Simbolet dhe ndikimi i tyre.
Faqja 1 e 1
Simbolet dhe ndikimi i tyre.
Pavarësisht se a e kemi menduar ndonjëherë apo jo, simbolet janë një pjesë e jetës sonë. Që nga ëndërrat tona natën (poashtu edhe ditën) reklamat që shohim në mëngjes rrugës për në punë; që nga drita e kuqe ndaluese, e deri tek rrobat që veshim (me zbukurime) dhe makinat që ngasim, dhe madje edhe vetë gjuha - ndikimi i simboleve është i vazhdueshëm gjatë gjithë jetës sonë.
Ka disa kategori të ndryshme simbolesh - do të flasim për to pak më vonë, por së pari, çfarë është saktësisht një simbol? Një përkufizim i shpejtë, në kuptimin e përgjithshëm, një simbol është një objekt, ose një imazh që përfaqëson diçka tjetër. Mendoni për dritën e kuqe që të thotë “ndal”, ose p.sh: për flamurin e një shteti.
Shpesh ne jemi të lidhur me një symbol aq ngushtë për atë se çfarë përfaqëson ai për ne, por kurrë nuk mendojmë se si shumica e simboleve tona janë shpikje e jona. E njëjta gjë vlen edhe për fjalët, dhe ndoshta është më e lehtë për të shpjeguar këtë temë tani duke përdorur gjuhën si shembull: nëse marr një stilolaps dhe them: "Ky nuk është një stilolaps ', ju mund të mendoni se jam budalla ose i çmendur. Por këtu mund të shohim diçka që është e vërtetë për shumicën e simboleve - që kuptimi i tyre është i bazuar në marrëveshjen tonë në lidhje me to (ne të gjithë pajtohemi, për shembull, se një dritë e kuqe do të thotë “ndal”).
Dhe së dyti: ne kemi thënë se "një foto vlen sa një mijë fjalë", dhe të gjithë ata që përdorin imazhe ose simbole në mënyrë efektive, reklamuesit, tregimtarët, dhe mësuesit, të gjithë e njohin këtë të vërtetë: që ne mund të tregojmë më tepër, më shpejt me vetëm një imazh të fuqishëm sesa me fjalët të njëpasnjëshme.
Një simbol është një formë e përqendruar e komunikimit. Nga mënyra se si është ndërtuar mendja jonë, ne e kuptojmë mesazhin më tepër, më shpejt - dhe mund të themi menjëherë - me një imazh në krahasim me gjuhë e folur. Qëndrimi i një personi, apo gjestet e tij fizike mund të komunikojnë më tepër me ne në një nivel të ndërgjegjshëm apo nën-ndërgjegjeshëm sesa ajo që ai shpreh me fjalë.
Kjo na sjell tek pika e dytë - se imazhet ose simbolet veprojnë dhe ndikojë në një nivel më të thellë, para-verbal, pavarësisht e kuptojmë apo jo. Ne jemi të ndikuar nga imazhet nga të cilat rrethohemi, apo ato që bartim në mendjen tonë. Për mirë apo për keq, imazhet ndikojnë në emocionet tona dhe se si ne e përjetojmë botën. Ato gjithashtu mund të formojnë vlerat tona. P.sh: në reklama, politikë apo edukim, kultura jonë mbart imazhet e asaj çka duhet të jemi, se si duhet ta jetojmë jetën, imazhe të cilat na thuhet (vazhdimisht) se përfaqësojnë 'sukses', apo lumturi.
Kur ne bëhemi më të vetëdijshëm për fuqinë e simboleve, ne mund të zgjedhim se në cilat vlera duam të fokusohemi, dhe me çfarë idesh dëshirojmë ta mbushim mendjet tonë. Sigurisht, kjo nuk është e lehtë, sepse, siç thamë më parë, imazhet veprojnë në një nivel më të thellë (nën-vetëdije), dhe në shoqërinë moderne, simbolet janë kudo rreth nesh.
Nëse mendojmë për imazhet në traditat fetare, fotografinë e babait apo fotot e miqve dhe familjes, në rastin më të mirë këto imazhe mund të jenë inkurajuese, frymëzuese, transformuese, motivuese apo shëruese.
Për më tepër mendja racionale është e angazhuar me simbole. Ato kanë fuqi të prekin emocionet dhe të ndezin vullnetin për veprim.
Për fat të keq, imazhet mund të përdoren gjithashtu edhe për të mashtruar, ose për të ndikuar negativisht tek njerëzit, dhe kjo kur ata i keqpërdorin. Keqpërdorimi i simboleve mund të jetë diçka me fuqi shkatërruese. Në fakt, fuqia e simboleve është nënvlerësuar shumë. Përndryshe, pse duhet të ketë kaq shumë pakujdesi në përdorimin e tyre?
Disa imazhe mund të jenë tepër negative - e thënë ndryshe “ jo-harmonike me natyrën njerëzore ”- p.sh: imazhet e dhunshme. Ekspozimi ndaj tyre mund të krijojë mpirje, indiferencë, ose dis-harmoni tek shikuesit, sidomos kur shikimi përsëritet me kalimin e kohës. Nuk është e nevojshme të mbledhësh "studime shkencore" për ta vërtetuar këtë. Përvojat e vëzhgimit gjatë viteve janë argument i mjaftueshëm.
Simbolet përfaqësojnë ide, dhe këto ide mund të jenë afirmime pozitive, ose ata mund të krijojnë injorancë, ose dëshira tek njerëzit. Ata mund të jenë çorientuese. Mund të japim disa shembuj:
Arsyeja pse reklamat dhe politika janë aq djallëzore është për shkak se ato nuk bazohen në vlera të vërteta. Nëpër reklama për shembull thuhet "Blijeni këtë produkt dhe do të jeni të lumtur, apo të suksesshëm (dhe shfaqin imazhin e personit të lumtur), - gjoja janë të interesuar vërtetë për lumturinë e njerëzve. Por me shumë gjasa u interesojnë paratë tuaja, dhe ata përdorin çdo metodë që munden për të ndikuar tek ju në mënyrë që të blini produktet e tyre.
Politikanët, gjithashtu, nuk do të ishin për kohë të gjatë në skenë nëse do i tregonin njerëzve motivet e tyre të vërteta - të cilat zakonisht janë pasuria dhe pushtei. Dhe ata përdorin imazhe gjatë gjithë kohës - imazhe që nxisin frikë, apo instinktet tona më të këqija. Nëse keni nevojë për një shembull të qartë të përdorimit negativ të imazheve, shikoni politikë dhe dëgjoni për politikanët. Shikoni historinë, në kohët moderne dhe do ta kuptoni se çfarë dua të them. Për shembull, kur njerëzit janë mashtruar për të shkuar në luftë, kjo është bërë kryesisht nëpërmjet fuqisë së simboleve dhe jo rastësisht.
Si shoqëri, ne duhet të kërkojmë që të bëhet kujdes i madh me përdorimin e imazheve, që ato të përdoren me kujdes dhe në mënyrën e duhur. Nëse bien në duar të gabuara, siç e shohim edhe sot, keqpërdorimi i simboleve mund të shkaktojë dëme të pallogaritshme.
Për të shkuar pak më tej: Ka disa kategori të ndryshme simbolesh. Nga njëra anë, janë ato imazhet e reja që po prodhohen sot - e kam fjalën për fotografitë moderne të portreteve që po përfaqësojë lëvizjet sociale - të tilla si fotot e rënies së murit të Berlinit apo fotot e protestave të ndryshme.
Pastaj janë ato që mund të quhen 'simbolet kombëtare' - imazhe që kanë një kuptim të madh për një vend të veçantë. Simbolet kombëtare mund të përfaqësojnë një lëvizje politike, apo një virtyt të veçantë, të tillë si guxim, ose uniteti. Ato mund të kenë jetëgjatësi të madhe ose të vogël dhe së më gjatë të jenë prezente aq më të fuqishme mund të bëhen. Kjo është një pikë kyçe që duhet të merret në konsideratë nëse duam t’i përdorim imazhet në mënyrë efektive. Ashtu si dhe fjalët e vjetra, ndonjëherë simbolet e vjetra kanë më shumë fuqi për të krijuar një efekt.
Pra ka disa imazhe të cilat janë aq të vjetra sa dhe vetë njerëzimi, janë të njohura kudo dhe kuptimi i tyre njihet në çdo vend dhe kohë. (Për shembull, dielli është një simbol universal për jetën ... Pema e Jetës është gjetur në shumë kultura të ndryshme, dhe një buzëqeshje njihet kudo si lumturi, ... gjestet e ndryshme apo shprehjet e fytyrës mund të shihet dhe si universale ...)
Simbolet universale janë si një ''standart i artë "në aspektin e vlerës së tyre. Kuptimi i tyre dhe vlerat për qeniet njerëzore janë konstante.
Jam përpjekur të sjell një përkufizim të saktë të fjalës "arketip" - dhe kam kam arritur në përfundimin se :
Një arketip është një aspekt i shpirtit universal, që mund të përfaqësohet me një imazh. (për shembull: arketipet e fuqisë, apo urtësisë ...)
Shpirti universal është vetë natyra jonë, tek ne në një nivel të caktuar thellësie - më thellë se gjëndja shpirtërore, apo personaliteti dhe më thellë se kultura apo koha në të cilën jetojmë.
Ashtu si një aspekt i personalitetit të dikujt mund të shprehet përmes një simboli - një trup i fortë, qëndruarim krenar; ose një person i zhytur në mendime apo një dëgjues i vëmendshëm – poashtu dhe mund të përfaqësohet nga një imazh.
Për shembull, kur në jetën e një personi vjen një kohë që tërhiqet nga aktiviteti i jashtme për të bërë disa eksplorime të brendshme (në veten e tij), për të gjetur të vërtetat më të thella, mund të themi se arketipi kërkues është zgjuar në jetën e këtij personi. Mund të themi se ka hyrë në rrugën e kërkimit të përgjigjes lidhur me të vërtetën ekzistenciale dhe mbi enigma të tjera.
Kur shohim jetën tone, duhet të jetë në gjendje të shohim se çfarë arketipesh, ose çfarë, forcash kryesore universale janë shfaqur, ose po veprojnë në jetën tonë. Duke pasur një sërë simbolesh që përfaqësojnë aspekte të shpirtit tonë universal mund të na ndihmojë në këtë drejtim. Kjo mund të jetë një fe, një histori, apo mitologji, ose një sistem mendimi. Këto mund të na ndihmojë së tepërmi për të kuptuar se çfarë po ndodh në jetën tonë.
Një tjetër aspekt interesant i simboleve arketipale është se ato mund të përdoren në mënyrë të ndërgjegjshme. Kur përqëndrohemi tek një imazh apo ide, ne mund ta zgjojmë atë cilësi në jetën tonë. Për shembull, ne mund të meditojmë mbi një simbol dashurie, ose durimi, me qëllimin për ta kultivuar atë cilësi në mendje dhe në ndjenjat tona.
Leximi apo dëgjimi i një historie mund të ketë të njëjtin efekt dhe ajo mund të zgjidhet me vetëdije. Dhe pastaj virtytet që përfaqëson historia mund të zhvillohet tek ne.
Mund të themi se një simbol është një manifestim i një gjendje të vetëdijes. Dhe se një sekuencë e imazheve - të tilla si tregimi i një historie - mund të jetë gjithashtu një simbol. Meditimi mbi një simbol mund të krijojnë tek ne të njëjtën gjendje të vetëdijes si burimi i simbolit. Ne mund të vërejmë këtë në jetën tonë - se çdo gjë që ne përjetojmë ndikon në jetën tonë emocionale.
Provojeni dhe shihni - për shembull, një imazh që ju pëlqen, të tilla si imazhi i forces, durimit, apo shërimit, dhe vendoseni atë para jush për pak kohë. Apo ndoshta edhe mund ta lini në një vend të dukshëm që ta shikoni herë pas here gjatë gjithë ditës. Silleni imazhin pozitiv në mendje sa herë që të mundeni. Dhe shihni se çfarë efekti do të ketë.
Ideja që meditimi mbi imazhet mund të zgjojë një cilësi të nevojshme, për të sjellë balancën, ose për të forcuar një cilësi në vetëvete është po aq i vjetër sa vetë besim. Kjo ka qenë gjithmonë një pjesë e feve dhe i edukimit social.
Ne kemi fuqinë, dhe mjetet e nevojshme për të formësuar jetën tonë, ndoshta jo aq të sa dëshirojmë, por të paktën për të shkuar në drejtimin që duam për veten dhe për botën tonë.

Erikson- Nuk them se kam gjetur te verteten, por me te vertet se kjo qe kam nuk di....
30
Similar topics
» Bestytnite dhe ndikimi i tyre
» Ndikimi Jashtëtokësorë
» Ndikimi i Hipnozës
» NDIKIMI I MUZIKËS
» Simbolet
» Ndikimi Jashtëtokësorë
» Ndikimi i Hipnozës
» NDIKIMI I MUZIKËS
» Simbolet
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi