Disa Njerëz mund të kenë ADN Jashtëtokësorësh
Faqja 1 e 1
Disa Njerëz mund të kenë ADN Jashtëtokësorësh
Megjithëse mund të duket e pamundur, por në fakt mund të ndodhë që edhe ju mund të keni ADN prej jashtëkokësori. Stërgjyshërit tuaj të lashtë mund të kenë koduar informacione për specien e tyre të vdekshme në ADN-në tuaj, duke shpresuar se jeta do vazhdojë.
Kjo ide ka të bëjë më shumë me shkencën se me trillimin, ështtë një nga teoritë e sotme shkencore ku shumë shkencëtarë shpresojnë të gjejnë të vërtetën që fshihet prapa ADN-së së veçantë.
Koncepit i ADN-së jashtëtokësore derivon nga copëza informacioni që nuk mund të shpjegohen krejtësisht nga shkencëtarët. E para është sekuenca e pabesueshme e zhvillimit të ADN-së ose thjeshtë ndarja e molekulave që pluskojnë bashkë. E dyta lidhet me faktin se si vetëm një pjesë e ADN-së tonë përmban gjenet që na bëjnë të jetojmë e të marrim frymë, ndërsa pjesa tjetër e ADN-së konsiderohet nga shkencëtarët si "vjeturinë".
Fituesi i Çmimit Nobel, Francis Crick, autori i librit "Vetë Jeta", nuk besonte se molekula e ADN-së mund të jetë krijuar për shkak të ndonjë rastësie apo aksidenti tokësorë. Është një proces kaq i komplikuar, sa që mund të besohet të jetë krijuar nga një proces evolucioni.
Teoria e sotme shkencore e shpjegon evolucionin e ADN-së me anë të idesë së "supës së hershme". Kur u krijua toka të gjitha atomet dhe molekulat lëviznin rreth saj mbase në një pellg uji ku kishin kushtet ideale për krijimin e ADN-së.
Francis Crick nuk ishte i bindur në idenë e "supës së hershme". Ai e krahasoi këtë formë të formimit të ADN-së sikur t'u formonte një avion nga copëza të rastësishme të mbledhura nga një ciklon.
Kështu që Crick krijoi teorinë e tij të ADN-së jashtëtokësore, të cilën e quajti "Panspermia e drejtuar". Crick teorizoi që një racë alienësh që është duke u përballur me shfarosjen mund të kërkonte ta ruante esencën e jetës e ta dërgonte në tokë përmes anijes kozmike.
Anija kozmike është e vetmja mënyrë e mundshme për ADN-në jashtëtokësore që të mbërrijë në tokë, pasi meteorët do të ishin shumë të ekspozuar nga radiacioni i një sistemi tjetër diellorë përgjatë rrugës për në tokë. Mund të ketë ndodhur gjithashtu që në tokë mund të ketë mbërritur ndonjë meteor tjetër përpara njerëzimit.
ADN-ja jonë ka copëza të veçanta që duket se nuk kanë qëllim. Shkencëtarët i referohen këtyre copëzave si "ADN hedhurinë", për shkak se nuk duket se kanë gjenet e nevojshme që janë të rëndësishme për zhvillimin tonë.
Një aspekt interesant paraqet fakti se janë lëshuar patenta për ta përdorur ADN-në si një mjet memorizues. Shkencëtatë madje kanë qenë të aftë të rregjistrojnë një këngë në ADN përmes molekulës E-coli.
Crick propozoi se në "ADN-në hedhurinë" tonën jashtëtokësorët mund të kenë lënë mesazhe për ne. Këto jashtëtokësorë dërgojnë përbërës jete në hapësirë për të shpresuar që të ruajnë jetën dhe ndoshta historinë e civilzimit të tyre.
Kushtet e planeteve të tjera mund të jenë më të favotshme për mbijetesën e mikroorganizmave si ADN-ja. Kështu që jashtëtokësorët mund të kenë dërguar në hapësirë ekujvalenten e laboratorëve të minjve që kemi ne në tokë sepse mund të vdisnin në ndonjë planet tjetër, por ADN-ja e dërgua mund të ishte e ndryshme.
Projekti Human Genome ka dekoduar rreth 3.2 milion baza të ADN-së njerëzore. Rreth 97% e tyre nuk kanë ndonjë funksion që është identifikuar. Disa nga ADN-të hedhurinë besohet se ndihmojnë në rregullimin e ekspresionit të gjeneve.
Ewan Birney, biolog, thotë se rregullat evolucionare për elementët rregullatorë janë të ndryshme nga ato të kodimit të elementëve të proteinave. Në thelb, elemetntët rregullues bdryshojnë shumë shpejt. kështu që nëse hasni në një proteinë-koduese në gjenet e një njeriu, afërsisht të njëjtin gjen do ta gjeni tek minjtë, dhe ky rregull nuk funksionon për elementet rregullues.
Me fjaë të tjera "ADN-ja hedhurinë" nuk duket se është "hedhurinë". Tani shkenca është e fokusuar në kuptimin e "ADN-së hedhurinë" në lidhje me parandalimin e sëmundjeve, në vend që të fokusohet në mutacionet gjenetike, siç është menduar më parë.
Tani në studime mund të merret parasyshë edhe se në 9 deri në 50% të pjesës së pashpjeguar të ADN-së, ekziston akoma një pjesëza që pritet të dekodohet.
gjilanasi- 361
Similar topics
» Shqipetaret mund ta kene prejardhjen nga atlantida antike
» Alientët mund të kenë nisur jetën në Tokë
» Origjina e Jetes
» Amuletet, talismanet dhe hajmalit
» Eksperimentet me njerëz
» Alientët mund të kenë nisur jetën në Tokë
» Origjina e Jetes
» Amuletet, talismanet dhe hajmalit
» Eksperimentet me njerëz
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi