Dosjet e FBI-së: Hitleri mund të ishte arratisur
Faqja 1 e 1
Dosjet e FBI-së: Hitleri mund të ishte arratisur
Kopje dokumentesh të publikuar në vitin 2014, përmbajnë rezultatet e një hetimi, të cilin FBI pas vitit 1945, ia kushtoi Hitlerit. Sipas tyre, pretendohet se diktatori nazist duhej t’ia kishte dalë të arratisej e të mbijetonte, sikurse e interpreton përmbajtjen e tyre një dokumentar i realizuar nga kanali TV amerikan “History”.
Thashethemet nuk mund të hidhen poshtë – e kjo histori ka sigurisht interesin e vet, madje është një sensacion.
Qysh prej 70 vitesh qarkullon mendimi se, Adolf Hitler, nuk ia këputi aspak vetes me plumb kokës së bashku me bashkëshorten me të cilën sapo ishin martuar më 30 prill 1945 në bunkerin e ashtuquajtur “të Fyhrerit”.
Shumë më tepër, ai besohet se tashmë paskësh mbijetuar dhe se mund të jetë arratisur nga Gjermania.
Pohimet e dëshmitarëve okularë të thuajse një duzine me anëtarë të enturazhit të “Fyhrerit”, që nga sekretaret, adjutantët, shoferët dhe personeli mbrojtës, që e kanë përshkruar me hollësi të gjithë fundin e Hitlerit, nuk mund të ndryshonin dot asgjë: teoricienët e komploteve besojnë në një version të mbijetesës së Hitlerit, apo të bashkëpunëtorëve të tij më të ngushtë.
E kjo ide e ka gjetur shpesh veten në terrenin e lojërave të subkulturës pop.
Në vitin 1959, njëfarë Johannes von Müller-Schönhausen, pretendonte se kishte fluturuar në vitin 1945 me një raketë gjermane të tipit V2 nga Berlini.
Tashmë edhe kanali – me pagesë – që renditet si më seriozët në llojin e vet “History Channel” në SHBA, duket se po i rijep jetë kësaj ideje.
Shkak është bërë agjenti me përvojë i CIA-s, Robert Baer, i cili qysh nga divorci i tij nga shërbimi i fshehtë amerikan, në vitin 1997, shkruan libra. Sipas të dhënave që ka paralajmëruar ky stacion TV, Baer dhe ekipi i tij në shumë vende kanë hasur në gjurmë të Hitlerit – sipas tij, duke përdorur teknika shumë të rafinuara.
Dëshmia më e rëndësishme e dhënë nga Baer, sidoqoftë, është një bobinë me fotokopje letrash e dokumentesh sekrete të FBI-së amerikane, e cila sipas tij, është deklasifikuar në vitin 2014. Në fakt, ka një dosje, e cila qysh nga viti i kaluar, sipas ligjit amerikan për informimin publik, tashmë është e hapur për publikun.
Në të, në fakt gjendet përmbajtja e “udhëzimeve”, sipas të cilave thuhet se Hitleri duhet të arrinte me një nëndetëse në brigjet e Buenos Airesit. Edhe një qëndrim në Brazil, është gjithashtu diçka që pretendohej se mund të realizohej.
Një mik i ish-drejtorit të FBI-së, Edgar Hoover, emri i të cilit është mbuluar me të zezë në dokument, për të mos u bërë publik, raportonte në një letër të nëntorit 1945 se “Hitleri është në Argjentinë.
Ai jeton në një apartament të madh nëntokësor, poshtë një ferme, 675 milje në perëndim të Florianopolis, 410 milje në veriperëndim të Buenos Airesit”. Bashkë me Hitlerin, në bunker gjendeshin edhe dy dublues të tij.
Hoover i përgjigjej se ai kishte “marrë shënim me shumë vëmendje çdo detaj të letrës”. Nëse do t’i paraqiteshin informacione të tjera, ai udhëzonte që t’i dorëzoheshin më mirë degës lokale të FBI-së.
Pretendime të ngjashme në dosjen e FBI-së gjenden shpesh. Në një tjetër udhëzim, Hoover dëshmon se i vlerësonte ato. Drejtori këmbëngulës, një talent organizativ në atë kohë, kishte një tendencë të fortë për t’u marrë e për t’u besuar teorive të konspiracionit.
Por natyrisht se këto thashetheme zienin hapur edhe në kohën që ai ishte në detyrë. Probabiliteti i vazhdimit të jetës së Hitlerit, ishte një objekt shumë tërheqës në vitet e para pas Luftës së Dytë Botërore, sikurse vijon të jetë faktikisht edhe sot e kësaj dite.
Për të dëshmojnë jo vetëm artikujt e paragrafët e marrë nga gazetat e revistat e kohës në dosjen e FBI-së, por edhe një vëzhgim i hollësishëm i arkivës dixhitale të gazetave “Los Angeles Times” dhe “Washington Post”. Të dyja këto gazeta shtypnin artikuj sipas të cilëve, lideri nacional-socialist “në të vërtetë” i kishte mbijetuar luftës.
Mirëpo asnjëherë nuk ka pasur kaq shumë pretendime për të qenë një fakt i vërtetë; ndonjë indicie për këtë nuk kanë gjetur dot as informantët e as hetuesit e Hoover-it. E kjo nuk të habit, pasi mund të ketë dëshmi për diçka, një histori që mund të jetë sajuar.
Meqë ra fjala, të tilla pjesë të dosjes së FBI-së janë publikuar në një mënyrë apo një tjetër nga ithtarë të tjerë të tezës se Hitleti ka mbijetuar. Është sigurisht e drejtë, që këto letra arritën të publikoheshin në vitin 2014 zyrtarisht; pjesa më e madhe e përmbajtjes së tyre tashmë pretendohet se njihet prej dekadash.
Qysh në vitin 1946 spekulime të shumta e kishin nervozuar juristin amerikan, Michael A. Musmanno, i cili në kohën e tij ndodhej i stacionuar në Gjermani. Gjatë luftës, formalisht ai mbante postin e kontraadmiralit. Por ai ishte një gjykatës në proceset e Nurenbergut. Në aspektin privat, ai bëri një kërkim për dëshmi që mund të provonin mbijetesën e Hitlerit.
Ideja se shkaktari kryesor i Luftës së Dytë Botërore dhe vrasjes së miliona njerëzve, mund të kishte mbijetuar, e bëri atë të vihej në lëvizje. Musmanno bëri shumë kërkime, pa mijëra dokumente, takoi më shumë se 100 dëshmitarë okularë, që e kishin parë Hitlerin në ditët e tij të fundit në bunker, e madje që thoshin se kishin qenë prezentë në djegien e trupit të tij e së dashurës së tij.
Rreth 20 dëshmitarë përsëritën pohimet e tyre para kamerave në vitin 1948; këto pamje e imazhe u paraqitën për publikun vetëm në vitin 2013 në një reportazh të lavdërueshëm të realizuar nga Michael Kloft. Mendimet e tij, Musmanno i përmblodhi në raporte, por i bëri pjesë edhe të një romani.
Mirëpo sa i mirë ishte si hetues, aq i pazoti ishte si shkrimtar: “Edhe Goebbels, që kishte deklaruar me të madhe se pas vdekjes së Hitlerit do të vinte në veprim lëvizjen tjetër që do t’i siguronte përjetësinë, druhej kur i erdhi radha të merrte biletën”, thuhej në njërën ndër fjalitë e romaneve të tij.
Natyrisht se teoricienët e konspiracioneve si Robert Baer, nuk kanë mundur dot t’i largohen këtyre fakteve. Asnjë dëshmi nuk u mjafton atyre, për t’i larguar nga mendimet që kanë në kokë. Në fakt, më 30 prill 1945, trupi i Hitlerit ishte vetëm një mbetje totale. Minimalisht, qysh nga 22 prilli ai ishte dorëzuar e kish vendosur të vriste veten – veprim të cilin ai e kishte menduar seriozisht ta kryente qysh në vitin 1923, pas grushtit të dështuar të shtetit dhe në fund të 1932, përballë ndarjes që kërcënonte partinë e tij nacional-socialiste.
Për spekulimet, sipas të cilave Hitleri mund të kishte mbijetuar, faktet nuk lënë qartazi asnjë hapësirë. Megjithatë, për të mos u dhënë udhë kritikave se nuk janë trajtuar, FBI ka sjellë foto të tij. Por realisht nuk është gjetur kurrë asgjë.
/gazetashqip/
Siroco- Unë e dëgjoj këngën e zogut jo për zërin e tij, por per heshtjen që vjen pas.
201
Similar topics
» Amuletet, talismanet dhe hajmalit
» Sekretet e Nazizmit
» Adolf Hitleri
» Hitleri dhe Alienet
» Dosjet sekrete te KGB-se - UFO
» Sekretet e Nazizmit
» Adolf Hitleri
» Hitleri dhe Alienet
» Dosjet sekrete te KGB-se - UFO
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi