Është 85 vjeç dhe jeton pa bukë dhe ujë!
Faqja 1 e 1
Është 85 vjeç dhe jeton pa bukë dhe ujë!
Prahlad Jani është një i moshuar 85-vjeçar që jeton në një shpellë në Amba, Indi, pa ushqim dhe ujë që prej 74-vitesh.Indiani u largua nga shtëpia kur ishte shtatë vjeç, dhe në moshën 11-vjeçare u bekua nga perëndesha, Amba.
Sot ai thotë se është duke kërkuar një mister shpirtëror. Që prej asaj kohe ai kurrë nuk ka konsumuar ushqim apo ujë, ndërsa mbijeton nga nektari, i cili është filtruar përmes një vrime në gjuhën e tij. Ai ka deklaruar se si pasojë e kësaj jete që bën, ai nuk urinon asnjëherë.
Ndoshta duket shumë e çuditshme, por ky fat është konfirmuar edhe nga një ekip prej 30 shkencëtarësh të cilët i kanë bërë një seri analizash shëndetësore të moshuarit. Nëpërmjet një kamere vëzhguese, ata zbuluan që ai jeton në një shpellë, pa ngrënë dhe pa pirë. Ky fenomen i la pa fjalë mjekët, të cilët mundohen ta shpjegojnë këtë fakt përmes një transformimi biologjik të trupit të 85-vjeçarit.
“Ne besojmë se trupi i tij ka kaluar transformimin biologjik, si rezultat i meditimit dhe jogës së fuqishme në një mjedis krejtësisht të natyrshëm, në të cilin ai jeton”, pohojnë mjekët.
Equinox- 207
Similar topics
» Është 85 vjeç dhe jeton pa bukë dhe ujë
» Kush jemi në të vërtet ne ?
» Mendoni se toka eshte nje top gjigand i rrumbullaket apo eshte e sheshte ?
» Aleksandri i Madh
» Somnambul tre vjeç, ecën 2 km natën
» Kush jemi në të vërtet ne ?
» Mendoni se toka eshte nje top gjigand i rrumbullaket apo eshte e sheshte ?
» Aleksandri i Madh
» Somnambul tre vjeç, ecën 2 km natën
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi