe ta shohesh realitetin ku jeton ne nje kend pak me te ndryshem veshtrimi, per te dalluar rrjeten e merimanges brenda se ciles njerezimi perpelitet prej shekujsh, qe nga lashtesite. Dhe do te vazhdoje te perpelitet keshtu per sa kohe ne njerezit do t’i kthejme krahet principeve te vetme qe na bejne te ndihemi njerez: permbushjes shpirterore, miresise, dhe dashurise pa kushte.
Djep
Djep

Te mendosh se ne te gjithe universin jeta inteligjente ekziston vetem ne Toke, eshte si te mendosh se ne nje are te mbjelle me grure do te mbije vetem nje kallize.

22


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Delet dhe bariu - nje analogji e thjeshte Empty Re: Delet dhe bariu - nje analogji e thjeshte

Mesazh  Vizitor 24.04.14 19:27

Interesante dhe pse keto informacione jane demotivues. Burimi?
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Delet dhe bariu - nje analogji e thjeshte Empty Re: Delet dhe bariu - nje analogji e thjeshte

Mesazh  gjilanasi 24.04.14 20:14

Psiko-Parapsikologjia shkruajti:.... keto informacione jane demotivues.

E verteta dhemb. ...
gjilanasi
gjilanasi

361


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Delet dhe bariu - nje analogji e thjeshte Empty Re: Delet dhe bariu - nje analogji e thjeshte

Mesazh  syri i art 25.04.14 13:53

Nje elaborim shum interesant dhe i vlefshem...une them kshtu,meqe ne ket jet vijm vetem dhe prap ikim vetem...detyr e jona esht te kuptojm kush jemi ...
syri i art
syri i art

Qdo gje esht natyr,ska te keqe ska te mir...

100


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Delet dhe bariu - nje analogji e thjeshte Empty Re: Delet dhe bariu - nje analogji e thjeshte

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi