EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Top 8 gjërat që na fusin të dridhurat në palcë

Shko poshtë

Top 8 gjërat që na fusin të dridhurat në palcë Empty Top 8 gjërat që na fusin të dridhurat në palcë

Mesazh  Luli 17.06.15 12:48

Top 8 gjërat që na fusin të dridhurat në palcë Top-8-gj%C3%ABrat-q%C3%AB-na-fusin-t%C3%AB-dridhurat-n%C3%AB-palc%C3%AB

Janë disa gjëra që njerëzit i frikësohen tepër, por janë tetë ato që i prinë top-listës

1- Bastuni fantazmë

Do të paguaje ndonjëherë 65 mijë dollarë për një bastun? Sidomos nëse ai është i pushtuar nga shpirtrat? Bastuni fantazmë është vendosur në listën e shitjeve në eBay nga Mary Anderson, një grua nga Indiana e cila shpresonte se shitja do të lehtësonte atë nga frika e djalit të saj 6-vjeçar i cili beson se shpirti i gjyshit të tij të vdekur endet nëpër shtëpinë e tyre. Atij që fitoi ankandin me çmimin më të madh të ofruar për bastunin, iu kërkua që t’ia shkruante një letër djalit të vogël për t’i thënë se bastuni dhe fantazma ishin shumë mirë se bashku në shtëpinë e re. Tani, ky bastun gjendet në kazinonë Golden Palace në Antigua.

2- Sënduku i magjepsur

150 vite më parë, Jacob Cooley e urdhëroi skllavin e tij afrikano-amerikan të quajtur Hosea, t’i ndërtonte një sënduk për fëmijën e tij të pare. Hosea iu fut punës për të gdhendur sëndukun prej druri. Në njëfarë mënyre, padroni nuk mbeti i kënaqur me punën e skllavit, për arsye të panjohura. Ai e rrahu skllavin deri në vdekje. Skllevërit e tjerë të Cooley-t, u betuan se do të merrnin hak për vdekjen e shokut të tyre, ndaj shpërndanë nëpër sënduk, gjakun e tharë të një bufi dhe i thanë një ‘magjistari’ që ta mallkonte sëndukun. Si nga magjia, fëmija i parë i Cooleyt vdiq në moshë të mitur dhe me pas, 17 vdekje të tjera iu atribuuan këtij sënduku. ‘Magjia’ u hoq nga një grua, pas gjithë këtyre ngjarjeve. Sot sënduku mund të gjendet në Muzeun Historik të Kentuckyët, në Frankfort.

3- Unaza e Valentinos

Ridolph Valentino (1895-1926) konsiderohej një nga yjet më të mëdha e të heshtur të Hollyëood. Ai vdiq nga ulcera e avancuar në moshën 31 vjeçare. Disa ia vunë fajin unazës që ai kishte blerë nga një argjendar, në vitin 1920. Unaza kishte një gur të çmuar në të cilin ishte gdhendur ‘syri i tigrit’ (siç e quanin). Legjenda thotë se pasi bleu unazën, Valentino ia tregoi shokut të tij i cili tha se kishte parë në reflektimin e unazës, “një Valentino të zbehtë e të vdekur”. Pavarësisht nga çfarë tha se kishte parë shoku i tij, Valentino vdiq brenda 6 viteve. Por Valentino nuk ishte e vetmja viktimë e unazës: e dashura e tij Pola Negri, ishte me një këmbë në varr pasi kishte vënë në gisht unazën e tij. Ajo u sëmurë aq shumë, sa karriera e saj mbeti prej kohesh në plan të fundit, dhe ajo nuk arriti kurrë të shërohej. Russ Colombo, aktori që u zgjodh për të luajtur rolin e Valentinos në një film të realizuar për të, u vra aksidentalisht me arme zjarri. Gangsteri Joe Casino e bleu unazën dhe refuzoi ta vinte në gisht derisa mallkimi të largohej. Pas disa vitesh, ai vendosi unazën dhe vdiq brenda javës në një aksident me motor. Lista sigurisht duhet të vazhdoje, por që nga viti 1960, nuk dihet se ku ka përfunduar unaza ditët e sotme. Mund të jetë, edhe në gishtin tuaj!

4- Piktura e Mallkuar

Djali që qan, është një pikturë, kopja e se cilës është shpërndarë në masë. Ajo u pikturua nga Bruno Amadio gjatë viteve 1950, dhe u bë shumë e famshme sidomos në ishujt britanikë. Gjithsesi, piktura tërhoqi vëmendjen e Media-s në vitet 1980, kur gazeta e përditshme britanike The Sun, pasqyroi në faqet e saj historinë e një zjarrfikësi që deklaronte se kishte qenë pjese e disa rasteve ku shtepitë kishin marrë zjarr, dhe piktura ishte i vetmi send i paprekur aspak nga zjarri. Ai nuk kishte guxuar as të merrte ndonjë prej disa kopjeve të pikturës, me shqetësimin se mund të nxiste rënien e zjarrit në shtëpinë e tij. The Sun kishte bërë disa intervista me familjaret, shtëpitë e të cilëve kishin marrë zjarr, dhe që zotëronin këtë pikturë. Për 6 muaj, u kërkua që të gjitha pikturat të dorëzoheshin për t’u djegur. U zbulua pas hetimit të BBC së të gjitha pikturat ishin veshur me një luster të neveritshme kundër zjarrit. Nuk dihet ende nëse ky është shkaku i zjarreve. Nuk dihet si dhe pse janë veshur me këtë luster, dhe aq me pak nëse forca shkatërruese ekzistojnë brenda pikturës.

5- Krevati marinar i pushtuar

Çështja e krevatit marinar të magjepsur, fillimisht ishte një tregim i famshëm që do të bënte bujë në televizion si mister i pazgjidhur. Në shkurt të vitit 1987 në Horicon, Wisconsin, Alan dhe Debby Tallman, sollën në shtëpi një krevat marinar nga një dyqan i dorës se dytë, dhe e vendosen në katin e nëndheshëm të shtëpisë. Disa muaj me vonë, çifti e transportoi krevatin në katin e sipërm të shtëpisë. Nëntë muaj ferri pushtuan shtëpinë duke i kthyer gjërat në situate vërtet drithëruese. Se pari, fëmijët e shtëpisë do të fillonin të sëmureshin, me vonë radioja e shtëpisë do të lëvizte nga një stacion në tjetrin pa e prekur askush, dhe për të vënë qershinë mbi torte, dy fëmijët që flinin në këtë krevat thanë se kishin parë një shtrigë. Familja thirri një pastor që pasi bekoi shtëpinë, gjerat u qetësuan disi. Në 1998, vetëm pak janë kur Alan Tallman u kthye në shtëpi pas Krishtlindjeve, dëgjoi një zë që e thërriste ‘eja këtu’. Ai e ndoqi ‘zërin’ deri në garazh dhe u bë dëshmitar i rënies se zjarrit. Mënjeherë ai nxitoi të merrte fikësin e shpejtë të zjarrit, por sapo u kthye pa se zjarri ishte zhdukur. Vetëm pasi dogjën krevatin, mbas situatash të tilla atë përsëritshin, aktiviteti paranormal përfundoi.

6- Kafka ulëritëse e korridorit të Burton Agnes

Nga të gjitha historitë e kafkave ulëritëse, është njëra që i përket vetëm ishujve britanikë. Në lindje të Yorkshire, është bërë e famshme kafka që ulërinë në korridoret e Burton Agnes. Ky hollë është ndërtuar gjatë mbretërimit të Mbretëreshë Elizabetës se parë, nga Sir Henry Griffiths dhe e motra e tij. Gjatë ndërtimeve, e motra e Sir Henry-t u vra me thikë nga një sulmues i panjohur. Përpara se ajo të jepte shpirt, motrat e tjera të saj premtuan se koka e saj do të hiqej nga trupi për t’u vendosur në hollë. Kjo ishte kërkesa më e çuditshme e tyre. Motrat nuk arritën ta mbanin premtimin e bërë duke e lënë trupin të varrosej i plotë. Duke qenë në dëlirë të asaj vdekjeje të tmerrshme, ato as nuk e mbajtën mend këtë premtim. Por shumë pak kohë pas ngjarjes, filluan të dëgjoheshin uleritje të mbytura neper të gjithë hollin. Motrat të frikësuara shkuan për të parë varrin e saj dhe zbuluan se koka e së motrës ishte dekompozuar dhe ishte kthyer në një kafkë, duke u shkëputur tërësisht nga trupi në mënyrë të çuditshme. Motrat e vendosen kafkën në hollë, gjë që solli qetësinë e mëparshme. Pas vdekjes se Sir Henry-t dhe motrave të tjera, njerëz të tjerë e blenë shtëpinë. Sa here hiqnin kafkën nga shtëpia, ndërtesa lëkundej dhe pikturat binin nga muret. Vetëm një nga blerësit vendosi ta mbajë në vendin e vet këtë kafkë, por me kushtin që të murosej në tullat e shtëpisë, ku ndodhet edhe sot.

7- Karrigia e vdekjes

Rezidenca Baleroy, në Pensilvani, u ndërtua në vitin 1911. Që prej asaj kohe, ndërtesa nuk ka pasur ndonjë vlerë të madhe monetare, më shumë sesa historike. Ajo i përkiste babait të Thomas Jefferson. Por prestigji i Rezidencës Baleroy ishte më i lidhur me anën paranormale të historisë. Banuesi i fundit, George Meade Easby, vdiq në vitin 2005, por përpara vdekjes se tij, ai deklaroi se kishte parë shumë fantazma të endeshin nëpër shtëpi. Më se shumti, qarkullonte fantazma e vëllait të tij Steven, që kishte vdekur papritur në moshë të vogël, fantazma e se ëmës se tij dhe vetë fantazma e Thomas Jefferson. Tregimet me drithëruese vijnë nga Dhoma Blu, dhe Karrigia e Vdekjes, që gjendet në këtë dhome. Karrigia, për shkak të modelit dhe përbërjes se saj, është quajtur ndryshe Napoleon Bonaparte. Kjo nuk është karrigia me të cilën do i mburreshit të afërmeve që ju rrethojnë, madje nuk do donit as t’i ulnit në të. Shumë hetues të paranormales besojnë se fantazma e një vajze pushton këtë karrige dhe pseudonimi i saj është George. Kjo i ka udhëhequr drejt një emri me konkret: fantazma Amelia. Thuhet se sa herë Amelia është e pranishme në këtë dhomë, një mjegull ngjyre blu zbret në dhome dhe kushdo që është i guximshëm të ulet në atë moment në karrige, thuhet se do të vdesë papritur. Deri tani, 4 veta e kanë provuar, dhe janë zhdukur…

8- Fustani i magjepsur i nuses

Anna Baker ishte vajza e Elias Baker, një burrë i pasur në vitet 1800. I ati e kishte mbuluar me bizhuteri dhe gurë të çmuar me gjithë paratë që kishte. Por si adoleshente tipike, Ana donte atë që nuk mund të blihej…dashurinë e vërtetë. Kjo ishte diçka që e dëshironte edhe i ati por me kushtin që djali të ishte në të njëjtin nivel social dhe ekonomik me familjen Baker. Por fati deshi që Anna të binte në dashuri me një hekur-punues në fabrikën e babait të saj, që ishte i pashëm, por i varfër. Babai i saj u kthye shume shpejt në një njeri të nevrikosur, nga sa i dashur kishte qene me vajzën. Meqë kishte fjalën e fundit për këtë çështje, ai nuk e lejoi vajzën e tij të martohej me të dashurin e saj të varfër. Po aq kokëfortë sa i ati, Anna vendosi se nëse nuk martohej me të, nuk do të martohej me askënd tjetër. Ajo jetoi e pamartuar, dhe vdiq e tillë. Ajo nuk e veshi kurrë fustanin e bardhë të ndërritshëm që ëndërronte dhe që e kishte zgjedhur se bashku me të ëmën. Të paktën, jo në këtë jetë… Ky fustan ndodhet në vitrinën e Muzeut Historik të Qarkut Blair, në vilën Baker, në dhomën e Anna-s përballë një pasqyrë. Mbahej fillimisht në një kuti prej xhami, ku thuhej se tundej sa nga njëra anë në tjetrën. Hetime paranormal treguan se shpesh, fantazma e Anna-s admironte veten në pasqyrë e veshur me fustanin e saj të përjetshëm të dasmës.
Luli
Luli

"Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"

861


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi