Regjistrimi i ëndrrave
Faqja 1 e 1
Regjistrimi i ëndrrave
Pajisje për regjistrimin e ëndrrave
Shkencëtarët amerikanë planifikojnë të regjistrojnë dhe të interpretojnë elektronikisht ëndrrat.
Sipas një shkrimi në revistën “Nature”, shkencëtarët thonë se kanë zhvilluar një sistem të aftë të regjistrojë "aktivitetin e lartë të trurit". “Ne dëshirojmë të lexojmë ëndrrat e njerëzve”, theksoi shkencëtari Dr Moran Cerf. Qëllimi i projektit është zgjerimi i të kuptuarit “si dhe pse njerëzit ëndërrojnë?”.
Dr. Cerf shprehet se me krijimin e një game të gjërë konceptesh, imazhesh apo objektesh dhe me lokalizimin e qelizave përkatëse të tyre mund të monitorohet aktiviteti i trurit gjatë kohës që jemi në gjumë.
Për shekuj të tërë, njerëzit janë hipnotizuar nga ëndrrat dhe nga ajo çfarë mund të nënkuptojnë. Psikologët kanë përdorur analizat e ëndrrave si një mjet për të kuptuar subkoshiencën. Por, mënyra e vetme për të interpretuar ëndrrat ka qenë të pyeturit e njerëzve për ëndrrat e tyre pasi ata të jenë zgjuar.
Qëllimi i projektit të Dr Cerf është të zhvillojë një sistem, i cili mund të ndihmojë psikologët për të konfirmuar kujtimet e njerëzve për ëndrrat e tyre me anë të një vizualizimi elektronik të aktivitetit të trurit. Do të ishte e mrekullueshme të lexoje “mendjen e njerëzve”, thekson shkencëtari.

Jon- 1159
Similar topics
» Sekretet e Endrrave
» E vërteta e ëndrrave
» Në botën e ëndrrave
» Misteri i Ëndrrave
» Fjalori i Endrrave
» E vërteta e ëndrrave
» Në botën e ëndrrave
» Misteri i Ëndrrave
» Fjalori i Endrrave
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi