Shtatë nivelet që ndërojnë qenien tonë
Faqja 1 e 1
Shtatë nivelet që ndërojnë qenien tonë
Trupi juaj fiziologjik ka vetëm një mënyrë për të njohur realitetin dhe vetëm një mënyrë për të ëndërruar mbi të. Kur ju hani, ky është një realitet, por kur ju ëndërroni se po hani, ky nuk është realitet. Ëndrra është një zëvendësim për ushqimin e vërtetë.
Pyetja e parë: A mund të na shpjegoni se çfarë nënkuptoni me ëndrrat?
OSHO: Ne kemi shtatë trupa: fizik, eterik, astral, mendor, shpirtëror, kozmik dhe nirvanik. Çdo trup ka llojin e vet të ëndrrës. Trupi fizik njihet në psikologjinë perendimore si vetëdije apo i vetëdijshëm, trupi eterik si nënvetëdiije apo i pavetëdijshëm, dhe trupi astral si nënvetëdije kolektive.
-Trupi fizik krijon ëndrrat e veta. Nëse stomaku juaj është i çrregulluar, një lloj i veçant i ëndrrës krijohet. Nëse jeni të sëmurë, me ethe, trupi fizik krijon llojin e vet të ëndrrës. Një gjë është e sigurtë: ëndrra është krijuar nga një sëmundje.
-Parehatia fizike, sëmundja fizike, krijon fushën e vet të ëndrrave, kështu një ëndërr fizike mund edhe të stimulohet nga jashtë. Jeni duke fjetur. Nëse një leckë e lagësht ju vendoset rreth këmbëve, ju do të filloni të ëndërroni. Ju mund të ëndërroni se jeni duke kaluar një lum. Nëse një jastëk ju vihet në gjoks, ju filloni të ëndërroni. Ju mund të ëndërroni se dikush është ulur mbi ju, apo një gur ka ra mbi ju. Këto janë ëndrrat që vijnë përmes trupit fizik.
-Trupi eterik - trupi i dytë – ëndërron në mënyrën e vet. Këto ëndrra eterike kanë krijuar shumë konfuzion në psikologjinë Perëndimore. Frojd i ka keqkuptuar ëndrrat eterike për ëndrrat e shkaktuara nga dëshirat e shtypura. Këto ëndrra janë të shkaktuara nga dëshirat e shtypura, por këto ëndrra i përkasin trupit të parë, trupit fizik. Nëse, për shembull, ju keni agjeruar – atëherë ka gjasë që ju të ëndërroni ushqimin. Apo, nëse ju e keni shtypur dëshirën seksuale, atëherë është çdo mundësi që ju të keni fantazi seksuale. Por këto ëndrra i përkasin trupit të pare. Trupi eterik është lënë jashtë hetimeve psikologjike.
-Trupi eterik mund të udhëtoj në ëndrra. Ekziston çdo mundësi që ky të lë trupin tuaj. Kur kujtohet kjo, ju e kujtoni si ëndërr, por kjo nuk është një ëndërr në të njëjtin kuptim si ëndrrat e trupit fizik. Trupi eterik mund të lergohet nga ju kur ju jeni në gjumë. Trupi juaj fizik do të jetë aty, por trupi juaj eterik mund të del jasht dhe të udhëtojë në hapësirë. Aty nuk ka asnjë hapësirë të kufizuar, nuk bëhet fjalë për asnjë distancë në të. Ata që nuk e kuptojnë këtë, që nuk e njohin trupin eterik, mund ta interpretojnë këtë si një fushë e nënvetëdijes. Ata e ndajnë mendjen e njeriut në të vetëdijshme dhe pavetëdijshme. Mandej ëndërrimi fiziologjik është quajtur “i vetëdijshëm” dhe ëndërrimi eterik është quajtur “i pavetëdijshëm”. Kjo nuk është e pavetëdijshme, kjo është po aq e vetëdijshme sa edhe ëndërrimi fiziologjik, por e vetëdijshme në një tjetër nivel. Nëse ju jeni të vetëdijshëm trupit tuaj eterik, ëndërrimi shqetësues në këtë fushë bëhet i vetëdijshëm.
-Njëjtë siç krijohen ëndrrat fiziologjike nga jashtë, kështu edhe ëndrrat eterike mund të krijohen duke u stimuluar. Mantra është një nga metodat për të krijuar vizione eterike. Një mantra e veçant apo një zbrazësi e veçant – një fjalë e veçant, zëshëm që përsëritet në qendrën eterike – mund të krijojë ëndrra eterike. Ka aq shumë metoda. Zëri apo tingulli është një prej tyre.
-Sufitë e kanë përdorur parfumin për të krijuar vizione eterike. Vetë Muhamedi ishte shumë i dhënë pas parfumit. Një parfum i veçantë mund të krijojë një ëndërr të veçantë.
-Ngjyrat gjithashtu mund të ndihmojnë. Leadbeater (këngëtar amerikan i bluzit dhe folkut. prano shpjegimin e përkthyesit) njëherë kishte pasur një ëndërr eterike të kaltërsisë – vetëm kaltërsi, por me një hije të veçant. Ai filloi të kërkojë atë kaltërsi të veçant nëpër të gjitha shitoret e botës. Pas disa vitesh kërkimi, ai më në fund e kishte gjetur një të tillë në një shitore në Itali - një kadife e asaj hije të veçant. Mandej këtë ngjyrë kadifeje ai kishte përdorur për të krijuara endrra të tjera të bukura eterike.
-Pra, kur dikush shkon thellë në meditim dhe sheh ngjyra, përvojat e parfumeve, tingujëve, muzikës apsolutisht të panjohura, këto gjithashtu janë ëndrra, ëndrra të trupit eterik. Të ashtuquajturat vizionet shpirtërore i përkasin trupit eterik, ato janë ëndrra eterike. Zbulimi i vetë Guru-ve para nxënësve të tyre nuk është asgjë tjetër përpos një udhëtim eterik, ëndërrimi eterik. Por për shkak se ne e kemi kërkuar mendjen në një nivel të ekzistencës, fiziologjike, këto ëndrra përndryshe kanë qenë të interpretuar në gjuhën fiziologjike ose janë hedhur, janë lënë pas dore.
-Apo, është vendosur në nënvetëdije. Duke thënë se çdo gjë është pjesë e nënvetëdijes, në të vërtetë ne vetëm kemi pranuar se nuk dimë asgjë për të. Ky është vetëm një formalitet, një truk. Asgjë nuk është e pavetëdijshme. por çdo gjë që është e vetëdijshme në një nivel më të thellë është e pavetëdijshme në nivelin e mëparshëm, Kështu pra për trupin fizik, trupi eterik është i pavetëdijshëm, për trupin eterik trupi astral është i pavetëdijshëm, për trupin astral trupi mendor është i pavetëdijshëm. I vetëdijshëm do të thotë të jesh i njohur me të njohurën. E pavetëdijshma do të thotë ajo që akoma nuk njihet, e panjohura.
-Aty janë edhe ëndrrat astrale. Në ëndërrimin astral ju shkoni në lindjen e juaj të mëparshme. Ky është dimensioni i tretë i ëndërrimit tuaj, Nganjëherë në ëndrrën e zakonshme, pjesa eterike apo pjesa astrale mund të jenë prezent. Atëherë ëndrra bëhet kaotike, një rrëmujë; dhe nuk mund ta kuptoni këtë, sepse shtatë trupat tuaj ekzistojnë në të njëjtën kohë, diçka nga një fushë mund të kalojë në fushën tjetër, mund të depërtojë nëpër të. Kështu që, nganjëherë, edhe në ëndrrat e zakonshme, ka fragmente nga pjesët eterike apo astrale.
-Në trupin e parë, atë fizik, ju nuk mund të udhëtoni as në kohë e as në hapësirë. Ju jeni të mbyllur në gjendjen fizike dhe atë në kohë të veçant siç është – themi ora dhjetë e natës. Trupi juaj fizik mund të ëndërrojë në këtë kohë dhe hapësirë të veçant, por jo përtej kësaj. Në trupin eterik ju mund të udhëtoni në hapësirë por jo në kohë. Ju mund të shkoni kudo, por koha është ende 10:00 e natës. Në fushën astrale, në trupin e tretë, ju mund të udhëtoni jo vetëm në hapësirë por gjithashtu edhe në kohë. Trupi astral mund ta kapërcej barierën e kohës – por vetëm nga e kaluara, jo nga e ardhmja. Mendja astrale mund të shkojë nëpër të gjitha seritë të pafundme të së kaluarës, prej amebës tek njeriu.
-Në psikologjinë e Jungut, mendja astrale është quajtur nënvetëdije kolektive. Ajo është historia juaj individuale e lindjeve. Ndonjëherë ajo depërton në ëndrrat e zakonshme, por më shpesh në gjendjet patologjike sesa në ato të shëndetshme. Tek një person që është mendërisht i sëmurë, tre trupat e pare zakonisht humbin veçorit e tyre njëri nga tjetri. Një person që është i sëmurë mendërisht mund të ëndërrojë lindjet e tij të mëparshme, por askush nuk do të besojë atë. Ai vetë nuk do të besojnë atë. Ai do të thonë se kjo është vetëm një ëndërr.
-Kjo nuk është e ëndërruar në planin fizik. Ky është ëndërrim astral. E ëndërrimi astral ka shumë më shumë kuptime, më shumë domethënje. Por, trupi i tretë mund të ëndërrojë vetëm për të kaluarën, e jo për atë se çfarë domethënë me qenë.
-Trupi i katërt është mendor. Ai mund të udhëtojë në të kaluarën dhe në të ardhmen. Në një urgjencë akute, nganjëherë edhe një person i zakonshëm mund të ketë një paraqitje të shkurtër të së ardhmes. Nëse dikush i afërt dhe i dashur për ju është duke vdekur, porosia mund të ju shpërndahet edhe në ëndërr të zakonshme, sepse ju nuk dini asnjë dimension tjetër të ëndërrimit, sepse ju nuk i dini mundësitë tjera, porosia do të depërtojë tek ju në ëndrrën e zakonshme.
-Por ëndrra nuk do të jetë e qartë për shkak të pengesave që ka për të kaluar para se porosia të mund të bëhet pjesë e gjendjes së ëndrrës suaj të zakonshme. Çdo pengesë eliminon diçka, transformon diçka. Çdo trup ka simbolikën e vetë vetjake, kështu që sa herë një ëndërr kalon nga një trup në tjetrin ai është i përkthyer në simbolikën e atij trupi. Pastaj, çdo gjë bëhet konfuze.
-Nëse keni ëndërr në trupin e katërt, në një mënyë të prerë dhe të qartë – jo përmes ndonjë trupi tjetër por përmes vetë trupit të katërt – pastaj ju mund të depërtoni në të ardhmen, por vetëm në të ardhmen tuaj. Kjo ende është individuale, ju nuk mund të depërtoni në të ardhmen e një personi tjetër.
-Për trupin e katërt, a kalura ëshë shumë më e pranishme sesa e ardhmja që është prezente. E kaluara e ardhmja dhe e tashmja bëhen një. Çdo gjë bëhet në të tashmen, e tashmja që hynë në të kaluarën, e tashmja që hynë në atë ardhmen. Aty nuk ka të kalur dhe të ardhme, por, koha ende është prezente. Koha. madje edhe si “e tashme”, ende është një rrjedhë e kohës. Ju ende duhet ta fokusoni mendjen tuaj. Ju mund të shikoni nga e kaluara, por ju prapë duhet ta fokusoni mendjen tuaj në atë drejtim. Atëherë e ardhmja dhe e kalura do të mbahen në pritje. Kur ju fokusoheni drejt së ardhmes – dy të tjerat – e kaluara dhe e tashmja – do të mungojnë, nuk do të jenë të pranishme. Ju do të jeni në gjendje të shihni të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen, por jo sikur një. Dhe ju do të jeni në gjendje të shihni vetëm ëndrrat tuaja individuale, ëndrrat që ju përkasin juve si individ.
-Trupi i pestë, trupi shpirtëror, e kalon fushën e individualitetit dhe fushën e kohës. Tani ju jeni në përjetësi. Ëndërrimi nuk ka të bëj me ju si të tillë, por me tërë vetëdijen. Tani ju e dini të kaluarën e gjithë ekzistencës, por jo të ardhmen.
-Përmes këtij trupi të pestë, të gjitha mitet e krijimit janë zhvilluar. Të gjitha ato janë të njëjta. ndryshojnë simbolet, ndryshojnë pak tregimet, por qoftë ato krishtere apo indiane apo hebraike apo egjiptase janë mitet e krijimit – se si u krijua bota, se si ajo erdhi në ekzistencë – të gjitha janë paralele; ato të gjitha kanë një rrymë nënujore të ngjajshmërisë. Për shembull, tregimet e ngjashme mbi përmbytjen e madhe ekzistojnë në gjithë botën. Nuk ka dokument historik për këtë, por, megjithatë, është një dokument. Ai dokument i takon mendjes së pestë, trupit shpirtëror. Mendja e pestë mund të ëndërrojë mbi ato.
-Sa më shumë që depërtoni brenda, ëndrra vjen afër e më afër realitetit. Ëndërrimi fiziologjik nuk është aq real. Ai ka realitetin e vet, por kjo nuk është aq reale. Ëndrra eterike është shumë më reale, ajo astrale është edhe më reale, ëndrra mendore i afrohet reales dhe në fund, në trupin e pestë, ju bëheni realist autentik në ëndërrimin tuaj. Kjo është mënyra për ta njohur realitetin. Të quhet kjo ëndërrim nuk është adekuat. Por, në njëfarë mënyre ky është ëndërrim, sepse realiteti objektivisht nuk është present. Kjo e ka objektivitetin e vet, por ajo vjen si një përvojë subjektive.
-Dy persona të cilët e kanë realizuar trupin e pestë mund të ëndërrojnë të njëjtën kohë, që nuk është e mundur më heret. Zakonisht nuk ka gjasë të ëndërrohet një ëndërr e përbashkët, por prej trupit të pestë e tutje, një ëndërr mund të ëndërrohet në të njëjtën kohë nga shumë persona. Kjo është arsyeja pse ëndrrat janë objektive në një mënyrë. Ne mund të krahasojmë shënimet. Kjo është se si kaq shumë persona, duke ëndërruar në trupin e pestë, kanë arritë të njohin të njëjtat mite. Këto mite nuk janë krijuar prej një individi të vetëm. Ato janë krijuar nga shkolla të veçanta, traditat të veçanta që punojnë së bashku.
-Kështu që lloji i pestë i ëndërrimit bëhet shumë më real. Në njëfarë kuptimi katër llojet e mëparshme të ëndërrimit janë joreale sepse ato janë individuale. Nuk ka asnjë mundësi që një person tjetër të ndaj përvojën; nuk ka asnjë mënyrë për të gjykuar vlefshmërinë e saj – se a është ajo fantazi apo jo. Fantazia është diçka që ju e keni projektuar; ëndrra është diçka që nuk është në ekzistencë si e tillë, por që ju keni arritur ta njihni. Duke shkuar nga brenda, ëndërrimi bëhet më pak imagjinar, më pak fantazi – më shumë objektiv, më shumë real dhe më shumë autentik.
-Të gjitha konceptet teologjike janë krijuar nga trupi pestë. Ata ndryshojnë për nga gjuhën e tyre, terminologjia e tyre, konceptualizimi i tyre, por ato në thelb janë të njëjta. Ato janë ëndrrat e trupit të pestë.
- Në trupin e gjashtë, në trupin kozmik, ju e kaloni pragun e vetëdijes/nënvetëdijes, materies/mendjes. Ju i humbni të gjitha format-karakteristikat. Trupi i gjashtë ëndërron mbi kozmosin. Ju e kaloni pragun e vetëdijes dhe bota e nënvetëdijes gjithashtu bëhet e vetëdijshme. Tani çdo gjë është e gjallë dhe e vetëdijshme, madje edhe ajo që ne e quajm materie është pjesë e vetëdijes.
-Në trupin e gjashtë, ëndrrat e miteve kozmike janë realizuar. Ju keni kapërcyer individualitetin, ju keni kapërcyer të vetëdijshmën, ju keni kapërcyer kohën dhe hapësirën, por gjuha është ende e mundur. Ajo shkon në drejtim të diçkahit; ajo tregon diçka. Teoritë e Brahmës, maja, teoritë e unitetit të infinitit, të gjitha kanë qenë të realizuara në llojin e gjashtë të ëndërrimit. Ata që kanë ëndërruar në dimesionin kozmik, kanë qenë krijues të sistemeve të mëdha, religjioneve të mëdha.
-Përmes llojit të gjashtë të mendjes, ëndrrat janë në aspektin apo shprehjen e qenies, e jo në aspektin e jo-qenies. Aty është endje një kapje me ekzistencën, dhe një frikë nga mos-ekzistenca. Materia dhe mendja janë bërë një, por jo edhe ekzistenca dhe jo ekzistenca, qenia dhe jo-qenia. Ato ende janë të ndara. Kjo është pengesa e fundit.
-Trupi i shtatë, trupi nirvanik, kalon kufirin e pozitives dhe hedhet në hiçësi (mosqenie). Kjo i ka ëndrrat e veta: ëndrrat e jo-ekzistencës, ëndrrat e hiçësisë, ëndrrat e jo-qenies, ëndrrate zbrazëtisë. “Po” është lënë mbrapa, madje edhe “Jo” nuk është më jo; zbrazëtia apo hiçësia më nuk është hiç. Më sakt, hiçësia është edhe më shumë se infiniti. Pozitivja duhet të ketë kufi, ajo nuk mund të jetë infinit(e pafund). Vetëm negativja është infinit.
-Pra, trupi i shtatë i ka ëndrrat e veta. Tani aty nuk ka simbole, nuk ka formë. Vetëm paforma është. Tani aty nuk ka zë, pazëshëm është. Aty është qetësi absolute. Këto ëndrra mbi qetësinë janë totale, të pa-infinit.
-Këta janë shtatë trupat. Secili prej tyre ka ëndrrat e veta. Por, këto shtatë dimensioned e ëndrrave mund të bëhen pengesë të njohjes së shtatë llojeve të realiteteve.
-Trupi juaj fiziologjik ka vetëm një mënyrë për të njohur realitetin dhe vetëm një mënyrë për të ëndërruar mbi të. Kur ju hani, ky është një realitet, por kur ju ëndërroni se po hani, ky nuk është realitet. Ëndrra është një zëvendësim për ushqimin e vërtetë. Pra, trupi fiziologjik ka realitetin e vet dhe mënyrën e vet të ëndërrimit. Këto janë dy mënyra të ndryshme në të cilat funksionon trupi fiziologjik, dhe ato janë shumë larg njëra nga tjetra. Ngjajshëm me vijat e vizatuara nga periferia drejt qendrës të një rrethi që afrohen dhe ashtu e kalojnë qendrën, dhe tutje vazhdojnë drejt periferisë, në të njëjtën mënyrë edhe ëndrra dhe realiteti afrohen shumë e më shumë, sa ju të shkoni drejtë qendrës suaj dhe ato bëhen të largëta e më të largëta sa më shumë që ju shkoni drejtë periferisë. Kështu që po aq sa është trupi fiziologjik i shqetësuar, ënëdrrimi dhe realiteti bëhen më të largët. Distanca mes tyre është e madhe. Ëndrrat bëhen vetëm fantazi.
-Kjo ndarësi nuk do të jetë aq e madhe në trupin eterik. Realiteti dhe ëndrra do të jenë më afër, por, për të njohur se çfarë është realitet dhe çfarë është ëndërr do të jetë shumë më e vështirë sesa në trupin fiziologjik. Por prapë, dallimet mund të mësohen. Nëse udhëtimi juaj eterik ka qenë udhëtim real, kjo do të ndodhë derisa ju jeni të zgjuar. Nëse kjo ka qenë një ëndërr kjo do të ndodhë kur ju jeni në gjumë. Për të ditur dallimin, ju do të duhet të jenë të zgjuar në trupin eterik.
-Ka metoda për të qenë të vetëdijshëm në trupin tuaj eterik. Të gjitha metodat e punës së brendshme siç është japa – përsëritja e një mantre – ju shkëput nga bota e jashtme. Nëse bini në gjumë, përsëritja konstante mund të krijojë një gjumë të hipnotizuar. Pastaj, ju do të ëndërroni. Por, nëse nuk mund t'i qëndroni të vetëdijshëm jap-ës suaj dhe kjo nuk mund të krijojë një efekt hipnotik brenda jush, atëherë ju do të njihni realitetin derisa trupi eterik të jetë i shqetësuar.
-Në trupin e tretë, astral, ajo është edhe më e vështirë për t’u dalluar sepse dy trupa afrohen edhe më afër. Nëse keni njohur trupin real astral e jo vetëm ëndërrimin astral, atëherë ju do të shkoni përtej frikës nga vdekja. Nga këtu, mëson pavdeksin e dikujt. Por, nëse astrali është një ëndërr e jo realitet, atëherë ju do të gjymtoheni nga frika prej vdekjes. Kjo është pika e dallimit, gur prove e frikës nga vdekja.
Ku të çon kjo pasqyrë e ardhur nga? Ajo vjen përmes kultivimit të konceptit: “Unë jam shpirti. I amshuar, i pavdekshëm. Përtej vdekjes, përtej lindjes.” Ta konceptosh veten si shpirt pa e ditur, kjo është krijim i një pasqyre.
-Një person i cili beson se shpirti është i pavdekshëm dhe vazhdon të përsëritë e të përsëritë këtë, duke bindur vetën, nuk do të jetë në gjendje të dinë dallimin midis asaj që është e vërtetë në trup astral dhe çfarë është një ëndërr astrale. Njeriu nuk duhet të besojë në pavdekësi, ai duhet të dini këtë. Por, para se ta mësojë këtë, ai duket të ketë dyshime, pasiguri në lidhje me këtë. Vetëm atëherë ju do të dini se a e dini me të vërtetë, apo mos ndoshta vetëm keni projektuar atë. Nëse ky është besimi juaj se shpirti është i pavdekshëm, besimi mund ta përshkojë mendjen tuaj astrale. Pastaj ju do të filloni të ëndërroni, por kjo do të jetë vetëm një ëndërr. Por, nëse ju nuk keni besim, vetëm një etje për të ditur – për të gjurmuar – pa ditur se çfarë ka për të gjurmuar apo kërkuar, pa e ditur se çfarë mund të gjendet, pa asnjë prejudikim ose paragjykim – nëse ju gjurmoni vetëm në një vakum, atëherë ju do ta mësoni dallimin. Kështu që njerëzit që besojnë në pavdeksinë e shpirtit, në jetën e kaluar, ata që këtë e pranojnë si besim, vetëm mund të ëndërrojnë në planin astral dhe të mos e njohin realitetin.
-Në trupin e katërt, mendor, ëndrra dhe realiteti bëhen fqinjë. Fytyrat e tyre janë aq të ngjashme sa që ekziston mundësia që njëri të gjykohet se është tjetri. Trupi mendor mund të ketë ëndrra që janë aq realiste sa edhe reale. dhe ka disa metoda për të krijuar ëndrra të tilla – jogiste, tantriste dhe metoda tjera. Një person që praktikon agjërimin, vetminë, errësirën, do të krijojë llojin e katërt të ëndrrave, ëndrra mendore. Ato do të jenë aq reale, shumë më reale sesa realiteti që na rrethon.
-Në trupin e katërt, mendja është plotësisht kreative, e papenguar nga asnjë objekt, e papenguar nga kufijtë material. Tani ajo është plotësisht e lirë për të krijuar. Poetë, pikëtor, të gjithë jetojnë në llojin e katërt të ëndërrimit, i gjithë arti është krijuar nga lloji i katërt i ëndërrimit. Një person i cili mund të ëndërrojë në sferën e katërt mund të bëhet një artist i madh. Por ai nuk e di këtë.
-Në trupin e katërt, njeriu duhet të jetë i vetëdijshëm për çdo lloj të krijimit mendor. Ai nuk duhet të projektojë diçka. Ai nuk duhet të dëshirojë diçka; përndryshe aty ka mundësi që çdo dëshirë të jetë e plotësuar. Jo vetëm për Brenda, por edhe nga jashtë dëshira mund të jetë e plotësuar. Në trupin e katërt mendja është aq e fuqishme, aq kristalisht e qartë, sepse trupi i katërt për mendjen është shtëpia e fundit. Përtej kësaj, jo-mendja fillon.
-Trupi i katërt është burim origjinal i mendjes, kështu që ju mund të krijoni çdo gjë. Një gjëje ju vazhdimisht duhet të jeni të vetëdijshëm se aty nuk ka dëshira, nuk ka imagjinatë, nuk ka imazhe, nuk ka Zot, nuk ka guru. Përndryshe, të gjitha këto duhet ditur se janë krijuar nga ju. Ju do të jeni creator, Kjo është aq e hareshme për të pare ata që dëshirojnë aq shumë për t’i krijuar ato. Kjo është pengesa e fundit e “sadhaka” – gjurmuesit, Nëse ju jeni të vetëdijshëm, nëse ju jeni vetëm një dëshmitar në trupin e katërt, atëherë ju e mësoni realitetin, Përndryshe, ju vazhdoni me ëndërrimin. Dhe nuk ka realitet që krahasohet më këto ëndrra. Ato do të jenë ekstatike, dhe nuk ka ekstazë krahasuese. Kështu që njeriu duhet të jetë i vetëdjshëm ekstazisë, lumturisë, hareshmës, dhe ai duhet të jetë vazhdimisht i vetëdijshëm për çdo lloj imazhi. Në momentin kur një imazh, mendja e katërt fillon të rrjedhë në një ëndërr. Një imazh të çon tek tjetri, dhe ju shkoni në ëndërrim.
-Lloji i katërt i ëndërrimit mund të parandalohet vetëm në qoftë se ju jeni një dëshmitar. Dëshmitari bën dallimin, sepse nëse ëndërrimi është aty ju do të identifikoheni me të. Identifikimi është ëndërrimi derisa trupi i katërt është i shqetësuar. Në trupin e katërt, vetëdija dhe mendja dëshmuese janë rrugë drejtë reales.
-Në trupin e pestë ëndrra dhe realiteti bëhen një. Çdo lloj dualiteti është i larguar. Këtu tani nuk bëhet fjalë për asnjë lloj vetëdijeje. Madje edhe nëse ju jeni të vetëdijshëm, ju do të jeni të vetëdijshëm vetëdijes suaj. Tani ëndërrimi bëhet vetëm një reflektim i realitetit. Ka një dallim por jo ndryshim. Nëse unë e shoh veten time në pasqyrë, nuk ka dallim mes meje dhe reflektimit, por është një ndryshim, unë jam real dhe reflektimi nuk është real.
-Mendjen e pestë, nëse ajo ka kultivuar konceptin e ndryshimit, mund të ketë iluzionin e njohjes së vetes së saj sepse ajo e ka parë reflektimin e vetes në pasqyrë. Kjo do të jetë njohje e vetes, por jo ashtu siç është, por vetëm si reflektim. Ky është i vetmi ndryshim. Por në një mënyrë, kjo është e rrezikshme. Rreziku është se ju mund të jeni të kënaqur me reflektimin, dhe imazhi i reflektuar në pasqyrë do të merret si real.
-Sa i përketë vetë trupit të pestë ai mund të jetë i shqetësuar, nuk ka asnjë rrezik nëse kjo ndodhë, por do të jetë rrezik nëse trupi i gjashtë është i shqetësuar. Nëse ju veten tuaj e keni pare vetëm në pasqyrë, atëherë nuk mund ta kaloni kufirin e të pestës dhe të dilni në të gjashtën. Nuk mund ta kaloni asnjë kufi nëpër pasqyrë. Kështu që ka pasë persona që kanë mbetur në mendjen e pestë. Ata që thonë se ka shpirta pa kufijë dhe se çdo shpirt ka individualitetin e vet – këta persona kanë mbetur në mendjen e pestë. Ata kanë njohur veten e tyre, por jo në mënyrë imediate, jo në mënyë direkte - por vetëm përmes pasqyrës.
-Ku të çon kjo pasqyrë e ardhur nga? Ajo vjen përmes kultivimit të konceptit: “Unë jam shpirti. I amshuar, i pavdekshëm. Përtej vdekjes, përtej lindjes.” Ta konceptosh veten si shpirt pa e ditur, kjo është krijim i një pasqyre. Atëherë ju nuk do ta njihni veten me të vërtetë se kush jeni, por vetëm pasqyrimin e vetes suaj përmes konceptit tuaj. I vetmi ndryshim do të jetë ky: nëse njohja vjen përmes pasqyrës ajo është një ëndërr dhe nëse është direkte, imediate, pa asnjë pasqyrë, atëherë ajo është reale. Ky është i vetmi ndryshim, por ky është ndryshim i madh – jo në raport me trupat që ju i keni kaluar, por në relacion me trupat që presin të përshkohen.
-Si mund të jetë dikush i vetëdijshëm se a ëndërron në të shtatën apo përjeton realitetin? Ka vetëm një mënyrë, të largohet çdo shkrim i shenjët, të braktiset çdo lloj i filozofisë. Tani më nuk duhet të ketë më guru, përndryshe guru mund të bëhet pasqyrë. Nga këtu e tutje, ju jeni krejtësisht të vetëm. Askush nuk mund të merret si udhëzues apo udhërrëfyes sepse bëhet pasqyrë.
-Nga tani e tutje, vetmitaria është totale dhe e plotë. Jo vetmia por vetmitaria. Vetmia gjithmonë ka të bëj me të tjerët; vetmitaria ka të bëj me vetveten. Unë ndihem i vetmuar kur nuk ka asnjë lidhje mes meje dhe të tjerët, por ndihem i vetëm kur Unë jam.
-Tani personi duhet të jetë i vetëm në çdo aspekt: fjalë, koncepte, toeria, filozofi, doktrina, guruve, shkrimeve të shenjëta; krishtrimit, hinduizmit, Buda, Krishti, Krishna, Mahaviri…Njeriu duhet të jetë i vetëm tani, përndryshe çdo gjë që është prezente do të bëhet një pasqyrë. Buda do të bëhet një pasqyrë tani. Shumë
i dashur, por shumë i rrezikshëm.
-Nëse jeni absolutisht vetëm, nuk ka asgjë në të cilën ju do të mund të reflektoheni. Pra, meditimi është fjalë për trupin e pestë. Kjo do të thotë me qenë plotësisht vetëm, i lirë nga çdo lloj procesi i të menduarit. Kjo do të thotë me qenë pa mendje. Nëse aty është çfarëdo lloji i mendjes ajo do të bëhet një pasqyrë dhe ju do të reflektoheni në atë. Njeriu tani duhet të jetë një jo-mendje, pa procesin e të menduarit, pa shqyrtime.
-Në trupin e gjashtë nuk ka pasqyrë. Tani vetëm universi është. Ju keni qenë të humbur. Ju më nuk jeni, ëndërrimtari nuk është më. Por ëndrra akoma mund të ekzistojë pa ëndërrimtarin. E kur atje është një ëndërr pa ëndërrimtarin, ajo duket si realitet autentik. Aty s’ka mendje, asnjë njeri për të menduar, kështu që ]farëdo që është njohur – është njohur. Kjo bëhet njohja juaj. Mitet e krijimit vijnë, ato rrjedhin, ju nuk jeni, gjërat vetëm rrjedhin. Nuk ka askush aty për të gjykuar; askush nuk është aty për të ëndërruar.
-Por një mendje që nuk është, akoma ekziston. Një mendje që është asgjësuar akoma jeton – jo si e veçant, por si një tërësi kozmike. Ju nuk jeni, por Brahma është. Kjo është arsyeja pse ata thonë se e tërë bota është një ëndërr e Brahmës. E tërë kjo botë është një ëndërr, maya. Jo një ëndërr e çdo individi, por një ëndërr e
totales, e tërësisë. Ju jo, por e gjithë tërësia ëndërron.
-Tani i vetmi ndryshim është nëse endrra është positive. Nëse ajo është positive, ajo është iluzore, ajo është një ëndërr, sepse në njëfarë kuptimi përfundimtar vetëm negativja ekziston. Kur çdo gjë bëhet pjesë e pa-formës, kur çdo gjë është kthyer mbrapa në burimin original, atëherë çdo gjë është dhe në të njëjtën kohë nuk është. Pozitivja është i vetmi faktor i mbetur. Ajo duhet të jetë a kapërcyer.
-Kështu që nëse, në trupin e gjashtë, pozitivja është humbur, ju depërtoni në trupin e shtatë. Realja e trupit të gjashtë është derë për në trupin e shtatë. Nëse aty nuk ka asgjë positive – s’ka mit, s’ka imazh – atëherë ëndrra ka pushuar. Atëherë aty është vetëm ajo çfarë është: tillësi. Tani asgjë nuk ekziston përpos ekzistencës. Gjërat nuk janë, por burimi është. Pema nuk është, por fara është.
-Ata që kanë arritur ta njohin këtë e kanë quajtur ‘samad’hi’ mendje me fare ose ‘sabixh’. Çdo gjë ka qenë e humbur; çdo gjë është kthyer në burimin origjinal, farën kozmik. Pema nuk është, por fara është. Por nga burimi, ëndërrimi akoma ëstë i mundur, kështu që edhe fara duhet të jetë e shkatërruar.
-Në trupin e shtatë, nuk ka as ëndërr e as realitet. Ju mund të shihni vetëm diçka reale mbi pikën ku ëndërrimi është i mundur. Nëse aty nuk ka mundësi të shfaqen ëndrrat, atëherë as realj ae as iluzionet nuk ekzistojnë. Kështu që në qendrën e trupit të shtatë. Tani, ëndrra dhe realiteti janë bërë një. Nuk ka ndryshime. Ose keni ëndrrën e hiçësisë ose ju e dini hiçësinë, por hiçësia mbetet e njëjtë.
-Nëse ju ëndërroj juve, ky është një iluzion. Nëse ju shoh unë juve, ky është realitet. Por nëse unë ju ëndërroj në mungesën tuaj apo ju shoh në mungesën tuaj, nuk ka asnjë ndryshim. Nëse ju ëndërroni në munges të çdo gjëje, ëndrra do të jetë e njëjtë si vetë mungesa. Vetëm në aspektin e diçkaje positive është një ndryshim real. Pra, mbi trupin e gjashtë është një ndryshim. Në trupin e shtatë mbetet vetëm hiçësia. Aty është një mungesë edhe e farës. Kjo është ‘nirbixh samad’hi’ samad’hi pa farë. Tani nuk ka asnjë mundësi ëndërrimi.
-Pra, ka shtatë lloje të ëndrrave dhe shtatë lloje të realiteteve. Ato depërtojnë njëra në tjetrën. Për shkak të kësaj, ka kaq shumë konfuzion. Por nëse ju bëni një dallim në mes të states, nëse ju jeni të qartë në lidhje me këtë, kjo do të ndihmojë shumë. Psikologjia ende është shumë larg nga njohuria mbi ëndrrat. Atë çfarë di ajo ka të bëj me ëndërrimin fiziologjik, nganjëherë edhe atë eterik. Por edhe ato eterike gjithashtu interpretohen si ato fiziologjike.
-Jung ka depërtuar pak më thellë se Frojdi, por analiza e tij e mendjes njerëzore trajtohet si mitologjike, religjioze, Megjithatë, ai ka farën. Nëse psikologjia perëndimoare do të zhvillohet, kjo do të bëhet përmes Jungut e jo Frojdit. Frojdi ka qenë një pioner, por çdo pioner bëhet një pengesë për përparimin e tutjeshëm nëse dashuria për favorizimin e tij bëhet një obsesion. Edhe pse Frojdi tani është dal nga moda, psikologët perëndimor ende janë të preokupuar me fillimet e tij Frojdiane. Frojdi duhet të bëhet pjesë e historisë tani. Psikologjia duhet të vazhdojë edhe më tej.
-Në Amerikë, ata janë duke u përpjekur për të mësuar rreth ëndërrimit përmes metodave laboratorike. Ka shumë laboratore ëndrrash, por metodat e përdorura kanë lidhje vetëm me fiziologjinë. Joga, Tantra dhe trajnimet e tjera ezoterike duhet të mësohen nëse duam të njohim tërë botën e ëndrrave. Çdo lloj i ëndrrës ka llojin paralel të realitetit dhe nëse e tërë ‘MAYA’ nuk mund të jetë e njohur, nëse e tërë bota e iluzioneve nuk mund të jetë e njohur, atëherë është e pamunudr të njihet realja.
-Por, mos e merrni atë që kam thenë si një teori, një sistem. Bëjeni atë vetëm si një pikë fillestare, dhe filloni të ëndërroni me një mendje të vetëdijshme. vetëm kur të bëheni të vetëdijshëm në ëndërrat tuaja realja mund të njihet.
-Ne nuk jemi të vetëdijshëm madje as për trupin tonë fizik, Ne mbesim në pavetëdijen e tij. Vetëm kur një pjesë është e sëmurë ne bëhemi të vetëdijshëm. Njeriu duhet të bëhet i vetëdijshëm në trupin e shëndetshëm. Të bëhet i vetëdijshëm në trupin e sëmurë është vetëm një masë emergjente. Ky është një proces i ndërtuar natyror. Mendja juaj duhet të jetë e vetëdijshme kur një pjesë e trupit është e sëmurë për të qenë në gjendje të kujdeseni, por në momentin kur çdo gjë bëhet mirë ju përsëri bëheni të përgjumër në lidhje me të.
-Ju duhet të bëheni të vetëdijshëm për vetë trupin tuaj: për funksionimin e tij, për ndjesitë e tij delikate, muzikën e tij, qetësinë e tij. Nganjëherë trupi është i heshtur; nganjëherë është i zhurmshëm; nganjëherë i relaksuar. Ndjenja është aq e ndryshme në çdo gjendje që është për keqardhje pse ne nuk jemi të vetëdijshëm për këtë. Kur ju shkoni për të fjetur, janë do ndryshime delikate. Kur zgjoheni nga gjumi në mëngjes, prapë janë do ndryshime. Njeriu duhet të bëhet i vetëdijshëm për këto. Kur i çelni sytë në mëngjes, ju nuk i hapni ato përnjëherë. Kur jeni bërë të vetëdijshëm se gjumi ka përfunudar, jeni bërë të vetëdijshëm trupit tuaj. Mos i hapni sytë akoma. Çfarë po ndodh? Një ndryshim i madh po zë vend brenda. Gjumi po ju le dhe zgjimi po vjen. Ju keni për ta parë lindjen e diellit në mëngjes, por kurrë lindjen e trupit tuaj. Ai e ka bukurinë e vet. Ai është në mëngjes dhe në mbrëmje në trupin tuaj. Ai quhet ‘sandhya’momenti i transformimit, momenti i ndryshimit.
-Kur shkoni për të fjetur, në heshtje shikoni se çfarë po ndodhë. Gjumi do të vijë, do të jetë duke ardhur. Jini të vetëdijshëm! Vetëm atëherë mund të bëheni me të vërtetë i vetëdijshëm trupit tuaj fizik. Dhe në momentin kur ju të bëheni të vetëdijshëm për këtë, ju do të dini se çfarë është ëndërrimi fiziologjik. Pastaj në mëngjes do të jetë në gjendje të mbani mend se çfarë ishte një ëndërr fiziologjike dhe çfarë nuk ishte. Nëse ju i njihni ndjenjat e brendshme, kërkesat e brendshme, ritmet e brendshme të trupit tuaj, pastaj kur këto të reflektohen në ëndrrat tuaja ju do të jeni në gjendje të kuptoni gjuhën.
-Ne nuk e kemi kuptuar gjuhën e trupave tonë. Trupi e ka urtësinë e vet personale, ai ka mijëra e mijëra vjet experience. Trupi im ka përvojën e babit dhe nënës sime, e ata përvojën e babait dhe nënës së tyre e keshtu me radhë, shekuj me shekuj gjatë të cilave fara e trupin tim nuk është zhvilluar në atë që sot është. Ai ka gjuhën e vet. Njeriu së pari duhet të kuptojë këtë. Kur e kuptoni këtë, ju do ta dini se çfarë është ëndrra fiziologjike. Dhe pasataj, në mëngjes ju mund t’i ndani ëndrrat fiziologjike nga ëndrrat jo-fiziologjike.
-Vetëm atëherë është një mundësi e re për ngritje: të jeni vetëdijshëm trupit tuja eterik. Vetëm atëherë, jo më heret. Ju bëheni më delikat. Ju mund të përjetoni nivele më delikate të tingujëve, parfumeve, dritave. Pastaj, kur të ecni, ju do të dini se trupi fiziologjik është duke ecur; trupi eterik nuk është duke ecur. Dallimi është kristal i qartë. Ju jeni duke ngrënë. Trupi fiziologjik është duke ngrënë, jo trupi eterik. Ka etje eterike, uri eterike, dëshira eterike, por këto gjëra mund të shihen vetëm kur të njihet plotësisht trupi fiziologjik. Pastaj, një nga një, trupat e tjerë do të bëhen të njohur.
-Ëndërrimi është një nga subjektet më të mëdha. Ajo është ende e pazbuluara, e panjohur, e fshehur. Kjo është pjesë e njohurisë sekrete. Por tani ka ardhur momenti kur çdo gjë që është e fshehtë duhet të jetë e zbuluar dhe nuk guxon më të mbahet e fshehur sepse ajo mund të dëshmohet si e rrezikshme.
-Në të kaluarën ishte e domosdoshme që disa gjëra të mbeten sekret, sepse dituria në duart e injorantit mund të jetë e rrezikshme. Kjo është ai që po ndodhë me diturinë shkencore në Perëndim. Tani shkencëtarët janë të vetëdijshëm për krizën dhe ata duan të krijojnë shkenca të fshehta. Armët bërthamore nuk do të duhet të jenë të njohura për politikanët. Zbulimet e tutjeshme duhet të mbesin të panjohura. Ne duhet të presim për kohën kur njeriu bëhet aq i aftë që njohuritë të bëhen të hapura dhe kjo nuk do të jetë e rrezikshme.
-Ngjashëm, në fushën shpirtërore, kishte shumë njohuri në Lindje. Por nëse kjo do të kishte ra në duart e injorantëve do të kishte paraqitë një rrezik, kështu që çelsi ishte fshehur. Njohuria ishte bërë sekrete,ezoterike. Ajo është përcjellur person pas personi në mënyrë shumë të vëmendshme, Por tani, për shkak të përparimit shkencorë, momenti ka ardhur që këto të jenë të hapura. Shkenca do të bëhet e rrezikshme nëse të vërtetat shpirtërore, ezoterike mbesin të panjohura. Ato dhet të bëhen të zbuluara në mënyrë që njohuria shpirtërore të jetë në gjendje për të mbajtur ritmin me njohuritë shkencore.
-Ëndrra është një nga sferat më të mëdha ezoterike. Unë thash diçka rreth saj në mënyrë që ju të filloni të bëheni të vetëdijshëm për këtë, por unë nuk ua tregova gjithë njohurinë. Kjo nuk është as e nevojshme e as e dobishme, Unë e kam lenë zbrazëtinë. Nëse ju vazhdoni në të, kjo zbrazëti do të plotësohet automatikisht. Ajo që kam thënë është thjesht shtresë e jashtme. Kjo nuk është e mjaftueshme për ju që të jeni në gjendje për të bërë një teori për këtë, por e mjaftueshme për ju që të filloni.
Nga libri "Psikologjia e Ezoterisë"
Autor: Bhagwan Shree Rajneesh - Osho
Përktheu: Valdet Fetahu

Berti69- "Si është lartë, ashtu është edhe poshtë, e si është poshtë, ashtu është edhe lart"
411
Similar topics
» Shtatë parimet Hermetike
» Nivelet e Shpirtërave sipas Allan Kardec
» Shqisa e shtatë - intuita
» Shtate misteret me te perfolura
» Qirimbajtësi me shtatë degë

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi