Gjërat që ju nuk i dini rreth Vdekjes
4 posters
Faqja 1 e 1
Gjërat që ju nuk i dini rreth Vdekjes
Kur Billy, vëllai i Annie Kagan-it, vdiq papritur dhe filloi t'i fliste, e ardhmja e saj mori një kthesë të habitshme. Ajo regjistroi bisedat e saj me Billy-n nga e përtejshmja dhe botoi librin e saj të parë, The Afterlife of Billy Fingers.
Kur vëllai im Billy më zgjoi tri javë pas vdekjes së tij, duke përshkruar se çfarë i ndodhi atij në jetën e përtejme, mendova se ishte duke u çmendur. Si vëllai im, ky "djal i keq", i cili vdiq tragjikisht, i cili kishte probleme të varësisë gjatë gjithë jetës së tij, dhe nuk kishte atë që shumica e njerëzve e quajnë një jetë të suksesshme, si kishte mundësi ai të ndante sekretet e misterit më të madh të jetës nga një dimension tjetër? Por me kalimin e kohës, skepticizmi im u kthye në çudi ndërsa Billy m'i mësoi të gjitha mbi vdekjen.
8 Gjëra që ju nuk i dini rreth Vdekjes
1. Gjëja e parë që ndodh është lumturia madhështore. Nga momenti që ju vdisni, do të absorboheni nga trupi juaj në një dhomë shërimi. Dritat në këtë dhomë fshijnë gjithë të këqijat fizike, mendore dhe emocionale që keni pasur gjatë jetës tuaj. Kështu, brenda në më pak se një nano-sekond, të gjitha dhimbjet tuaj zhduken.
2. Ju keni gjithmonë përshtypje që jeni ju, edhe pse ju nuk e keni trupin tuaj, ju ende e ndjeni veten si një individ. Në fakt, ju keni më shumë përshtypje se kur ishit gjallë. Ka kaq shumë ndikime nga të tjerët në tokë që në njëfarë mënyre ju kurrë nuk jeni ju.
3. Drita ka një personalitet. Përtej rrezeve të dritës kanë cilësitë e urtësisë, mirësisë, mëshirës dhe inteligjencës. Kjo dritë e bën të dukshme atë që është e padukshme në tokë, natyrën hyjnore të të gjitha gjërave.
4. Mëkati dhe ndëshkimi është një koncept i njeriut. Ka shumë thashetheme në tokë në lidhje me atë që ju pret pas vdekjes. Bërja e gabimeve në jetë është pjesë e rregullave të lojës tokësore. Nëse ju duhet të jeni të përkryer për të hyrë në një të ashtu-quajtur Parajsë, askush nuk do të kishte sukses për të hyrë në të.
5.Jeta juaj në tokë nuk është aspak një ndëshkim. Natyrisht, jeta nuk është pa dhimbje, por nuk është një ndëshkim për diçka që ju keni bërë. Dhimbja është pjesë e përvojës njerëzore, ajo është aq e natyrshme sa edhe frymëmarrja, vizioni, apo gjaku që rrjedh në venat tuaja.
6. Pas vdekjes suaj, në vend të një Dite të Gjykimit është një Ditë e mos Gjykimit. Kur ju të rishikoni jetën tuaj, ju shihni rrugën që keni marrë dhe atë që nuk e keni marrë. Ju shikoni aty ku keni qenë një gjeni dhe aty ku keni mundur të bënit më mirë, por pa gjykime. Dhe edhe në qoftë se ju akoma nuk e kuptoni, pas vdekjes ju shihni se keni pasur një jetë të mirë, madje edhe në kohë të vështira.
7. Ju jeni i lumtur që dukeni ashtu siç jeni. Ju nuk bëni kujdes për pamjen tuaj. Nuk ka pretendime apo përpjekje për tu dukur në një mënyrë të caktuar. Ju jeni vetëm rrezatues, gjë që nuk kërkon përpjekje.
8. Dashuria nuk është e njëjtë si dashuria tokësore. Ju nuk jeni të dashur për atë që bëni për pamjen tuaj, famë, apo paratë që ju fitoni. Nuk është sikur "dje unë ju kam dashur, dhe sot unë nuk ju dua". Dashuria është me të vërtetë e pakushtëzuar. Më e diskutueshmja, është mëshira e përsosur në të përtejshmen - ju jeni të dashur pa marrë parasysh se si keni jetuar.
© explorerunivers
Neo- "Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."
1402
Re: Gjërat që ju nuk i dini rreth Vdekjes
Njeriu i vetdijshëm edhe në botën tjetër
Një eksperiment unik shkencor ka ardhur deri te dëshmitë se ndoshta disa nga “mediumet shpirtërore” kanë aftësi paranormale. Shkenctarët që kanë marr pjesë në hulumtimin e kryer në Universitetin e Arizonës ( http://www.arizona.edu/ ) theksojnë se zbulimet janë aq të pazakonshme dhe hulumtojnë themelet e mbijetesës të vetëdijes pas vdekjes. Deri tani të gjithë shkenctarët kanë hedhur poshtë problematikën e lidhur për “jetën pas vdekjes”, derisa mediumet shpirtërore janë quajtur sharlatanë.
Mirëpo, studimi i pare laboratorik i një grupi të mediumeve ka zbuluar se ata posedojnë një aftësi shpirtërore për t’i vendosur faktet për të afërmit e vdekur të nerëzve të cilë shpirta i kontaktojnë nëpër seansat. Eksperimenti kishte kyqur 5 mediume, dhe dy persona të panjohur për mediumet që kishin parashtruar pyetje për të afërmit e tyre të vdekur. Në të dyja gruet e eksperimentimit, të ndarë, secili medium ka kaluar nga një orë me njerin nga personat në laborator ku ishte vendosur një paravan mes tyre, si pengesë fizike për të ndarë kontaktin vizuel.
Nën video mbikëqyrjen e pandërprerë të shkencëtarëve, secili nga mediumet ka bërë bisedë me personat e vdekur, të afërm të atyre personave të panjohur që ndodheshin në laborator. Atyre u ishte lejuar të përgjigjen në pyetjet me fjalët: “po dhe jo”. Pas përfundimit të secilës seancë, detajisht janë analizuar informatat që mediumet i posedonin. Si mesatare, mediumet posedonin më shumë se 80% të informative për të afërmit e vdekur të personit të tretë që ndodhej matanë paravanit.
Të dhënat
Informatat e poseduara ishin të llojit: emrat e tyre, animet jetësore deri te rrethanat e sakta për vdekjen e tyre. Njëri nga mediumet ka arritur saktësinë madje edhe deri në 93 %. Tashmë shumë kohë skeptikët suksesin e mediumeve e sqarojnë me të ashtuquajturën “lexim të ftohtë”, brenda të cilit “lexim” mediumet kanë parapritje inteligjente për njerëzit e vdekur.
Mirëpo, shkenctarët që e kishin kryer këtë hulumtim, ofruan informata që kanë qenë të arritshme edhe për mediumet dhe 60 persona tjerë. Saktësia e tyre ishte 36 %, ndërsa parapritja më e mire ariti madje edhe deri në 54 % duke u përputhur me faktet.
Duke i prezentuar zbulimet në publik, Journal of the Society for Psychical Research, hulumtuesit kanë përfunduar se disa mediume shumë të shkathtë kanë aftësi për të fituar informata të sakta. Gary Schëartz, udhëheqës i hulumtimit ka përfunduar:
“Si përfundim i hulumtimit është se ekzistojnë disa mediume shumë të shkathtë që mund të bëjnë diçka tëjashtëzakonshme.” Fshehtësia e suksesit të tyre nuk është e njohur. Është çkyqur çdo lloj mundësie për mashtrim të pavetdijshëm apo për ndërfutje të vetëdijshme.
Në një eksperiment mediumi ka theksuar se ka komunikuar me nënën e ndjerë të të hulumtuarës, tre ditë para séances dhe e ka thënë lutjen të cilën nëna ia kishte lexuar hulumtueses në fëmijëri.

Odin- 513
Re: Gjërat që ju nuk i dini rreth Vdekjes
Reagimet e disave varen sipas funksionit që ata kishin për të bërë në tokë.
Mund të ndodhë që një person vdes, përfundon atë që kishte për të bërë në tokë, por që nuk i bashkohet dritës (ta quajmë kështu për ta përgjithësuar). Ky person ndjen aq shumë trishtimin dhe dashurinë e atyre që mbesin në jetë, saqë ai nuk mund të evoluojë drejt dritës kështu që mbetet në tokë. Ky nuk është me të vërtetë endacak (i humbur) ngase ai e di se kush është (që është i vdekur në përgjithësi), dhe mbetet në tokë që nuk është më vendi i tij ngaqë ai nuk bën pjesë te të gjallët. Është e njëjta gjë është edhe për njerëzit që janë të lidhur në shtëpinë e tyre për shembull. (një shtëpi të pushtuar).
Ka nga ata që nuk e dinë se kanë vdekur apo refuzojnë të jenë të vdekur, dhe vazhdojnë rutinën e tyre të përditshme. Vazhdojnë të veprojnë sikur kur ishin gjallë;
Pastaj ka nga ata që janë të vetëdijshëm që janë të vdekur dhe e marrin si mision për të mbrojtur njerëzit që ata i duan, duke parë një vend. Ata nuk janë me të vërtetë endacak, por misioni i tyre mbetet si në shembullin e parë që kam përmendur më lart.
Pastaj është rasti i atyre që janë vrarë, ata nuk mund të "pushojnë" në paqe deri sa drejtësia nuk vihet në vend. Sipas mendimit tim këto janë rastet më të vështira dhe më të fatkeqe.
Pastaj është rasti i vetëvrasjes, që gjithashtu nuk është e mirë, sepse sikur edhe personat e vrarë mbesin shpirtra të përvuajtur.

Berti69- "Si është lartë, ashtu është edhe poshtë, e si është poshtë, ashtu është edhe lart"
411
Re: Gjërat që ju nuk i dini rreth Vdekjes
Askush qe shkoi ne ate bote nuk u kthye te na tregoje!
elektronika- Pervoja me e bukur qe na eshte dhene per te jetuar eshte vete misteri i jetes.....
Kur linde, po qaje, dhe gjithe te tjeret rreth teje po qeshnin.....
Jetoje jeten, ne menyre te tille, qe kur te vije momenti i fundit,
ti te jesh duke qeshur dhe gjithe te tjeret rreth teje te jene duke qare..........
58
Re: Gjërat që ju nuk i dini rreth Vdekjes
elektronika shkruajti:Askush qe shkoi ne ate bote nuk u kthye te na tregoje!
Nuk ka nevoje qe ata te kthehen per te na treguar sepse ata vazhdojne te jetojne ne dimensione tjera, por ekzistimin e tyre pas vdekjes e deshmojne me mijera persona qe kane pasur kontakte dhe pervoja me te vdekur ne menyra te ndryshme.
Edhe ju personalisht nese deshironi shume lehte mund te komunikoni (ka metoda te ndryshme) me nje ndonje te vdekur nga familja jote.
Berti69- "Si është lartë, ashtu është edhe poshtë, e si është poshtë, ashtu është edhe lart"
411
Similar topics
» Gjërat që nuk dini se ndikojnë aq shumë në jetën tuaj
» Ritual - të mësosh të vërtetën
» Gjëra që nuk i dini për ëndrrat
» Masoneria - Shqipëri & Kosovë
» A i dini këto për “Izraelin”?
» Ritual - të mësosh të vërtetën
» Gjëra që nuk i dini për ëndrrat
» Masoneria - Shqipëri & Kosovë
» A i dini këto për “Izraelin”?
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi