EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mafia

+2
benardi
Odin
6 posters

Shko poshtë

Mafia Empty Organizatat më të mëdha mafioze

Mesazh  Odin 26.03.12 11:30

Organizatat më të mëdha mafioze

Mafia 11826

Historitë e tyre, si kanë lindur, vrasjet që kanë bërë, buja e tyre si edhe kush i mbështet. Si mafia më e rrezikshme cilësohet organizata më famshme në botë “Cosa Nostra”. Për këtë organizatë janë shkuar libra, bërë filma hollivudianë, shkruar me qindra artikuj, duke e kthyer këtë organizatë mafiozë në një mit.

Në 20 grupet mafioze më të rrezikshme në botë është edhe “SACRA CORONA UNITA”.

Kjo nuk është e vetmja organizatë mafioze në Pulia të Italisë, por pa asnjë dyshim është më e rëndësishmja dhe më e madhja. Selinë qendrore e ka në Pulia. Fillimet e saj i ka në vitet ‘80 dhe sot është organizimi më i fuqishëm.

Përbëhet nga 7 organizata dhe 47 familje dhe me rreth 1755 anëtarë, kryesisht në provincën e Brindizit, Leçes dhe Torontos. Është një organizim i ri në krahasim me organizimet e mëparshme të mafies, për sa i përket territorit dhe aferave, por aktualisht paraqitet dhe vepron me vendosmëri dhe egërsi të dukshme. E veçanta e kësaj mafieje është përdorimi i të miturve dhe lidhja e ngushtë me segmente shqiptarësh.

Ndërsa “COSA NOSTRA” italiane është themeluar në fillim të shekullit XVI në Sicili, megjithatë lindja e kësaj organizate i atribuohet viteve të Luftës së Dytë Botërore, kur amerikanët ndihmuan ringritjen e mafies në Sicili.

Shumë bosë italo-amerikanë, të burgosur në ShBA (si Lucky Luciano e Vito Genovese, sa për të thënë ndonjë emër), u kontaktuan nga CIA dhe u lanë të lirë në mënyrë që t’i siguronin mbështetje në Itali aleatëve.

Ndërsa “COSA NOSTRA” amerikane u themelua në fillim të shekullit të kaluar dhe u pasurua në dy dekadat e parë. Ajo lindi për dy arsye: Emigrimi në SHBA i një numri të madh italianësh midis të cilëve kishte dhe nga ata që ishin marrë me krime, dhe për shkak se shumë mafiozë nga Sicilia për t’i shpëtuar ligjit në Itali u detyruan të shkonin në SHBA. Një rol të madh në largimin e tyre e pati Mori, prefekti i Palermos gjatë periudhës fashiste, i cili i persekutoi për një kohë të gjatë.

Janë 5 familje në Amerikë që mbanin kontakte të ngushta me krerët në Itali: Familja Bonano, Lukese, Kolombo, Xhenovese dhe Gambino, ku dy të fundit marrin pjesën me të madhe të fitimeve. Në këtë top-listë gjenden edhe tre organizata të tjera mafioze italiane, si “Camorra”, “Ndrangeta” dhe “Stidda”, duke pohuar edhe njëherë se Italia, ose më saktë Siccilia është vendi më “prodhimtar” për lindjen e mafioëve. Në këtë listë nuk kishin si të mungonin edhe organizatat mafioze ruse apo edhe ato kineze që kohët e fundit janë bërë shumë të fuqishme. /albeu.com/


10 mafiet më të fuqishme

“COSA NOSTRA” italiane Është themeluar në fillim të shekullit XVI në Sicili, megjithatë lindja e kësaj organizate i atribuohet viteve të Luftës së Dytë Botërore, kur amerikanët ndihmuan ringritjen e mafies në Sicili.

Shumë bosë italo-amerikanë, të burgosur në ShBA (si Lucky Luciano e Vito Genovese, sa për të thënë ndonjë emër), u kontaktuan nga CIA dhe u lanë të lirë në mënyrë që t’i siguronin mbështetje në Itali aleatëve.

Shefat historikë të “Cosa Nostra”-s siciliane kanë qenë Vito Kashio Ferro, Kaloxhero Vicini, Mikele Navarra, Luciano Lixhio, Mikele Greko, Gaetano Badalamenti, Stefano Bontade, Salvatore Riina, Bendeto Santapaola, Bernardo Provenzano.

Mafia Mafia-futboll
Odin
Odin

513


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mafia Empty Re: Mafia

Mesazh  benardi 26.03.12 15:40

Mafia është një term shumë i përhapur në botë për të përkufizuar organizata kriminale. Analizat moderne të këtij fenomeni e cilësojnë mafinë si "organizatë pushteti", duke vëne në dukje se ekzistenca e saj nuk varet nga të ardhurat e shumta nga veprimtaritë e saj ilegale, por nga bashkëpunëtorët që kanë pozita në institucione të ndryshëm shtetërore sidomos politikanë.

Etimologjia e emritTermi mafia u përdor fillimisht Sicili për të përkufizuar organizatën "Cosa nostra".

Mendohet se fjala mafia mund të ketë disa origjina etimologjike :

Ndoshta vjen nga fjala arabe Ma-Hias që do të thotë "fortesi", duke e lidhur me fuqinë e anëtareve të kësaj organizatë.

Një hipotezë tjetër është prejardhja nga fjala arabe mu'afak, "mbrojtje ndaj te dobëtit", ndërsa prejardhja më e mundshme e kësaj fjale mendohet te jeta nga dialekti toskan ku fjala "maffia" do te thotë "mjerim".

Sipas Xhuzepe Pitrè, një prej historianeve më të shquar italiane të traditës popullore, termi mafia ka qenë shumë i përhapur në zhargonin e një pjesë të Palermos dhe ishte sinonim i bukurisë dhe trimërisë.

Për herë të parë fjala mafia ka hyre zyrtarisht në fjalorin italian në 1863, kur regjisoret di Giuseppe Rizzotto e Gaetano Mosca vunë në skene "Mafiusi di la Vikaria", një drame qe u përkthye ne italisht, në gjuhen napolitane duke mundësuar kështu përhapjen e këtij termi në të gjithë territorin italian.

Në dramën e sipërpërmendur kamorristi, ishte një "burrë nderi", që hynte në një organizate për të pasur më shumë pushtet dhe superioritet. Mafia përmendet për herë të parë në prill të 1965 në një dokument zyrtar të nënshkruar nga prefekti i Palermos në atë kohë, Filippo Gualtiero.

Që nga ajo kohë kjo fjalë vazhdoi të hasej gjithnjë e më shumë në fjalorin e përditshëm dhe dokumenta të ndryshëm zyrtare. Shpesh Mafia shoqërohej nga një përkufizimi i shkurtër "organizate kriminale" me rrënje te thella në shoqërinë siciliane.

Mafia përshtat sjellje të bazuara nga një model të ekonomisë së shteti por është paralele dhe e nen. Organizatat mafiozen nxjerin fitime të mëdha ekonomike duke ushtruar veprimtari të jashtëligjshme si : trafik, falsifikime, kontrabande dhe prostitucioni.

Disa nga organizatat mafioze që veprojnë në Itali janë :

Cosa nostra - Sicili

Është themeluar në fillim të shekullit XVI megjithatë lindja e kësaj organizatë i atribuohet viteve të Luftës se Dyte Botërore kur amerikanet ndihmuan ringritjen e Mafie-s në Sicili. Shumë bosse italo-amerikane, të burgosur në Sh. B. A (si Lucky Luciano e Vito Genovese sa për të thëne ndonjë emër), u kontaktuan nga CIA, dhe u lanë të lire në mënyre që ti siguronin mbështje në Itali aleateve. Sipas disa të dhënave më të fundit nga 'Eurispes rezulton se Cosa Nostra fiton çdo vit 8 milion euro nga trafiku i drogës, 2.841 milion nga investimet për pastrim parashe, 176 milioni nga prostitucioni, 1.549 milioni trafiku i armeve dhe 351 milioni nga gjobveniet duke pasur në total një xhirim paraje prej 13 miliarde euro.

Camorra - Napoli

Kjo organizate është themeluar nga mesi shek XVI. Fjala Camorra dikur kishte kuptimin e një takse që paguhej nga pronarët e lokaleve për të siguruar mbrojte. Me këtë përkufizim rezulton dhe në dokumentet e para ku kjo fjalë është hasur. Këto të dhëna i përkasin Mbretërisë së Napolit dhe datojnë 1735. La Camorra aktualisht vepron në 111 vende (përfshire këtu qytete dhe provinca), struktura e saj është e ngjashme me atë të Cosa Nostra ku çdo familje zotëron një zonë të caktuar. Sipas disa të dhënave më të fundit nga "Eurispes" rezulton se çdo vit Camorra fiton 7.230 milion euro nga trafiku i drogës, 2.582 milion nga investimet për pastrim parashe, 258 milioni nga prostitucioni, 2.066 milioni trafiku i armeve dhe 362 milioni nga gjobveniet duke pasur në total një xhirim paraje prej 12,5 miliard euro.
Pervec Kamorres dhe Cosa Nostra-s në Itali veprojnë dhe disa organizatat të tjera mafioze ku mund të përmendim :

Ndrangeta - Calabria
Sakra korona Unita - Puglia Mafia e Katert
Stidda - Sicilia

Disa nga organizatat mafioze më të njohura në botë janë :

Organizatsya – Ish Bashkimi Sovjetik

Kjo organizate e cila vepron edhe sot, i ka fillimet që në kohën e ish Bashkimit Sovjetik dhe ndahet në tre nivele :

Grupe të vogla të përbëra nga 10-15 persona, të pavarur në mënyre direkt nga krerët e mafias.
Brigadat e medhe që përbehen 200-300 persona të cilët drejtojnë grupet e vogla.
Dhe të ashtuquajturit "Vjedhësit e ligjit" që janë rreth 150 veta. Ata kanë pushtet ekonomik dhe politik. Duke qenë së shumica janë avokate, mjeke, inxhiniere dhe politikane ata janë të afte të realizojnë projekte dhe operacione financiare me shifra stratosferike.
Mafia Ruse merret më shumë me trafik droge dhe armesh dhe është e shtrirë në të gjithë Evropën Lindore pa harruar dhe shtete si Franca, Zvicra dhe Italia.

Yakutsa - Japoni

Çdo bande Mafioze në Japoni quhet yakuza por drejtohet nga krerë të ndryshëm. Në traditën e saj spikasin rituale shumë të vjetra si :

1.Sakazukishiki, ceremonia e pranimit të çdo anëtari të ri i cili betohet për besnikëri dhe devotshmëri duke pire sakë nga gota e kryetarit.

2.Irezumi – tatuazhi i cili duke qenë së është i ndryshëm për çdo bande dëshmon përkatësinë e anëtareve të bandave.

3.Yubitsume – prerja e gjymtyrëve.
Në të tre ceremonitë e sipërpërmendura protagoniste janë oyabun (kapo), kobun (vartësit).

Në rast se dikush tradhton duhet që ti paraqitet shefit dhe në prani të pjesës tjetër të bandës të presë gishtin e tij, dhe ta ofroje atë të mbështjelle në një shami të bardhe. Në rast së ky veprim kryhet atëherë fajtori falet por në rast të kundërt atij i prihet koka nga vete kryetari.

Cosa Nostra-s Amerikane, u themelua në fillim të shekullit të kaluar dhe u pasurua në dy dekadat e parë. Ajo lindi për dy arsye :

1.Emigrimi ne Sh. B. A i një numri të madh italianesh midis të cilëve kishte dhe nga ata që ishin marre me krime.

2.Por edhe për shkak se shumë mafioze nga Sicilia për ti shpëtuar ligjit në Ili u detyruan të shkonin në Sh. B. A. Një rol të madh në largimin e tyre e pati zoti Mori, prefekti i Palermos gjatë periudhës fashiste i cili i persekutoi për një kohe të gjatë.

Zhvillimi i Cosa Nostra-s Amerikane mendohet të ketë ardhur për një sere aryesh nder të cilat mund të citojmë.

Trajtimi i keq i shteti amerikan ndaj emigranteve italiane të cilët duke mos pasur asnjë lloj mbështetje financiare ishin të detyruar të kryenin aktivitete ilegale. Ligjet amerikane të viteve 30 që ndalonin alkoolin duke bërë që kontrabanda e tij të kishte një përhapje të madhe në territorin amerikan.
Kjo organizatë varej në mënyre të drejt për drejte nga Cosa Nostra Siciliana dhe janë pesë familjet në Amerikë që mbanin kontakt të ngushtë me krerët në Itali : familja Bonano, Lukese, Kolombo, Xhenovese dhe Gambino, ku dy te fundit marrin pjesën më të madhe të fitimeve.

Organizata te tjera mafioze qe veprojnë neper Evrope janë :

Mafia shqiptare,
Mafia turke,
Mafia nigeriane,
Mafia bullgare,

pa harruar këtu narkotrafikantët kolumbiane dhe Triadën e njohur Kineze.
benardi
benardi

36


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mafia Empty Re: Mafia

Mesazh  benardi 26.03.12 16:00

Historitë e tyre, si kanë lindur, vrasjet që kanë bërë, buja e tyre si edhe kush i mbështet. Si mafia më e rrezikshme cilësohet organizata më famshme në botë “Cosa Nostra”. Për këtë organizatë janë shkuar libra, bërë filma hollivudianë, shkruar me qindra artikuj, duke e kthyer këtë organizatë mafiozë në një mit.

Në 20 grupet mafioze më të rrezikshme në botë është edhe

“COSA NOSTRA” italiane

Është themeluar në fillim të shekullit XVI në Sicili, megjithatë lindja e kësaj organizate i atribuohet viteve të Luftës së Dytë Botërore, kur amerikanët ndihmuan ringritjen e mafies në Sicili. Shumë bosë italo-amerikanë, të burgosur në ShBA (si Lucky Luciano e Vito Genovese, sa për të thënë ndonjë emër), u kontaktuan nga CIA dhe u lanë të lirë në mënyrë që t’i siguronin mbështetje në Itali aleatëve. Shefat historikë të “Cosa Nostra”-s siciliane kanë qenë Vito Kashio Ferro, Kaloxhero Vicini, Mikele Navarra, Luciano Lixhio, Mikele Greko, Gaetano Badalamenti, Stefano Bontade, Salvatore Riina, Bendeto Santapaola, Bernardo Provenzano.

“CAMORRA”

Kjo organizatë është themeluar nga mesi shekullit XVI në Napoli. Fjala “Camorra” dikur kishte kuptimin e një takse që paguhej nga pronarët e lokaleve për të siguruar mbrojte. Këto të dhëna i përkasin Mbretërisë së Napolit dhe datojnë më 1735. “La Camorra” aktualisht vepron në 111 vende (përfshirë këtu qytete dhe provinca). Struktura e saj është e ngjashme me atë të “Cosa Nostra”-s, ku çdo familje zotëron një zonë të caktuar. Fusha kryesore e veprimtarisë së saj është trafiku i drogës, falsifikimet, vënia e gjobave, trafiku i armëve, prostitucioni, rrëmbimet, etj. Shefat historikë të “Camorra”-s kanë qenë Karmine Alfieri dhe Rafaele Kutolo.

“NDRANGETA”

Kjo organizatë e ka selinë në Kalabri. Përbëhet nga 144 organizime me 5600 anëtarë. Ajo e realizon kontrollin e saj në territorin kalabrez falë lidhjeve mafioze të quajtura “Ndrine”. Ka një strukturë të dukshme horizontale, ekzistojnë lidhje të ngushta midis grupeve të ndryshme, por nuk ka një qendër drejtuese rajonale apo provinciale. “Ndrangeta” ka kryer dy vrasje të ashtuquajtura të mëdha, në gusht të vitit 1991 vrau prokurorin Skopeliti dhe më pas ish-presidentin e hekurudhave të Italisë, Ludoviko Ligato, si dhe cilësohet me karakter të dukshëm antishtet. Shefi historik i “Ndrageta”-s është konsideruar De Stefano.

“SACRA CORONA UNITA”

Nuk është e vetmja organizatë mafioze në Pulia të Italisë, por pa asnjë dyshim është më e rëndësishmja dhe më e madhja. Selinë qendrore e ka në Pulia. Fillimet e saj i ka në vitet ‘80 dhe sot është organizimi më i fuqishëm. Përbëhet nga 7 organizata dhe 47 familje dhe me rreth 1755 anëtarë, kryesisht në provincën e Brindizit, Leçes dhe Torontos. Është një organizim i ri në krahasim me organizimet e mëparshme të mafies, për sa i përket territorit dhe aferave, por aktualisht paraqitet dhe vepron me vendosmëri dhe egërsi të dukshme. E veçanta e kësaj mafieje është përdorimi i të miturve dhe lidhja e ngushtë me segmente shqiptarësh.

“STIDDA”

Organizata “Stidda” është themeluar në Sicili, por nuk ka asgjë të përbashkët me “Cosa Nostra”-n siciliane. Ngjason më shumë me “Sacra Corona Unita” me qendër në Pulia. Anëtarët e saj nuk janë vetëm italianë, por edhe shqiptarë, afrikanë dhe aziatikë. Madje janë të anëtarësuar edhe rusë. Merret kryesisht me trafik droge, shfrytëzim prostitucioni, trafik armësh dhe deri diku me pastrim parash. Anëtarët e kësaj organizate kanë kryer disa vrasje, të cilat nuk kanë pasur bujën e vrasjeve të organizuara nga “Cosa Nostra”, “Camorra” apo “Sacra Corona Unita”. Është një organizim mjaft i ri dhe i veçantë i mafies italiane, për të mos thënë organizimi më i ri.

“ORGANIZATSYA”

Kjo organizatë, e cila vepron edhe sot, i ka fillimet që në kohën e ish-Bashkimit Sovjetik dhe ndahet në 3 nivele: Grupe të vogla të përbëra nga 10 deri në 15 persona, të pavarur në mënyrë direkte nga krerët e mafies, brigadat e mëdha që përbëhen nga 200 deri në 300 persona, të cilët drejtojnë grupet e vogla dhe të ashtuquajturit “vjedhësit e ligjit”, që janë rreth 150 veta. Ata kanë pushtet ekonomik dhe politik. Duke qenë se shumica janë avokatë, mjekë, inxhinierë dhe politikanë, ata janë të aftë të realizojnë projekte dhe operacione financiare me shifra stratosferike. Mafia ruse merret më shumë me trafik droge dhe armësh.

“NEOMENKLATURNAJA”

Interpretimi i fenomeneve mafioze në Rusi do të duhej vendosur në një kontekst më të gjerë analizash mbi të ashtuquajturën “Nomenklaturnaja privatizacija” (kjo do të thotë privatizim në shërbim të nomenklaturës), falë së cilës, eksponentë të nomenklaturës së lartë dhe të mesme të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik kanë arritur, në pjesën më të madhe, që gjatë viteve të tatëpjetës dhe rrëzimit të regjimit komunist (1986-1992) të shndërrohen në kapitalistë dhe pronarë të rinj, nëpërmjet një veprimtarie bashkëpunimi për përvetësimin e burimeve financiare, shpesh në bashkëpunim me mafien e organizuar edhe jashtë Rusisë.

“YAKUTSA”

Çdo bandë mafioze në Japoni quhet “Yakutsa”, por drejtohet nga krerë të ndryshëm. Në traditën e saj spikasin rituale shumë të vjetra si shumë kohë para viteve ’90. Riti i Sakazukishiki-t, është ceremonia e pranimit të çdo anëtari të ri, i cili betohet për besnikëri dhe devotshmëri duke pirë sakë nga gota e kryetarit. Riti i Irezumi-t ose tatuazhi, i cili duke qenë se është i ndryshëm për çdo bandë, dëshmon përkatësinë e anëtarëve të bandave. Riti tjetër i organizatës mafioze japonezë “Yakutsa” është Yubitsume, e cila ka të bëjë me prerjen e gjymtyrëve të ndryshme të trupit. Në të tre këto ceremoni protagonistët janë oyabun, (kapo), kobun, (vartësit).

“COSA NOSTRA” amerikane

U themelua në fillim të shekullit të kaluar dhe u pasurua në dy dekadat e parë. Ajo lindi për dy arsye: Emigrimi në SHBA i një numri të madh italianësh midis të cilëve kishte dhe nga ata që ishin marrë me krime, dhe për shkak se shumë mafiozë nga Sicilia për t’i shpëtuar ligjit në Itali u detyruan të shkonin në SHBA. Një rol të madh në largimin e tyre e pati Mori, prefekti i Palermos gjatë periudhës fashiste, i cili i persekutoi për një kohë të gjatë. Janë 5 familje në Amerikë që mbanin kontakte të ngushta me krerët në Itali: Familja Bonano, Lukese, Kolombo, Xhenovese dhe Gambino, ku dy të fundit marrin pjesën me të madhe të fitimeve.

“SOLMCEVO”

Është një organizatë mafioze ruso-aziatike, e cila funksionon kryesisht në Hungari, Republikën Çeke, Gjermani, Austri, Belgjikë, Itali, SHBA, Kosta Rika, Izrael, por edhe në shumë vende të tjera të Azisë së Jugut. Është një organizatë që për nga ashpërsia konkurron me “Cosa Nostra”-n dhe “Camorra”-n. Merret kryesisht me trafik armësh, qeniesh njerëzore dhe droge. Kriminaliteti ruso-aziatik është tashmë i specializuar në trafikun e heroinës që vjen nga “Trekëndëshi i Artë” (Birmani-Laos-Kamboxhia) dhe nga “Gjysmëhëna e Artë” (Pakistan-Afganistan-Iran) dhe për shpërndarjen vijuese në vendet e ish-BS-së, Evropës dhe SHBA-së.

“XXI SECOLO”

Është një organizatë mafioze ruso-aziatiko-italiane dhe ka lidhje të forta me mafien gjermane, amerikane, izraelite dhe qipriote. Kjo organizatë vazhdon të shtrijë praninë e saj ende jashtë kufijve të Federatës Ruse, madje edhe jashtë kufijve të vetë CSI-së, në tregun e ligjshëm dhe të zi të rajoneve të ndryshme të botës, Evropë Qendrore dhe Lindore (ku dominon bota e krimit), Evropë Perëndimore, SHBA, Afrikë, Amerikë Qendrore dhe Jugore, Lindje e Afërt dhe e Largët. Kriminaliteti i kësaj organizate është tashmë në gjendje të konkurrojë ose të bashkëpunojë në barazi të plotë me organizatat kriminale ndërkombëtare më të fuqishme.

“CERNOJ”

Është organizata mafioze ruse më e frikshme e gjithë Evropës. Ajo funksionon në Britaninë e Madhe, Zvicër, Izrael, Montekarlo e deri në SHBA. Trafiku i fëmijëve është specialiteti i kësaj organizate, por jo më pak janë edhe vrasjet dhe ekzekutimet makabre. Kjo mafie ruse merret me shitjen dhe blerjen e foshnjave dhe shërbimi i fshehtë gjerman thotë se ka të dhëna se organet e fëmijëve lypsarë të vrarë nga mafia ruse janë dërguar me
dokumente të falsifikuara në klinikat e vendeve perëndimore për t’u përdorur për transplant organesh. Ky është specialiteti, por jo më pak i rëndësishëm është trafiku i armëve dhe drogës.

“TRIAD”

Në shqip do të thotë treshe, është organizata më e fuqishme mafioze për trafikun e drogës. “Triad”-a kineze është marrë si shembull konkurrimi për mafien ruso-aziatike. Anëtarët e kësaj organizate kanë instaluar baza operative për trafikimin e heroinës në Hong Kong, Singapor dhe Bangkok. Fillesat e kësaj organizate mund të themi që janë më të lashtat në krahasim me të gjitha mafiet e tjera, ato datojnë që në vitin 1760. Por megjithëse kjo organizatë ka shekuj që është krijuar, veprimtaria e saj kriminale ka nisur në vitin 1911, kur është kryer edhe vrasja e parë nga anëtarët e saj. Është po aq e frikshme sa mafia perëndimore.

“CARTEL”

Është cilësuar si organizata më e fuqishme në trafikun e kokainës. Kjo organizatë mafioze është formuar në vitet 1970-1980 nga Madellin Cartell në Kololumbi. “Kartelet” kolumbiane janë rrjeti më i fuqishëm i transportit të kokainës jugamerikane, të destinuar për tregun evropian dhe atë të ish-Bashkimit Sovjetik, për të cilin SHBA shërben si pikë tranziti. Kohët e fundit është vënë re se me këtë organizatë të fuqishme mafioze ka lidhje edhe e ashtuquajtura mafie shqiptare. Por jo aq sa mafia ruso-aziatike. Ndërsa deri dje Kolumbia ishte prodhuesja numër një e substancave narkotike, tashmë po konkurrohet nga Rusia.

“IZMAJLOVO”

Në mafien ruse nuk mungojnë shembujt të lidhjes së ngushtë ndërmjet pushtetit politik dhe strukturave mafioze, të zbuluara nga hetimet ligjore. I tillë është rastin Aleksej Iljusenko, ish-Prokurorin e Përgjithshëm, i akuzuar se ka favorizuar shoqërinë e naftës “Balkan Trading”. Do të mund të përmendej edhe lidhjet ndërmjet ish-zv.kryeministri Oleg Soskovec dhe ish-ministri i Sportit Samil Tarpisev me grupin kriminal “Izmajlovo” dhe me vëllezërit Cernoj (me të cilët Aleksandr Lebev kishte lidhje), lidhjet e Aleksandr Korzakov, ish-shef i Shërbimit të Sigurimit Presidencial, tashmë të cituarin Fondacioni Kombëtar i Sportit.

“MAZUTKINO”

Është një organizatë ruso-aziatike që merret kryesisht me trafikun e armëve, drogës, gurëve të çmuar dhe qenieve njerëzore. Rrjeti i saj është i shtrirë në Poloni, Austri, Gjermani, Lihtenshtein, Zvicër, Montekarlo, Itali, SHBA, etj. Nga faktorët konkurrues dhe frenues të mafies ruso-aziatike, si një nga protagonistët kryesor në tregun e heroinës është ekspansioni galopant i kultivimit të bimës së hashashit në vendet ish-sovjetike të Azisë Qendrore (vlerësohet se në këtë zonë, kryesisht në Uzbekistan, Taxhikistan dhe Kirgistan ka tre milionë hektarë të mbjella me hashash, që kontrollohet nga organizatat mafioze lokale).

FAMILJA E “MAFIES SË ZEZË”, SHBA

U krijua nga Demetrius Flenory dhe vëllai i tij, Terry. Kjo bandë e filloi aktivitetin e saj kriminal duke shitur doza të vogla kokaine në rrugët e Detroitit gjatë viteve ’80 dhe përfundimisht u zhvillua brenda gjithë vendit dhe jashtë SHBA-së. Investigimi dyvjeçar i federalëve konkluduan se anëtarësimi i saj është gjithëpërfshirës. Banda ka marr goditjen e saj më të madhe në vitin 2005, ku gjatë një aksioni të DEA (strukturë policore amerikane) u arrestuan 30 persona që dyshohej të ishin pjesë e “Familjes së Mafias së Zezë”, si dhe një sasi prej 9.5 kilogramë heroinë, dhe 10 milionë dollarë.

“MAFIA E ZEZË”, FILADELFIA

Në vitet 1980 disa të rinj të afërm me njëri-tjetrin krijojnë grupin “Mafia e të rinjve zezakë”. Ajo kontrollonte gangsterët xhamajkanë, të cilët kishin kontrollin e trafikut të kokainës në Filadelfia të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Njësoj si më të vjetrit, ata ishin tmerrësisht të dhunshëm dhe të mësuar me frikësimin e dëshmitarëve dhe vrasjeve. Lideri i saj, Aaron Jones ka vdekur në Pensilvani. Pjesa tjetër që ngeli e “Mafias së zezë” shpesh bashkëpunonte me mafian italiane të Filadelfias. Kryesisht mafiat amerikane kanë qenë të dhunshme dhe fusha kryesore ku vepronin ishte pikërisht trafiku i drogës.

MAFIA TURKE

Është quajtur si një organizatë kriminale shumë e fuqishme. Mafia turke ka pasur në kontroll një pjesë të madhe të trafikut të heroinës në të gjithë botën. Mafia turke disa herë ka qenë bashkëpunëtore me mafian ruse, dhe pak me mafian italian. Ashtu si organizatat simotra edhe mafia turke operonte më tepër në trafikimin e lëndëve narkotike, por edhe të “mishit të bardhë”, siç njihet në gjuhën e mafias. Madje sipas disa raporteve, vetëm tetë vjet më parë në Stamboll operonin nga organizata e mafies turke 200 gangsterë. Kontrolli i mafias turke arrinte deri në lindjen e mesme, dhe disa herë edhe deri në vendet aziatike.

“MAFIA IRLANDEZE”

Banda irlandeze është një nga organizatat më të vjetra kriminale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe ka ekzistuar që nga fillimi i shekullit të 19 deri në ditët e sotme. Origjina e saj ishte në lagjen amerikanë të irlandezëve, dhe më pas banda irlandeze u përhap në të gjitha qytetet kryesore të Amerikës, duke përfshirë Boston, Neë Yorl, Çikago, Neë Orleans, Filadelfia dhe Atlantik Siti. Gjithashtu aktiviteti i saj ishte shtrirë edhe në Kanada e quajtur si banda e vdekjes së Montrealtit. Ajo ishte bota e krimit. Historia e mafies irlandeze përfshin edhe qytetet e Irlandës, Anglisë dhe Skocisë.
benardi
benardi

36


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mafia Empty Mafia

Mesazh  Odin 09.04.12 16:42

Historia e plotë e mafias

Mafia Mafia_10

Si lindi mafia në Siçili nga feudalët mesjetarë, si u kthye më pas në “Cosa Nostra”.


Cilat janë 20 familjet mafioze më të mëdha në botë, kodi i nderit për anëtarët e “Cosa Nostra”-s dhe formula e betimit të mafiozëve dhe struktura e tyre.
Pse Toto Riina është bosi i madh i “Cosa Nostra”-s, historia e Falkones dhe Borselinit, dy miqtë që u ekzekutuan nga mafia.
Këto e shumë të tjera në një suplement të jashtëzakonshëm në 5 faqe për mafian.

Mafia është një term shumë i përhapur në botë për të përkufizuar organizata kriminale. Analizat moderne të këtij fenomeni e cilësojnë mafinë si “organizatë pushteti”, duke vëne në dukje se ekzistenca e saj nuk varet nga të ardhurat e shumta nga veprimtaritë e saj ilegale, por nga bashkëpunëtorët që kanë pozita në institucione të ndryshëm shtetërore sidomos politikanë.

Etimologjia e emrit

Termi mafia u përdor fillimisht Sicili për të përkufizuar organizatën “Cosa Nostra”. Mendohet se fjala mafia mund të ketë disa origjina etimologjike: Ndoshta vjen nga fjala arabe Ma-Hias që do të thotë “fortësi”, duke e lidhur me fuqinë e anëtareve të kësaj organizatë. Një hipotezë tjetër është prejardhja nga fjala arabe mu’afak, “mbrojtje ndaj te dobëtit”, ndërsa prejardhja më e mundshme e kësaj fjale mendohet te jeta nga dialekti toskan ku fjala “maffia” do te thotë “mjerim”.

Sipas Xhuzepe Pitrè, një prej historianeve më të shquar italianë të traditës popullore, termi mafia ka qenë shumë i përhapur në zhargonin e një pjesë të Palermos dhe ishte sinonim i bukurisë dhe trimërisë.

Për herë të parë fjala mafia ka hyre zyrtarisht në fjalorin italian në 1863, kur regjisoret di Giuseppe Rizzotto e Gaetano Mosca vunë në skene “Mafiusi di la Vikaria”, një dramë që u përkthye në italisht, në gjuhën napolitane duke mundësuar kështu përhapjen e këtij termi në të gjithë territorin italian.

Në dramën e sipërpërmendur kamorristi, ishte një “burrë nderi”, që hynte në një organizatë për të pasur më shumë pushtet dhe superioritet. Mafia përmendet për herë të parë në prill të 1965 në një dokument zyrtar të nënshkruar nga prefekti i Palermos në atë kohë, Filippo Gualtiero.

Që nga ajo kohë kjo fjalë vazhdoi të hasej gjithnjë e më shumë në fjalorin e përditshëm dhe dokumenta të ndryshëm zyrtare. Shpesh Mafia shoqërohej nga një përkufizimi i shkurtër “organizatë kriminale” me rrënje të thella në shoqërinë siciliane.

Mafia përshtat sjellje të bazuara nga një model të ekonomisë së shteti por është paralele dhe e nen. Organizatat mafiozen nxjerrin fitime të mëdha ekonomike duke ushtruar veprimtari të jashtëligjshme si: trafik, falsifikime, kontrabande dhe prostitucioni.

Organizatat Mafioze


Disa nga organizatat mafioze që veprojnë në Itali janë :

Cosa Nostra – Siçili

Është themeluar në fillim të shekullit XVI megjithatë lindja e kësaj organizatë i atribuohet viteve të Luftës së Dytë Botërore kur amerikanët ndihmuan ringritjen e Mafie-s në Si çili. Shumë bossë italo-amerikanë, të burgosur në SHBA (si Lucky Luciano e Vito Genovese sa për të thënë ndonjë emër), u kontaktuan nga CIA, dhe u lanë të lirë në mënyrë që ti siguronin mbështetje në Itali aleatëve. Sipas disa të dhënave më të fundit nga ‘Eurispes rezulton se Cosa Nostra fiton çdo vit 8 milion euro nga trafiku i drogës, 2.841 milion nga investimet për pastrim parash, 176 milioni nga prostitucioni, 1.549 milioni trafiku i armëve dhe 351 milioni nga gjobëvëniet duke pasur në total një xhirim paraje prej 13 miliardë euro.

Camorra-Napoli

Kjo organizate është themeluar nga mesi shek XVI. Fjala Camorra dikur kishte kuptimin e një takse që paguhej nga pronarët e lokaleve për të siguruar mbrojte. Me këtë përkufizim rezulton dhe në dokumentet e para ku kjo fjalë është hasur. Këto të dhëna i përkasin Mbretërisë së Napolit dhe datojnë 1735.

La Camorra aktualisht vepron në 111 vende (përfshirë këtu qytete dhe provinca), struktura e saj është e ngjashme me atë të Cosa Nostra ku çdo familje zotëron një zonë të caktuar. Sipas disa të dhënave më të fundit nga “Eurispes” rezulton se çdo vit Camorra fiton 7.230 milion euro nga trafiku i drogës, 2.582 milion nga investimet për pastrim parash, 258 milioni nga prostitucioni, 2.066 milioni trafiku i armeve dhe 362 milioni nga gjobëveniet duke pasur në total një xhirim paraje prej 12,5 miliard euro.

Përveç Kamorrës dhe Cosa Nostra-s në Itali veprojnë dhe disa organizatat të tjera mafioze ku mund të përmendim:

-Ndrangeta – Calabria

-Sakra Korona Unita – Pugliam Mafia e Katërt

-Stidda – Siçilia

Disa nga organizatat mafioze më të njohura në botë janë:

Organizatsya – Ish Bashkimi Sovjetik

Kjo organizatë e cila vepron edhe sot, i ka fillimet që në kohën e ish Bashkimit Sovjetik dhe ndahet në tre nivele:

- Grupe të vogla të përbëra nga 10-15 persona, të pavarur në mënyre direkt nga krerët e mafias.

- Brigadat e mëdha që përbehen 200-300 persona të cilët drejtojnë grupet e vogla.

- Dhe të ashtuquajturit “Vjedhësit e ligjit” që janë rreth 150 veta. Ata kanë pushtet ekonomik dhe politik. Duke qenë së shumica janë avokate, mjeke, inxhiniere dhe politikane ata janë të afte të realizojnë projekte dhe operacione financiare me shifra stratosferike.

-Mafia Ruse merret më shumë me trafik droge dhe armesh dhe është e shtrirë në të gjithë Evropën Lindore pa harruar dhe shtete si Franca, Zvicra dhe Italia

Yakutsa – Japoni

Çdo bandë mafioze në Japoni quhet yakuza por drejtohet nga krerë të ndryshëm. Në traditën e saj spikasin rituale shumë të vjetra si:

-Sakazukishiki, ceremonia e pranimit të çdo anëtari të ri i cili betohet për besnikëri dhe devotshmëri duke pire sakë nga gota e kryetarit.

-Irezumi – tatuazhi i cili duke qenë së është i ndryshëm për çdo bande dëshmon përkatësinë e anëtareve të bandave.

-Yubitsume – prerja e gjymtyrëve.

-Në të tre ceremonitë e sipërpërmendura protagoniste janë oyabun (kapo), kobun (vartësit).

Në rast se dikush tradhton duhet që ti paraqitet shefit dhe në prani të pjesës tjetër të bandës të presë gishtin e tij, dhe ta ofrojë atë të mbështjelle në një shami të bardhë. Në rast së ky veprim kryhet atëherë fajtori falet por në rast të kundërt atij i prihet koka nga vete kryetari.

Cosa Nostra amerikane


U themelua në fillim të shekullit të kaluar dhe u pasurua në dy dekadat e parë. Ajo lindi për dy arsye:

-Emigrimi ne SHBA i një numri të madh italianësh midis të cilëve kishte dhe nga ata që ishin marrë me krime.

Por edhe për shkak se shumë mafioze nga Si çilia për ti shpëtuar ligjit në Itali u detyruan të shkonin në SHBA. Një rol të madh në largimin e tyre e pati zoti Mori, prefekti i Palermos gjatë periudhës fashiste i cili i persekutoi për një kohë të gjatë.



Zhvillimi i Cosa Nostra-s Amerikane mendohet të ketë ardhur për një sërë arsyesh nder të cilat mund të citojmë.

Trajtimi i keq i shteti amerikan ndaj emigrantëve italianë të cilët duke mos pasur asnjë lloj mbështetje financiare ishin të detyruar të kryenin aktivitete ilegale. Ligjet amerikane të viteve ‘30 që ndalonin alkoolin duke bërë që kontrabanda e tij të kishte një përhapje të madhe në territorin amerikan.

Kjo organizatë varej në mënyre të drejt për drejte nga Cosa Nostra Si çiliane dhe janë pesë familjet në Amerikë që mbanin kontakt të ngushtë me krerët në Itali: familja Bonano, Lukese, Kolombo, Xhenovese dhe Gambino, ku dy të fundit marrin pjesën më të madhe të fitimeve

Organizata të tjera mafioze që veprojnë nëpër Evropë janë:

1. Mafia shqiptare

2. Mafia turke

3. Mafia nigeriane

4. Mafia bullgare

5. Pa harruar këtu narkotrafikantët kolumbianë dhe Triadën e njohur kineze.

Formula e betimit të mafiozëve dhe struktura e tyre

“U djegsha si kjo figurë e shenjtë e spërkatur me gjakun tim, nëse tradhtoj betimin tim”. Kjo është fraza përmbyllëse e formulës së betimit, e gdhendur në kodin mafioz. Nuk është synim i çdokujt që të bëhet pjesë e mafies, por në “botën e nëndheshme” ka rregulla po aq të forta sa mbi dhe. Mjafton të përmendim se anëtarët e rinj duhet të jenë patjetër deri në 7 breza italianë, nuk duhet të kenë asnjë lloj lidhjeje, as farefisnore dhe as miqësore me policinë apo prokurorinë, nuk duhet të jenë homoseksualë, nuk duhet të shkojnë me gratë e të tjerëve, etj.

Rregullat

Nuk mjafton vetëm “dëshira e mirë” për t’u bërë pjesë e mafies, a më saktë e “Cosa Nostra”-s. Përveç aftësive të caktuara që duhet të ketë një person që të mund të rekrutohet nga familja, ai duhet gjithashtu të kalojë dhe një sërë provash. E fundit e këtyre provave është prova e zjarrit, e cila aplikohet gjatë betimit. Në “Cosa Nostra” aplikohet një kod i tërë nderi, i cili shërben si rregullator i organizatës.

Rregullat përbërëse të kodit të nderit janë bërë të njohura ndër vite nga të penduarit e mafies. Në një sentencë të dhënë nga Tommaso Buscetta-s, një prej anëtarëve të parëve që ka thyer Omerta-n (kodi i heshtjes) ndër shumë ligjet e pashkruara që rregullojnë sjelljen mafioze është dhe detyrime për të thënë gjithnjë të vërtetën kur flitet mes “burrave të nderit”. Jeta e “Cosa Nostra”-s (fjala mafie është një term letrat që nuk përdoret nga anëtarët e kësaj organizate) është e disiplinuar nga rregulla të ashpër të pashkruar, por të paraqitura gojarisht, të cilët rregullojnë organizimin dhe funksionimin e tërë organizatash.

Ligjet e pashkruara dhe kodet e “Cosa Nostra”-s janë bërë herë pas herë të ditura nga të penduarit që vijnë prej këtyre radhëve.

Riti i anëtarësimit

Një anëtar i mundshëm i “Cosa Nostra”-s, para betimit ndiqet me kujdes dhe testohet për të parë nëse është i përshtatshëm për t’u bërë pjesë e organizatës. Pasi testohet ai çohet në një vend të veçuar në prezencë të tre “burrave të nderit” të familjes, ku më i vjetri prej tyre i thotë se mafia ka për qëllim të mbrojë të dobëtit dhe të eliminojë fëlliqësitë.

Shpohet gishti i dorës së kandidatit dhe gjaku hidhet në imazh të shenjtë. Më pas imazhit i vihet flaka dhe anëtari i ardhshëm i mafies duhet ta mbajë në duar flakën deri sa të fiket krejtësisht duke u betuar, ndërkohë që do t’u qëndrojë besnik parimeve të “Cosa Nostra-s” dhe duke pranuar solemnisht: “U djegsha si kjo figurë e shenjtë e spërkatur me gjakun tim, nëse tradhtoj betimin tim”. Pas betimit, dhe vetëm atëherë, “burri i nderit” prezantohet me kreun e familjes, së cilës do t’i përkasë.

Organizimi

Celula e parë është e përbërë nga “familja”, një strukturë me bazë territoriale që kontrollon një zonë të qytetit apo një qendër të tërë të banuar, nga ku merr dhe emrin.

Familja është e përbërë nga “burra nderi” ose “ushtarë” të koordinuar dhe udhëhiqet nga një shef i zgjedhur i quajtur edhe “përfaqësuesi”, i cili pasohet nga një “zv/shef” dhe nga një ose më shumë “këshilltarë”. Nëse ngjarje të rastit bëjnë të pamundur zgjedhjen normale të shefit nga anëtaret e familjes, “komisioni” organizon emërimin e “anëtarëve të këshillit” që të administrojnë përkohësisht familjen deri në kohën e zgjedhjeve në normale.

Aktiviteti i familjeve koordinohet nga një organizëm kolegjial i quajtur “komisioni” ose “kupola”, ku bëjnë pjesë përfaqësuesit e tre a më shumë familjeve të afërta. Komisioni drejtohet nga njëri prej përfaqësuesve të familjeve. Komisioni ka një rreze veprimi të gjerë, si dhe ka detyrën për të siguruar respektimin e rregullave të “Cosa Nostra”-s brenda secilës familjeje, e mbi të gjitha, të zgjidhë konfliktet ndërmjet familjeve.

Formula e betimit të “Cosa Nostra”-s

Personi që kërkon të anëtarësohet mban në duar një imazh të shenjtë, e spërkat me gjakun e një prej gishtave të tij, i vendos zjarrin dhe më pas e mban në duar deri sa fiket duke përsëritur formulën e betimin.

“Betohem se do të respektoj “barrën e heshtjes”. Nuk do të zbuloj para të huajve anëtarësimin tim dhe as sekretet e “Cosa Nostra”-s. Nuk do të bëj pyetje të tepruara dhe nuk do të bëhem kurrë kurioz për asgjë. Do të mjaftohem me ato që di vetë dhe ato që më thoni ju. Do të them gjithmonë të vërtetën për të gjitha ato çështje që kanë të bëjnë me “Cosa Nostra”-n. Nuk kam dhe nuk do të kem asnjëherë lidhje me policinë. U djegsha si kjo figurë e shenjtë e spërkatur me gjakun tim, nëse tradhtoj betimin tim”.

Kodi i nderit për anëtarët e “Cosa Nostra”-s


1. Celula e parë është e përbërë nga “familja”, një strukturë me bazë territoriale që kontrollon një zonë të qytetit apo një qendër të tërë të banuar, nga ku merr dhe emrin.

2. Familja është e përbërë nga “burra nderi” ose “ushtarë” të koordinuar dhe udhëhiqet nga një shef i zgjedhur i quajtur edhe “përfaqësuesi”, i cili pasohet nga një “zv/shef” dhe nga një ose më shumë “këshilltarë”.

3. Nëse ngjarje të rastit bëjnë të pamundur zgjedhjen normale të shefit nga anëtaret e familjes, “komisioni” organizon emërimin e “anëtarëve të këshillit” që të administrojnë përkohësisht familjen deri në kohën e zgjedhjeve në normale.

4. Aktiviteti i familjeve koordinohet nga një organizëm kolegjial i quajtur “komisioni” ose “kupola”, ku bëjnë pjesë përfaqësuesit e tre a më shumë familjeve të afërta.

5. Komisioni drejtohet nga njëri prej përfaqësuesve të familjeve. Komisioni ka një rreze veprimi të gjerë, si dhe ka detyrën për të siguruar respektimin e rregullave të Cosa Nostra-s brenda secilës familjeje, e mbi të gjitha, të zgjidhë konfliktet ndërmjet familjeve.

6. Jo më pak të rëndësishme janë rregullat që disiplinojnë “rekrutimin” e “burrave të nderit” dhe çështjeve të sjelljes së tyre.

7. Kërkesat për rekrutim janë: dhuntia e guximit dhe mungesa e mëshirës; një situatë familjare transparente, e mbi të gjitha mungesa e lidhjeve të çdo lloji me policinë.

8. Prova e guximit nuk u kërkohet atyre personazheve që shërbejnë si përfaqësues. Sipas një shprehjeje të Salvatore Contorno-s, anëtar i penduar i Cosa Nostra-s, këtu bëjnë pjesë “fytyra e pastër” e mafies, pra profesionistët, administratorët publikë, sipërmarrësit, të cilët përgjithësisht nuk përfshihen në veprime kriminale.

9. Personi që të dhënat e përdorura më lart afrohet me kujdes për t’i testuar disponueshmërinë për t’u bërë pjesë e shoqërisë. Me të marrë pëlqimin, anëtarësimi i rishtarit kryhet në një vend në natyrë. Në prezencën e të paktën tre burrave të familjes, ku do të bëjë pjesë, zhvillohet ceremonia e betimit për besnikëri ndaj Cosa Nostra-s.

10. Personi në fjalë mban në duar një imazh të shenjtë, e spërkat me gjakun e një prej gishtave të tij, i vendos zjarrin dhe më pas e mban në duar deri sa fiket duke përsëritur formulën e betimin që përmbyllet me frazën: “U djegsha si kjo figurë e shenjtë nëse tradhtoj betimin tim”.

11. Statusi i “burrit të nderit” me t’u përftuar përfundon vetëm në vdekje; mafiozi, cilado qofshin rrethanat e jetës së tij, a kudo të banojë, në Itali a jashtë, mbetet gjithnjë i tillë.

12. “Burri i nderit”, pasi të ketë mbaruar betimin, fillon të njohë sekretet e Cosa Nostra-s dhe të hyjë në kontakt me anëtarët e tjerë. Vetëm familja Korleone e dhe ajo e Resuttana-s nuk ua kanë bërë të ditur asnjëherë zyrtarisht emrat e anëtarëve të tyre, shefave të familjeve të tjera.

13. Në çdo rast, njohja e “burrit të nderit” me faktet e Cosa Nostra-s, varet rrënjësisht nga grada që ai do të ketë në organizatë, në kuptimin që sa më lart të jetë aq më të mëdha janë mundësitë që ai të mësojë fakte dhe të hyjë në konkakt me “burra nderi” të familjeve të tjera.

14. Çdo “burrë nderi” është i detyruar të respektojë “barrën e heshtjes”: nuk mund t’i zbulojë të huajve anëtarësinë e tij në mafia dhe aq më pak sekretet e Cosa Nostra-s; ky është mbase rregulli më i hekurt i Cosa Nostra-s.

15. Brenda organizatës, llafet e tepërta zakonisht nuk çmohen: qarkullimi i lajmeve është i reduktuar në minimumin e domosdoshëm dhe “burri i nderit” duhet të përmbahet për të mos bërë pyetje të tepërta sepse kjo është shenjë e kuriozitetit të pavend dhe çon në lindjen e dyshimeve ndaj personit në fjalë.

16. Kur burrat e nderit flasin mes tyre për çështje që kanë të bëjnë me Cosa Nostra-n kanë detyrim absolut për të thënë të vërtetën dhe kur bëhet fjalë për “burra nderi” të familjeve të ndryshme është mirë që të asistojë në bisedë një i tretë që mund të konfirmojë përmbajtjen e bisedës.

17. Kush nuk thotë të vërtetën pëson sanksione të rënda që variojnë nga përjashtimi e deri në vdekjen e personit në fjalë.

18. Këto koncepte janë të një rëndësie themelore për të vlerësuar deklaratat e kryera nga “burrat e nderit”, pra nga anëtarët e Cosa Nostra-s dhe për të interpretuar sjelljet dhe bisedat.

Toto Riina, bosi i madh i “Cosa Nostra”-s

Salvatore Riina fillon të bëhet shumë i pushtetshëm pas rënies së bosit të “korleonezëve”, Luciano Lixho, i cili arrestohet në maj të vitit l974.

Pushteti i Don Totos, sikundër zbulojnë disa të penduar, arrin deri në SHBA, ku në pak vite bosi korleonez ja arrin të lidhë aleanca me disa nga “familjet” më të pushtetshme të “Cosa Nostra”-s amerikane.

Për pushtetin e Riinas fliste në hetimet e tij edhe prokurori Xhovani Falkone. Këtë e bën pas rikthimit nga udhëtimi i shkurtër në SHBA, ku kishte shkuar për të takuar prokurorin e Neë Yorkut, Rudolf Xhuliani dhe prokurorin e Manhattanit, Ricard Martin.

“Por shefi i “Cosa Nostra”-s nuk ishte më Luciano Lixho, por Salvatore Riina. Është ai, që nga vendi i arratisjes, drejtonte trafikët më të mëdha të drogës në gjysmën e Botës. Dhe është gjithmonë ai prapa çdo ngjarje të përgjakshme”, kishte thënë Falkone. Hetuesit shpjegojnë shkallën e ngjitjes zyrtare të Toto Riina-s në majat e Cosa Nostras, e cila arrin kulimin në vitin l981. Është viti i fillimit të luftës së familjeve mafioze me njëra-tjetrën për pushtet.

Mënyrat e vrasjeve që kryen mafia, armët që përdorin

Kanë për detyrë të pajisen me të gjitha armët e nevojshme, të realizojnë skemat e përkryera për ekzekutime të përgjakshme, por e rëndësishme është që gjithçka të përfundojë ashtu siç e kanë llogaritur ata. Rëndësi ka që ai person që ka tentuar të shkelë në rrugën e familjeve të mëdha të “Cosa Nostra”-s t’i mbyllë sytë një herë e përgjithmonë.

Organizimi është i përkryer, armët gjithashtu dhe janë të rralla rastet kur aksioni i vrasjeve nga mafiozët kanë dështuar. Betimi i tyre duhet të shkojë në vend dhe bosi i bosëve duhet të marrë pa tjetër lajmin që objektivi i vënë në shënjestër është vrarë. E në fakt kështu ndodhi fillimisht me Pio La Torre-n, i cili u ekzekutua nga dy persona me dhjetëra plumba pistolete.

Edhe Xhovani Falkone i mbylli sytë përgjithmonë bashkë me gruan e tij, por me një mënyrë tjetër. Toto Riina urdhëroi vrasjen e tij, por në një mënyrë çnjerëzore. Një minë me telekomandë e shndërroi në gërmadhë vendin ku po kalonte makina e tij. E vetëm pak javë më pas u “hoq qafe” edhe kolegu e miku i tij më i ngushtë, Paolo Borselino. Toto Riina dhe Salvatore Biondina urdhëruan vrasjen e Borselinos bashkë me 5 oficerë policie.

Vrasjet brenda mafies

Prishja e aferave, konkurrenca, apo edhe dëshira për të ulur dikë e për të zënë vendin e tij, bënë që shumë bosë të mafies në vitet ’80 të “hiqnin qafe” njëri-tjetrin. Në atë kohë kishte shumë rivalitet mes tyre, kryesisht në familjen Korleone.

Padyshim jo vetëm vrasjet e njerëzve të shtetit, kryesisht të drejtësisë, u cilësuan të bujshme në Amerikë. Me një bujë të jashtëzakonshme u shoqëruan edhe ekzekutimet e njerëzve të pushtetshëm, por që nuk ishin pjesë e shtetit. Ishin bosë të mafies.

I tillë ishte edhe Mikele Nevarra, bosi i familjes Korleoneze apo edhe Mikele Kavataio e më vonë edhe Stefano Bontada i “Cosa Nostra”-s amerikane, të cilët u ekzekutuan nga rivalë të tyre.

Falkone e Borselini, dy miqtë që u ekzekutuan nga mafia

Xhovani Falkone dhe Paolo Borselino ishin lindur në Scicili, aty ku integroheshin kasaphanat e luftës. Të dy jetët e tyre gërshetoheshin shpejt, si të ishin manjetike, që as tritoli i mafies nuk arriti t’i ndante dot.

Padurim i tyre për t’u ndeshur me gjithçka që ishte e pa drejtë, çdo ditë sa vinte e rritej. Padurim për t’u ndeshur me gjithçka që cenohet, me këtë përbindësh që quhet “Mafie”. E ndërkohë, Xhovani, më 23 maj 1992, vdes në duart e Paolos.

Pranë trupit të mikut, Paolo kishte pasur vetëm një impresion, por tepër të fortë: “Duke e mbajtur me fytyrë të kthyer ndaj meje Xhovani Falkonen, në frymëmarrjen e fundit, mendova se bëhej fjalë për një takim të mëvonshëm me të”. E në fakt kështu ndodhi. 56 ditë pas vrasjes së Falkones, ekzekutohet edhe Borselino.

Kodi


Nuk mjafton vetëm “dëshira e mirë” për t’u bërë pjesë e mafies, a më saktë e “Cosa Nostra”-s. Përveç aftësive të caktuara që duhet të ketë një person që të mund të rekrutohet nga familja, ai duhet gjithashtu të kalojë dhe një sërë provash.

E fundit e këtyre provave është prova e zjarrit, e cila aplikohet gjatë betimit. Në “Cosa Nostra” aplikohet një kod i tërë nderi, i cili shërben si rregullator i organizatës. Rregullat përbërëse të kodit të nderit janë bërë të njohura ndër vite nga të penduarit e mafies.

Në një sentencë të dhënë nga Tommaso Buscetta-s, një prej anëtarëve të parëve që ka thyer Omerta-n (kodi i heshtjes) ndër shumë ligjet e pashkruara që rregullojnë sjelljen mafioze është dhe detyrimi për të thënë gjithnjë të vërtetën kur flitet mes “burrave të nderit”.

Jeta e Cosa Nostra-s (fjala mafie është një term letrash që nuk përdoret nga anëtarët e kësaj organizate) është e disiplinuar nga rregulla të ashpër të pashkruar, por të paraqitura gojarisht, të cilët rregullojnë organizimin dhe funksionimin e tërë organizatave. Ligjet e pashkruara dhe kodet e Cosa Nostra-s janë bërë herë pas herë të ditura nga të penduarit që vijnë prej këtyre radhëve.

Mafia italo-amerikane

“Cosa Nostra” amerikane u themelua në fillim të shekullit të kaluar dhe u pasurua në dy dekadat e para. Ajo lindi për dy arsye: Emigrimi në SHBA i një numri të madh italianësh, midis të cilëve kishte dhe nga ata që ishin marrë me krime.

Por edhe për shkak se shumë mafiozë nga Sicilia për t’i shpëtuar ligjit në Itali u detyruan të shkonin në SHBA. Një rol të madh në largimin e tyre pati Mori, prefekti i Palermos, gjatë periudhës fashiste, i cili i persekutoi për një kohë të gjatë. Kjo organizatë varej në mënyrë të drejtpërdrejtë nga “Cosa Nostra” siciliane dhe janë 5 familjet në Amerikë që mbanin kontakt të ngushte me krerët në Itali, familja Bonano, Lukese, Kolombo, Xhenovese dhe Gambino.

Lucky Luciano

Salvatore Lucania i njohur më pas si Lucky Luciano, lindi në Siçili, por familja e tij do të vendosej pak kohë më vonë në Nju Jork. Shumë shpejt ai u bë mjaft i njohur në botën e mafies. Në vitin 1935 ai njihej si bosi i bosëve, jo vetëm i Nju Jorkut, por i gjithë vendit.

Ai u arrestua dhe u dënua 30-50 vjet në ’36-n, por u lirua me kusht që të internohej në Itali. Ai kishte aq shumë fuqi saqë shërbimet sekrete të marinës së SHBA-së kërkuan ndihmën e tij kur aleatët vendosën të pushtonin Italinë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

20 familjet mafioze më të mëdha në botë

Nuk kanë lidhje gjaku me njëri-tjetrën, por mes tyre ekziston një lidhje e fortë besimi, lidhja e mafias. Janë familje të mëdha mafioze që drejtohen nga bosë të pushtetshëm, por që të gjithë kanë mbështetjen e “Cosa Nostra”-s, disa në Itali dhe disa në Amerikë. Gazeta “Tirana Observer” boton sot historitë, emrat dhe fotot e bosëve të familjeve më të mëdha mafioze në të gjithë botën. Nga familja “Mazara Del Vallo”, “Guadagna”, “Altofonte” në Itali e “Gambino” e “Bonano” në Amerikë. Vrasjet që kanë organizuar dhe dënimet që kanë marrë bosët më të mëdhenj të “Cosa Nostra”-s,


1. Familja “MAZARA DEL VALLO”

Familja më e madhe mafioze në Itali, në vitin 1970 ishte “Mazara Del Vallo”. Ajo drejtohej nga bosi Mariano Agata, 65 vjeç, i cili në atë kohë kishte marrë emrin “Zoti i ligësisë”. Ai zëvendësoi bosin e vjetër Mariano Licari, i cili gjithashtu mbahej mend si urdhëruesi më i madh i vrasjeve në atë kohë. Në vitin 1985 Agata u mbështet me shumë forcë nga faktori “Korleone” dhe kthehet në personin më të rëndësishëm për Toto Riina-n.


2. Familja “ÇINISI”

Është cilësuar si familja më e madhe mafioze e “Cosa Nostra”-s amerikane. “Çinisi” drejtohej nga Badalamenti Gaetano ose siç quhej ndryshe “Don Tano”. Ai filloi të drejtojë këtë familje menjëherë pas vrasjes së ish-bosit Cesare Manzella, në vitin 1963. Në vitet ’70 dhe ’80, së bashku me Stefano Bontadën dhe Mikele Grekon kishin krijuar të ashtuquajturën “Triumvirat” të “Cosa Nostra”-s. “Don Tano” u arrestua në nëntor të vitit 1984 dhe vuajti dënimin në SHBA derisa vdiq, në vitin 2002, në moshën 79-vjeçare.


3. Familja “GUADAGNA”

Masakra e “Capacit” ka si autorë anëtarët e familjes mafioze “Guadagna”, me në krye bosin e saj, Pietro Aglieri, i njohur si “Gentleman-i i vogël”. Ai u kthye në drejtues të kësaj familjeje në vitin 1988, menjëherë pas vrasjes së Giovanni Bontade-s, falë edhe një miqësie me Toto Riina-n. Në fillim të vitit 1990 ai komandoi disa vrasje të bujshme. Është arrestuar më 6 qershor të vitit 1997 dhe është dënuar disa herë me burgim të përjetshëm.


4. Familja “MANDAMENTO”

Një ndër bosët më të fuqishëm të “Cosa Nostra”-s italiane në vitin 1999 ishte Agostino Badalamenti. Ai ishte në krye të familjes “Mandamento” në varësi direkte të bosit të bosëve Bernadro Provenzano. Në vitin 1979, kur ishte vetëm 18 vjeç, ai u dënua me 20 vjet burg, pasi u deklarua fajtor për disa vrasje në provincën e Mesinas. Por menjëherë pasi doli nga qelia, ai u kthye në krye të familjes “Mandamento”, duke u bërë një nga mafiozët më të fuqishëm të asaj kohe në Itali.


5. Familja “GAMBINO”

Një prej gangsterëve më të mëdhenj që kanë sunduar në Nju Jork, John Gotti, dëshironte gjithnjë që të bëhej një njeri i mençur. Në moshën 16-vjeçare ai ishte pjesë e një bande rruge të njohur “Fulton-Rockaëay Boys” që vidhte makina. Në vitet ’70 ai u bë kapo i trupës “Bergin”, një pjesë e familjes “Gambino”. Jashtë mase ambicioz, Gotti u përzje me drogë, gjë e ndaluar kjo nga familjet. Pas shumë tentativash, autoritetet arritën ta dënonin atë në vitin 1992 për vrasje.


6. Familja “Bonano”

Joseph Bonano u largua nga Italia për shkak të regjimit të Musolinit në vitin 1920. Fillimisht u ndalua në Kubë për të kaluar më pas në SHBA. Atje iu bashkëngjit mafies në mënyrë që të parandalonte Musolinin që të merrte Sicilinë. Ai u bë i fuqishëm në Nju Jork. Planet e tij për të eliminuar gjithë familjet rivale u kthyen kundër tij, kur Bonano-n e rrëmbyen për 19 ditë deri sa ai pranoi të hiqte dorë. Përpara se ai të vritej nga Luciano, krijoi familjen “Bonano”, organin sundues mbi familjet mafioze në gjithë vendin.


7. Familja “TOMMASO NATALE”

Salvatore lo Pi çolo, i njohur si “Dhelpra e Bardhë” në vitin 1980 u shndërrua në bosin më të fuqishëm të “Cosa Nostra”-s dhe i dytë në Sicili pas Bernardo Provenzano-s. Ai ishte bosi i familjes “Tommaso Natale” pas vitit 1970. Djali i tij, Sandro, 30 vjeç, u kthye në bosin e dytë të kësaj familjeje në vitin 1999. Pas 25 vitesh në kërkim nga drejtësia italiane, ai arrestohet së bashku me të birin, më 5 nëntor 2007.


8. Familja “BAGHERIA”

Bosi i përjetshëm i familjes mafioze “Bagheria” ishte 68-vjeçari Leonardo Greco. Ai zëvendësoi kreun e kësaj familjeje, Antonio Mineo, menjëherë pasi ai u vra në vitin 1989. Në vitin 1970 ai bashkëpunoi me Berdanrdo Provenzanon, këshillat e të cilit e ndihmuan edhe për drejtimin e kësaj familjeje të madhe mafioze. Si bos i kësaj familjeje në Sicili ai drejtoi trafiqet më të mëdha të drogës, duke përfshirë këtu “Pizza Connection dhe “Iron Toëer”.


9. Familja “RESUTTANA”

Gjatë viteve 1981-1983 “Resuttana” u kthye në familjen më të madhe mafioze, duke u mbështetur fort nga “Korleone”-t. Kjo familje u drejtua nga Francesco Madonia ose siç quhej ndryshe “Don Ci çio”, 80 vjeç. Ai u dënua me vdekje për dhjetëra vrajeve të kryera në vitin 1986, por familja “Resuttana” filloi të udhëhiqej nga trashëgimtari i tij, Diego. Në fakt ai ishte vëllai i tij, i cili trashëgoi pushtetin dhe idetë e “Don Ci ço”-s.


10. Familja “CALTANISSETTA”

Familja “Caltanissetta” në vitin 1975 ishte familja më e madhe mafioze në provincën me të njëjtën emër. Ajo drejtohej nga Francesco di Cridtina, i cili vdiq në vitin 1963 dhe trashëgimtari i tij, i biri Giuseppe di Cridtina, u shndërrua në bos të saj duke u shndërruar në njeriun më të fuqishëm. Aq sa mori nofkën “Tigri” dhe u bë bosi i bosëve. Ai u urrye shumë shpejt nga “Korleone”, pasi kishte mbështetur armikun e tyre Bontade, të “Cosa Nostra”-s amerikane.


11. Familja “VALLELUNGA”

Vrasja e bosit të familjes “Vallelunga”, Francesco Madonia, në vitin 1978, vuri në krye të mafies të birin e tij, Giuseppe-n, i njohur me nofkën “Piddu”. Ai pati gjithmonë mbështetjen faktorin “Korleone”, i cili i dha fuqi edhe më të madhe, duke e shndërruar në njeriun më të pushtetshëm në botën e mafies në atë periudhë. “Piddu” u arrestua më 6 shtator të vitit 1992 në Veneto, ku kishte krijuar lidhje mjaft të forta me familjet e tjera mafioze.


12. Familja “Trapani”

Një nga familjet më të mëdha mafioze të vitit 1982 ishte familja “Trapani”, e cila drejtohej nga bosi Salvatore Minore. Menjëherë pas vrasjes së tij, kjo familje u fuqizua akoma më shumë me ardhjen në krye të saj të 67-vjeçarit Vincenzo Virga. Gjithçka i eci më së miri deri në vitin 1990, kur bosi i saj u fut në telashe të mëdha me familje të tjera mafioze. Virga u arrestua më 21 shkurt të vitit 2001, pas shumë vitesh që ishte i shpallur në kërkim. Bosi i familjes u bë djali i tij, Pietro, 39 vjeç.


13. Familja “CORSO CALATAFIMI-ROÇELLA”

Familja mafioze “Corso Calatafimi-Roçella” pati kohën e lulëzimit të saj dhe u fuqizua së tepërmi kur drejtohej nga “Doktori”, siç quhej ndryshe Giuseooe Guttadauro. 56-vjeçari nga provinca e Trapanit, ishte bosi më i fuqishëm i saj. “Corso Calatafimi-Roçella” pati një mbështetje të madhe edhe nga Provenzzano dhe dy familje të tjera mafioze të kësaj province. Guttadauro u arrestua në vitin 2002 dhe vendin e tij tashmë e ka zënë 74-vjeçari Lorenzo di Fede.


14. Familja “MISTRETTA”

Familja më e madhe mafioze e provincës së Messina-s në Itali, ishte familja “Mistretta”. Ajo u fuqizua së tepërmi duke u kthyer në ortaken më të rëndësishme për shumë familje të mëdha mafioze në kohën kur drejtohej nga 58-vjeçari Sebastiano Rampulla, i njohur si “Xhaxha Bastiano”. Gjithashtu kjo familje u kthye ndër më të rëndësishmet e komisionit të “Cosa Nostra”-s. Vëllai i bosit të kësaj familjeje, Pietro, u përfshi në vrasjen e Falcone-s dhe u dënua me burgim të përjetshëm.


15. Familja “SAN MAURO CASTELVERDE”

“Babai i madh” është quajtur ndryshe bosi i familjes së madhe mafioze “San Mauro Castelverde”, 82-vjeçari Giuseppe Farinella. Ai mori drejtimin e kësaj pjesë shumë të rëndësishme të “Cosa Nostra”-s italiane në vitin 1975, menjëherë pas vrasjes së babait të tij, Mario Farinella, “babai i mirë i madh”. Kjo familje nën drejtimin e Farinella-s kryente shërbimet më të rëndësishme të “Cosa Nostra”-s. Toto Riina e kishte renditur këtë familje ndër të parat për të për nga rëndësia.


16. Familja “BARRAFRANCA”

Në provincën e Enna-s në Itali, në vitin 1970 u fuqizua së tepërmi familja mafioze “Barrafranca”. Kjo familje u bë edhe më e rëndësishme për rrjetin e “Cosa Nostra”-s kur bos i saj ishte 55-vjeçari Raffaele Bevilacqua, ose siç quhej ndryshe “Gënjeshtari”. Bosi i kësaj familje u shndërrua në njeriun kyç të mafias, në kohën kur bashkë me Provenzano-n filluan të thurnin plane për të hequr qafe Falkone-n dhe Borsellino-n.


17. Familja “SANTAPAOLA”

Familja më e fuqishme mafioze e Catania-s në Itali u shndërrua familja “Santapaola” në vitin 1994, kur drejtohej nga 45-vjeçari Umberto Di Fazio. Ai u kthye në bos të kësaj familje menjëherë pas arrestimit të Benedetto Santapaola-s, në vitin 1993. Di Fazio krijoi lidhje të forta me politikanë të mëdhenjtë të Italisë, duke e fuqizuar edhe më shumë familjen që ai drejtonte. Madje kjo familje nën drejtimin e tij e shtriu rrjetin e saj edhe jashtë Italisë.


18. Familja “PORTO EMPEDOCLE”

Familja mafioze më e madhe në Sicili, në vitin 1986 ishte familja “Porto Empedocle”, e cila drejtohej nga bosi i saj Luigi Putrone. 44-vjeçari kishte urdhëruar disa vrasje të rëndësishme në atë kohë, si ato të gjyqtarëve Seatta dhe Livatino dhe në këtë mënyrë ishte shpallur në kërkim nga drejtësia italiane. Madje ai u arrestua dhe në vitin 1990 u dënua me burgim të përjetshëm. Ai ishte një nga bosët më të fuqishëm të provincës së Agrigento-s.


19. Familja “Pagliarelli”

Një nga familjet më të vjetra mafioze të Italisë, e cila daton që në vitin 1800, ishte familja “Pagliarelli”. Kjo familje drejtohej nga 46-vjeçari Giovani Motisi në vitin 1993, i cili ishte nipi i Matteo Motisi-t që u vra në vitin 1998. Ky i fundit ishte personi më i rëndësishëm që ka drejtuar këtë familje dhe madje edhe për “Cosa Nostra”-n. Ishte personi më i besuar i Riina-s dhe konsiderohej si bosi i dytë më i fuqishëm i Palermos pas Lo Piçolo-s.


20. Familja “Altofonte”

Domenico Raçuglia, 39-vjeç, është konsideruar bosi më i ri i familjeve mafioze. Ai ka qenë dhe është në krye të familjes “Altofonte” që nga viti 1995. Ndërkohë ai kishte mbështetjen e San Giuseppe Jato-s, i cili ishte njeriu më i pushtetshëm i provincës së Palermos në atë kohë. Në vitin 1990 ai zëvendësoi Brusca-n në krye të “Mandamento”-s. Ai është cilësuar si bosi më i dhunshëm i të gjitha kohërave.
Odin
Odin

513


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mafia Empty Re: Mafia

Mesazh  Odin 01.06.12 19:24

Italia 20 vjet pas vrasjes së Falkones, ja si ka ndryshuar mafia

Mafia Falcone-borsellino

20 vjet më parë mafia vrau në Siçili ndjekësin më të famshëm të mafies, gjykatësin Xhovani Falkone. Por 20 vjet pas atentatit pikërisht në Palermo shumë gjëra kanë ndryshuar.

Kapaçi, një nga periferitë e Palermos. Këtu autostrada kalon nga qendra e qytetit në drejtim të aeroportit. Në 23 maj 1992, në orën 17:57 këtu shpërthyen 500 kilogramë lëndë eksplozive, të fshehura në një kanal ujërash të zeza nën autostradë.

Fuqia e shpërthimit goditi dy makina. Në gërmadha vdiq luftëtari më i njohur dhe më popullor i Italisë kundër mafias, gjykatësi Xhovani Falkone. Viktima të atentatit ranë edhe gruaja e tij dhe tri truprojat.

Si arriti mafia të godiste në shenjë? Planet e lëvizjes së Falkones asokohe mbaheshin sekret me shumë kujdes pasi konsiderohej shumë i rrezikuar. Falkone ishte kandidati me më shumë shanse për postin e shefit të policisë së re anti-mafie dhe në sajë të punës së tij ishin dënuar qindra mafiozë.

Mafia kishte ndihmës

Leoluca Orlando është prej shumë vitesh kryetar i bashkisë së Palermos; ai vetë ka qenë një nga luftëtarët pararojë kundër krimit të organizuar. Orlando thotë: mafia kishte ndihmës.

“Mafia e kreu atentatin. Por ku mafia vret një gjykatës të rangut të Falkones atëherë ajo e di se është dikush në aparatin shtetëror, që e mbron. Mafia është kundër shtetit, por njëkohësisht ajo është edhe brenda tij. Ajo është kundër bankave dhe punon brenda tyre. Ajo është kundër kishës dhe brenda saj, është kundër shoqërisë dhe brenda saj. Pasi mafia vrau edhe gjykatësin Paolo Borselino, lindi një lëvizje qytetare e paparë deri atëherë. I mbështetur nga indinjata e këtyre qytetarëve një vit më vonë unë u rizgjodha kryetar i bashkisë së Palermos.”

Këto dy atentate me eksploziv në vitin 1992, kundër gjykatësve Xhovani Falcone dhe Paolo Borselino, e shkundën fort indiferencën në gjithë Italinë: Cosa Nostra u kthye në problem kombëtar. Motra e Xhovani Falkones, Maria, thotë: atentatet kanë pasur patjetër efekt.

“Për mafian ishte si një bumerang. Pasi me to filloi gjithçka. Ky atentat terrorist bëri që njerëzit në atë moment të thonin: mjaft më! Dhe nën trysninë e vazhdueshme të qytetarëve të indinjuar shtetit iu desh të reagonte në mënyrë të qartë.”

Indinjata qytetare detyroi shtetin të veprojë

Shteti dërgoi ushtrinë. Ishte misioni më i madh që prej Luftës së Dytë Botërore. Deri në 12.000 ushtarë u vendosën përkohësisht në Sicili për të mbështetur policinë, për gjashtë vjet rresht. Dhe hetimet përparuan shpejt. Një vit pas atentatit u kap autori kryesor, Toto Riina, një bos i mafias nga Korleone.

Katër vjet më vonë, në 1996, Michele Prestipino shkoi në Palermo dhe punoi atje deri në vitin 2008 si prokuror. Në aspektin shoqëror shumë gjëra ndryshuan dukshëm në vitet që pasuan atentatet, thotë Prestipino.

“Kisha siçiliane e viteve 1992/93 nuk ishte e njëjta me atë në vitin 2008, sistemi i sipërmarrësve në 1992 nuk ishte i njëjti me atë sot, e njëjta gjë mund të thuhet për shkollat dhe kualifikimin. Ne filluam të përpunonim njohuritë dhe perceptimin tonë për mafien. Ky proces përfshiu mijëra, dhjetëra mijëra, qindra mijëra të rinj. Dhe ky brez është ai që sot drejton shumë sektorë në Sicili.”

Atentatet sollën ndryshim vlerash dhe i dhanë fund indiferencës

Atëherë filloi një transformim vlerash. Papritur në shkolla u futën orë mësimi për sqarimin politik. Të rinjtë mësonin se çdo të thotë të bashkëpunosh me mafien. Papritur disa sipërmarrës refuzuan të paguanin paratë për mbrojtje. Studentët themeluan lëvizjen “Addiopizzo” – “Lamtumirë para për mbrojtje”.

Një nga këta të rinj është Chiara Caprì, e cila në moshën pesë vjeç përjetoi pasojat e atentateve me bomba. Ajo shkruan ndërkohë libra mbi mafien, është në prag të përfundimit të studimeve të mjekësisë dhe do të specializohet në psikiatri të mjekësisë ligjore për të përpunuar profile keqbërësish.

Edhe për Chiaran gjithçka filloi me vrasjen e Xhovani Falkones, pasi falë tij që fëmijë ajo filloi të interesohej se përse dikush në qytetin e saj të lindjes Palermo, vendos bomba.

“Atentatet që u kryen ato vite e vendosën qytetin në një lloj gjendje lufte, si për shembull kur në Kabul apo rajone të tjera lufte shpërthen një bombe dhe të gjithë kujtohen më pas se çfarë bënin në atë moment. Edhe pse atëherë isha e vogël, shpërthimi në autostradë, vrasja më vonë e Borselinos, ajo goditje e tmerrshme, ai shpërthim bënë që për mua koha të mbetej në vend.”

Mafia e sotme është me kostum dhe kravatë


Palermo ka ndryshuar pas atentateve 20 vjet më parë. Kokat drejtuese të mafies së atëhershme gjenden në burg, kontakte të rëndësishme janë ndërprerë, e megjithatë mafia ekziston ende, thotë kryebashkiaku Leoluca Orlando: “Krimi i organizuar është transformuar nga mafia që qëllon dhe kryen atentate në një mafie me kostum dhe kravatë, e cila fshihet në botën e financave. Të luftosh mafien sot është më pak e rrezikshme por më e vështirë.”

Për Maria Falkonen, lufta kundër mafies është kthyer në qëllim jete. Ajo ka themeluar një fondacion dhe organizon fushata sqaruese në shkolla në të gjithë vendin. Ajo thotë se e pyet shpesh veten se çfarë do të kishte ndodhur nëse vëllain e saj nuk do ta kishin vrarë, nëse ai do të kishte pasur mundësi të vazhdonte punën.

“Çdo të kishte ndodhur nëse do të kishte pasur në krah një shtet dhe një shoqëri që e mbështesnin në vend që të bëhej shënjestër e zilisë, akuzave dhe dyshimeve? Pyetja ime është: ku do të ishim tani? Ndoshta Cosa Nostra do të ishte mundur vërtet.”

Masakra e Kapaçit hyri në histori. Luftëtari më i aftë i mafies vdiq nga duart e kriminelëve, ndër të tjera edhe sepse politika e kishte lënë në baltë dhe nuk ishte angazhuar në kohë për të. Në autostradën e aeroportit në Palermo dy shtylla të mëdha të kuqe graniti kujtojnë Xhovani Falkonen, gruan dhe truprojat e tij si dhe ditën në të cilën mafia i shpalli luftë shtetit.
Odin
Odin

513


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mafia Empty Re: Mafia

Mesazh  Zattoo 29.07.12 0:31

Vrasjet më të bujshme të Cosa Nostra-s

Mafia Faqe-15-300x222

Kushdo që u mundua, provoi të hidhte sado pak dritë apo të kryqëzonte “Cosa Nostra”-n pati një fund tragjik. Mafia organizoi vrasjet më të bujshme kundër atyre që gabuan duke shkelur në “dërrasë të kalbët” apo që guxuan të zbulonin punët e bosëve të mëdhenj. E jo vetëm për ata.

Ekzekutimet më të mëdha fillojnë me vetë bosët e “Cosa Nostra”-s si Mikele Nevarra apo Mikele Kavataio. Më vonë, vrasje spektakolare u cilësuan ekzekutimi i Xhovani Falkones, Paolo Borselinos, Roko Kiniçit, Pio la Torres, Salvo Limas, Karlo Alberto Dala Kiezas, Gaetano Kostas, Xhuzepe Montanaas, etj.

Dikush apo shumëkush nuk dëshironte që dy prokurorët, Falkone dhe Borselino të ecnin më tej në punën e tyre, sepse ata kishin filluar të ecnin në “tokë të ndaluar”, kishin filluar të cënonin interesa deri atëherë të paprekshme, dhe se shikonin që ata nuk ndiheshin vetëm. I pari “rrëzohet” Falkone më 23 maj 1992, dhe pas tij, “në kuadrin e 56 ditëve” (siç konsiderohej na mafia në kuadrin afateve të hakmarrjes , më 19 korrik 1992 do të vinte radha e Paolo Borselinos dhe rojeve të ekskortës, Agostino Catalano, Valter Kosima, Vincendo Li Muli, Emanuela Loi dhe Klaudio Traina.

Për ekzekutimet e tyre u akuzuan Toto Riina dhe Salvatore Biondino. Ndërsa, personi që ka shtypur telekomandën për vrasjen e Falkones është Xhovani Bruska, i cili është arrestuar dhe është kthyer në bashkëpunëtor të drejtësisë.


EMANUELE BAZILE

Karabinieri që kishte dëshmi të forta për mafian

Emanuele Bazile ishte karabinieri më i respektuar dhe më i famshëm i Monrealit, që u vra nga anëtarët e “Cosa Nostra”-s, ndërsa po kthehej nga një festë për në shtëpi, së bashku me gruan, Silvanën dhe vajzën dyvjeçare, Barbaran. Bazile kishte zbuluar prova dhe dëshmi të forta për rrjetin dhe aktivitetin e “Cosa Nostra”-s dhe nëse mafia nuk do ia kishte prerë në mes këtë nismë karabinierit 31-vjeçar, ai premtonte arrestime mjaft të bujshme të bosëve të mëdhenj të mafias. E në të vërtetë, nuk qe e thënë që t i shkonte deri në fund kësaj çështjeje, pasi u ekzekutua në sy të familjes së tij 4 majin e vitit 1980. Pas vdekjes ai u vlerësua nga shteti italian me Medaljen e Artë “Për kontributin e dhënë në luftën kundër krimit”.



GAETANO KOSTA

Prokurori i ekzekutuar disa ditë para arrestimeve

Prokurori i famshëm i Palermos në vitet 80-të, Gaetano Kosta, u vra vetëm disa ditë para se të kryheshin disa arrestime mjaft të rëndësishme të krerëve të “Cosa Nostras”, për të cilët kishte siguruar provat e mjaftueshme dhe kishte prerë fletë-arrestet. U vra mëngjesin e 6 gushtit të vitit 1980, vetëm disa hapa larg shtëpisë së tij, nga katër plumba pistoletaash të dy “killerë”-ve. Ekzekutimi i tij u interpretua me faktin se sapo kishte lëshuar një urdhër- arresti për bosin e madh të “Cosa Nostra”-s, Rosario Spatola. Madje për këtë veprim, i kishin dalë kundër edhe kolegët e tij, të cilët kishin refuzuar që ta firmosnin. Ai u shpall fajtor nga mafia, vetëm sepse kishte respektuar ligjin dhe kishte tentuar të kryqëzonte bosët e saj.



PIO LA TORRE

“Aksidenti” vdekjeprurës për policin e betuar

Pio la Torre ishte një polic i thjeshtë siçilian që kërkonte të luftonte mafian me çdo kusht. Ai ka lindur në provincën e Palermos më 24 dhjetor të vitit 1927. Pasi mbaroi studimet, u kthye në Siçili i zgjedhur si deputet dhe kërkoi të drejtojë një betejë të madhe që, sipas tij, ishte ajo e luftës kundër mafies. Për La Torren, mafia përbënte një rrezik të madh jo vetëm për Italinë, por për të gjithë Mesdheun. Por ai filloi të gërmonte shumë, aq sa bosëve të “Cosa Nostra”-s nuk u pëlqeu dhe kërkuan ta hiqnin qafe. Kështu, mëngjesin e 30 prillit të vitit 1982, teksa La Torre së bashku me një kolegun e tij ishin vënë në ndjekje të një makine të dyshimtë, makinës së tyre i afrohen dy motorë dhe i qëllojnë për vdekje.



KARLO ALBERTO DE LA KIEZA

Vrasja e gjeneralit që zbuloi lidhjet e politikës me krimin

Vrasja e gjeneralit të policisë italiane, Karlo Alberto Dela Kieza është konsideruar si ekzekutimi më i bujshëm i mafias për kohën. Dela Kieza, i lindur më 27 shtator të vitit 1920 në Saluzo, ishte një nga gjeneralët më të njohur dhe më të respektuar të Italisë. Madje, ishte cilësuar “gjenerali i përkryer”. E nëse nga populli i thjeshtë dhe pushtetarët e ndershëm italianë ai shihej me sy të mirë, përshtypje të kundërta me këto kishte lënë tek mafia. De la Kieza kishte hyrë në ullukët e zbulimit të një sistemi ryshfeti, që për shume vjet kishte ruajtur të balancat midis politikanëve të korruptuar, afaristëve dhe kulmit të “Cosa Nostras”. Kjo punë i kushtoi ekzekutimin në një atentat mafioz në 3 shtatorin e vitit 1982.



ROKO KINIÇI

Cosa-Nostra eliminon me autobombë shefin e hetuesisë

Roko Kiniçi ishte shefi i Paolo Borselinos, kur në 1975 u emërua hetues në Prokurorinë e Palermos. Thelbi antimafie i Prokurorisë së Palermos përbëhej nga tri prokurorë; Borselino, Falkone dhe Barrile, të cilët punonin përkrah njëri-tjetrit, duke vënë në punë gjithë profesionalizmin e tyre, nën drejtimin mjeshtëror dhe nxitës të shefit të hetuesisë, Roko Kiniçi. Mafia filloi të ndjente goditjet e kësaj pune dhe, në këtë formë filloi të lëvizte. Do të kërkonte të rrëzonte me dhunë protagonistët që guxuan të zbulonin rrjetin e “Cosa Nostras”. E kështu, më 4 gusht 1983 do të vriste shefin e hetuesisë, Roko Kiniçi dhe rojet e tij, me një autobombë.



XHUZEPE MONTANA

Plumba në plazh kreut special të antimafias

Komisari Xhuzepe Montana ishte dirigjenti i skuadrës speciale antimafia të Palermos. Ai ishte cilësuar si një investigator i vendosur i kriminalitetit të mafias. Bashkë me mikun e tij, Antonio Kasara, ai kishte drejtuar disa operacione të suksesshme, të cilat kishin vënë në pranga dhjetëra bosë të mafias. Madje, komisari Bepe Montana, siç njihej ai, kishte arrestuar dy mafiozë mjaft të rëndësishëm. Katër ditë pasi kishte kryer arrestimet e rëndësishme, ndërkohë që Bepe Montana ndodhej në plazh në shoqërinë e të fejuarës, më 28 korrik të vitit 1985 ai vritet në një atentat. Dy persona, të cilësuar si “killer” të mafias, pasi e qëlluan për vdekje, u larguan nga vendi i ngjarjes.



XHOVANI FALKONE

Hakmarrja mbi gjykatësin e famshëm, që kishte dënuar 474 mafiozë

Falkone ka lindur në 18 maj 1939 në Palermo, ishte një gjykatës italian i specializuar për ndjekjen e krimeve të “Cosa Nostra”-s. Ka qenë i njohur për gjyqet e tij, ku nga 474 mafiozë, 360 janë dënuar për krime të rënda dhe 119 janë dënuar në mungesë. Sekretet e mafies, Falkone i mori nga Tomaso Busketa, mafioz sicilian. Falkone u vra së bashku me gruan e tij dhe tre policë më 23 maj 1992. Makina në të cilën ata udhëtonin shpërtheu nga një bombë, që ishte vendosur në segmentin e rrugës në të cilën ata po udhëtonin. Vrasja ishte organizuar nga Salvatore Riina, si një hakmarrje ndaj Falkones në dënimet që ai kishte dhënë në gjyqin e madh të varjeve.



PAOLO BORSELINO

Gjykatësi që donte të vazhdonte rrugën e Falkones, por shkeli “në dërrasë të kalbur”

Miku i ngushtë i Falkones, Paolo Borselino, përfundoi magjistraturën në të njëjtën kohë me të. Të dy kishin vendosur që bashkë të luftonin mafian, e pas vdekjes së Falkones, Borselino vendosi që të vazhdojë punën e lënë në mes të Falkones pas vrasjes së tij. Borselino filloi të shkelte në atë që quhej “tokë e ndaluar” e familjeve mafioze, kryesisht të “Cosa Nostras” dhe bosëve të mëdhenj nuk u erdhi aspak mirë që ai po i “fuste hundët” kaq shumë. Kështu, në kuadrin e 56 ditëve nga vrasja e Falkones më 19 korrik 1992, ishte radha e Paolo Borselinos dhe rojeve të ekskortës, Agostino Catalano, Valter Kosima, Vincendo Li Muli, Emanuela Loi dhe Klaudio Traina. Për ekzekutimet e tyre u akuzuan Toto Riina dhe Salvatore Biondino.



ÇEZARE TERRANOVA

Hodhi dritë mbi rrjetin “Cosa Nostra”, gjë që i solli lavdinë dhe vdekjen.

Një nga njerëzit më të rëndësishëm të drejtësisë së asaj kohe në Itali ishte edhe Çezare Terranova, i cili u përpoq të hidhte pak dritë mbi “Cosa Nostra”-n. Në fakt kjo ishte detyra e tij, por që i solli edhe fundin e një karriere të shkëlqyer. Mafia, mëngjesin e 25 shtatorit të vitit 1979, organizoi ndaj tij në Palermo atentatin e përgjakshëm, ku mbeti i vrarë Terranova dhe bashkë me të edhe karabinieri Lenin Mancuso. Terranova nuk mbahet mend vetëm si një nga njerëzit më të rëndësishëm të drejtësisë, por edhe si deputet dhe si anëtar i Komisionit Parlamentar të Antimafias. Puna e tij u lidh shumë me çështjen e zbulimit të rrjetit të madh të mafies, por gjithçka iu pre në mes.



BORIS XHULIANO

Investigatori i viteve 8-të, provat që i kushtuan kokën

Në vitet 80-të, Boris Xhuliano u cilësua si investigatori më i suksesshëm i policisë dhe skuadrës së Palermos. Ai përdori metodat më speciale të hetimit për të zbuluar lidhjet që kishin politikanët në fund “70-të më mafien dhe në fakt, deri diku ia arriti qëllimit. Kjo u cilësua si një sukses i Xhulianos për vetë faktin se proceset gjyqësore deri në ato vite, të gjitha kishin dështuar për mungesë provash. E në të vërtetë, Xhuliano këtë kërkonte, që të gjente provat e nevojshme që implikonin zyrtarët me mafien e “Cosa Nostra”-s. Por puna e tij u pre në mes, pasi kishte shkelur në rrugën e gabuar. Mafia organizon një atentat ndaj tij, më 21 korrik të vitit 1979 në Palermo, ku ai mbetet i vdekur.





Kodi i nderit për anëtarët e “Cosa Nostra”-s

­Ja cilat janë ligjet e pashkruara tw Cosa Nostras-s

Nuk mjafton vetëm “dëshira e mirë” për t’u bërë pjesë e mafies, a më saktë e “Cosa Nostra”-s. Përveç aftësive të caktuara që duhet të ketë një person që të mund të rekrutohet nga familja, ai duhet gjithashtu të kalojë dhe një sërë provash. E fundit e këtyre provave është prova e zjarrit, e cila aplikohet gjatë betimit. Në Cosa Nostra aplikohet një kod i tërë nderi, i cili shërben si rregullator i organizatës. Rregullat përbërëse të kodit të nderit janë bërë të njohura ndër vite nga të penduarit e mafies. Në një sentencë të dhënë nga Tommaso Buscetta-s, një prej anëtarëve të parëve që ka thyer Omerta-n (kodi i heshtjes)ndër shumë ligjet e pashkruara që rregullojnë sjelljen mafioze është dhe detyrime për të thënë gjithnjë të vërtetën kur flitet mes “burrave të nderit”. Jeta e Cosa Nostra-s (fjala mafie është një term letrat që nuk përdoret nga anëtarët e kësaj organizate) është e disiplinuar nga rregulla të ashpër të pashkruar, por të paraqitura gojarisht, të cilët rregullojnë organizimin dhe funksionimin e tërë organizatash. Ligjet e pashkruara dhe kodet e Cosa Nostra-s janë bërë herë pas herë të ditura nga të penduarit që vijnë prej këtyre radhëve.



1. Celula e parë është e përbërë nga “familja”, një strukturë me bazë territoriale që kontrollon një zonë të qytetit apo një qendër të tërë të banuar, nga ku merr dhe emrin.



2. Familja është e përbërë nga “burra nderi” ose “ushtarë” të koordinuar dhe udhëhiqet nga një shef i zgjedhur i quajtur edhe “përfaqësuesi”, i cili pasohet nga një “zv/shef” dhe nga një ose më shumë “këshilltarë”.



3. Nëse ngjarje të rastit bëjnë të pamundur zgjedhjen normale të shefit nga anëtaret e familjes, “komisioni” organizon emërimin e “anëtarëve të këshillit” që të administrojnë përkohësisht familjen deri në kohën e zgjedhjeve në normale.



4. Aktiviteti i familjeve koordinohet nga një organizëm kolegjial i quajtur “komisioni” ose “kupola”, ku bëjnë pjesë përfaqësuesit e tre a më shumë familjeve të afërta.



5. Komisioni drejtohet nga njëri prej përfaqësuesve të familjeve. Komisioni ka një rreze veprimi të gjerë, si dhe ka detyrën për të siguruar respektimin e rregullave të Cosa Nostra-s brenda secilës familjeje, e mbi të gjitha, të zgjidhë konfliktet ndërmjet familjeve.



6. Jo më pak të rëndësishme janë rregullat që disiplinojnë “rekrutimin” e “burrave të nderit” dhe çështjeve të sjelljes së tyre.



7. Kërkesat për rekrutim janë: dhuntia e guximit dhe mungesa e mëshirës; një situatë familjare transparente, e mbi të gjitha mungesa e lidhjeve të çdo lloji me policinë.



8. Prova e guximit nuk u kërkohet atyre personazheve që shërbejnë si përfaqësues. Sipas një shprehjeje të Salvatore Contorno-s, anëtar i penduar i Cosa Nostra-s, këtu bëjnë pjesë “fytyra e pastër” e mafies, pra profesionistët, administratorët publikë, sipërmarrësit, të cilët përgjithësisht nuk përfshihen në veprime kriminale.



9. Personi që të dhënat e përdorura më lart afrohet me kujdes për t’i testuar disponueshmërinë për t’u bërë pjesë e shoqërisë. Me të marrë pëlqimin, anëtarësimi i rishtarit kryhet në një vend në natyrë. Në prezencën e të paktën tre burrave të familjes, ku do të bëjë pjesë, zhvillohet ceremonia e betimit për besnikëri ndaj Cosa Nostra-s.



10. Personi në fjalë mban në duar një imazh të shenjtë, e spërkat me gjakun e një prej gishtave të tij, i vendos zjarrin dhe më pas e mban në duar deri sa fiket duke përsëritur formulën e betimin që përmbyllet me frazën: “U djegsha si kjo figurë e shenjtë nëse tradhtoj betimin tim”.



11. Statusi i “burrit të nderit” me t’u përftuar përfundon vetëm në vdekje; mafiozi, cilado qofshin rrethanat e jetës së tij, a kudo të banojë, në Itali a jashtë, mbetet gjithnjë i tillë.



12. “Burri i nderit”, pasi të ketë mbaruar betimin, fillon të njohë sekretet e Cosa Nostra-s dhe të hyjë në kontakt me anëtarët e tjerë. Vetëm familja Korleone e dhe ajo e Resuttana-s nuk ua kanë bërë të ditur asnjëherë zyrtarisht emrat e anëtarëve të tyre, shefave të familjeve të tjera.



13. Në çdo rast, njohja e “burrit të nderit” me faktet e Cosa Nostra-s, varet rrënjësisht nga grada që ai do të ketë në organizatë, në kuptimin që sa më lart të jetë aq më të mëdha janë mundësitë që ai të mësojë fakte dhe të hyjë në konkakt me “burra nderi” të familjeve të tjera.



14. Çdo “burrë nderi” është i detyruar të respektojë “barrën e heshtjes”: nuk mund t’i zbulojë të huajve anëtarësinë e tij në mafia dhe aq më pak sekretet e Cosa Nostra-s; ky është mbase rregulli më i hekurt i Cosa Nostra-s.



15. Brenda organizatës, llafet e tepërta zakonisht nuk çmohen: qarkullimi i lajmeve është i reduktuar në minimumin e domosdoshëm dhe “burri i nderit” duhet të përmbahet për të mos bërë pyetje të tepërta sepse kjo është shenjë e kuriozitetit të pavend dhe çon në lindjen e dyshimeve ndaj personit në fjalë.



16. Kur burrat e nderit flasin mes tyre për çështje që kanë të bëjnë me Cosa Nostra-n kanë detyrim absolut për të thënë të vërtetën dhe kur bëhet fjalë për “burra nderi” të familjeve të ndryshme është mirë që të asistojë në bisedë një i tretë që mund të konfirmojë përmbajtjen e bisedës.



17. Kush nuk thotë të vërtetën pëson sanksione të rënda që variojnë nga përjashtimi e deri në vdekjen e personit në fjalë.



18. Këto koncepte janë të një rëndësie themelore për të vlerësuar deklaratat e kryera nga “burrat e nderit”, pra nga anëtarët e Cosa Nostra-s dhe për të interpretuar sjelljet dhe bisedat.



19. Nëse për shembull dy “burra nderi” ndalohen nga policia ndërkohë që gjenden një makinë ku ndodhet një armë, mjafton një shenjë e pakapshme mes tyre për të vendosur se cili do të mbajë përgjegjësi për armën, në mënyrë që të mos përfundojnë të dy në burg.



20. Gjatë dënimit me burg është normë që “burri i nderit” të mos tentojë të arratiset nga burgu: një sjellje e tillë është treguese e mungesës së aftësisë për të marrë përsipër përgjegjësitë. Tani sidoqoftë, duket se ky rregull nuk ndiqet më.



21. Një rregull tjetër themelor i Cosa Nostra-s i ndalon absolutisht “burrat e nderit” që të kërkojnë ndihmë nga drejtësia e shtetit. Përjashtim të vetëm, sipas Buscetta-s bën vjedhja e automjeteve, të cilat mund të denoncohen në polici për të shmangur që “burri i nderit” që ka automobilin të mos përfshihet në ngatërresa që mund të sajojë personi që e ka vjedhur atë. Por një “burrë nderi” nuk duhet të japë asnjëherë emrin e personit që e ka vjedhur makinën.





Riti i anëtarësimit



Një anëtar i mundshëm i Cosa Nostra-s, para betimit ndiqet me kujdes dhe testohet për të parë nëse është i përshtatshëm për t’u bërë pjesë e organizatës. Pasi testohet ai çohet në një vend të veçuar në prezencë ne tre “burrave të nderit” të familjes, ku më i vjetri prej tyre i thotë se mafia ka për qëllim të mbrojë të dobëtit dhe të eliminojë fëlliqësitë. Shpohet gishti i dorës së kandidatit dhe gjaku hidhet në imazh të shenjtë. Më pas imazhit i vihet flaka dhe në anëtari i ardhshëm i mafies duhet ta mbajë në duar falkan deri sa të fiket krejtësisht duke u betuar ndërkohë që do t’u qëndrojë besnik parimeve të Cosa Nostra-s dhe duke pranuar solemnisht: “U djegsha ashtu siç digjet ky shenjt nëse nuk do t’i qëndroj besnik betimit”. Pas betimit, dhe vetëm atëherë, “burri i nderit” prezantohet me kreun e familjes, së cilës do t’i përkasë.



Personi që do të anëtarësohet në “Cosa Nostra” afrohet me kujdes për t’i testuar disponueshmërinë për t’u bërë pjesë e shoqërisë. Me të marrë pëlqimin, anëtarësimi i rishtarit kryhet në një vend në natyrë. Në prezencën e të paktën tre burrave të familjes, ku do të bëjë pjesë, zhvillohet ceremonia e betimit për besnikëri ndaj “Cosa Nostra”-s. Personi në fjalë mban në duar një imazh të shenjtë, e spërkat me gjakun e një prej gishtave të tij, i vendos zjarrin dhe më pas e mban në duar deri sa fiket duke përsëritur formulën e betimin.



“Betohem se do të respektoj “barrën e heshtjes”. Nuk do të zbuloj para të huajve anëtarësimin tim dhe as sekretet e “Cosa Nostra”-s. Nuk do të bëj pyetje të tepruara dhe nuk do të bëhem kurrë kurioz për asgjë. Do të mjaftohem me ato që di vetë dhe ato që më thoni ju. Do të them gjithmonë të vërtetën për të gjitha ato çështje që kanë të bëjnë me “Cosa Nostra”-n. Nuk kam dhe nuk do të kem asnjë herë lidhje me policinë. U djegsha si kjo figurë e shenjtë e spërkatur me gjakun tim, nëse tradhtoj betimin tim”.
Zattoo
Zattoo

600


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mafia Empty Re: Mafia

Mesazh  Albaniaa 15.09.13 10:17

Mafia është një term shumë i përhapur në botë për të përkufizuar organizata kriminale. Analizat moderne të këtij fenomeni e cilësojnë mafinë si "organizatë pushteti", duke vëne në dukje se ekzistenca e saj nuk varet nga të ardhurat e shumta nga veprimtaritë e saj ilegale, por nga bashkëpunëtorët që kanë pozita në institucione të ndryshëm shtetërore sidomos politikanë.
Termi mafia u përdor fillimisht Sicili për të përkufizuar organizatën "Cosa nostra".

Mendohet se fjala mafia mund të ketë disa origjina etimologjike :

Ndoshta vjen nga fjala arabe Ma-Hias që do të thotë "fortesi", duke e lidhur me fuqinë e anëtareve të kësaj organizatë.

Një hipotezë tjetër është prejardhja nga fjala arabe mu'afak, "mbrojtje ndaj te dobëtit", ndërsa prejardhja më e mundshme e kësaj fjale mendohet te jeta nga dialekti toskan ku fjala "maffia" do te thotë "mjerim".

Sipas Xhuzepe Pitrè, një prej historianeve më të shquar italiane të traditës popullore, termi mafia ka qenë shumë i përhapur në zhargonin e një pjesë të Palermos dhe ishte sinonim i bukurisë dhe trimërisë.
Për herë të parë fjala mafia ka hyre zyrtarisht në fjalorin italian në 1863, kur regjisoret di Giuseppe Rizzotto e Gaetano Mosca vunë në skene "Mafiusi di la Vikaria", një drame qe u përkthye ne italisht, në gjuhen napolitane duke mundësuar kështu përhapjen e këtij termi në të gjithë territorin italian.

Në dramën e sipërpërmendur kamorristi, ishte një "burrë nderi", që hynte në një organizate për të pasur më shumë pushtet dhe superioritet. Mafia përmendet për herë të parë në prill të 1965 në një dokument zyrtar të nënshkruar nga prefekti i Palermos në atë kohë, Filippo Gualtiero.

Që nga ajo kohë kjo fjalë vazhdoi të hasej gjithnjë e më shumë në fjalorin e përditshëm dhe dokumenta të ndryshëm zyrtare. Shpesh Mafia shoqërohej nga një përkufizimi i shkurtër "organizate kriminale" me rrënje te thella në shoqërinë siciliane.

Mafia përshtat sjellje të bazuara nga një model të ekonomisë së shteti por është paralele dhe e nen. Organizatat mafiozen nxjerin fitime të mëdha ekonomike duke ushtruar veprimtari të jashtëligjshme si : trafik, falsifikime, kontrabande dhe prostitucioni.
Organizata Mafioze
Itali

Disa nga organizatat mafioze që veprojnë në Itali janë :

Cosa nostra - Sicili

Është themeluar në fillim të shekullit XVI megjithatë lindja e kësaj organizatë i atribuohet viteve të Luftës se Dyte Botërore kur amerikanet ndihmuan ringritjen e Mafie-s në Sicili. Shumë bosse italo-amerikane, të burgosur në Sh. B. A (si Lucky Luciano e Vito Genovese sa për të thëne ndonjë emër), u kontaktuan nga CIA, dhe u lanë të lire në mënyre që ti siguronin mbështje në Itali aleateve. Sipas disa të dhënave më të fundit nga 'Eurispes rezulton se Cosa Nostra fiton çdo vit 8 milion euro nga trafiku i drogës, 2.841 milion nga investimet për pastrim parashe, 176 milioni nga prostitucioni, 1.549 milioni trafiku i armeve dhe 351 milioni nga gjobveniet duke pasur në total një xhirim paraje prej 13 miliarde euro.

Camorra - Napoli

Camorra - Napoli

Kjo organizate është themeluar nga mesi shek XVI. Fjala Camorra dikur kishte kuptimin e një takse që paguhej nga pronarët e lokaleve për të siguruar mbrojte. Me këtë përkufizim rezulton dhe në dokumentet e para ku kjo fjalë është hasur. Këto të dhëna i përkasin Mbretërisë së Napolit dhe datojnë 1735. La Camorra aktualisht vepron në 111 vende (përfshire këtu qytete dhe provinca), struktura e saj është e ngjashme me atë të Cosa Nostra ku çdo familje zotëron një zonë të caktuar. Sipas disa të dhënave më të fundit nga "Eurispes" rezulton se çdo vit Camorra fiton 7.230 milion euro nga trafiku i drogës, 2.582 milion nga investimet për pastrim parashe, 258 milioni nga prostitucioni, 2.066 milioni trafiku i armeve dhe 362 milioni nga gjobveniet duke pasur në total një xhirim paraje prej 12,5 miliard euro.

Pervec Kamorres dhe Cosa Nostra-s në Itali veprojnë dhe disa organizatat të tjera mafioze ku mund të përmendim :

Ndrangeta - Calabria
Sakra korona Unita - Puglia Mafia e Katert
Stidda - Sicilia

Botë

Disa nga organizatat mafioze më të njohura në botë janë :

Organizatsya – Ish Bashkimi Sovjetik

Kjo organizate e cila vepron edhe sot, i ka fillimet që në kohën e ish Bashkimit Sovjetik dhe ndahet në tre nivele :

Grupe të vogla të përbëra nga 10-15 persona, të pavarur në mënyre direkt nga krerët e mafias.
Brigadat e medhe që përbehen 200-300 persona të cilët drejtojnë grupet e vogla.
Dhe të ashtuquajturit "Vjedhësit e ligjit" që janë rreth 150 veta. Ata kanë pushtet ekonomik dhe politik. Duke qenë së shumica janë avokate, mjeke, inxhiniere dhe politikane ata janë të afte të realizojnë projekte dhe operacione financiare me shifra stratosferike.

Mafia Ruse merret më shumë me trafik droge dhe armesh dhe është e shtrirë në të gjithë Evropën Lindore pa harruar dhe shtete si Franca, Zvicra dhe Italia.

Yakutsa - Japoni

Çdo bande Mafioze në Japoni quhet yakuza por drejtohet nga krerë të ndryshëm. Në traditën e saj spikasin rituale shumë të vjetra si :

Sakazukishiki, ceremonia e pranimit të çdo anëtari të ri i cili betohet për besnikëri dhe devotshmëri duke pire sakë nga gota e kryetarit.
Irezumi – tatuazhi i cili duke qenë së është i ndryshëm për çdo bande dëshmon përkatësinë e anëtareve të bandave.
Yubitsume – prerja e gjymtyrëve.
Në të tre ceremonitë e sipërpërmendura protagoniste janë oyabun (kapo), kobun (vartësit).

Në rast se dikush tradhton duhet që ti paraqitet shefit dhe në prani të pjesës tjetër të bandës të presë gishtin e tij, dhe ta ofroje atë të mbështjelle në një shami të bardhe. Në rast së ky veprim kryhet atëherë fajtori falet por në rast të kundërt atij i prihet koka nga vete kryetari.

Cosa Nostra-s Amerikane, u themelua në fillim të shekullit të kaluar dhe u pasurua në dy dekadat e parë. Ajo lindi për dy arsye :

Emigrimi ne Sh. B. A i një numri të madh italianesh midis të cilëve kishte dhe nga ata që ishin marre me krime.
Por edhe për shkak se shumë mafioze nga Sicilia për ti shpëtuar ligjit në Ili u detyruan të shkonin në Sh. B. A. Një rol të madh në largimin e tyre e pati zoti Mori, prefekti i Palermos gjatë periudhës fashiste i cili i persekutoi për një kohe të gjatë.

Zhvillimi i Cosa Nostra-s Amerikane mendohet të ketë ardhur për një sere aryesh nder të cilat mund të citojmë.

Trajtimi i keq i shteti amerikan ndaj emigranteve italiane të cilët duke mos pasur asnjë lloj mbështetje financiare ishin të detyruar të kryenin aktivitete ilegale. Ligjet amerikane të viteve 30 që ndalonin alkoolin duke bërë që kontrabanda e tij të kishte një përhapje të madhe në territorin amerikan.

Kjo organizatë varej në mënyre të drejt për drejte nga Cosa Nostra Siciliana dhe janë pesë familjet në Amerikë që mbanin kontakt të ngushtë me krerët në Itali : familja Bonano, Lukese, Kolombo, Xhenovese dhe Gambino, ku dy te fundit marrin pjesën më të madhe të fitimeve.

Organizata te tjera mafioze qe veprojnë neper Evrope janë :

Mafia shqiptare,
Mafia turke,
Mafia nigeriane,
Mafia bullgare,
pa harruar këtu narkotrafikantët kolumbiane dhe Triadën e njohur Kineze


avatar
Albaniaa

409


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mafia Empty Re: Mafia

Mesazh  Albaniaa 15.09.13 10:22

20 organizatat mafioze me te rrezikshme ne bote

Historitë e tyre, si kanë lindur, vrasjet që kanë bërë, buja e tyre si edhe kush i mbështet.
Mafia Images
Si mafia më e rrezikshme cilësohet organizata më famshme në botë “Cosa Nostra”. Për këtë organizatë janë shkuar libra, bërë filma hollivudianë, shkruar me qindra artikuj, duke e kthyer këtë organizatë mafiozë në një mit. Në 20 grupet mafioze më të rrezikshme në botë është edhe “SACRA CORONA UNITA”. Kjo nuk është e vetmja organizatë mafioze në Pulia të Italisë, por pa asnjë dyshim është më e rëndësishmja dhe më e madhja. Selinë qendrore e ka në Pulia. Fillimet e saj i ka në vitet ‘80 dhe sot është organizimi më i fuqishëm.

Përbëhet nga 7 organizata dhe 47 familje dhe me rreth 1755 anëtarë, kryesisht në provincën e Brindizit, Leçes dhe Torontos. Është një organizim i ri në krahasim me organizimet e mëparshme të mafies, për sa i përket territorit dhe aferave, por aktualisht paraqitet dhe vepron me vendosmëri dhe egërsi të dukshme. E veçanta e kësaj mafieje është përdorimi i të miturve dhe lidhja e ngushtë me segmente shqiptarësh. Ndërsa “COSA NOSTRA” italiane është themeluar në fillim të shekullit XVI në Sicili, megjithatë lindja e kësaj organizate i atribuohet viteve të Luftës së Dytë Botërore, kur amerikanët ndihmuan ringritjen e mafies në Sicili.
Shumë bosë italo-amerikanë, të burgosur në ShBA (si Lucky Luciano e Vito Genovese, sa për të thënë ndonjë emër), u kontaktuan nga CIA dhe u lanë të lirë në mënyrë që t’i siguronin mbështetje në Itali aleatëve. Nddësa “COSA NOSTRA” amerikane u themelua në fillim të shekullit të kaluar dhe u pasurua në dy dekadat e parë. Ajo lindi për dy arsye: Emigrimi në SHBA i një numri të madh italianësh midis të cilëve kishte dhe nga ata që ishin marrë me krime, dhe për shkak se shumë mafiozë nga Sicilia për t’i shpëtuar ligjit në Itali u detyruan të shkonin në SHBA. Një rol të madh në largimin e tyre e pati Mori, prefekti i Palermos gjatë periudhës fashiste, i cili i persekutoi për një kohë të gjatë.

Janë 5 familje në Amerikë që mbanin kontakte të ngushta me krerët në Itali: Familja Bonano, Lukese, Kolombo, Xhenovese dhe Gambino, ku dy të fundit marrin pjesën me të madhe të fitimeve. Në këtë top-listë gjenden edhe tre organizata të tjera mafioze italiane, si “Camorra”, “Ndrangeta” dhe “Stidda”, duke pohuar edhe njëherë se Italia, ose më saktë Siccilia është vendi më “prodhimtar” për lindjen e mafioëve. Në këtë listë nuk kishin si të mungonin edhe organizatat mafioze ruse apo edhe ato kineze që kohët e fundit janë bërë shumë të fuqishme.

“COSA NOSTRA” italiane
Është themeluar në fillim të shekullit XVI në Sicili, megjithatë lindja e kësaj organizate i atribuohet viteve të Luftës së Dytë Botërore, kur amerikanët ndihmuan ringritjen e mafies në Sicili. Shumë bosë italo-amerikanë, të burgosur në ShBA (si Lucky Luciano e Vito Genovese, sa për të thënë ndonjë emër), u kontaktuan nga CIA dhe u lanë të lirë në mënyrë që t’i siguronin mbështetje në Itali aleatëve. Shefat historikë të “Cosa Nostra”-s siciliane kanë qenë Vito Kashio Ferro, Kaloxhero Vicini, Mikele Navarra, Luciano Lixhio, Mikele Greko, Gaetano Badalamenti, Stefano Bontade, Salvatore Riina, Bendeto Santapaola, Bernardo Provenzano.

“CAMORRA”
Kjo organizatë është themeluar nga mesi shekullit XVI në Napoli. Fjala “Camorra” dikur kishte kuptimin e një takse që paguhej nga pronarët e lokaleve për të siguruar mbrojte. Këto të dhëna i përkasin Mbretërisë së Napolit dhe datojnë më 1735. “La Camorra” aktualisht vepron në 111 vende (përfshirë këtu qytete dhe provinca). Struktura e saj është e ngjashme me atë të “Cosa Nostra”-s, ku çdo familje zotëron një zonë të caktuar. Fusha kryesore e veprimtarisë së saj është trafiku i drogës, falsifikimet, vënia e gjobave, trafiku i armëve, prostitucioni, rrëmbimet, etj. Shefat historikë të “Camorra”-s kanë qenë Karmine Alfieri dhe Rafaele Kutolo.

“NDRANGETA”

Kjo organizatë e ka selinë në Kalabri. Përbëhet nga 144 organizime me 5600 anëtarë. Ajo e realizon kontrollin e saj në territorin kalabrez falë lidhjeve mafioze të quajtura “Ndrine”. Ka një strukturë të dukshme horizontale, ekzistojnë lidhje të ngushta midis grupeve të ndryshme, por nuk ka një qendër drejtuese rajonale apo provinciale. “Ndrangeta” ka kryer dy vrasje të ashtuquajtura të mëdha, në gusht të vitit 1991 vrau prokurorin Skopeliti dhe më pas ish-presidentin e hekurudhave të Italisë, Ludoviko Ligato, si dhe cilësohet me karakter të dukshëm antishtet. Shefi historik i “Ndrageta”-s është konsideruar De Stefano.
“SACRA CORONA UNITA”

Nuk është e vetmja organizatë mafioze në Pulia të Italisë, por pa asnjë dyshim është më e rëndësishmja dhe më e madhja. Selinë qendrore e ka në Pulia. Fillimet e saj i ka në vitet ‘80 dhe sot është organizimi më i fuqishëm. Përbëhet nga 7 organizata dhe 47 familje dhe me rreth 1755 anëtarë, kryesisht në provincën e Brindizit, Leçes dhe Torontos. Është një organizim i ri në krahasim me organizimet e mëparshme të mafies, për sa i përket territorit dhe aferave, por aktualisht paraqitet dhe vepron me vendosmëri dhe egërsi të dukshme. E veçanta e kësaj mafieje është përdorimi i të miturve dhe lidhja e ngushtë me segmente shqiptarësh.

“STIDDA”

Organizata “Stidda” është themeluar në Sicili, por nuk ka asgjë të përbashkët me “Cosa Nostra”-n siciliane. Ngjason më shumë me “Sacra Corona Unita” me qendër në Pulia. Anëtarët e saj nuk janë vetëm italianë, por edhe shqiptarë, afrikanë dhe aziatikë. Madje janë të anëtarësuar edhe rusë. Merret kryesisht me trafik droge, shfrytëzim prostitucioni, trafik armësh dhe deri diku me pastrim parash. Anëtarët e kësaj organizate kanë kryer disa vrasje, të cilat nuk kanë pasur bujën e vrasjeve të organizuara nga “Cosa Nostra”, “Camorra” apo “Sacra Corona Unita”. Është një organizim mjaft i ri dhe i veçantë i mafies italiane, për të mos thënë organizimi më i ri.

“ORGANIZATSYA”

Kjo organizatë, e cila vepron edhe sot, i ka fillimet që në kohën e ish-Bashkimit Sovjetik dhe ndahet në 3 nivele: Grupe të vogla të përbëra nga 10 deri në 15 persona, të pavarur në mënyrë direkte nga krerët e mafies, brigadat e mëdha që përbëhen nga 200 deri në 300 persona, të cilët drejtojnë grupet e vogla dhe të ashtuquajturit “vjedhësit e ligjit”, që janë rreth 150 veta. Ata kanë pushtet ekonomik dhe politik. Duke qenë se shumica janë avokatë, mjekë, inxhinierë dhe politikanë, ata janë të aftë të realizojnë projekte dhe operacione financiare me shifra stratosferike. Mafia ruse merret më shumë me trafik droge dhe armësh.
NEOMENKLATURNAJA”

Interpretimi i fenomeneve mafioze në Rusi do të duhej vendosur në një kontekst më të gjerë analizash mbi të ashtuquajturën “Nomenklaturnaja privatizacija” (kjo do të thotë privatizim në shërbim të nomenklaturës), falë së cilës, eksponentë të nomenklaturës së lartë dhe të mesme të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik kanë arritur, në pjesën më të madhe, që gjatë viteve të tatëpjetës dhe rrëzimit të regjimit komunist (1986-1992) të shndërrohen në kapitalistë dhe pronarë të rinj, nëpërmjet një veprimtarie bashkëpunimi për përvetësimin e burimeve financiare, shpesh në bashkëpunim me mafien e organizuar edhe jashtë Rusisë.

“YAKUTSA”

Çdo bandë mafioze në Japoni quhet “Yakutsa”, por drejtohet nga krerë të ndryshëm. Në traditën e saj spikasin rituale shumë të vjetra si shumë kohë para viteve ’90. Riti i Sakazukishiki-t, është ceremonia e pranimit të çdo anëtari të ri, i cili betohet për besnikëri dhe devotshmëri duke pirë sakë nga gota e kryetarit. Riti i Irezumi-t ose tatuazhi, i cili duke qenë se është i ndryshëm për çdo bandë, dëshmon përkatësinë e anëtarëve të bandave. Riti tjetër i organizatës mafioze japonezë “Yakutsa” është Yubitsume, e cila ka të bëjë me prerjen e gjymtyrëve të ndryshme të trupit. Në të tre këto ceremoni protagonistët janë oyabun, (kapo), kobun, (vartësit).
“COSA NOSTRA” amerikane

U themelua në fillim të shekullit të kaluar dhe u pasurua në dy dekadat e parë. Ajo lindi për dy arsye: Emigrimi në SHBA i një numri të madh italianësh midis të cilëve kishte dhe nga ata që ishin marrë me krime, dhe për shkak se shumë mafiozë nga Sicilia për t’i shpëtuar ligjit në Itali u detyruan të shkonin në SHBA. Një rol të madh në largimin e tyre e pati Mori, prefekti i Palermos gjatë periudhës fashiste, i cili i persekutoi për një kohë të gjatë. Janë 5 familje në Amerikë që mbanin kontakte të ngushta me krerët në Itali: Familja Bonano, Lukese, Kolombo, Xhenovese dhe Gambino, ku dy të fundit marrin pjesën me të madhe të fitimeve.

“SOLMCEVO”
Është një organizatë mafioze ruso-aziatike, e cila funksionon kryesisht në Hungari, Republikën Çeke, Gjermani, Austri, Belgjikë, Itali, SHBA, Kosta Rika, Izrael, por edhe në shumë vende të tjera të Azisë së Jugut. Është një organizatë që për nga ashpërsia konkurron me “Cosa Nostra”-n dhe “Camorra”-n. Merret kryesisht me trafik armësh, qeniesh njerëzore dhe droge. Kriminaliteti ruso-aziatik është tashmë i specializuar në trafikun e heroinës që vjen nga “Trekëndëshi i Artë” (Birmani-Laos-Kamboxhia) dhe nga “Gjysmëhëna e Artë” (Pakistan-Afganistan-Iran) dhe për shpërndarjen vijuese në vendet e ish-BS-së, Evropës dhe SHBA-së.
“XXI SECOLO”

Është një organizatë mafioze ruso-aziatiko-italiane dhe ka lidhje të forta me mafien gjermane, amerikane, izraelite dhe qipriote. Kjo organizatë vazhdon të shtrijë praninë e saj ende jashtë kufijve të Federatës Ruse, madje edhe jashtë kufijve të vetë CSI-së, në tregun e ligjshëm dhe të zi të rajoneve të ndryshme të botës, Evropë Qendrore dhe Lindore (ku dominon bota e krimit), Evropë Perëndimore, SHBA, Afrikë, Amerikë Qendrore dhe Jugore, Lindje e Afërt dhe e Largët. Kriminaliteti i kësaj organizate është tashmë në gjendje të konkurrojë ose të bashkëpunojë në barazi të plotë me organizatat kriminale ndërkombëtare më të fuqishme.
CERNOJ”

Është organizata mafioze ruse më e frikshme e gjithë Evropës. Ajo funksionon në Britaninë e Madhe, Zvicër, Izrael, Montekarlo e deri në SHBA. Trafiku i fëmijëve është specialiteti i kësaj organizate, por jo më pak janë edhe vrasjet dhe ekzekutimet makabre. Kjo mafie ruse merret me shitjen dhe blerjen e foshnjave dhe shërbimi i fshehtë gjerman thotë se ka të dhëna se organet e fëmijëve lypsarë të vrarë nga mafia ruse janë dërguar me dokumente të falsifikuara në klinikat e vendeve perëndimore për t’u përdorur për transplant organesh. Ky është specialiteti, por jo më pak i rëndësishëm është trafiku i armëve dhe drogës.

“TRIAD”

Në shqip do të thotë treshe, është organizata më e fuqishme mafioze për trafikun e drogës. “Triad”-a kineze është marrë si shembull konkurrimi për mafien ruso-aziatike. Anëtarët e kësaj organizate kanë instaluar baza operative për trafikimin e heroinës në Hong Kong, Singapor dhe Bangkok. Fillesat e kësaj organizate mund të themi që janë më të lashtat në krahasim me të gjitha mafiet e tjera, ato datojnë që në vitin 1760. Por megjithëse kjo organizatë ka shekuj që është krijuar, veprimtaria e saj kriminale ka nisur në vitin 1911, kur është kryer edhe vrasja e parë nga anëtarët e saj. Është po aq e frikshme sa mafia perëndimore.

“CARTEL”

Është cilësuar si organizata më e fuqishme në trafikun e kokainës. Kjo organizatë mafioze është formuar në vitet 1970-1980 nga Madellin Cartell në Kololumbi. “Kartelet” kolumbiane janë rrjeti më i fuqishëm i transportit të kokainës jugamerikane, të destinuar për tregun evropian dhe atë të ish-Bashkimit Sovjetik, për të cilin SHBA shërben si pikë tranziti. Kohët e fundit është vënë re se me këtë organizatë të fuqishme mafioze ka lidhje edhe e ashtuquajtura mafie shqiptare. Por jo aq sa mafia ruso-aziatike. Ndërsa deri dje Kolumbia ishte prodhuesja numër një e substancave narkotike, tashmë po konkurrohet nga Rusia.
“IZMAJLOVO”

Në mafien ruse nuk mungojnë shembujt të lidhjes së ngushtë ndërmjet pushtetit politik dhe strukturave mafioze, të zbuluara nga hetimet ligjore. I tillë është rastin Aleksej Iljusenko, ish-Prokurorin e Përgjithshëm, i akuzuar se ka favorizuar shoqërinë e naftës “Balkan Trading”. Do të mund të përmendej edhe lidhjet ndërmjet ish-zv.kryeministri Oleg Soskovec dhe ish-ministri i Sportit Samil Tarpisev me grupin kriminal “Izmajlovo” dhe me vëllezërit Cernoj (me të cilët Aleksandr Lebev kishte lidhje), lidhjet e Aleksandr Korzakov, ish-shef i Shërbimit të Sigurimit Presidencial, tashmë të cituarin Fondacioni Kombëtar i Sportit.

“MAZUTKINO”
Është një organizatë ruso-aziatike që merret kryesisht me trafikun e armëve, drogës, gurëve të çmuar dhe qenieve njerëzore. Rrjeti i saj është i shtrirë në Poloni, Austri, Gjermani, Lihtenshtein, Zvicër, Montekarlo, Itali, SHBA, etj. Nga faktorët konkurrues dhe frenues të mafies ruso-aziatike, si një nga protagonistët kryesor në tregun e heroinës është ekspansioni galopant i kultivimit të bimës së hashashit në vendet ish-sovjetike të Azisë Qendrore (vlerësohet se në këtë zonë, kryesisht në Uzbekistan, Taxhikistan dhe Kirgistan ka tre milionë hektarë të mbjella me hashash, që kontrollohet nga organizatat mafioze lokale).

FAMILJA E “MAFIES SË ZEZË”, SHBA

U krijua nga Demetrius Flenory dhe vëllai i tij, Terry. Kjo bandë e filloi aktivitetin e saj kriminal duke shitur doza të vogla kokaine në rrugët e Detroitit gjatë viteve ’80 dhe përfundimisht u zhvillua brenda gjithë vendit dhe jashtë SHBA-së. Investigimi dyvjeçar i federalëve konkluduan se anëtarësimi i saj është gjithëpërfshirës. Banda ka marr goditjen e saj më të madhe në vitin 2005, ku gjatë një aksioni të DEA (strukturë policore amerikane) u arrestuan 30 persona që dyshohej të ishin pjesë e “Familjes së Mafias së Zezë”, si dhe një sasi prej 9.5 kilogramë heroinë, dhe 10 milionë dollarë.
MAFIA E ZEZË”, FILADELFIA

Në vitet 1980 disa të rinj të afërm me njëri-tjetrin krijojnë grupin “Mafia e të rinjve zezakë”. Ajo kontrollonte gangsterët xhamajkanë, të cilët kishin kontrollin e trafikut të kokainës në Filadelfia të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Njësoj si më të vjetrit, ata ishin tmerrësisht të dhunshëm dhe të mësuar me frikësimin e dëshmitarëve dhe vrasjeve. Lideri i saj, Aaron Jones ka vdekur në Pensilvani. Pjesa tjetër që ngeli e “Mafias së zezë” shpesh bashkëpunonte me mafian italiane të Filadelfias. Kryesisht mafiat amerikane kanë qenë të dhunshme dhe fusha kryesore ku vepronin ishte pikërisht trafiku i drogës.

MAFIA TURKE
Është quajtur si një organizatë kriminale shumë e fuqishme. Mafia turke ka pasur në kontroll një pjesë të madhe të trafikut të heroinës në të gjithë botën. Mafia turke disa herë ka qenë bashkëpunëtore me mafian ruse, dhe pak me mafian italian. Ashtu si organizatat simotra edhe mafia turke operonte më tepër në trafikimin e lëndëve narkotike, por edhe të “mishit të bardhë”, siç njihet në gjuhën e mafias. Madje sipas disa raporteve, vetëm tetë vjet më parë në Stamboll operonin nga organizata e mafies turke 200 gangsterë. Kontrolli i mafias turke arrinte deri në lindjen e mesme, dhe disa herë edhe deri në vendet aziatike.

“MAFIA IRLANDEZE”

Banda irlandeze është një nga organizatat më të vjetra kriminale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe ka ekzistuar që nga fillimi i shekullit të 19 deri në ditët e sotme. Origjina e saj ishte në lagjen amerikanë të irlandezëve, dhe më pas banda irlandeze u përhap në të gjitha qytetet kryesore të Amerikës, duke përfshirë Boston, Neë Yorl, Çikago, Neë Orleans, Filadelfia dhe Atlantik Siti. Gjithashtu aktiviteti i saj ishte shtrirë edhe në Kanada e quajtur si banda e vdekjes së Montrealtit. Ajo ishte bota e krimit. Historia e mafies irlandeze përfshin edhe qytetet e Irlandës, Anglisë dhe Skocisë./tirana observer/


avatar
Albaniaa

409


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mafia Empty Re: Mafia

Mesazh  Albaniaa 03.01.14 13:38

Mafia shqiptare në SHBA: Më e pasofistikuara, por më e dhunshme se italianët e ruset]
Ky informacion vjen nga një raport zyrtar i drejtuesve të lartë të FBI-së.

Sipas raportit mafia shqiptare, e cila është e përbërë nga elementë kriminalë të larguar nga fiset shqiptare të Ballkanit, vitet e fundit është kthyer në një problem shqetësues, në njërën pjesë të qytetit New York-ut, në të cilën jetojnë rreth 150 mijë shqiptarë nga Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi. Organizata që vepron në verilindje të New York-ut, por edhe në qytete të tjera bregdetare, megjithëse është goditur në disa pjesë të strukturës së saj, vazhdon të përbëjë një sfidë të rëndësishme për agjentët e FBI-së.

Gjithashtu sipas raportit, shqiptarët cilësohen nga FBI-ja si më pak të sofistikuar, por nga ana tjetër këta të fundit janë shumë më tepër të dhunshëm, se pjesëtaret e mafies ruse apo italiane.

Hetimi
Byroja e Hetimit Federal nisi hetimin intensiv për shkatërrimin e mafies shqiptare në vitin 2003. Mirëpo koha kur kanë filluar procedurat hetimore, fliste për një organizatë tepër të fuqishme shqiptare, e cila operonte në mënyra krejt të ndryshme nga grupet e tjera mafioze.

Veç të tjerash mësohet se në këtë periudhë grupet kriminale shqiptare, kishin ngritur krye ndaj mafies italiane dhe greke, pasi këto të fundit gjatë një kohe të gjatë ishin në survejim të përhershëm.

Gjatë hetimeve të kryera nga ekspertët e FBI-së në zonën verilindore të New York-ut kundër mafies shqiptare, u arrit të zbulohej një numër i lartë familjesh mafioze, për të cilat iu kërkua edhe informacion të mëtejshëm drejtësisë shqiptare. Mirëpo megjithëse janë kryer një sërë operacionesh nga FBI-ja, për të shfarosur krimin e organizuar, mafia shqiptare vazhdon të jetë e përhapur në qytetin e New-York-ut në një numër relativisht të lartë.

Organizimi

Organizimi i mafies shqiptare në SHBA ndryshon dukshëm nga të gjitha mafiet tjera në botë, sepse sipas raportit thelbin e një celule kriminale e përbëjnë anëtarët e ngushtë të një familjeje, fisi apo shoqërie mes kriminelëve. Individë shqiptarë që janë të inkriminuar në botën e krimit, kryejnë vrasjen e kundërshtarit, në bazën e një parimi të vetëm të gjakmarrjes.

Gjithashtu, grupet mafioze shqiptare kryejnë një sërë veprash penale si vjedhje, mashtrime, prostitucion, trafikim të lëndës narkotike, rrëmbime, të cilat i shfrytëzojnë për kërcënim ose për vënie gjobash ndaj familjarëve.

Sipas raportit, të gjitha këto veprimtari kriminale që zhvillon mafia shqiptare, kryhen në lokalet e natës, vende këto që janë marrë me qira nga kokat e grupeve.

Gjithashtu një problem që ndikon negativisht për procesin e hetimit të ngjarjeve kriminale, është edhe mungesa e një individi shqiptar në zyrat e FBI-së, pasi për vendet e tjera ky institucion e ka një të tillë.

Organizata mafioze “Korporata”

Vitin e shkuar, gjykata amerikane

dha 102 vjet burg për katër anëtarë

Në datën 4 janar të vitit të kaluar gjykata amerikane e Nju-York-ut, ka dhënë një dënim ndaj organizatës mafioze "Korporata", e cila drejtohej nga shqiptari Aleks Rudaj.

Sipas informacioneve, agjentët e FBI-së mundën të godasin këtë grup kriminal, me ndihmën e grupeve rivale italiane dhe greke, pasi shqiptarët ishin të pandashëm. Gjithashtu në këtë proces u shpallën fajtorë katër prej drejtuesve të organizatës famëkeqe, të cilët u dënuan me më shumë se 25 vjet burg secili. Kështu Aleks Rudaj dhe Nardino Kaloti, u dënuan me 27 vjet burg secili, ndërsa Nikola Dedaj 26 vjet e 7 muaj burg dhe Prenka Ivezaj u dënua me 22 vjet burg.

Në konkluzionet përfundimtare të hetimeve të zhvilluara edhe nga FBI, prokurorët deklaruan para gjykatës, se shqiptari Aleks Rudaj në bashkëpunim me një anëtar të familjes italiane "Gambino” kishte formuar organizatën kriminale të njohur në Nju Jork me emrin "Korporata". Katër drejtuesit që u dënuan në Nju Jork janë akuzuar nga autoritetet amerikane për trafik armësh, përfshirje në sulme të armatosura, mbledhje borxhesh, pjesëmarrje në biznese ilegale të bixhozit dhe basteve të paligjshme.
Gjithashtu para se të jepej vendimi përfundimtar, prokurorët e zyrës federale kishin kërkuar burgim të përjetshëm ndaj të akuzuarve, duke pohuar se veç ndëshkimit kapital, të dyshuarit duhej t’i paguanin Qeverisë amerikane edhe një gjobë në shumën 5.75 milionë dollarë. Gjykimi për katër anëtarët e mafies shqiptare ka zgjatur më shumë se tre muaj.

Gjatë kësaj kohe prokurorët amerikanë kanë këmbëngulur në akuzat e tyre, duke e cilësuar "Korporatën" si një sindikatë kriminale ku bënin pjesë dhjetëra anëtarë, të cilët kishin arritur të drejtonin rrjetin e basteve të paligjshme dhe lojërave ilegale që zhvilloheshin në lagjet e Bronksit, Kuinsit dhe Westcester Kauntit.

Marre nga : Gazeta Metropol
avatar
Albaniaa

409


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mafia Empty Re: Mafia

Mesazh  Albaniaa 03.01.14 13:39

Mafia Shqiptare, pjese ne 10 grupet mafioze me te medha ne Bote!
Mafia i referohet grupeve te fshehte te perfshire ne krimet e organizuara te shperndare ne shume vende. Ata jane zakonisht te referuara me emrin e vendit e origjines dhe shumica e anetareve do te jene te kesaj kombesie. Ato zakonisht aspirojne qe te kene nje monopol mbi aktivitetet e paligjshme si droga, armet e zjarrit trafikimit, etj Ky eshte nje artikull ne lidhje me grupet mafioze dhe aktivitetet e tyre. Ato jane te rreshtuara ne nje qellim rritjen e ndikimit te tyre ne bote.


10. Jamaikanet-britanike Yardies.

Jamaikanet - Britanik Yardies ishin Jamaikanet te cilet emigruan ne Britani ne 1950. Ata jane te perfshire ne krime te organizuara si tregtia e droges dhe krime te tjera te armeve. Ata nuk jane perpjekur te inflirtohen ne sistemin e zbatimit te ligjeve pasi nuk kane qene aq te rrezikshem dhe te forte si grupet e tjera mafioze. Te gjitha krimet perfshijne perdorimin e armeve te zjarrit, perdorimi i te cilave eshte i kontrolluar rreptesisht ne Britani.

9. Mafia Shqiptare.

Mafia Shqiptare perbehet nga nje numer i madh organizatave kriminale te cilat jane te bazuara ne Shqiperi. Ata jane aktive ne SHBA si dhe vendet Europiane. Thuhet se Mafia Shqiptare u perhap ne nivel nderkombetare ne vitet 1980. Krimi i organizuar mbizoteroi ne Shqiperi ne shekullin 15. Ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes si dhe ne Mbreterin e Bashkuar njihen per tarfikim prostitutash droge si dhe trafikim armesh. Njihen gjithashtu per perdorim te shpejt te dhunes dhe hakmarrjes
8.Mafia Serbe.

Mafia Serbe operon ne me shume se 10 vende duke perfshire ketu Gjermanine, Shtetet e Bashkuara , Britanin, Francen etj...J ane te perfshire ne aktivitete te tilla si trafik droge, kontrabande, vrasje me pagese, kumar, dhe vjedhje. Ajo ka tri grupe te medha te quajtur Vozdovac, Surčin dhe klanin qe ben kontrollin e grupeve te vogla. Aktualisht jane rreth 30-40 grupe qe punojne ne Serbi.

7. Mafia Izraelite.

Mafia e Izraelite punon ne shume vende ne aktivitete si narkotrafikantve, trafikimin e droges dhe prostitucionit. Kohet kane ndryshuar dhe mafia Izraelite dikur e njohur per patronazhet e saj dhe friken qe krijonte, sot ata jane te pameshirshem dhe nuk mendojne dy here per vrasjet qe duhet te kryejne. Mafia Ruso-Izraelite ka pershkruar sistemin politik te ShBA aq mire sa forcat Amerikane kane deshtuar per te bere ndonje perparim per ndalimin e tyre.

6. Mafia Meksikane.

Mafia Meksikane eshte nje grup shume i forte ne burg ne Shtetet e Bashkuara. Ajo filloi ne vitet 1950 per te mbrojtur te burgosurit ndaj te burgosurve te tjere nga zyrtaret. Ky grup gjithashtu ka qene i perfshire ne grabitje dhe trafikut te droges. Ajo ka rreth 30.000 anetare ne te gjithe Shtetet e Bashkuara. Anetaret e bandes kane tatuazh nje dizanjo te perbashket, i cili eshte nje simbol kombetar meksikan. Thuhet qe jane rreth 150 te burgosur te cilet kane autoritetin te urdherojne vrasje dhe rreth 2000 bashkepunetore te cilet ekzekutojne keto vrasje.
5 .Yakuza Japoneze.

Yakuza japoneze eshte nje grup i krimit te organizuar e cila perdor kercenimin dhe shantazhin per te ecur ne rrugen e tyre. Origjinen e ka rreth shekullit te 17. Disa anetare te grupit sipas nje miti kane nje pjese te hequr ne gishtin e tyre te vogel. Kjo shpesh i ofrohet udheheqesit si nje shenje zbutje dhe ndjese. Disa anetare te tjere kane tere trupin e tyre tatuazh. Kjo mafie ka rreth 110.000 anetare ku 2.500 jane familje. Ata jane te perfshire ne importime te kasetave pornografike te pacensuruara nga Europa ne Amerike, prostitucion dhe imigrim ilegal.

4.Triada Kineze.

Triada Kineze perfshihet ne shume organizime kriminale te cilat bazohen ne Kine, Malajzi, Hong Kong, Tajvan, Singapor etj... Ata jane gjithashtu shume aktive ne Nju Jork, Los Angelos, Seattle, Vankuver si dhe San Fransisko. Krimi i tyre i organizuar ka te beje me vjedhje, vrasje te paguar, trafik droge, grabitje, pirateri etj... Fillimet i kane ne shekullin e 18 dhe emrin e atehershem e kane patur Tian Di Hui. Ata jane gjithashtu te perfshire ne fallsifikimin e monedhes kineze.

3. Kartelat e droges Kolumbiane.

Kartelat Kolumbiane te droges u formuan kryesisht per te kontrolluar trafikun e droges. Ata veprojne ne shume vende. Kane shume organizata qe merren me politike, aspektet ushtarake dhe ligjore te kartelave. Kartelat me te rendesishme nga Kolumbia jane: Kartela Kali, Kartela Medellin dhe Kartela Del Norte Valle. Ne nje moment keto kartela jane kercenuar nga ekstradimet midis ShBA dhe Kolumbise. Kapot u fshehen dhe urdheruan anetaret e saj te vrisnin mbeshtetesit e ketyre ekstradimeve. Kjo mafie ka qene gjithashtu e perfshire ne shume rrembime dhe akte terroriste.

2.Cosa Nostra Amerikane dhe Siciliane.

Cosa Nostra Amerikane dhe Siciliane jane nje grup relativisht i ri. Ajo filloi ne gjysmen e dyte te shekullit te nentembedhjete ne Itali. Me gjithe kjo eshte nje organizat mafioze e re, ka nje aftesi te madhe per te planifikuar krime te medha dhe te dal pa lagur. Eshte e perfshire ne trafik droge dhe armesh. Ka nje numer anetaresh prej 3500-4000. Pervec ketyre kane dhe bashkepunetore te cilet nuk jane anetare te vertete. Nje anetare duhet ti nenshtrohet ceremonise se fillimit ku ai ndoshta do i duhet te vrsae dike per te provuar vlerat e tij. Cdo anetare duhet te ndjeke kodin e heshtjes.

1.Mafia Ruse.
Mafia Ruse ka origjinen ne Bashkimin Sovjetik dhe tashme ka ndikim ne tere boten. Ka rreth 100.000 deri ne 500.000 anetare. Ata jane te perfshire ne krimet e organizuara ne vende si Israeli, Hungaria, Spanja, Kanadaja, Britania, Shtete e Bashkuara te Amerikes, Rusia, etj... Ata kane imigruar gjithashtu ne Israel, Amerike, Gjermani duke perdorur identitet te rreme gjerman dhe hebre. Aktivitetet e tyre perfshine, trafikim lendesh narkotike, trafikim armesh, pornografi, mashtrime ne internet etj. Nje nga rregullat baze te tyre eshte te mos bashkpunojne me autoritetet. Nese ndonje nga anetaret arrestohet dhe ai rrefehet ne lirim ate e pret vdekja. Jane te shquar dhe te frikshem per vandalizmat e tyre, vrasjet me pagese, trafikim te organeve jetesore dhe terrorizmit.
avatar
Albaniaa

409


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mafia Empty Mafioze

Mesazh  Dilan 03.01.14 17:11

Pablo Eskobar-Kartela Medelinj [Kolumbi]
http://en.wikipedia.org/wiki/Pablo_Escobar

Griselda Blanko-Origjina Kolumbiane
Veproi ne Florida.Dalohej per egersin qe kishte.Ne urdhrat per vrasje qe ka dhene jane ekzekutuar dhe femije.
http://en.wikipedia.org/wiki/Griselda_Blanco

Pol Kastelano-Familja Gambini [veproi ne New York]
http://en.wikipedia.org/wiki/Paul_Castellano
Dilan
Dilan

7


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mafia Empty Mafiet me te rrezikeshme ne bote,ajo shqiptare e nenta

Mesazh  Agamemndon 16.03.14 10:09


Ja mafiet më të fuqishme në botë, mafia shqiptare renditet e nënta


Mafia Mafie

Sipas policisë ndërkombëtare Interpol, mafia serbe është më e fuqishme se mafia shqiptare. Në rangimin e bërë nga Interpol, mafia shqiptaregjendet në vendin e nëntë në mesin e organizatave më të fuqishme mafioze, kurse mafia serbe në vendin e tetë.

Në listën e Interpolit gjenden 350 shtetas serbë, për të cilët besohet se janë bashkëpunëtorë të afërt me liderët e narkokarteleve më të mëdha botërore. Si organizatë më e njohur mafioze serbe llogaritet organizata kriminele “Pink Panter”, e cila gjatë dhjetë viteve të kaluara ka realizuar disa vjedhje spektakulare në shumë vende botërore.

Pas mafisë serbe radhitet mafia shqiptare, e cila sipas Interpol-it ka filluar të “lulëzojë” në vitet e 80-ta të shekullit të kaluar. Specialitet i mafisë shqiptare konsiderohet tregtia ilegale me mjete narkotike, armë dhe qenie njerëzore. Kriminologët e Interpol-it kanë vlerësuar se pjesëtarët e mafisë shqiptare respektojnë kodin e vjetër gjashtë 6 shekuj (Kanunin e Lekë Dukagjinit).

Ndryshe, Interpol e ka vendosur mafinë ruse në vendin e parë të organizatave më të mëdha dhe më të rrezikshme mafioze, sepse numëron rreth 500 mijë anëtarë, të cilët kontrollojnë afër 70 për qind të ekonomisë ruse.

Kriteri sipas të cilit Interpol e ka bë listën e dhjetë organizatave më të fuqishme është niveli i ndikimit të krimit të organizuar në shoqëri, kurse si kritere plotësuese janë marrë edhe numri i vrasjeve, tregtia me drogë dhe armë, si dhe “vjedhjet e suksesshme”.

Sipas të dhënave të policisë ndërkombëtare, mafia italiane si organizatë më e vjetër mafioze në botë, është radhitur në vendin e dytë. Besohet se mafia italiane posedon rreth 65 miliardë euro rezerva “kesh”, kurse brenda çdo viti realizon profit prej 100 miliardë eurove.

Në vendin e tretë radhiten narkokartelet kolumbiane. Ngjitja e tyre në majën e listës së zezë botërore ka filluar me shitjen e drogës në Amerikë, në vitet e 60-ta të shekullit të kaluar.

Triadat kineze, të njohura për kontrabandën e emigrantëve ilegalë dhe për të cilat besohet se kontrollojnë dy të tretat e kokainës në botë, gjenden në vendin e katërt të listës së organizatave mafioze.

Me 110 mijë anëtarë, grupet mafioze kineze të njohura si “jakuzi” gjenden në vendin e pestë. Ata janë të njohur me kontrollin që kanë mbi prostitucionin, kumarin, pornografinë, kontrabandën me qenie njerëzore, kamatat dhe larjen e parave.

Mafia meksikane, e cila është formuar në burgjet amerikane dhe numëronin 30 mijë anëtarë, është radhitur në vendin e gjashtë. Mafia meksikane kryesisht merren me tregti tejoqeanike ët drogës dhe armëve, por edhe me organizimin e prostitucionit.

Mafia izraelite është radhitur në vendin e shtatë dhe konsiderohen si “lojtarë të pamëshirshëm”, që posedojnë monopol mbi eksportin e hashashit.

Në vendin e dhjetë të kësaj liste të turpshme (pas mafisë serbe dhe shqiptare), radhitet mafia e Jamajkës, e njohur për tregtinë me drogë dhe për vrasjet e pamëshirshme
Agamemndon
Agamemndon

Besim do të thotë të besosh diçka që e di që s'është ashtu.

— Mark Tuein


195


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mafia Empty Re: Mafia

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi