Historitë që “trembin” botën
Faqja 1 e 1
Historitë që “trembin” botën
Legjenda e fshatarit Frederick Fisher është një nga historitë më të zakonshme të fantazmave në Australi. Në një mbrëmje të qetë qershori në vitin 1826, Fisher ka shtëpinë e tij në Campbelltoën për të kryer disa pune dhe nuk u kthye kurrë më.
Ai u zhduk pa gjurmë, duke mos lënë pas asnjë shenje që mund të shpjegojë zhdukjen e tij të papritur. Ai nuk u bë i gjallë për katër muajt e ardhshëm, dhe pas kësaj kohe, një tjetër banor i Campbelltoën hyn në hotel i zbehtë dhe duke u dridhur. Ai tha se kishte parë fantazmën e Frederick Fisher. Ai i ishte ulur në gardhin afër rrugës, duke treguar me gisht shtratin e lumit aty afër. Me pas, burri kishte parë fantazmën të shpërbëhej deri në zhdukje përpara syve të tij.
Burri që kishte parë fantazmën ishte shumë i pasur dhe i respektuar në komunitet, ndaj policet vendosen të hetonin në vendin ku ai tha se kishte parë fantazmën. Ata u shokuan kur gjeten atje trupin e pajetë të Fisherit. Vrasësi i tij u zbulua me vonë të ishte George Worrall, fqinji i Fisherit që merrej me çështjet e tij ligjore. Ai u kishte thënë të gjithëve se Fisheri ishte nisur për në Angli. Fisher ka pushuar në paqe që pas rrëfimit të vrasësit të tij, megjithëse shpesh thonë se ende pushton hotelin pranë Campbelltoën.
Pusi Wycliffe
Pusi Wycliffe gjendet në një shtëpi buzë rrugës se parkut Wauchope në rajonin verior të Australisë. Thuhet se është një nga zonat më të përfolura për aktivitetet e jashtëtokësorëve në të gjithë kontinentin. Shpesh janë raportuar objekte të paidentifikuara nga banoret që janë bërë shumë shpejt popullore në të gjithë vendin. Perse jetojnë UFO-t atje?
Askush nuk e di me siguri. Disa thonë se vendi shtrihet në dy linjat kryesore historike të tokës, që i bën alienët më të tërhequr ndaj kësaj pjese të vendit ku mendohet të kenë akces më të thjeshtë. Të tjerët mendojnë se aty kryhen eksperimente sekrete të bazës ushtarake që e njeh zonën si Arena 51. Të tjerë besojnë se thjesht efektet e diellit që reflektojnë në tokë bëjnë të duket si zone e ndaluar me drita të veçanta.
Cilado të jetë e vërteta, kjo rruge ka vuajtur historikisht nga kujtimet e alienëve aq sa ka qenë e nevojshme vendosja e tabelës që shikoni në foto.
Shtëpia e Mrekullive
Në periferi te Sidney-it, është një shtëpi e vogël ku thuhet se ndodhin mrekullia. Në vitin 2005 tre muaj pasi djali 17-vjeçar i familjes vdiq në një aksident me makinë, George dhe Lina Tannous u shokuan nga lajmi se muret e dhomës se djalit lëshonin në mënyrë misterioze vaj aromatik. Shumë shpejt njerëzit u binden se vaji ishte me origjinë mbinatyrore, i dërguar nga djali i tyre për të komunikuar.
Pasi lajmi për shtëpinë e mrekullirave u përhap, shumë njerëz trokitën në derë. Ata arritën ta shihnin me sytë e tyre vajin e kombinuar me lutjet e tyre, dhe vunë re se kishte përbërje shëruese. Shtëpia u kthye me vonë në një muze vizitash të hapur 24 orë në 24. Një prift katolik u bind se fenomeni ishte vërtet një mrekulli dhe filloi të bekonte njerëzit duke përdorur këtë përbërje. Edhe çështjet problematike ligjore të familjes nuk i ndaluan njerëzit të vinin e të shihnin.
Vaji i mrekullive, i testuar në vitin 2007, u zbulua të ishte një kombinim vaji me ujin qe ndodhet ende në muret e shtëpisë edhe sot e kësaj dite. Origjina e tij e vërtetë mbetet ende një mister. Edhe pse familja beson se është vaj mrekullish, ata nuk kanë pranuar asnjëherë para nga vizitoret.
Hieroglifët e Gosfordit
Hieroglifët e Gosfordit, janë një seri e çuditshme shenjash në një shkëmb të Hunter Valley-t.
Që prej zbulimit të tyre në vitet 1970’, seti prej 300 pikturash pati përhapje të gjerë dhe famëkeqe për ngjashmërinë e tyre me hieroglifët egjiptiane. Ajo që të bën me tepër përshtypje është struktura e gjerë e labirinteve, shpellave dhe tuneleve të nëndheshme. A do të thotë kjo se egjiptianet ia kanë dale të vizitojnë Australinë në kohën e tyre, dhe kanë ndërtuar të gjitha këto? A janë ndihmuar ata nga Alienët? Çfarë ka ndodhur?
Varet se ke pyesni. Lideri i grupit amator të arkeologëve që kërkojnë në këtë zonë, thotë se ka prova të mëdha që mistere të çuditshme fshihen këtu. Një egjiptolog me emrin Boyo Ockinga, i Universitetit të Sidney-t ka vënë re se kjo nuk ka lidhje me egjiptianet. Sipas tij, ato janë imitime bëra nga ushtarë australiane që kishin vizituar Egjiptin në Luftën e Parë Botërore.
Picton
Vendi i vogël rural i Picton-it është 80 kilometra larg Sidney-t. Është një qytezë që e ka marrë emrin nga beteja e Waterloo-se. Është e çuditshme pasi aty jetojnë njerëz edhe pse jeta i ka lënë ata herët. Picton, thuhet se është i mbushur me fantazma, nga gra të çuditshme magjibërëse që lënë shenja gjithandej. Materniteti është gjithashtu i pushtuar nga fantazmat e fëmijëve që qajnë, dhe një shpirt i keq që mundohet të mbysë njerëz natën.
Më e çuditshme është pjesa e varrezave që në fakt është e pushtuar nga fantazma fëmijësh. Dy të tillë, një vajze dhe një djalë, janë të veshur me rroba shumë të vjetra në kohë, dhe zhduken pas gurëve. Ata shfaqen shpesh në fotografitë e varreve të ndryshme bosh.
Një prej aktiviteteve më të çuditshme ndodh në Tunelin Kërpudhë, një tunel treni i braktisur që thuhet se është pushtuar nga fantazma e Emily Bollard, një grua që humbi jetën pikërisht aty. Treni e tërhoqi zvarrë trupin e saj të vdekur deri në të dalë të qytetit, dhe tani mund të shohësh fantazmën e saj që përpiqet përjetësisht të çlirohet nga fati i saj i keq.
Monstra e Lumit Hawkesbury
Lumi Hawkesbury është përgjigja australiane për Loch Ness. Sipas kriptozoologjisë, ka prova se ky lumë banohet nga mostra gjigante që përpijnë çdo gjë mbi ujë. Dëshmitarë okularë kanë raportuar se krijesa është rreth 24 metra dhe e ngjashme me Nessie-n e Loch Ness. Mostra thuhet se ngjan me një dinozaur antik uji.
Edhe pse gjatë viteve 1960’ ky lumë ka pasur një sërë aktivitetesh të tilla paranormale, banoret nuk kanë mundur asnjëherë të fotografojnë një qenie të tillë. Nëse ky monster është i vërtete, atëherë mund të ndryshojë të ardhmen. Se shpejti, për këtë krijesë mund të sillet në jetë një film nga Rex Gilroy, si gjuetar monstrash.
Kryqi që shkëlqen në Lismore
Në 1907, një aksident hekurudhor i mori jetën William Steenson, një hekurpunuesi të ri që u përplas nga treni. Ai u varros pasi u dogj në varrezat North Lismore Pioneer në Lismore, dhe një kryq i madh prej guri u vu mbi varrin e tij.
Gjatë Luftës së Parë Botërore, banoret vunë re diçka të çuditshme. Kryqi ndriçonte në mënyrë misterioze dhe ishte si një llambë e madhe. Edhe pse banoret e dinin këtë gjë, ata heshtën për dekada të tera, pasi nuk dëshironin të prishnin magjinë. Në vitin 1978 lajmi u bë publik dhe vendi njihet me emrin ‘kryqi i flakte’.
Guri ndriçonte me raste fillimisht, por dukej sikur merrte energji me kalimin e kohës. Menjëherë pasi u be publik, njerëzit e shumtë që vërshuan merrnin nga një copë të tij. Skeptiket u përpoqën t’i ndalnin por magjia u prish, dhe misterioziteti i gurit të ndritshëm nuk u gjet kurrë. Në 1986 guri ishte zhdukur dhe nuk u pa kurrë më. U mendua se u vodh, ndaj u ndërtua një tjetër kryq gati i ngjashëm më të. Por ai nuk ndriçon kurrë.
Shtëpia Tomago
Ditët e sotme, Maria Windeyer, gruaja e shtëpisë Tomago, e kalon kohen e ulur në stolin e saj të gurte duke u kujdesur për qilarët. Ajo shpesh shihet nga vizitoret si një grua tradicionale e atij vendi.
Maria Windeyer, në fakt ka vdekur në shekullin e 19-te. Konstruksioni i saj është bërë në 1840, por ndërtuesi i saj Richard Windeyer, vdiq vetëm 7 vjet më vonë. Gruaja e tij Maria, tashmë kishte për detyrë ta mbante shtëpinë dhe ta bënte të frytshme. Maria shkëlqeu në këtë detyrë, duke ia kushtuar gjithë jetën shtëpisë Tomago.
Jeta dhe shpirti i saj u bënë kaq të lidhura me shtëpinë, sa ajo nuk ndaloi se kujdesuri për të edhe pas vdekjes se saj. Edhe sot e kësaj dite, mund të këtë shenja të gruas në qilar, ose duke marrë ajër të pastër në karrigen e saj prej guri.
Virgjëresha e Coogee
Plazhi Coogee afer Sidney-t është shumë i këndshëm përveç peshkaqenëve dhe kandilave të detit. Atje mund të bëni surf, të notoni, të bëni banio dielli, dhe …patjetër të shihni dhe takoni virgjëreshën Mari.
Virgjëresha e Coogee është një shfaqje e çuditshme që formohet në pikëtakimin e dy rripave me ngjyra të ndryshme të gardhit afër rrugës së shkëmbit. Fillimisht është vënë re në vitin 2002, dhe është menduar se virgjëresha është një iluzion optik, që ilustron virgjëreshën Mari. Kisha Katolike e ka mohuar këtë fenomen. Edhe nëse është iluzion optik, është figura ekzakte e virgjëreshës që e bën këtë vend një mrekulli nder shumë të tjera.
Virgjëresha është e dukshme gjatë ditëve me diell, rreth orës 3:00 deri në orën 4:30 pasditeve. Ajo ka për zakon të duket me shkëputje, në varësi të dritës që bie mbi të.
Incidenti i Guyra Dam
Në dhjetor 1999, një objekt fluturak i paidentifikuar ra në rezervuarin Guyra, në një qytet të vogël në New South Wales. Ai shkatërroi rreth 16 metra katrore kallamishte përpara se të ngecte në rezervuar. Shume shpejt vendi tërhoqi vëmendje botërore dhe u rrethua nga forcat policore.
Titujt e gazetave shkruanin për UFO apo ekzistence jashtëtokësore. Ekspertet ishin me të rezervuar, por e vërteta është qe objekti ishte mjaft i çuditshëm. Teoritë variojnë nga një vend në tjetrin, për meteorë, UFO, avionë eksperimentale, etj. E vetmja gjë që dihet është se objekti ishte i zjarrtë, i bërë copash ndërsa fluturonte në hapësirë, dhe tepricat e tij kishin njëfarë përbërje hapësinore.
Në fund të kërkimeve, misteri i Guyra-s u mbyll. E vërteta zyrtare e incidentit u tha të ishte një objekt më madhësi sa topi i golfit, më shumë mundësi një meteorit, që kishte djegur gjithçka rrotull. Megjithatë, nuk janë bërë përpjekje për mbrojtjen e kësaj teorie.
Raymond Terrace
Njësoj si Picton, Raymond Terrace thuhet se është një nga vendet më famëkeqe të Australisë nëse dëshiron të shohësh fantazma. Ka shumë shtëpi të pushtuara nga fryma të këqija, me gra klasike të bardha, që shikojnë për vrasësit e fantazmave nëpër varreza. Përflitet se kisha e qytetit kishte në muret e saj të murosur fetusa foshnjash të abortuara, të cilat mund t’i dëgjosh të qajnë dhe vendi më i mirë për t’i dëgjuar, është pranë oxhakut të zjarrit. Për shkak të reputacionit të tij, ky qytet ka qenë objekt i të gjitha turëve të fantazmave nga vijnë përrallat më të tmerrshme të terrorit. Sipas punonjësve, këto ture janë popullore dhe të suksesshme në aktivitetet paranormale. Një incident i veçantë mund të përmendet nga një vizitor i turit të fantazmave që u ofronte nga një birrë fantazmave që ndiente të hynin në dhomë. Ai thoshte “E di që je këtu”, mbushte gotën e birrës dhe e linte dhomën vetëm për pak kohë. Kur kthehej, e gjente gotën bosh.
Luli- "Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"
861
Similar topics
» Historitë e pathëna të UFO-ve
» Historitë më misterioze në botë
» Dhjete historite me misterioze ne bote
» Njihuni me numrat e mallkuar dhe historitë e tyre
» Historitë që tregojnë se fantazmat ndodhen mes nesh
» Historitë më misterioze në botë
» Dhjete historite me misterioze ne bote
» Njihuni me numrat e mallkuar dhe historitë e tyre
» Historitë që tregojnë se fantazmat ndodhen mes nesh
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi