Përbërës që Helmojnë Trurin
Faqja 1 e 1
Përbërës që Helmojnë Trurin
Gluteni
Gluteni është një proteinë që gjendet tek gruri, thekra dhe elbi. Kjo proteinë ngjitëse vepron në murin e zorrëve të holla duke shkaktuar çrregullime të sistemit tretës dhe të sistemit imunitarë. Kjo proteinë shkakton sëmundjen e zorrës së hollë.
Studimet kanë treguar shumë lidhje që kanë të bëjnë me ndjeshmërinë ndaj glutenit dhe çrregullimeve në çdo pjesë të sistemit neurologjik, përfshirë trurin, shtyllën kurrizore, dhe nervat periferike. Është provuar që gluteni është ndër shkaktarët e çrregullimeve psikiatrike, dëmtimeve konjitive, dementias, dhe praktikisht të çdo lloj çrregullimi nervorë.
Sheqerërat artificial
Sheqerërat artificial janë shumë të përdorshëm në shoqërinë e sotme për shkak të propagandës që u bëhet nga mediat, se me demek "përmbajnë 0 kalori". Këto sheqerëra kanë helmuar për dekada trurin e njerëzve. "Aspartame," është një proteinë e prodhuar nga sheqerërat artificial, e cila është një kombinim kimik i acidit aspartik, metanolit dhe fenilalaninës. Kur këto elementë shpërbëhen, gjenerojnë një kimikat që është ndër shkaktarët kryesorë të tumorit të trurit në ditët e sotme.
Konsumimi i aspartames shkakton një sërë simtomash, përfshirë ankthin, të folurit e paqartë, depresionin dhe migrenën. Këto sheqerëra artificial gjenden tek pijet e gazuara, çamçakëzat, ushqimet e paketuara si kosi i frutave, sallamërat, drithërat dhe në përgjithësi tek produktet komerciale që propagandojnë "0 sheqer."
Monosodium glutamate (MSG)
MSG është një formë e përqenruar kripërash që u hidhet kryesisht ushqimeve të paketuara për të theksuar shijen. MSG e fut në kurth trurin me anë të eksitotoksinës që gjendet në të, që të mendojë se ushqimi shijon mirë. Dhe nga ana tjetër, stimulon trurin të prodhojë sasira të mëdha lëndësh që lidhejn me të ndjerit mirë nga ushqimi, si dopamina. Fatkeqësisht, kjo ndjenjë e mirë shkaktuar nga llojet e ushqimit që përmbajnë MSG, nuk zgjat, por zgjasin efektet anësore të këtyre ushqimeve. Eksitotoksina është e lidhur me alzajmerin, dementian, sëmundjen lupus, etj.
Bëni kujdes nga MSG-ja në ushqimet e përpunuara, si salcat e ndryshme, sallamërat, mishërat e paketuar, zarzavatet e paketuara e të ngrira ose supërat që bëhen me këto zarzavate, etj.
Sheqeri pluhur
Sheqeri pluhur, ose ndryshe i përpunuar, është ndër përbërësit më të zakonshëm në ushqimet e sotme, dhe është një ndër më të rrezikshmit për shëndetin e njeriut. Konsumimi i qëndrueshëm i tij lidhet me një sërë problemesh shëndetësore, ku të gjitha ndikojnë negativisht në tru.
Sheqeri i përpunuar represon faktorin neurotrof të trurit, ose BDNF-në, i cili është shumë i rëndësishëm për hormonet e trurit. Ky faktor nxit lidhjet mes neuroneve të trurit, që janë jetike për funksionimin normal të memories. Studimet tregojnë që pacientët e prekur nga skicofrenia dhe depresioni, kanë nivel të ulët të BDNF-së, dhe konsumimi i sheqerit të përpunuar ka kontribuar në uljen e mëtejshme të këtij niveli.
Sheqeri i përpunuar rrit inflamacionin, që shkakton çrregullime në sistemin tretës imunitarë. Nëse ky inflamacion bëhet kronik, atëherë mund të shkaktojë skicofreni ose depresion të rëndë. Dr. Ilardi, profesor psikologjie në universitetin e Kansasit, SHBA, inkurajon pacientët me depreison që të shmangin dietat me sheqer pluhur.
Flouridet
Vendimi për të hedhur fluoride në ujin e pijshëm, ka pasur, ndoshta, efektet më të dëmshme e të rrezikshme anësore në shëndetin tonë, kryesisht shëndetin e trurit.
Studimet nxjerrin në pah që popullsia e atyre rajoneve të SHBA-së ku është gjetur sasi e konsiderueshme e fluoridit, kishte nivel të ulët të koeficientit të inteligjencës.
Studime të tjera theksojnë se fluoridet lidhen me nivelin e ulët të aftësive për të mësuar, problemet me kujtesën, dëmtimet në tru dhe luhatje të konsiderueshme në sjellje.
Këtë 5 përbërës që mund ta bëjnë një ferr të vërtetë jetën jetën tonë, mundet të shmangen lehtësisht, me njohuritë dhe motivimin e duhur.
/realfarmacy/
Luli- "Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"
861
Similar topics
» Pse nuk mund ta shfrytezojme trurin
» A e përdorim vetëm 10 % trurin?
» Meditimi ndryshon trurin
» A e kontrollojme trurin me pak se njerezit parahistorik ?
» Varësia nga interneti dëmton trurin e njeriut
» A e përdorim vetëm 10 % trurin?
» Meditimi ndryshon trurin
» A e kontrollojme trurin me pak se njerezit parahistorik ?
» Varësia nga interneti dëmton trurin e njeriut
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi