EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nga çka frikësohen më së shumti shenjat e horoskopit?

Shko poshtë

Nga çka frikësohen më së shumti shenjat e horoskopit? Empty Nga çka frikësohen më së shumti shenjat e horoskopit?

Mesazh  gjilanasi 22.08.15 14:13

Nga çka frikësohen më së shumti shenjat e horoskopit? Auto_gogoi11438859814

Personat e çdo shenje të veçantë të horoskopit kanë frikë nga gjëra të ndryshme. Gjejeni shenjën tuaj dhe lexojeni


Dashi ka frikë nga vartësia prej të tjerëve

Dashi dëshiron të jetë i pari në gjithçka, por edhe i kërkuar, prandaj në jetë më së shumti ka frikë se do të jetë i varur vetëm nga të tjerët. Për këtë shkak, ai nuk duron kur të tjerët e injorojnë.



Demi frikësohet nga mungesa e parave dhe dashurisë

Për Demin, në jetë më së shumti rëndësi kanë dashuria dhe paratë, prandaj edhe frikët e tij janë të lidhura me këto gjëra. Ai ka sidomos frikë nga pabarazia në lidhjen e dashurisë.



Binjakët kanë frikë nga humbja e lirisë

Binjakët socialë më së shumti kanë frikë nga ndryshimet, sidomos nga ndryshimet e stilit të jetës. Tmerrohen nga humbja e lirisë, me të cilën janë mësuar.



Gaforrja i frikësohet humbjes së familjes

Për Gaforren sentimentale, familja ka rëndësinë më të madhe në botë, prandaj ajo më së shumti ka frikë nga tjetërsimi nga më të dashurit.



Luani frikësohet se do ta zhgënjejnë ata që i do

Luani ka frikë nga poshtërimi publik dhe humbja e pozitës, por frika më e madhe e tij ka të bëjë me atë që mos po e zhgënjejë dikush që ai e do tepër.



Virgjëresha ka frikë nga sëmundjet

Virgjëresha e preokupuar me rregull, ka frikë që të ballafaqohet me faktin se nuk është e përkryer, por në jetë më së shumti ka frikë nga sëmundjet, mu sikurse Dashi.



Peshorja ka frikë nga mosmbështetja nga familja

Peshorja ka frikë nga jo-ekuilibri në jetën e dashurisë, por më së shumti ia fut ethet mosmiratimi i vendimeve në çfarëdo fushë të jetës nga personat që kanë rëndësi për të.



Akrepi ka frikë se dobësitë do të përdoren kundër tij

Edhe pse shpesh përshkruhet si shenja më e errët e zodiakut, Akrepi megjithatë i ka frikët e veta. Sikur Luani, po ashtu edhe Akrepi, ka frikë nga tradhtia e njerëzve më të afërt, por edhe nga keqpërdorimi i dobësive të tij.



Shigjetari ka frikë nga obligimet

Shigjetari ka shpirt të lirë, prandaj në jetë më së shumti ka frikë nga obligimet. Por, po ashtu ka frikë se do ta lëndojnë njerëzit që i do më së shumti.



Bricjapi ka frikë se të tjerët do ta konsiderojnë dështak

Bricjapi këmbëngulës e ka kompleksin e inferioritetit, prandaj ka frikë se të tjerët do ta konsiderojnë dështak. Për këtë shkak, ai ka frikë edhe nga poshtërimi publik.



Ujori ka frikë nga humbja e individualitetit

Ujori ka brenga si të Binjakëve. Ai ka frikë nga humbja e lirisë, por edhe individualitetit, për shkak se dëshiron të jetë unik.



Frika më e madhe e peshqve është se nuk do të gjejnë dashuri

Peshqit romantikë dhe të heshtur kanë frikë nga vetmia dhe refuzimi, por edhe nga pamundësia që ta gjejnë atë të duhurin në jetën e tyre. Kanë frikë edhe mos po u sëmuren të afërmit.
gjilanasi
gjilanasi

361


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi