Ochate; fshat i mallkuar ku ndodhin gjera te cuditshme !
Faqja 1 e 1
Ochate; fshat i mallkuar ku ndodhin gjera te cuditshme !
Fshat i mallkuar por edhe vend kontakti ndermjet Tokes dhe civilizimit alien. Ne Ochate ka ndodhur gjithshka: Ufo, vetevrasje, dhe zhdukje...
Ochate qe ne shqip do te perkthehej "dera sekrete" eshte nje fshat shume i vogel i braktisur i vendosur ne Condado de Trevino, nje komune spanjolle i komunitetit autonom te Kastilias e Leon. Ne fakt nuk eshte nje vend shume i larget, por megjithate ai duket i larget me vite drite nga cdo vend tjeter.
Ne kete vend jane verifikuar fenomene paranormale dhe shfaqje shume te jashtezakonshme. Shume persona bien dakord: Ochate duhet te jete vendi i takimit ndermjet qenies njerezore dhe civiliteteve aliene nese duhet te bazoheni ne gjerat qe ndodhin ne vazhdimesi ne kete fshat te braktisur.
Ne Ochate nuk mund te shkohet me makine. Per te arritur ne kete vend eshte e nevojshme qe te ndiqet ne kembe nje pjese rruge e paasfaltuar dhe duhet te drejtoheni nga kulla e qytezes, nje prej ndertimeve te pakta qe ende kane mbetur pa u shembur. Gjthcka tjeter qe do te mund te shihni jane shtepi pa cati, mure te shkaterruar, dhe grumbuj betonesh.
Jo shume larg ndodhet edhe nje nekropol i mesjetes, me varre te germuara ne gur.
Ndoshta ju do te jeni duke pyetur veten se pse ky fshat eshte lene ne meshire te fatit dhe eshte braktisur nga banoret. Shkaku per braktisjen kane qene epidemite misterioze qe jane verifikuar ne kete vend gjate shekullit te XIX.
Legjenda per fenomenet paranormale ka filluar ne vitet 1980, per shkak te nje artikulli te publikuar nga gazeta Mundo Desconocido. Artikulli titullohej "Luces en la puerta secreta" (Dritat ne deren e fshehte).
Ne ate periudhe ishte shfaqur per here te pare ne ate zone nje UFO. Shume eksperte kundershtuan duke thene se fotoja nuk ishte e vertete por ishte e modifikuar. Megjithate edhe vete universiteti i Bilbao nuk arriti te mblidhte provat dhe te tregonte me siguri qe foto te mos ishte e vertete dhe origjinale.
Shtypi spanjoll eshte marre shpesh me misterin qe lidhet me Ochate, dhe jane treguar nje seri e gjate ndodhish vertet shume impresionuese qe kane ndodhur ne fshatin e vogel.
Epidemi selektive, vdekje te papritura, zhdukje misterioze te njerezve dhe te kafsheve, drita dhe tinguj me origjine te panjohur.
Ne vitin 1947, nje burre dalloi nje drite ne erresise gjate nates, ishte nje medalion nga nje material i panjohur, ne te cilin dallohej Virgjeresha Maria. Me pas erdhi fotoja e famshme e vitit 1981 qe Prudencio Muguruza beri dhe qe kjo foto xhiroi te gjithe boten.
Ne vitin 1987 dy kompani te ushtrise, ndersa ushtroheshin ne kete zone, papritur e gjeten veten te zhytur ne nje mjegull shume te dendur dhe te cuditshme qe i izoloi krejtesisht.
Pak muaj me vone nje burre tregoi per dy krijesa te larta pothuajse 3 metra qe vinin verdalle neper fshat.
Per te mos vazhduar me tej me cudirat dhe te flasim per vetevrasjen e investiguesit privat te fiksuar me misteret e Ochate, te ndodhur pikerisht ne ate periudhe.
Dhe keto arsye dhe shume ndodhi te tjera, bene qe njerezit e fshatit te largoheshin duke e lene Ochate nje fshat te frikshem dhe te braktisur.
Mendoni se keto histori jane te verteta apo jane thjesht trillime?
Ndoshta nje udhetim i shkurter neper rruget misterioze te Ochate do ju bente qe te kishit idete me te qarta mbi kete mister. Apo mos ndoshta do te kishit frike te shkonit te vertetonit personalisht nese historite e treguara jane te verteta?
Luli- "Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"
861
Similar topics
» Kështjella “e mallkuar”
» Gjërat e Pabesueshme që ndodhin kur Zgjohemi Shpirtërisht
» Shtepia e Mallkuar
» Mumia e mallkuar që vrau secilin që e preku!?
» Fshati i mallkuar
» Gjërat e Pabesueshme që ndodhin kur Zgjohemi Shpirtërisht
» Shtepia e Mallkuar
» Mumia e mallkuar që vrau secilin që e preku!?
» Fshati i mallkuar
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi