Qeveria britanike po krijon një shtet policor
Faqja 1 e 1

"Qeveria britanike po krijon një shtet policor"
Stela Rimington është grua ja që ka pasur funksionin më të lartë në shërbimet e fshehtabritanike dhe që kur ka lënë punën, vite më parë, është shndërruar në një personazh, deklaratat e së cilës kanë ngjallur gjithmonë debate dhe diskutime.
Në një intervistë të fundit për të përditshmen spanjolle "La Vanguardia" , Rimington akuzon hapur ministrat e qeverisë për shkelje të privatësisë së qytetarëve britanikë.
"Që kur kam lënë detyrën, ndihem më e lirshme për të dalë kundër disa vendimeve të qeverisë, veçanërisht kundër tentativave të saj për të aprovuar disa ligje të caktuara që kanë të bëjnë në mënyrë të drejtpërdrejtë me privatësinë e njerëzve".
Sipas saj, qeveria do të bënte mirë që të konstatonte ekzistencën e rreziqeve të mundshme dhe jo të frikësonte njerëzit për të krijuar kështu klimën për aprovimin e ligjeve që u shkaktojnë dëm të drejtave qytetare, çka përbën edhe një nga objektivat e terrorizmit: të jetojmë në frikë nën një shtet policor.
73-vjeçarja shtoi se "Shtetet e Bashkuara kishin shkuar tepër larg në këtë drejtim, me Guantanamon dhe aplikimin e torturave dhe një taktikë e tillë jo vetëm që nuk kishte
arritur të ndryshonte situatën, por përkundrazi e kishte përkeqësuar atë edhe më. Terroristët vetëvrasës janë shtuar dhe ata tashmë kanë gjetur justifikim për veprimet e tyre".
Sipas saj, edhe "djemtë" e shërbimeve sekrete britanike "nuk ishin engjëj", por të paktën nuk ishin të përfshirë në vrasjen e njerëzve. Rimington ishte femra e parë që mori detyrën e shefes së MI5 në vitin 1992 dhe qëndroi në krye të agjencisë deri në vitin 1996.
Që nga momenti kur u largua nga detyra, ajo ka qenë një kundërshtare e hapur dhe e ashpër e politikës dhe taktikave anti-terrorizëm të përdorura nga qeveria britanike, veçanërisht për masat që kanë të bëjnë me liritë dhe të drejtat e qytetarëve.
Në vitin 2005, ajo deklaroi se planet e qeverisë për Kartat e Identitetit (ID Cards) ishin "absolutisht të panevojshme dhe kurrsesi nuk do të rrisnin sigurinë e publikut. Një vit më parë ajo kritikoi tentativat për të zgjatur periudhën e arrestit pa formuluar akuzën në rastin e të dyshuarve për terrorizëm.
Vërejtjet dhe deklaratat e saj më të fundit janë bërë ndërsa Ministria e Brendshme pritet që të publikojë planet për një shtim dhe zgjerim të mbikëqyrjes shtetërore përmes policisë dhe shërbimeve sekrete që do të ketë të bëjë me monitorimet e të gjitha e-maileve të qytetarëve, telefonatave dhe veprimeve.
Këshilla të ndryshme lokale në Britaninë e Madhe janë akuzuar për përdorimin e ligjeve
anti-terrorizëm, për të futur hundët në punët personale të personave të dyshuar.
Sipas disa parlamentarëve, Stela Rimington ngre me të drejtë alarmin në lidhje me një qeveri që ka si interes të sajin parësor përdorimin e sebepit të kërcënimit terrorist për të trembur njerëzit, jo për t‘i vënë nën mbrojtje, por për t‘u marrë liritë dhe të drejtat që u takojnë.
Dy ditë më parë, një raport i hartuar nga disa juristë dhe gjyqtarë ndërkombëtarë të pavarur, akuzoi drejtpërsëdrejti vende si Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për "shkelje aktive" të ligjeve përmes masave që ata ndërmorën në emër të luftës kundër terrorizmit.
Raporti i hartuar nga Komisioni Ndërkombëtar i Juristëve thoshte shprehimisht : "Dështimi i shteteve të caktuara për të kryer detyrat e tyre ligjore po krijon një situatë të rrezikshme kur terrorizmi dhe frika nga terrorizmi po minojnë parimet thelbësore të ligjit ndërkombëtar të të drejtave të njeriut".
Sipas raportit, një numër i madh masash të ndërmarra nga shumë qeveri ishin të paligjshme dhe kishin dhënë efekt të kundërt dhe se sistemi ligjor i krijuar pas Luftës së Dytë Botërore ishte plotësisht adekuat për t‘iu kundërpërgjigjur kërcënimeve terroriste, pa pasur nevojën e ligjeve shtesë.
Kreu i komisionit deklaroi: "Gjatë procesit hetimor për përpilimin e raportit ne jemi tronditur nga dëmi që është bërë gjatë shtatë viteve të fundit prej ndërmarrjes së masave abuzive anti-terrorizëm në shkallë të gjerë nga shumë vende të botës".
Sipas tij, shumë qeveri kanë injoruar mësimet e historisë, duke lejuar veten të përfshihen në kundërpërgjigje jo të drejta ndaj rrezikut terrorist në dëm të vlerave dhe duke dhunuar të drejtat e njeriut".
Stela, gruaja që frymëzoi zonjën "M"
Stela Rimington ishte gruaja e parë që u vendos në krye të Shërbimeve Inteligjente Britanike.
Ajo hyri në botën e fshehtë të shërbimeve sekrete, ndërsa punonte për Komisionin e Lartë në Indi në vitin 1967.
Pas kthimit në Britaninë e Madhe, punoi në të tri degët e spiunazhit: kundër-spiunazhi,
kundër-zbulimi dhe kundër-terrorizmi. Në vitin 1992 emërohet drejtoreshë e Përgjithshme e MI5 dhe ishte gruaja që frymëzoi edhe krijimin e personazhit të "M" në serialet e James Bond.
Që pas largimit nga detyra në vitin 1996 , ka tërhequr vazhdimisht vëmendjen në lidhje me deklaratat e saj kundër establishmentit britanik dhe ligjeve të caktuara antiterrorizëm të ndërmarra këto 8 vitet e fundit.
Në vitin 2001 ajo botoi kujtimet e saj dhe që nga ajo kohë ka shkruar disa romane spiunazhi. Veç kësaj, ka qenë dhe është një kritike e vazhdueshme e politikës anti-terrorizëm jo vetëm e Britanisë së Madhe, por edhe e vendeve të tjera, përfshi Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Një nga deklaratat e saj më të bujshme ka qenë ajo e vitit 2005, kur tha se kundërpërgjigjja amerikane ndaj ngjarjeve të 11 shtatorit "ishte një reagim shumë më i madh nga sa duhej".

Admin- 1132
Similar topics
» Të ardhmen tënde e krijon ti
» Vetëdija krijon Realitetin Fizik
» Biznesi i ilaçeve krijon sëmundje të reja mendore
» Fema - Qeveria Sekrete
» Qeveria zodiakale dhe aromat

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi