EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ku shkon shpirti ynë pas vdekjes ?!

2 posters

Shko poshtë

Ku shkon shpirti ynë pas vdekjes ?! Empty Ku shkon shpirti ynë pas vdekjes ?!

Mesazh  Luli 18.06.15 10:08

Ku shkon shpirti ynë pas vdekjes ?! Spirit

Dr. Michael Newton është psikolog, i cili ka specializuar hipnoterapinë. Ai shumë shpejt ka zbuluar që mund t’i kthejë njerëzit aq prapa sa që atyre t’u kujtohen gjërat të cilat nuk u kanë ndodhur në këtë jetë, por midis jetës!

Ai rastet e veta i ka shkruar në librin “Udhëtimi dhe fati i shpirtit”. Po ju paraqesim shtatë gjëra të cilat na presin pas vdekjes:

1. Jeta kalon para syve – Është fenomen shumë i shpeshtë te njerëzit të cilët vdesin që të shohin se si e tërë jeta u kalon para syve. Truri shpejt shfleton të gjitha kujtimet para se shpirti të ndahet nga trupi.

2. Mund të shohin trupin tonë – Shumica e njerëzve shohin trupin fizik në momentin kur shpirti ndahet nga fizikja.

3. Drita – Drita shfaqet në largësi dhe ngadalë i tërheq nga vetja si me magnet. Drita me vete gjithmonë bart ndjenjën e dashurisë dhe paqes.

4. Shohim kushërinjtë e vdekur – Sapo të hyjmë në botën spirituale nëpërmjet dritës do të na përshëndesin të dashurit tanë. Kjo nuk është e thënë të jetë vetëm një i afërm nga kjo jetë, por edhe nga jetët e mëhershme.

5. Engjëjt mbrojtës/drejtuesit spiritualë – Kurdo që i thërrasim, takohemi me ta në botë spirituale dhe ata do të na mundësojnë që të ndihemi sikur në shtëpi. Mirëpo, kjo gjithashtu është koha kur argëtimi ndërpritet.

6. Shikimi i jetës – Me udhëheqësin tonë do të kalojmë nëpër të gjitha ato që kanë ndodhur në jetën tonë. Mbase do të shohim disa gjëra nga të cilat do të turpërohemi, mirëpo nuk është koha për gjykim.

7. Nuk dëshirojmë të kthehemi – Nuk do të dëshirojmë të braktisim atë botë të pakufishme, të sigurt pa dhembje dhe pa vuajtje. Mundemi vullnetarisht të kthehemi që t’u ndihmojmë shpirtrave të tjerë, por mundemi edhe të zgjedhim që të kthehemi në mënyrë që të përparojmë shpirtin dhe të shijojmë pasuritë e jetës.

Mos harroni që këto gjëra i kanë konfirmuar mijëra njerëz.
Luli
Luli

"Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"

861


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ku shkon shpirti ynë pas vdekjes ?! Empty Re: Ku shkon shpirti ynë pas vdekjes ?!

Mesazh  gjilanasi 01.12.15 16:58

Ku shkojnë shpirtrat pas vdekjes?

Ku shkon shpirti ynë pas vdekjes ?! Auto_spiri11448908458

Pjesa më e vështirë e ekzistencës njerëzore është të kuptuarit e mortalitetit dhe të kuptuarit e faktit që ne jemi të lidhur për të tjerët dhe për procesin e vetë jetës sonë. Natyra shpirtërore është rezultat natyror i vetëdijes, pasi ne duhet ta kuptojmë një gjë si vdekja, që në esencë duket shumë e padrejtë.


Ku shkon shpirti pas vdekjes së një individi?


Disa e quajnë parajsë, e disa thonë që nuk ka shpirt. Krejt kjo varet nga besimet shpirtërore dhe fetare. Ka edhe të atillë që besojnë në reinkarnacion, të cilët kanë një pikëpamje krejtësisht tjetër, në lidhje me vendin ku shkon shpirti, pasi përfundimisht të jetë ndarë nga trupi.


Eksperiencat pranë vdekjes


Në fakt, ndër dëshmitë më të forta (nëse mund të konsiderohen të tilla) për mënyrën e largimit të shpirtit nga trupi janë eksperiencat pranë vdekjes. Njerëzit që kanë përjetuar eksperienca të tilla kanë thënë që për një moment kanë pasur mundësi ta shohin trupin e tyre të shtrirë në shtrat, nga një pikë më e lartë e dhomës, apo vendit ku trupi i tyre ishte ndarë nga shpirti. Pas këtij momenti, shumica prej tyre kanë pretenduar që shpirti kishte filluar të bredhte nëpër lokacione të ndryshme – disa thonë nëpër një tunel me dritë të pashuar e disa të tjerë pretendojnë të kenë vizituar hapësira të këndshme në natyrë.

Shumica prej njerëzve që kanë pasur përvoja të tilla raportojnë që drita, në fakt, kishte ardhur nga krijuesi, në ekzistencën e të cilit kishin besuar sa kishin qenë në tokë. Disa madje flasin edhe për takimet me të afërmit e tyre të vdekur. Ata më pas thonë që pasi të takohen me dritën e pashuar dhe me familjarët e vdekur, para syve të tyre del një rishikim i jetës, duke iu shfaqur çdo moment i rëndësishëm në jetën e tyre.


Teoritë e vendndodhjes së shpirtrave të njerëzve të vdekur


Raportimet e tjera të njerëzve thonë që shpirtrat mblidhen në një hapësirë të madhe, ku presin për ta bërë zgjedhjen se në çfarë jete dëshirojmë të shkojmë. Dhe, nëse vendosim të besojmë në këtë teori, atëherë thënia ‘historia përsëritet’ mund të jetë e bazuar në faktin që edhe shpirtrat riciklohen, duke u kthyer në trupin e një njeriu, pasi të kenë përfunduar punë në trupin e një njeriu tjetër. Mirëpo, kjo teori lë shumë gjëra të paqarta, ndër të cilat është edhe çështja se çka kanë bërë shpirtrat në kohën kur në tokë ka pasur shumë më pak njerëz. Pra, a kanë qenë duke pritur që numri i popullsisë të rritet?

Në anën tjetër, fetë monoteiste pajtohen në shumë çështje sa i përket ekzistencës së shpirtit dhe vendndodhjen e tij pas largimit nga trupi. Besimet e tilla janë të prera në pretendimin që një shpirt mund të jetojë në vetëm një trup, pra nuk kemi të bëjmë me riciklim trupash nga ana e shpirtit dhe thonë që pas ndarjes nga kjo botë, shpirtrat presin për një ditë të caktuar gjykimi, kur edhe u kumtohet vendi se ku do të shkojnë e të qëndrojnë përjetësisht.
gjilanasi
gjilanasi

361


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi