EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Iluminati, ose "Të Përndriturit"

Shko poshtë

Iluminati, ose "Të Përndriturit" Empty Iluminati, ose "Të Përndriturit"

Mesazh  Lusifer000 29.06.16 9:38

Iluminati, apo “Të përndriturit”, është një organizatë gjigante, e cila e ka origjinën prej shumë kohësh më parë. Iluminati, është një lloj urdhëri sekret, me persona që punojnë në fshehtësi, me qëllim Rendin e Ri Botëror.
Shoqëria e parë e titulluar “Iluminati”, ka qënë një shoqëri e shekullit II pas Krishtit, shoqëri e themeluar nga një person i quajtur Montan. Montani ishte një prift i një lloj kulti, i quajtur “Kulti i Cibeles”. Çibele, është perëndesha e pjellorisë, dhe në kultin e përkushtuar kësaj perëndeshe, prift ishte themeluesi i “Të Përndriturve”. Montani ishte një person që kishte vegime mistike, kështu që në një farë kohe nisi me ca profeci të mistershme.
Anëtarët e këtij Iluminati, ishin njerëz me fiksime, që kishin vegime të habitshme, dhe pas këtyre vegimeve, pretendonin të bindur se kishin parë Shpirtin e Shenjtë apo figura të tjera hyjnore. Prej atyre që Montani dhe “Të Përndriturit” e tij rrëfenin, Kisha nisi t’i kritikonte ashpër. Ky model i thjeshtë dhe paksa elementar i Iluminatit, nisi të përhapej ngadalë në shumë vende të botës, duke nisur nga Azia dhe Afrika.
Në këtë kohë po krijoheshin grupe të ndryshme në botë, të titulluara “Iluminati”, të cilat u zhvilluan shumë gjatë shekujve IV-VI, por të gjitha këto grupime u “zbehën” dhe u zhdukën ngadalë në shekullin X.
Emri “Iluminati” apo “Të Përndriturit”, u shua për një kohë mjaft të gjatë,derisa në shekullin XVI, u themelua në Spanjë një grup i quajtur “Alumbrado”, që përkthehet “Më të ndriturit”. Alumbrado ishte një shoqëri mistike me ligje “hyjnore”dhe vizione enigmatike.
Ky grup Të Përndriturish u ndoq dhunshëm nga Inkuzicioni i Shenjtë, dhe përfundimisht nuk u dëgjua më gjë për të. Të gjitha grupet e Të Përndriturve, janë themeluar në fshehtësi, por me kalimin e kohës, këto grupe zbardheshin dhe zbuloheshin, dhe kur ishin në ndjekje ato zhdukeshin, si të mos ekzistonin më.
Kur këto grupe ndiqeshin, ato zakonisht shpërbëheshin, që të mos zbuloheshin më kurrë, ose zhdukeshin për një kohë të gjatë, e më pas i riktheheshin detyrave të mëparshme.
Grupet “Iluminati”, kanë qënë gjithnjë me fat, perfekte dhe të përndritura. Grupi më i famshëm Iluminati, me përsosmëri të lartë, është ai grup themeluar në Bavari të Gjermanisë më 1748, nga një prift që i përkiste shoqërive sekrete, i quajtur Adam Ueishaupt. Në kohën e krijimit të këtij Iluminati, Bavaria ishte një vend i sunduar nga Kisha dhe një organizatë me ligje të rrepta dhe të paarsyeshme.
Në vitin 1784, qeveria e Bavarisë dëboi të gjitha organizimet e fshehta të njohura nga vendi, dhe këto organizime u shpërbënë, u ndanë dhe u zhdukën. Edhe pas kësaj shpërndarjeje, Iluminati dhe grupet e tjera të Të Përndriturve lanë shenja dhe mbresa në Europë, sepse figura publike dhe njerëz të famshëm ishin pjesë e kësaj vëllazërie sekrete.

Simbolet e Iluminatit, janë mjaft të njohura, dhe disa prej tyre vijnë edhe nga organizime të tjera të fshehta. Simboli i Iluminatit, është një piramidë me trembëdhjetë nivele, ku maja është e ndarë nga trupi, dhe në majë vihet re një sy, që titullohet “Syri gjithçkaparës”ose “Syri që sheh çdo gjë”.
Çdo shekull është vërtetuar ekzistenca e Iluminatit. Figura të shquara, figura publike, njerëz të famshëm dhe madje edhe politikanë, kanë qënë pjesë e Urdhrave të ndryshme që presin të sundojnë botën.
Qëllimi i Iluminatit është krijimi i një rendi të ri, ku e gjithë bota të ketë një qeveri të vetme, e gjithashtu të kryhet një “pastrim” mbarëbotëror.
Nuk mund të ekzistojë vetëm një shoqëri të fshehtash titulluar “Iluminati”. Përkundrazi, mund të ekzistojnë shumë të tilla, dhe Iluminati nuk është e vetmja shoqëri e fshehtë që përpiqet për një Rend të Ri, dhe që ka një Urdhër të caktuar.
Iluminati, ose "Të Përndriturit" Novus_ordo_seclorum
Vula e Iluminatit

Iluminati, ose "Të Përndriturit" 17 - Adam Weishaupt, masoni bavarez që themeloi një ndër grupet më të shquara të "Të Përndriturve"
Lusifer000
Lusifer000

1


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi