EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Të ardhmen tënde e krijon ti

Shko poshtë

Të ardhmen tënde e krijon ti Empty Të ardhmen tënde e krijon ti

Mesazh  Admin 02.09.13 22:09

Të ardhmen tënde e krijon ti

Të ardhmen tënde e krijon ti Ligji-Karmas

Veprat dhe pasojat e tyre

Ka një ligj në Natyrë, i cili bashkon shkaqet dhe pasojat. Në vështrim të parë mund të shpallet në aksiomën e pranuar të Shkencës: Veprimi dhe Kundërvprimi reagimi janë të barabartë e të kundërt. Ky ligj është i tillë që, kur ekuilibri i Natyrës trazohet, priret ta rivendosë; kjo është e vërtetë universale në Natyrë.

Të gjithë që kanë studiuar diçka shkencore nuk mohojnë ekzistencën e Ligjeve të Natyrës. Këto ligje nuk janë urdhëra. Ato janë thjesht paraqitje e disa vargjeve të caktuara, apo renditje, që janë vëzhguar kur ndodhin, pra, kur dicka ndodh, një gjë tjetër e përcaktuar e pandryshueshme pason. Kjo është thelbësore për të kuptuar çfarë quhet Karma, e duhet kuptuar qartë. Ligjet e njerëzve janë urdhëra që zbatohen apo abstenohen, dhe, dënimi lidhur me prishjen e tyre është i diktuar.

Por me Ligjin e Natyrës është ndryshe. Disa kushte shpallen dhe, kudo që ato janë, kushte të tjera të përcaktuara pasojnë e duhet të pasojnë. Natyra të lë plotësisht të lirë të mbjellësh çfarë të duash. Por nëse kërkon oriz nuk mbjell dot elb apo gjemba gomari. “Mos u mashtro; Zoti nuk përqeshet; njeriu korr atë që mbjell”. Kjo është Karma; as më pak e as më shumë. Nuk do ta kesh të vështirë të përvijosh idenë e Ligjit në botën mendore e morale. Të gjitha botët janë të lidhura, e në të gjitha, Ligji ndikon. Nuk asgjë në formë urdhëri; të lë të lirë të zgjedhësh, por përcakton qartë se disa kushte do të vijojnë pashmangshmërisht si pasoja të zgjedhjeve të tua. Ky formulim mund të bëjë ndokënd të mendojë se nuk është i lirë, e s’mund të bëjë gjë.

Por, merrni ligjin e rëndesës – që trupat priren të lëvizin drejt qendrës së tokës. Një injorant mund të mendojë: “Si ia bën të ngjitesh sipër?” Duke i kundërvënë forcës së Natyrës që të tërheq një tjetër forcë të Natyrës, me anë të së cilën ngrihesh – forcën muskulare. Nuk po thyen ligjin e rëndësës, por ndjen se funksionon në përpjekjen, me të cilën ngrihesh kundër forcës së gravitetit. Ndërsa studioni, gjeni se ligjet janë të padhunueshëm, prandaj njeriu mund të lëvizë lirshëm mes tyre; por me një kusht të vetëm – t’i njohë e t’i kuptojë; ndryshe është skllav.

“Natyra pushtohet me bindje”. Nuk mund të luftoni kundër Natyrës, është shumë e fortë për fuqitë e vockla të njeriut; megjithatë mund ta detyroni të bëjë saktësisht atë që doni, nëse njihni ligjet me të cilat funksionojnë fuqitë e saj. Njeriu nuk urdhërohet nga Natyra, nuk është skllav i saj; është mes ligjesh e forcash të zbulueshme e të llogaritshme, me anë të të cilave mund të sundojë e t’i përdorë. Natyra as e braktis apo shmanget nga rruga e saj. Njeriu dështon sepse dija e tij është e papërkryer, e kjo papërsosuri e ka tradhëtuar. Religjionet antike e disa moderne shpallin se është e mundur të shpërngulet siguria e një ligji, ajo siguri e padhunueshme pandryshueshmërisht, drejt sferave të mendjes e moralit. Në fakt, njeriu është vërtet zot i fatit të vet, pasi mund të veprojë në botët që modelojnë të adhmen, duke bërë veten atë që kërkon të jetë.

Ka tre ligje shtojca nën Ligjin e përgjithshëm të veprimit: 1) Mendimi është fuqia që ndërton karakterin; si mendoni, ashtu bëheni. 2) Forca që quajmë dëshirë, apo vullnet (dy forma të së njëjtës forcë) ju afrojnë me gjërat që dëshironi. 3) Efekti i sjelljes suaj mbi të tjerët, duke u shkaktuar lumturi apo mjerim, ju sjell lumturi apo mjerim si shpërblim. Nëse dikush kupton këto tre ligje e di si t’i përdorë, bëhet zot i së ardhmes së vet, krijues i fatit të vet.

1) Mendimi ndërton karakterin. Mund ta provoni këtë nëpërmjet autoritetit të shkrimeve të shenjta ose nga përvoja juaj, e cila është mbase më e duhura, sepse është e juaja e nuk mund të vihet në dyshim. Nëse doni të dini me siguri absolute se mendimi bën karakterin, provojeni. Mënyra është tepër e thjeshtë. Le të marrim shembullin se jeni gjaknxehtë; ky nuk është krim, por një dobësi tepër e zakonshme. E dini se mërziteni shpejt. Duke e pranuar, mos mendoni për të kurrë më, sepse nëse mendimi ngjiz karakterin, të menduarit do t’i japë jetë e do ta rritë; mendoni për të kundërtën – durimin – për disa minuta çdo mëngjez. Bëjeni rregullisht, sepse ky është eksperiment shkencor.Mendoni për të si të keni qejf; veten si durimtar, pastaj mendoni për njerëzit më acarues që njihni. Nuk do të ngelet në mendjen tuaj as irritimi më i vogël. Duhet të bëni durim në këtë pamje mendore. Përsëriteni çdo mëngjez për një javë. Do të shihni se mendimi i durimit do t’ju vijë ndërmend edhe pa e thirrur gjatë ditës. Kjo është shenja e parë se mendimi juaj mëngjezor po funksionon. Në fillim do të shfaqet pas një shpërthimi nervor. Vazhdoni derisa mendimi për të duruar vjen para provokimit. Pas disa muajsh do të gjeni durimin si pjesë të karakterit tuaj. Në këtë mënyrë mund të zhdukim dobësi pas dobësie dhe të ndërtojmë karakterin, si një murator gur pas guri, murin.

2) Dëshira afron dëshiruesin dhe atë që dëshirohet. Në univers shihni gjithandej forcën motivuese si tërheqje. Për sa kohë objektet e jashtme e nxjerrin prej jush e quajmë Dëshirë. Kur e njëjta fuqi drejtohet nga përbrenda e quajmë Vullnet. Çdo gjë që doni ta zotëroni tërhiqet drejt jush prej dëshirës, sepse ka Një Jetë në gjithçka dhe jetët e ndara nga format e ndryshme përpiqen gjithmonë të ribashkohen.

3) Siç u jepni Lumturi apo Mjerim të tjerëve, ashtu do të korrni Lumturi apo Mjerim për veten. Sipas efektit të veprimeve tona mbi të tjerët vjen reagim i njëjtë mbi ne. Nëse mbillni oriz do të korrni oriz. Por, nëse bëhet një vepër e mirë vetëm për shtysa egoiste, përfundon si tipar egoist.

Njëmendësoni këto tre ligje dhe mund të ndërtoni të ardhem tuaj duke i zbatuar ato. Njohuri të pamjaftueshme për Karmën janë zakonisht të rrezikshme, pasi një prej pasojave është prirja për tu ulur e thënë: “Është Karma ime!”. Si gjithë Ligjet e Natyrës, nuk është forcë detyruese por mundësuese. Mbani mend se “Përpjekja është më e madhe se fati”. Mendimi dhe dëshira e çastit është shpesh e mjaftueshme për të balancuar forcat e kundërta. Mund të dështoni për momentin, por do të fitoni nesër, apo ditën tjetër. Duhet të jepni ndihmën tuaj për tjetrin që vuan nën Karmën e vet, sepse nëse nuk bëni më të mirën tuaj, atëherë po prodhoni Karmë që trashëgon mungesë ndihme në çastin e nevojave tuaja.

Gjithsesi, detyra juaj është gjithmonë të ndihmoni.

Detyra jonë është gjithmonë vepër e mirë.

/MNVR/

Annie Besant
Përktheu Arben Orhani
avatar
Admin

1132


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi