Sekretet e Mëdha të Jetës të harruara nga Njeriu
Faqja 1 e 1
Sekretet e Mëdha të Jetës të harruara nga Njeriu
Ne njerëzit, jo vetëm që kemi harruar të shkuarën, por gjithashtu vendin tonë në të tashmen, dhe përgjegjësinë tonë për të ardhmen. Në nivelin personal, gjendja e egos e ndërgjegjes është një nga misionet për të na mbajtur në këtë gjendje harrese - për të thyer lidhjen e qenies tonë si një të tërë, dhe lidhjen e rrjetit të jetës me ndërgjegjen universale.
Në nivelin kolektiv, kjo gjendje harrese përjetësohet dhe përforcohet nga mjetet shoqërore dhe kulturore - kryesisht për shkak të mënyrës së jetesës jo autentike, të konsumizmit dhe mendësisë materialiste.
Ja një listë gjërash që "Spiritscience" mendon se janë harruar nga ne qeniet humane:
Kemi harruar vendin tonë në botën natyrore
Gjatë disa qindra vjeteve të fundit ne e kemi shkëputur veten nga natyra. E kemi shfrytëzuar, rrënuar, konsumuar dhe kemi tantuar ta kontrollojmë për të kënaqur babëzitë tona dhe mendësinë e vetëabsorbimit. Tentuam ta distancojmë veten nga cikli natyrorë i jetës. Harruam si të dëgjojmë dhe kuptojmë ritmin e natyrës dhe ciklin e tokës - shenjat dhe gjuhët. Harruam të ndjekim rrugën e natyrës e të jetojmë në harmoni me të.
Harruam lidhjen e jetës me gjithësinë
Duke e shkëputur veten nga natyra, ne harrojmë se jemi thellësisht të lidhur me të dhe me ciklin e universit. Disa fise që nuk kanë lidhje me "civilizimin tonë" ndjekin rrugën e gjyshërve të tyre, dhe e kanë ruajtur më së miri këtë lidhje me respekt dhe përulje. Ndërsa ne nga ana tjetër, kemi rrënjosur një sens ndasie që na ka çuar drejt humbjes së ekuilibrit dhe sëmundjes. Harruam se si e gjithë ndërgjegja është e ndërlidhur dhe e thurur në një kërcim delikat e të mrekullueshëm.
Harruam mençurinë tonë të lashtë
Harruam mençurinë e stërgjyshërve tanë. Kërkesa për dije shkencore përmes racionalizimit të trurit tonë, ka bërë të harrojmë mençurinë përmes hapjes së zemrës. Ne harruam historitë e lashta dhe mençurinë popullore, të cilat jetonin në harmoni me universin.
Harruam rrugën dhe ëndërrat tona
Duke ikur nga rruga jonë e brendshme ne harruam të ëndërrojmë ëndërrën e jetës. Dhe më e rëndësishmja, ne harruam se si të zgjohemi në këtë ëndërr dhe të shohim natyrën tonë të vërtetë si bashkëkrijues të jetës - si ëndërrimtarë. Ne harruam se kemi fuqinë t'i thurim ëndërrat e të përdorim fuqinë tonë për t'i manifestuar këto ëndërra.
Harruam synimin tonë
Ne cicërojmë shumë, gumëzhojmë dhe çorientohemi në këtë realitet, duke harruar që kemi ardhur këtu për të bërë. Harruam synimin tonë. Jemi zënë në kurth nga ekstaza e fabrikuar e masës së realitetit konsesual. Ne kemi humbur origjinalitetin, shkëndijën e brendshme që na shtyn drejt lumturisë dhe vetërealizimit. Kemi harruar se jemi këtu për t'u kuptuar si qenie shpirtërore të mishëruara në një formë fizike dhe të futur në një univers të ngjashëm.
Harruam se çdo gjë është, dashuri
Ky ndoshta është misteri më i madh, që vetëm pak njerëz e përqafojnë si të vërtetë. Në fakt, kjo e vërtetë është e fshehur diku brenda nesh. Ne deri diku e kemi ditur, por e kemi humbur kontaktin me të. Ne kemi harruar që në fund të fundit çdo gjë është energji dhe ndërgjegje dhe se dashuria është pëlhura e fundit e ekzistencës që rrjedh në gjithë energjinë dhe ndërgjegjen.
Ne harruam të falim
Duke u bërë për të besuar që jemi të ndarë dhe të shkëputur nga të tjerët dhe nga çdo gjë, ne kemi harruar të falim. Në sensin më të thellë të saj, falja është akti që na kujton se jemi një me të gjithë dhe çdo gjë dhe se nuk ekzistojnë viktimat apo autorët e krimit.
Ne harruam të jemi të lirë
Kujtojini vetes çdo mëngjes: që jeni bër për të qenë të lirë.
Ne kemi lindur dhe rritur në një realitet ku "liria" është thjeshtë një koncept. Jemi futur në kurthin e frikës, keqkuptimeve, ideologjive false, shpërblimeve materiale, dhe paguajmë për rregulla dhe ligje, të cilat në të vërtetë i shërbejnë vetëm pak njerëzve. Jemi bërë për të harruar që jemi agjentë të lirë për të ndryshuar. Jemi të lirë për të qenë ata që jemi, pa pasur frikën e fajësisë.
Ne kemi harruar fuqinë tonë të vërtetë
Duke jetuar nën frikë, kjo na ka bërë të harrojmë se sa të fuqishëm jemi. Ne kemi harruar fuqinë masive të dëshirës dhe qëllimit tonë për të ndryshuar realitetin. Jemi bërë për të ndjekur rrugët dhe shenjat e bëra nga të tjerët, tamam si automatet.
Harruam mësimet nga historia
Në ekziston diçka që na ka mësuar historia, është se sa të shpejtë jemi për të harruar mësimet. Sërish dhe sërish vazhdojmë të ribëjmë të njëjtat gabime, sërish dhe sërish të zënë në kurthin e babëzisë dhe vetëshkatërrimit. Nuk mund të fajësojmë indivitë të veçantë për gabimet e bëra nga njerëzimi në të shkuarën, por jemi përgjegjës si individë që t'i kujtojmë vetes gabimet e së shkuarës, dhe këto gabime t'i bëjmë një psikologji kolektive.
Harruam të jemi të thjeshtë
Jeta e njerëzve është bërë më komplekse dhe e komplikuar. Ne joshemi nga shkëndija e "më shumë", dhe jo nga fuqia e "më pak". Ne harruam kuptimin e thjeshtësisë e të jemi të thjeshtë. Jeta, është me të vërtetë, e thjeshtë. Thjeshtësia është të shmangim të gjitha gjërat e panevojshme, dhe idetë që çrregullojnë pikëpamjen tonë drejt qëllimit të vërtetë të jetës, dhe të tjera të vërteta që i kemi harruar.
Kemi harruar të kemi besim, të besojmë dhe të çuditemi
Kemi harruar magjinë tonë e të botës. Kemi harruar të çuditemi nga mrekullitë e jetës. Skepticizmi dhe pikëpamjet cinike tona për botën, na kanë bërë të humbasim besimin në vetvete dhe në magjinë e universit. Kemi harruar se si të besojmë. Kjo mbase është tragjedia më e madhe. Na e dobëson dhe varfëron shpirtin.
Siroco- Unë e dëgjoj këngën e zogut jo për zërin e tij, por per heshtjen që vjen pas.
201
Similar topics
» Sekretet me te medha te Bashkimit Sovjetik
» 11 Ligjet e harruara
» Misteret më të mëdha në histori
» Mafia
» Pasojat e medha te ateizmit
» 11 Ligjet e harruara
» Misteret më të mëdha në histori
» Mafia
» Pasojat e medha te ateizmit
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi