SI TË MERREMI ME ISLAMIN DHE MUSLIMANËT
Faqja 1 e 1
SI TË MERREMI ME ISLAMIN DHE MUSLIMANËT
Dr. Aslam Abdullah / iviews.com
Për strategët e sotëm amerikanë, islami përbën një nga shqetësimet e tyre kryesore për kolonizimin e botës. Për këtë arsye korporata RAND që është një nga organizatat ‘Think Tank’ në mendimin politik amerikan ka bërë propozimet e mëposhtme ndaj qeverisë së SHBA-së. Raporti çuditërisht ka harruar të përmendë çështjet thelbësore që shqetësojnë botën muslimane sot…
Nëse Islami dhe muslimanët nuk shkojnë drejt një demokracie më të madhe, drejt një modernizimi dhe bindshmërie ndaj rendit ndërkombëtar bashkëkohor botëror, mundësia e përplasjes mes civilizimeve mund të bëhet reale, arrin në përfundim një studim i fundit i Korporatës RAND i sponsorizuar nga Fondacioni Smith Richardson Foundation dhe i mbikqyrur nga Seksioni i Kërkimeve për Sigurinë Kombëtare të korporatës RAND.
Studiusi i Rand-it, Sheril Benard ka dhënë disa rekomandime për planifikuesit dhe hartuesit e politikave që duhet të ndiqen në të ardhmen në lidhje me Islamin nga qeveria amerikane.
Fondacioni Smith synon të kontribuojë në debate të rëndësishme publike dhe të ndihmojë në trajtimin e sfidave serioze të politikës publike që dalin përpara Shteteve të Bashkuara.
Fondacioni kërkon të ndihmojë në sigurimin e vitalitetit të institucioneve sociale, ekonomike dhe qeveritare. Ai kërkon gjithashtu të ndihmojë në zhvillimin e politikave efikase për të konkuruar në rang ndërkombëtar dhe të favorizojë interesat dhe vlerat e SHBA-ve në vendet e tjera.
Ky mision mishërohet në programe ndihmëse kombëtare dhe ndërkombëtare.
Raporti i sipërpërmendur sygjeron që vetëm nëpërmjet zhvillimit të një udhëheqjeje moderniste muslimane dhe mbështetjes së modelit sufi të Islamit, muslimanët mund të zbusin zemërimin e tyre kundër Perëndimit. Raporti nuk adreson asnjë çështje kyçe që janë kryesore në zhvillimin e perceptimeve të botës muslimane siç janë; konflikti arabo-izraelit, konflikti Kashmir-Indi, konflikti çeçeno-rus dhe sistemet shfrytëzuese politike që mbështeten nga elitat amerikane dhe europiane. Por, raporti i korporatës Rand bën një analizë të detajuar të ekzistencës dhe shfaqjes së tendencave intelektuale brenda komunitetit musliman dhe konkludon që aleatët e vetëm me shanse për të mbështetur luftën amerikane kundër të ashtëquajturit fundamentalizëm musliman janë ata modernistë dhe sufistë brenda kësaj bashkësie, të cilët qëndrojnë besnikë ndaj ideve të elitave amerikane dhe europjane.
Raporti i ndan muslimanët në pesë kategori kryesore.
Ndër to përmendim:
- Fondamentalistët (burimorët) të cilët “paraqesin” një version agresiv dhe ekspansionist të islamit dhe nuk prapësohen nga dhuna. Ata duan të fitojnë pushtet politik të islamit në mënyrë strikte, ashtu siç e përkufizojnë vetë, në sa më shumë vende të botës të jetë e mundur.
- Tradiconalistët që besojnë se ligji Islam dhe tradita duhet të ndiqen rigorozisht dhe tekstualisht dhe se ortodoksia muslimane duhet të bëjë disa lëshime në zbatimin e drejtpërdrejtë të sheriatit.
- Modernistët të cilët kërkojnë ndryshime të mëdha në praktikën dhe kuptimin aktual të ortodoksisë së islamit.
- Laikët që mendojnë se feja duhet të jetë një çështje personale e ndarë nga politika dhe shteti.
- Sufistët që besojnë në një tendencë izolimi paqësor nga bota reale.
Raporti sugjeron që laikët mund të mos jenë të besueshëm për mbështetejen amerikane pasi ata kanë ide radikale të bazuara në ideologji anti-kolonialiste, imperialiste ose komuniste. Ndërsa fondamentalistët nuk duhet të lejohen kurrë të bëjnë aleancë me njëri-tjetrin . Por duhe të inkurajohen të luftojnë kundra njëri-tjetrit.
I vetmi grup që mund të sherbejë si aleat i besueshëm i elitave amerikane dhe europjane janë ata modernistë që janë të gatshëm të argumentojnë që vullneti njerëzor mund të fitojë supermaci ndaj vullnetit hynor. Me fjalë të tjera, janë të gatshëm të pranojnë kufizimet e Kur’anit në udhëheqjen e muslimanëve ose të tjerëve. Raporti sugjeron që grupe të tilla duhet mbështeten dhe reklamohen. Raporti gjithashtu rekomandon që ata që i përkasin rrymës fondamentaliste të islamit duhet të vihen dukje dhe karakteri i tyre duhet vënë në dyshim apo edhe të eliminohen.
Më poshtë vijon një pjesë e raportit :
Islami Civil Demokratik: Partnerët, burimet dhe strategjitë.
Një përmbledhje e disa prej rekomandimeve për të zhvilluar një strategji janë si vijon :
Krijoni një udhëheqje Moderniste
Krijoni modele dhe udhëheqës që të jenë si shembuj për t’u imituar. Modernistët që rrezikojnë persekutimin duhet të reklamohen si udhëheqës kurajozë të të drejtave civile, dhe në të vërtetë janë. Ka preçedentë që tregojnë se kjo mund të funksionojë. Naval Al-Sadaavi arriti famë ndërkombëtare për durimin e persekutimit, shqetësimit dhe përpjekjeve për ta çuar në gjyq për shkak të qëndrimit të saj modernist për çështjen e lirisë së fjalës, shëndetit publik dhe statusit të grave në Egjipt. Ministrja afgane për çështjen e grave. Sima Samar, frymëzoi shumë njerëz me qëndrimin e saj të sinqertë për të drejtat njerëzore, të drejtat e grave, ligjit civil dhe demokracinë, për të cilat pati kërcënime me vdekje nga fondamentalistët. Ka mjaft të tjerë në botën islame udhëheqja e të cilëve mund të paraqitet në mënyrë të njejtë. Përfshijini muslimanët modernë, normalë në ngjarje politike ‘ndikuese’, për të reflektuar realitetin demografik. Shmangni “mbi-islamizimin e muslimanëve” artificial, në vend të kësaj mësojini ata me idenë që islami mund të jetë vetëm një pjesë e identitetit të tyre.
Mbështetni shoqërinë civile në botën islame
Kjo është veçanërisht e rëndësishme në situatë krizash, situateë refugjatësh dhe situata post-konfliktuale në të cilat nëpërmjet OJQ-ve [organizata jo-qeveritare] vendore dhe shoqatave të tjera civile mund të dalin në udhëheqje elementë të shoqërisë civile dhe të fitojnë eksperiencë praktike. Gjithashtu në nivelet e fshatrave dhe ligjeve, shoqatat civile përbëjnë një infrastrukturë që mund të përçojnë edukim politik dhe në një udhëheqje të moderuar dhe moderniste. Zhvilloni islamin perëndimor islamin gjerman, islamin amerikan, etj. Kjo kërkon arritjen e një kuptimi më të mirë për përbërjen, si dhe praktikën dhe mendimin evolues në këto komunitete.
Ndihmoni në shpalosjen, shprehjen dhe ‘kodifikimin’ e pikpamjeve të tyre.
Vazhdoni ofensivën kundër Fondamentalistëve
Nxirrni jashtë ligjit individët dhe pozicionet e lidhura me islamin ekstremist. Bëni publike veprat imorale dhe hipokrite të autoriteteve të vetë-modeluar fondamentalistë. Deklaratat për cektësinë e mendimit dhe imoralitetin perëndimor janë një pjesë që i kushtohet vëmendje e veçantë në arsenalin fundamentalist, por në këto çështje ata vetë janë tepër të prekshëm. Inkurajoini gazetarë arabë në median publike të bëjnë raportime investikative për jetën, zakonet personale dhe korrupsionin e udhëheqësve fondamentalistë. Publikoni incidente që nxjerrin në pah brutalitetin e tyre – siç është rasti i vdekjeve nga zjarri i vajzave të shkollës në Saudi kur policia fetare ndaloi fizikisht zjarrëfikësit të evakuonin vajzat nga shkolla që po digjej sepse ato nuk ishin mbuluara dhe hipokrizia e tyre, e ilustruar nga institute fetar Saudit, i cili ndalon punëtorët emigrantë të marrin fotot e fëmijëve të sapolindur me pretendimin që islami ndalon imazhet njerëzore, ndërsa zyrat e tyre janë të dekoruara nga figurat e mëdha të Mbretit Fejsal, etj.
Roli i “organizatave bamirëse” në financimin e terrorit dhe ekstremizmit ka filluar të kuptohet më lehtë që nga 11 Shtatori por gjithashtu meriton hetim të mëtejshëm dhe publik.
Promovoni në mënyrë imponuese vlerat e Modernizmit Demokratik Perëndimor
i cili kërkon të krijojë dhe përhapë një model për Islam të begatë, duke identifikuar dhe ndihmuar aktivisht vendet ose rajonet ose grupet me këndvështrimet e duhura.
Publikoni sukseset e tyre. Për shembull, Deklarata për Drejtësi e Bejrutit e vitit 1999 dhe Karta Kombëtare e Veprimit të Bahrejnit hapi tokë të re në zbatimin e ligjit islam dhe duhet të bëhet e njohur më gjërë.
Kritikoni të metat e tradicionalizmit
Tregoni marrëveshje mes modernizmit, demokracisë, përparimit dhe prosperitetit.
A ofrojnë fondamentalizmi dhe tradicionalizmi për shoqërinë islame një të ardhme të shëndetshme dhe të suksesshme ? A i përmbushin ata me sukses sfidad e ditës ? A përqasen ata me rende të tjera shoqërore ? Raporti I UNDP për zhvillimin social (UNDP, 2002 ) tregon qartë lidhjen mes një rendi social të amullt, shtypjen e grave , cilësinë e dobët shkolluese dhe përmbajtjen. Ky mesazh duhet të përçohet me energji tek popullata myslimane. Kontribuoni në ngritjen e imazhit pozitiv të sufizmit. Inkurajoni vendet që kane traditë të fortë sufiste të fokusohen në atë pjesë të historisë dhe ta përfshijnë atë në programin shkollorë, pasi nuk ka gjasa që përkrahësit e betuar të lëvizjeve radikale islamike të influencohen lehtë për të ndyshuar pikëpamjet e tyre. Gjenerata e adhëshme do të mund të influencohet nëse mesazhi I islamit demokratik do të futet në programin shkollorë dhe median publike ne vendet përkatëse. Fondamentalistët radikalë kanë be\ërë përpjekje të mëdha për të fituar influenca ne fushën e edukimit dhe ata nuk mund të tërhiqen nga terreni pa luftë. Për të marrë këtë fushë nga ata do të nevojitet një beteje edhe po aq energjike.
Për të përmbushur strategjinë e plotë të krijimit të një islami paqësorë ndaj nesh, do të jetë e nevojshme:
Të mbështeten modernistët dhe laikët së pari
• Duke pubiluar dhe shpërndarë punën e tyre
• Duke i inkurajuar të shkruajnë për grupet e gjëra dhe rininë
• Duke prezantuar pikëpamjet e tyre ne programin mësimorë të arsimit islam.
• Duke u dhene atyre një platformë publike
• Duke i ofruar audiencës së gjerë opinionet dhe gjykimet e tyre mbi çeshtje themelore të interpretimit fetar, për të konkuruar ato fondamentalistëve dhe tradicionalistëve të cilët tashmë kanë faqe interneti, shtëpi botuese, shkolla, institute dhe shumë mjete të tjera për përhapjen e pikëpamjeve të tyre.
• Duke pozicionuar modernizmin si nje opsion ”kunder-kulturor” për rininë e pandikuar islame
• Duke lehtësuar dhe inkurajuar ndergjegjësimin për histaorinë dhe kulturën para-islamike dhe jo-islamike ne media dhe ne programin shkollorë të vendeve përkatese
• Duke inkurajuar dhe mbështetur institutet dhe programet civile dhe laike.
Të mbështeten tradicionalistët kundër fondamentalistëve
• Duke publikuar kritikën për dhunën dhe ekstremizmin tradicionalist dhe duke inkurajuar mosmarrëveshjet mes tradicionalistëve dhe fondamentalistëve.
• Duke parandaluar aleancat mes tradicionalistëve dhe fondamentalistëve.
• Duke inkurajuar bashkëpunimin mes modernistëve dhe tradicionalistëve që janë më afër asaj ane të spektrit, dhe duke rritur prezencën dhe profilin e modernistëve në institucionet tradicionaliste.
• Duke diskriminuar mes sektorëve të ndryshëm të tradicionalizmit.
• Duke inkurajuar ata me një prirje më të madhe ndaj modernizmit – siç është shkolla Hanefije – kundrejt të tjerave, për të nxjerrë opinione fetare që, duke u bërë popullore, mund të dobësojnë autoritetin e vendimeve të prapambetura fetare të vehabizmit.
• Duke inkurajuar popullaritetin dhe parimin e sufizmit.
Fondamentalistët
• Duke sfiduar dhe duke vënë në dukje pasaktësinë në pikëpamjet e tyre në lidhje me çështje të interpretimeve islame.
• Duke vënë në dukje marrëdhëniet e tyre me grupet dhe aktivitetet ilegale.
• Duke publikuar pasojat e akteve të tyre të dhunës.
• Duke demonstruar paaftësinë e tyre për të vendosur në dobi dhe në zhvillimin pozitiv të komuniteteve të tyre.
• Duke i synuar këto mesazhe veçanërisht për të rinjtë, për popullatat besimëtare, tradicionaliste, për minoritetet muslimane në Perëndim dhe për gratë.
• Duke shmangur shfaqjen e respektit apo admirimirt për aktet heroike të dhunshme të ekstremistëve dhe terroristëve fondamentalistë, por duke i servirur si të çrregulluar dhe frikacakë dhe jo si heronj të ligj.
• Duke inkurajuar gazetarët të hetojnë çështjet e korrupsionit, hipokrizisë dhe imoralitetit në qarqet fondamentaliste dhe terroriste.
Të mbështeten në mënyrë të përzgjedhur laikët
• Duke inkurajuar njohjen e fondamentalizmit si një armik i përbashkët.
• Duke dekurajuar aleancat e laikëve me forcat anti-amerikane mbi baza të tilla si nacionalizmi dhe ideologjia e majtë.
• Duke mbështetur idenë që feja dhe shteti mund të jenë të ndarë edhe në Islam dhe që kjo nuk e vë në rrezik besimin.
Me pak fjalë pikat e raportit të korporatës RAND janë këto që u renditën më lart. Dhe mesa shihet raporti duket fare qartë se rekomandon krijimin e një udhëheqje muslimane të zotëruar dhe të operuar nga elitat e pushtetit amerikan dhe europjan.
Siç mund të kuptohet raporti ka ndikime serioze për të ardhmen e Islamit, muslimanëve dhe ngjarjeve që do të prekin botën islame në të ardhmen. Megjithatë në mënyrë tepër interesante , ky raport deri më tani nuk po nxit ndonjë diskutim serioz mes intelektualëve muslianë dhe dijetarëve islam në vendet islame, ku shumë prej të cilëve mesa duket nuk janë në dijeni për ekzistencën e këtij raporti.
Dr. Aslam Abdullah është Redaktor i Revistës Minarja e cila botohet çdo muaj në Los Angelos, California
[Shkëputur nga revista INPAKT NDËRKOMBËTAR : Prill-Maj 2005 ]
BOTIM I JEHONA CENTER

Erikson- Nuk them se kam gjetur te verteten, por me te vertet se kjo qe kam nuk di....
30
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi