EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shfaqen UFO-t në Lushnjë

Shko poshtë

Shfaqen UFO-t në Lushnjë Empty Shfaqen UFO-t në Lushnjë

Mesazh  Berti69 08.10.15 21:20

Objekte të shndritshme të paidentifikuara janë parë sot paradite në Lushnje, duke çuditur shumë njerëz që për disa minuta u përballën me skenën misterioze.

Teksa moti u përkeqësua dhe rrufetë shfaqeshin herë pas here në qiell, në distancë jo të largët nga Toka, janë shfaqur disa objekte të shndritshme të cilat qëndruan pa lëvizur pranë njëra-tjetrës dhe më tej u zhdukën me shpejtësi.

Bashkëpunëtori i NOA.al, Tomi Dodbiba sjell pamjet e filmuara sot (7 Tetor 2015) nga Fier Shegan në rrugën kombëtare që të çon në Berat. “Isha duke përshkuar rrugën kur nisi një stuhi. Por ndërsa intensiteti i saj po binte, befas pashë se u shfaqën disa objekte të shndritshme. Në fillim nuk po e kuptoja.

Po filmoja për të fiksuar rrufetë, por kamera fiksoi këto pamje ku dallohen qartë objektet e shndritshme”, – tregon bashkëpunëtori i NOA.al që sjell këto filmime që shihni më poshtë të fiksuara midis orës 10:20 deri 10:22 të mëngjesit të sotëm. Janë UFO (Objekte Fluturimi të Paidentifikuara)?

Përgjigjja është e vështirë të jepet përderisa asnjë zyrtar shtetëror në detyrë në SHBA dhe vendet e tjera të botës nuk prononcohen në plot raste filmimesh objektesh misterioze në qiell, ndërsa kanë pohuar botërisht për ekzistencë të UFO-ve dhe alienëve, disa ish zyrtarë që nuk janë më në detyrat e tyre.


Berti69
Berti69

"Si është lartë, ashtu është edhe poshtë, e si është poshtë, ashtu është edhe lart"


411


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi