A e përdorim vetëm 10 % trurin?
+4
Berti69
john titorr
yasmin
Fikrro
8 posters
Faqja 1 e 1
A e përdorim vetëm 10 % trurin?
A e përdorim vërtetë vetëm 10 për qind trurin?
Truri është një gjë e mrekullueshme. Truri na ndihmon të mësojmë, të krijojmë, të imagjinojmë, dhe shpesh duket që nuk ka gati asgjë që nuk mund të bëjnë neuronet tona magjike.
Por shumë njerëz mendojnë që ne e përdorim vetëm 10 për qind të trurit tonë. Në fakt, disa pretendojnë që njerëzit me perceptim ekstrasensorik (extrasensory percepton – ESP) janë thjesht më të aftë ta përdorin më shumë trurin e tyre sesa njerëzit e tjerë. Imagjinoni se çka mund të bëjmë duke përdorur 90-përqindëshin tjetër që nuk jemi duke e përdorur!
Fatkeqësisht për ata të cilët e besojnë këtë ide, shifra 10 për qind është mit. E vërteta është që njerëzit e përdorin tërë trurin e tyre. Për mirë apo më keq, shumica e trurit të njerëzve operon me tërë kapacitetin e tij.
Origjina e këtij miti është e paqartë, por e hulumtimeve jo: hulumtuesit duke përdorur teknikat e hulumtimit të imazheve të trurit, siç janë skenimet “tomografia me pozitrone” dhe “rezonanca magnetike funksionale” (fMRI), kanë zbuluar që skanimet e trurit në mënyrë të qartë tregojnë që i gjithë truri përdoret, sipas Barry Beyerstein, profesor i psikologjisë në Simon Fraser University, i cili ka studiuar mitin me vite.
Është e vërtetë që njerëzit nuk i përdorin të gjithë pjesët e trurit të tyre në të njëjtën kohë, ashtu siç njerëzit nuk i përdorin të gjithë muskujt e trupit të tyre në të njëjtën kohë. Por gjatë aktiviteteve të ndryshme të një dite mesatare, ashtu siç përdoren të gjithë muskujt, përdoren edhe të gjitha zonat e trurit.
Pohimi po ashtu nuk ka kuptim edhe nga perspektiva evolucionare: Ne nuk i përdorim vetëm 10 për qind të organeve të tjera (siç është zemra, mëlçia apo mushkëritë), prandaj pse do të ishte ndryshe truri? Ndoshta të vetmit që e përdorin 10 për qind të trurit të tyre janë ata të cilët munden më mirë, por prapë e përsëritin mitin.
“Miti i 10-përqindëshit” po ashtu sugjeron që pjesa më e madhe e trurit vetëm rri duke pritur për t’u përdorur. Por nëse pjesë të trurit kanë qenë të papërdorura, efektet e dëmtimit të atyre pjesëve duhen të jenë më të vogla. E megjithatë, njerëzit të cilët kanë pësuar trauma të kokës, sulme apo lëndime të tjera, kanë pësuar edhe lëndime të mëdha dhe gjithëpërfshirëse të trurit. Prandaj përdoreni trurin dhe mos i besoni këtij miti!
KTV

Edituar për herë të fundit nga Fikrro në 05.03.11 16:08, edituar 1 herë gjithsej
Fikrro- 484
Re: A e përdorim vetëm 10 % trurin?
Si fillim Fikrro,te pergezoj qe paske permiresuar rregullat e gramatikes dhe sintakses ne te shkruar,e kam shume sinqerisht(sic kam qene gjithmone)
Tani sa i perket temes,kjo varet nga truri(dmth nga hullite e krijura ne tru,nga pasurimi i trurit me sa me shume dije dhe info) qe ka secili prej nesh,dhe mbi te gjitha nga deshira qe ka secili nga ne, per ta perdorur.
Mbaj mend qe kam lexuar nje kuriozitet,qe Ajnshtajn ka perdorur vetem 17 % te trurit dhe ka bere gjithe ato zbulime! Me lind pyetja se sa e perdorim ne,nese krahasohemi me Ajnshtajn-in??!!!
Mendoj se pak rendesi ka,perqindja e perdorimit te tij,ajo qe ka me teper rendesi,eshte venia ne perdorim te trurit.
Tani,nuk pretendoj se komenti im,eshte i mire,por thjesht dhashe opinionin tim paraprak,rendesi ka qe nuk ia kopjova njeriu!

yasmin- 159
Re: A e përdorim vetëm 10 % trurin?
Njeriu perdor vetem 10 % te neuroneve ne te njejten kohe,kjo sdo te thot qe pjesa tjeter e neuroneve nuk funksionojn po thjesht nuk mund te perdore ne ate kohe.Ne kete menyre sasia e informacionit te marre ne njesine e kohes per njerzit eshte e kufizuar.Ne fakt eshte i cuditshem ky limit.
john titorr- 1
Re: A e përdorim vetëm 10 % trurin?
Truri mund te jete vetem nje makine qe levize nje pjese te vetedijes pra 10% por jo teresine e saj.
Vetedija ka nje burim nga jashte e them kete duke pasur parasysh deshmite e shume njerzeve qe kane perjetuar pervojen e vdekjes.
Pra ata edhe pse te vdekur klinikisht largohen nga trupi i tyre dhe qendrojne pezull duke marre pjese ne ngjarjet qe ndodhin perreth tyre "nga jashte".
Pra kane nje vetedije dhe ndjenje perjetimi edhe pse te vdekur klinikisht kjo na shtyn te besojme se truri ka nje lidhje me nje burim nga jashte.

Berti69- "Si është lartë, ashtu është edhe poshtë, e si është poshtë, ashtu është edhe lart"
411
Re: A e përdorim vetëm 10 % trurin?
Une besoj se qe nga lashtesia ditet te sotit e deri ne pafundtsi kemi nje perqindje te rritjes se vetedijes ajo rritet çdo dite e me shume po siç rritet edhe universi ose thene ndryshe truri eshte si nje organ trup i çfardo llojshem tjeter qe zhvillohet me kalimin e kohes thene ne pergjithesi.
E sa i perket se sa ne e shfrytzojme ate varet prej individit dhe njohurive te tij, se ne cilin aspekt ai e perdor.
Marr shembull nje trup ne natyre, ai lind, zhvilohet dhe kalbet si trup po ne qoftese ate e marrim dhe e qojme neper fabrika te ndryshme nga ai nxjerrim shumçka duke filluar nga anijet, letra... Mendimi im esht se ne ne ditet e sotme perdorimin e trurit e shfrytzojme nga 4 deri ne 20% prap them varet prej individeve por dihet se truri dhe vetedija jane tema ne vete.

Uliks- 36
Re: A e përdorim vetëm 10 % trurin?
Nje njeri normal e perdor perafersisht nga 4% deri ne 8%, nje biznesmen me kohe jo te lire deri ne 13% kurse shkencetaret si Anshtajni apo Leonardo Da Vinci etj. deri ne 18%, nuk i dihet se me 50% apo 70%.
Cfare mund te beje nje person po perdor nje thenje te nje shkencetari: midis te qenit gjeni dhe cmendurise ekziston nje linje shume e holle qe duhet te kemi kujdes mos ta kalojme se nga gjeni kthehemi ne te cmendur.

gentjan kaloshi- 13
Re: A e përdorim vetëm 10 % trurin?
Disa këshilla për të ushtruar trurin
Truri është organ i jashtëzakonshëm. I përbërë nga miliarda neurone të cilat komunikojnë në mes vete, duke lidhur distancat e vogla, sinapsat. Çdo centimetër kub i trurit përmban miliarda sinapsa. Kjo do të thotë që mundësia e aktivitetit trunor në trurin e njeriut është gati pakufi. Një degë e tërë shkencore – shkenca kognitive studion punën e trurit dhe proceset të cilat zhvillohen si pasojë e mësimit.
Ju sjellim disa njohuri të cilat mund t’i përdorni në jetën e përditshme dhe këshilla për përmirësim të dukshëm të aftësive kognitive apo të paktën mbajtjen e tyre në nivel të lartë deri në pleqëri të thellë.
1.Sudoku Luajtja e sudokut është si shkuarje në palestër për trurin tuaj. Baza matematikore, të menduarit kreativ, zgjidhja e problemit – të gjitha në një. Do t’ua rekomandonim edhe shahun, por për shah duhen dy persona. Për sudokun – nuk keni justifikim për të mos luajtur.
2.Matematika Një numër relativisht i vogël i njerëzve pëlqen matematikën, por ajo është jashtëzakonisht e dobishme për trurin tuaj. Dhe nuk po flasim këtu për formulat e komplikuara me shumë të panjohura. Mbani mend testet “e shpejtësisë” në shkollën fillore. Në internet mund të gjeni pafund teste të tilla të cilat janë ushtrime të shkëlqyeshme nëse ia kufizoni vetes kohën e llogaritjes. A e mbani mend kur keni llogaritur për herë të fundit me dorë.
3.Pushimi Për funksionim normal të trurit janë të domosdoshme disa orë pushim – fjetja është primare, por edhe pushimi gjatë ditës. Shkencëtarët pajtohen që truri juaj ka nevojë për gjithsej 15 minuta pauzë në mes aktiviteteve intelektuale me kërkesa të mëdha.
4.Kreativiteti Pikturimi, shkrimi, muzika? Nuk kërkohet nga ju të bëheni Santana, Monet apo Bukowski. Teoria thotë që të gjitha qeniet humane kanë nivel të caktuar të aspiratës për të krijuar. Përveç që do të liroheni nga stresi dhe t’i jepni përmbajtje më kualitative jetës suaj, kjo formë e aktivitetit trunor është e dobishme dhe trening argëtues për të gjitha qelizat tuaja gri.
5.Jeta e shëndetshme (ushqimi, ushtrimet) Këtu kemi lidhur dy segmente të rëndësishme – ushqimin dhe ushtrimet. Ushtrimi i trupit rrit nivelin energjetik të tërë organizmit dhe në mënyrë të vërtetuar rrit koncentrimin, dhe kështu edhe kapacitetin e mësimit. Përveç palestrës, ka edhe metoda të ndryshme nga Lindja, për ushtrime të trupit, siç janë nivelet e ndryshme të meditimit si për shembull joga.
Ushqimi është po aq i rëndësishëm. Përbërësit që i bëjnë mirë trurit tuaj janë acidet omega 3 (i gjejmë në peshk) apo kafeina (preferohet një deri në dy filxhanë kafe apo çaj të zi në ditë). Në përgjithësi përbërësit e pashëndetshëm ndikojnë edhe në trurin tuaj - yndyrat, alkooli, sasitë e mëdha të sheqerit.

Truri i njeriut, ky organ i sofistikuar ende i panjohur plotësisht
Mjekët dhe shkencëtarët amerikanë vazhdojnë të zbulojnë misteret e panjohura trurit të njeriut, me shpresën për ta kuptuar më mirë këtë organ pak të njohur.
Puna e tyre do t’u vijë në ndihmë personave që kanë pësuar dëmtime serioze të trurit, si p.sh., ligjvënësja amerikane Gabriella Gifford, e cila u plagos rëndë gjatë sulmit me armë zjarri në Tusson të Arizonës, raporton Zëri i Amerikës.
E krahasuar me një kompjuter të sofistikuar, kjo masë rreth një kilogramë e gjysmë, që quhet tru, mund të mos duket si ndonjë gjë e madhe. Por kur dëmtohet, truri reagon, duke ju përshtatur situatës së re që kalon njeriu.
Sa kompjuterë të prishur, pasi kanë rënë në tokë mund ta bëjnë një gjë të tillë? Pikërisht këtë fleksibilietet dhe aftësi rigjenerimi shpresojnë të inkurajojnë mjekët tek ligjvënësja demokrate Gabrille Gifford, e cila u qëllua me armë zjarri në kokë më 8 janar. Ajo u plagos gjatë një takimi me zgjedhësit e saj në Tusson, të Arizonës.
Rikuperimi nga një dëmtim i rëndë i trurit është një proces i gjatë dhe i dhimbshëm dhe edhe pse pacientët mund të përmirësohen dukshëm, ekspertët paralajmërojnë se pritshmëria nuk është që ata të bëhen pikërisht ashtu siç ishin më parë.
Steven Flanagan, Shef i Katedrës së Mjekësisë Rehabilituese në Universitetin e New Yorkut, thotë: "Në rastin e ligjvënëses Gifford jemi duke studiuar ato pjesë të trurit që janë dëmtuar, problemet që lidhen me të folurën, ekuilibrin, lëvizjen e krahëve, apo këmbëve, të menduarit, apo ndoshta në kontrollin e emocioneve.”
Shkencëtarët vazhdojnë të zbulojnë se si truri rimëkëmbet nga dëmtimet traumatike dhe si mund të nxitet ky proces. Truri përmban ndoshta 100 miliardë qeliza nervore, ku secila prej tyre është e lidhur me rreth njëmijë qeliza të tjera, të quajtura neurone. Këto lidhje formojnë qarqe, të cilat janë themeli i aktivitetit të trurit. Dëmtimet në tru mund ta çrregullojnë këtë aktivitet në forma të ndryshme. P.sh., kur e përplas kokën gjatë një aksidenti me makinë, cipa e trurit mund të tendoset e të çahet. Ndërsa një dëmtim depërtues thellë në tru si p.sh., nga një plumb, shkakton dëme më të lokalizuara; por forca e goditjes mund të dëmtojë lidhjet edhe të atyre neuroneve që nuk janë pranë rrugës ku ka kaluar plumbi. Pra gjendja e pacientit varet nga ajo pjesë e trurit që është dëmtuar. Pacienti mund të ketë problem me gjetjen e fjalëve për të folur, me kujtesën, organizimin e përparësive, njohjen e fytyrave, të kuptuarit, apo edhe për të bërë disa gjëra njëkohësisht.
Nganjëherë pacienti mund të ketë probleme me ecjen, me lëvizjen për të kapur diçka, për t’u veshur, ose për t’u ushqyer. "Në përgjithësi, dëmtimi i trurit shfaqet si një sëmundje kronike. Shpesh njerëzit mbeten me dëmtime që nuk rikuperohen plotësisht sa i përket aftësisë për të menduar, lëvizjeve motorike, apo edhe aftësisë për të folur dhe kjo ndryshon nga një person tek tjetri, dikush përmirësohet më shumë, dikush më pak", thotë mjeku.
Si përmirësohet gjendja e trurit?
Doktori Flanagan shpjegon se fillimisht, truri dhe trupi kanë procesin e tyre të riparimit, enjtja kalon, gjaku absorbohet dhe kjo sjell një përmirësim të gjendjes së të sëmurit. Por kur dëmtimi ka qenë i madh, atëherë fillon procesi i rehabilitimit dhe mjekët i nxisin pacientët të bëjnë aktivitete të ndryshme për t’u ushtruar.
Në disa raste, qelizat e trurit që janë goditur, nuk kanë vdekur, pra ato mund të riaktivizohen. Një e veçantë tjetër është se lidhjet e neuroneve në tru nuk janë të pandryshueshme. Për shembull, nëse pjesa e dëmtuar e trurit është një zonë e vogël, mund të aktivizohen neurone të reja, të cilat zëvendësojnë ato të shkatërruarat. Lidhjet ekzistuese mund të fuqizohen, duke i lejuar neuronet të bashkëveprojnë më mirë se më parë. Qarqet e reja të krijuara në tru, mund të sjellin ndryshime në të folurit, apo shprehjen e fytyrës së një personi. Kur aftësia e të folurit është dëmtuar atëherë njeriu përdor më tepër mimikën. Shpesh, qarqet e reja të krijuara në tru, nxiten nga veprimet e pacientit.
Kjo është arsyeja përse mjekët rekomandojnë që pacientët me dëmtime në tru ta fillojnë fazën e rehabilitimit sa më shpejt që të jetë e mundur. Periudha e rikuperimit mund të jetë e gjatë. Megjithatë, vitin e parë ndodh rikuperimi më i madh. … dhe shumica e pacientëve me dëmtime në tru shfaqin përmirësim në 12 muajt e parë pas goditjes.
Gabriella Gifford vazhdon të rikuperohet. Ajo tani ka filluar të flasë. Fjala e saj e parë ishte bukë e thekur, që e pa ndërsa po hante mëngjes. Shkencëtarët vazhdojnë kërkimet për të zbuluar sekretet e trurit njerëzor, për t’i ndihmuar personat që vuajnë nga dëmtime të rënda në tru, si ligjvënësja Gifford, që të rikuperohen, për të pasur një jetë më mirë.

Kur flitet për përdorimin e trurit, duhet ta kemi parasysh se individët nuk përdorin trurin komplet. Disa përdorin pjesën e djathtë, disa të tjerë të majtën, të rrallë janë ata që i përdorin të dy anët.
A e keni vërejtur se disa njerëz janë numerik, logjik, të bazuar në rregulla e disa të tjerë janë krijues, muzikantë, piktorë...? Kjo ka të bëj me anën e trurit që përdorim.
Truri është i ndarë në dy gjysma që duken të njëjta, por që nuk janë. Në qoftë se masim valët e trurit, në njërën anë amplituda është më e fortë se në anën tjetër. Ky fenomen njihet si 'Brain Lateralization'.
Edhe pse shumica e njerëzve preferojnë të përdorin vetëm njërën pjesë të trurit (pjesën dominante), disa të tjerë kalojnë nga njëra pjesë te tjetra në varësi të detyrës, situatës apo kohës (kjo ndodh përafërsisht pas 40-45 minutave të përdorimit të njerës anë).
Se cilën anë e përdorim ne...
Shumica e njerëzve frymën e nxjerrin nga njëra flegër e hundës. Provoni: vendoseni gishtin nën hundë dhe do të ndjeni se fryma nxirret vetëm nga njëra anë. Ose bllokojeni njërën anë dhe merrni frymë e nxirreni normalisht, pastaj veproni njëjt me anën tjetër dhe do ta kuptoni se nga njëra anë ndiheni më rehat.
Personat që përdorin anën e majtë janë të mirë në analizimin dhe arsyetimin e gjërave, duke memorizuar faktet, logjikën, strukturën, rregullat etj. Hulumtimet tregojnë se hemisfera e majtë është më e mirë për detyra të detajuara dhe komplekse.
Hemisfera e majtë e trurit kontrollon pjesën e djathtë të trupit.
Ana e djathë e trurit është e lidhur me anën 'e butë' të jetës. Eshtë ana emocionale dhe e ndjenjave, përfshirë intuitën, humorin, ndjenjat, vizualizimin, kreativitetin etj. Kjo anë kontrollon pjesën e majtë të trupit.
Kjo është ajo që ne e quajmë Mendje (Logjika dhe arsyetimi) dhe Zemra (emocionet dhe ndjenjat).
Tek ata që dominon kryesisht njëra anë e trurit, kanë gjasa ta shohin botën në mënyrë të njëanshme dhe jofunksionale.
Sinkronizimi i valëve të trurit
Ne vitet 70-ta dhe në fillim të 80-ve, studiuesit zbuluan se individët e suksesshëm, pavarësisht nga fusha, si biznesmenë, muzikantë, artistë, sportistë, ekspertë të arteve marciale, jogist etj. të gjithë kishin një shkallë të lartë të sinkronizimit të valëve të trurit.
Me fjalë tjera, të dy hemisferat e trurit funksionin në harmoni me njëra-tjetrën, duke rezultuar një model të sinkronizuar të valëve të trurit me të dy anët.
Gjatë momenteve të kulmit të punës, mendimit të thellë apo krijimitarisë, valët e trurit ngadalsojnë nga Beta në Alfa e Theta, ku të dy anët e trurit fillojnë të punojnë në mënyrë të ekuilibruar dhe të sinkronizuar.
Gjithashtu studimet kanë treguar se personat e suksesshëm përdorin të dy anët e trurit më shpesh, se sa një person që përdor vetëm njërën anë...

Elizza- 195
Re: A e përdorim vetëm 10 % trurin?
Pra Elizza, per te perdorur me mire te dy hemisferat e trurit.Elizza shkruajti:Kur flitet për përdorimin e trurit, duhet ta kemi parasysh se individët nuk përdorin trurin komplet. Disa përdorin pjesën e djathtë, disa të tjerë të majtën, të rrallë janë ata që i përdorin të dy anët.
A e keni vërejtur se disa njerëz janë numerik, logjik, të bazuar në rregulla e disa të tjerë janë krijues, muzikantë, piktorë...? Kjo ka të bëj me anën e trurit që përdorim.
Truri është i ndarë në dy gjysma që duken të njëjta, por që nuk janë. Në qoftë se masim valët e trurit, në njërën anë amplituda është më e fortë se në anën tjetër. Ky fenomen njihet si 'Brain Lateralization'.
Edhe pse shumica e njerëzve preferojnë të përdorin vetëm njërën pjesë të trurit (pjesën dominante), disa të tjerë kalojnë nga njëra pjesë te tjetra në varësi të detyrës, situatës apo kohës (kjo ndodh përafërsisht pas 40-45 minutave të përdorimit të njerës anë).
Se cilën anë e përdorim ne...
Shumica e njerëzve frymën e nxjerrin nga njëra flegër e hundës. Provoni: vendoseni gishtin nën hundë dhe do të ndjeni se fryma nxirret vetëm nga njëra anë. Ose bllokojeni njërën anë dhe merrni frymë e nxirreni normalisht, pastaj veproni njëjt me anën tjetër dhe do ta kuptoni se nga njëra anë ndiheni më rehat.
Personat që përdorin anën e majtë janë të mirë në analizimin dhe arsyetimin e gjërave, duke memorizuar faktet, logjikën, strukturën, rregullat etj. Hulumtimet tregojnë se hemisfera e majtë është më e mirë për detyra të detajuara dhe komplekse.
Hemisfera e majtë e trurit kontrollon pjesën e djathtë të trupit.
Ana e djathë e trurit është e lidhur me anën 'e butë' të jetës. Eshtë ana emocionale dhe e ndjenjave, përfshirë intuitën, humorin, ndjenjat, vizualizimin, kreativitetin etj. Kjo anë kontrollon pjesën e majtë të trupit.
Kjo është ajo që ne e quajmë Mendje (Logjika dhe arsyetimi) dhe Zemra (emocionet dhe ndjenjat).
Tek ata që dominon kryesisht njëra anë e trurit, kanë gjasa ta shohin botën në mënyrë të njëanshme dhe jofunksionale.
Sinkronizimi i valëve të trurit
Ne vitet 70-ta dhe në fillim të 80-ve, studiuesit zbuluan se individët e suksesshëm, pavarësisht nga fusha, si biznesmenë, muzikantë, artistë, sportistë, ekspertë të arteve marciale, jogist etj. të gjithë kishin një shkallë të lartë të sinkronizimit të valëve të trurit.
Me fjalë tjera, të dy hemisferat e trurit funksionin në harmoni me njëra-tjetrën, duke rezultuar një model të sinkronizuar të valëve të trurit me të dy anët.
Gjatë momenteve të kulmit të punës, mendimit të thellë apo krijimitarisë, valët e trurit ngadalsojnë nga Beta në Alfa e Theta, ku të dy anët e trurit fillojnë të punojnë në mënyrë të ekuilibruar dhe të sinkronizuar.
Gjithashtu studimet kanë treguar se personat e suksesshëm përdorin të dy anët e trurit më shpesh, se sa një person që përdor vetëm njërën anë...
A eshte e nevojshme te meditojm?
Xhemajl- 187
Re: A e përdorim vetëm 10 % trurin?
xhemajl shkruajti:
Pra Elizza, per te perdorur me mire te dy hemisferat e trurit.
A eshte e nevojshme te meditojm?
Përderisa me ngulm përpiqemi ta gjejmë zgjidhjen e ndonjë problemi, apo merremi me ndonjë çështje në të cilën japim shumë mund dhe energji për ta zgjidhur, me siguri se do të mungojë rezultati pozitiv. Por nëse ndahemi për pak nga ajo punë apo çështje, pushojmë pak, e marrim qetë dhe relaksohemi, do të vërejmë se herën e dytë shumë më lehtë e shumë më shpejt do të arrijmë ta zgjidhim.
E pra, kjo ka të bëj pikërisht me faktin se kur përpiqemi të kuptojmë shumë në një mënyrë këmbëngulëse, mendja është në nivelin Beta. Më konkretisht ana e majtë e trurit është e mbingarkuar për të gjetur përgjigje (ana analitike dhe logjike).
Kur ndaleni pak, kjo anë nuk ka më nevojë të përpiqet aq shumë dhe valët e trurit fillojnë të ngadalsohen, me çka edhe fillon sinkronizimi i dy anëve të trurit (këtë besoj e keni ditur edhe pse ndoshta pa vetëdije)
Përveç meditimit dhe disa praktikave të caktuara të jogës ka edhe disa teknika dhe metoda tjera.
Nëse jeni praktikues i jogës për një kohë të gjatë, atëherë Raxha joga ndihmon shumë, por nëse jeni fillestar ose s'keni praktikuar më parë, atëherë provoni meditimin.
Elizza- 195
Similar topics
» Meditimi ndryshon trurin
» Përbërës që Helmojnë Trurin
» Pse nuk mund ta shfrytezojme trurin
» A e kontrollojme trurin me pak se njerezit parahistorik ?
» Varësia nga interneti dëmton trurin e njeriut

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi