EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gjithkush është shpjegues i ëndrrave të veta

Shko poshtë

Gjithkush është shpjegues i ëndrrave të veta Empty Gjithkush është shpjegues i ëndrrave të veta

Mesazh  Neo 29.01.09 0:53

Gjithkush është shpjegues i ëndrrave të veta

Një qasje e re ndaj shpjegimit të ëndrrave vë gjithkënd në gjendje të kuptojë në mënyrë të pavarur dhe vetëshëruese ëndrrat e tij dhe njëkohësisht problemet e lidhura me to dhe mënyrat për t´i zgjidhur.

Prej mijra vjetësh ëndrrat përpiqen të shpjegohen pothuajse në të njëjtën mënyrë. Të huajt na tregojnë se si të përkthejmë ëndrrat tona.

"Ndryshimi midis këndvështrimit tim mbi ëndrrën dhe këndvështrimit tradicional qëndron në atë që unë mendoj se një ëndërr mund të përshkruhet dhe përkthehet që nga rreshti i parë e deri tek i fundit", shpjegon Dr. Max Segeth, psikologu që ka zhvilluar këtë qasje.

Nga ana tjetër një ëndërr mund të kuptohet dhe përkthehet nga vetëm ai që e ëndërron: ëndrra ka të bëjë me gjendjen e tanishme të personit. "Meqënëse e tërë ëndrra ka të bëjë drejtpërdrejtë me atë që e ëndërron, ky i fundit duhet të arrijë ta protokollojë pa lënë gjë mangut duke zëvëndësuar pastaj personat, kafshët, sendet, ngjyrat dhe numrat në ëndrrën e tij me veti të shoqëruara në mënyrë të vetvetishme, dhe kështu duke u nisur nga kjo që doli të shkruajë sërisht ëndrrën e tij duke e lidhur me gjendjen e tij të sotme.

Një grua e pa veten në ëndërr sikur ndodhej në një varrezë. Aty iu shfaq një i njohur i vdekur me një veshje që të binte në sy, i cili po e tërhiqte drejt vetes. Ëndërruesja, një grua e vjetër që deri në atë çast kishte pasur një mënyrë të jashtzakonshme të jetuari, i shoqëronte këtij të vdekuri vetinë 'Teprim'.

Ky mesazh përkthehej: 'Lëre teprimin të vdesë!'. Kjo 'shenjë që i vinte nga e pavetëdishmja' ia bëri më të lehtë atë ngjarje që e priste, futjen në pensionin e pleqve, që i shkaktonte një frikë por të cilën ajo nuk e pranonte.

Në një ëndërr tjetër një djalë i ri sheh gruan e tij tek papritur ia merr me vete dhe i hedh dorën në qafë një djalosh i ri e tërheqës, ndërkohë që ajo e lejon e vetëdijshme. Këtu mesazhi i ëndrrës është: 'Unë përqafoj guximin tim'".

Djaloshit kjo i dha guximin, të dijë të trajtojë më mirë një sfidë që e priste. Një përvojë tipike që fitohet nga shpjegimi i ëndërrave të këtij lloji është rritja intuitive e vetëbesimit.

Nismëtari i studimit modern të ëndërrave ishte Sigmund Freud (Frojdi, Zigmund - shih fig.) me nxjerrjen në fillim të viteve 1900 të teorisë së tij mbi shpjegimin e ëndrrave. Teza thelbësore e tij se ëndrra ishte rruga mbretërore për tek e pavetëdijshmja, u kthye në gur themelor të konceptit të tij terapik në psikoanalizë.

Në ëndërr problemet e ndrydhura brenda vetes kthehen sërisht në një trajtë enigmatike. Metoda e shpjegimit të ëndrrës merret pikërisht me zgjidhjen e kësaj enigme. Për këtë do të ishte i nevojshëm një ekspert i cili do të arrinte t´i qasej thelbit të mesazhit të ëndrrës, pasiqë disa simbole vlejnë pjesërisht njëlloj për të gjithë.

Alvin Ekmekçiu
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi