Si të shmangeni rrugën e turmës
Faqja 1 e 1
Si të shmangeni rrugën e turmës
Ne shpesh mendojmë për veten se të kërkuarit e sigurisë është një lëvizje e zgjuar. Për të kërkuar sigurinë, shumë nga ne zgjedhin punë me përfitime të mira, drejtojnë automjetin me shpejtësinë e duhur dhe blejnë shtëpi pranë komuniteteve të "sigurtë".
Sidoqoftë, ndërsa është e panevojshme për t'u lëkundur për çdo vendim në jetë, të kërkuarit siguri për çdo gjë, si një vendimmarrje standarde, është praktikisht gjëja më e dëmshme që mund të bëni në jetë. Ja tre arsye kuptimplota se përse.
1. Të kërkuarit siguri shpesh do të thotë se jemi duke shkuar pas turmës
Kush e vendos se çfarë është e sigurtë dhe çfarë është e rrezikshme? Për shembull, kur kemi vendosur se është e sigurtë blerja e një makine, dhe e rrezikshme blerja e një motorri? Sigurisht që aksidentet me motorrë janë më fatale, por shumica e motorçiklistëve e ngasin motorin pa bërë aksidente.
Çështja është se çdo monedhë ka dy anë. Ekzistojnë gjithmonë përfitime dhe rreziqe në çdo argument, nëse duam të shohim.
Arsyeja se përse pretendojmë që disa veprime janë të sigurtë dhe të tjera veprime janë të rrezikshme është se, kemi pranuar pikëpamjen e turmës.
Mendohej, dhe mendohet, se është e sigurtë bërja e një universiteti, gjetja e një pune specifike, të paguarit e taksave, martesa monogamike heteroseksuale, dhe bërja e dy fëmijëve. Për shkak të kësaj direktive të turmës, shumë njerëz kanë implementuar një strukturë shumë të ngjashme jete, duke shpresuar se janë duke luajtur të sigurtë në jetën e tyre.
Fatkeqësisht, të kërkuarit e sigurisë përmes ndjekjes së turmës për të gjitha vendimet që marrim, është rrugë e rrezikshme për t'u ndjekur, pasi ne minimalisht nuk po përdorim lirinë tonë të përzgjedhjes. Kur ekzistojnë mundësi të mëdha në dispozicion që mund të na japin më shumë kënaqësi, na bëjmë më të kompletuar e më të sigurtë, ne nuk do të mund t'i njohim ato, thjeshtë për shkak se nuk kanë kaluar "testin e turmës".
2. Kërkimi i sigurisë ndodh kur veprojmë për shkak të frikes
Nëse operoni nga një kontekst frike, ndoshta nuk keni arsye që të kërkoni siguri. Siguria është një simptomë i të pasurit frikë apo frikës nga ndërmarrja e rrugës së gabuar.
Duke u fokusuar në gjërat që nuk duam, ne praktikisht i afrojmë ato gjëra më pranë nesh. Për këtë arsye kërkimi i sigurisë, nuk është përherë një lojë e sigurtë.
Problemi është se nëse gjeni një rrugë për të hedhur tej frikën, praktikisht nuk do keni se për çfarë të frigoheni. Kur lëvizni me rrjedhën e universit, dhe ndiqni intuitën tuaj me besim të plotë, jeni më të sigurtë se kurrë.
Bëjeni qëllimin tuaj dhe qëndroni në harmoni me intuitën tuaj, dhe bëni atë që ndjeni të bëni, pavarësisht nëse të tjerët pretendojnë se nuk është e sigurtë. Duke hedhur tej frikën, do të rrethoheni nga e gjithë siguria që ju nevojitet, dhe do të keni një jetë më të lumtur, të shëndetshme dhe begatë.
3. Dëgjoni, ne nuk e dimë se çfarë do të ndodhë pas kësaj jete. E gjitha çfarë dimë është se, të gjithë do të vdesim. Pra, është e nevojshme ta kërkojmë sigurinë duke bërë çfarë bëjnë të tjerët?
Sigurisht që disa gjëra i kemi të përbashkëta me turmën, ashtu si edhe në fakt i donim. Sidoqoftë, nëse nuk jeni të kënaqur me drejtimin që po merr turrma, është më mirë që t'i shmangeni rrugës së turmës dhe të bëni atë çfarë doni, për të zhvilluar cilësinë e jetës.
/spiritscience/
Siroco- Unë e dëgjoj këngën e zogut jo për zërin e tij, por per heshtjen që vjen pas.
201
Similar topics
» Shpirti i turmës dhe i askushmërisë
» Të gjejmë rrugën tonë në jetë
» Teknika relaksimi
» Te gjejme rrugen tone ne jete
» Zbulohet një planet “i ardhur” në Rrugën Qumështore
» Të gjejmë rrugën tonë në jetë
» Teknika relaksimi
» Te gjejme rrugen tone ne jete
» Zbulohet një planet “i ardhur” në Rrugën Qumështore
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi