EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sundimi sekret i koorporatave

Shko poshtë

Sundimi sekret i koorporatave Empty Sundimi sekret i koorporatave

Mesazh  Zattoo 15.05.15 16:38

Sundimi sekret i koorporatave Korporate-300x300

Shtetet e Bashkuara dhe bota janë përfshirë në një debat të madh rreth marrëveshjeve të reja të tregtisë. Pakte të tilla quheshin dikur “marrëveshje të tregtisë së lirë”; në fakt, ato ishin marrëveshje tregtie të menaxhuara, të përshtatura sipas interesave të korporatave, kryesisht në SHBA dhe Bashkimin Europian. Sot, marrëveshjeve të tilla shpesh i referohen si ‘partneritete’, si në Partneritetin Trans-Paqësor (TPP). Por ato nuk janë partneritete të barabarta: SHBA-ja dikton kushtet. Fatmirësisht, ‘partnerët’ e Amerikës po bëhen më rezistentë.

Nuk është e vështirë të kuptohet pse. Këto marrëveshje shkojnë përtej tregtisë, duke drejtuar investimet dhe pronën intelektuale po ashtu, duke imponuar ndryshime fundamentale në kornizat ligjore, gjyqësore dhe rregullatore të vendeve, pa të dhëna ose llogaridhënie përmes institucioneve demokratike.

Ndoshta pjesa më e papëlqyeshme dhe më e pandershme e marrëveshjeve të tilla lidhet me shqetësimet e mbrojtjes së investitorit. sigurisht, investitorët duhet të mbrohen kundër qeverive mashtruese që përpiqen t’i marrin pronën. Por kjo nuk është thelbi i këtyre parashikimeve. Ka pasur shumë pak shpronësime në dekadat e fundit dhe investitorët që duan ta mbrojnë veten mund të blejnë sigurim nga Agjencia Multilaterale e Garantimit të Investimit, një filial i Bankës Botërore, dhe SHBA e qeveri të tjera ofrojnë sigurim të ngjashëm. Megjithatë, SHBA po kërkon parashikime të tilla në TPP, edhe pse shumë prej ‘partnerëve’ të saj kanë mbrojtje pronësie dhe sisteme gjyqësore që janë po aq të mirat sa të sajat.

Qëllimi i vërtetë i këtyre parashikimeve është të pengohen rregullimet shëndetësore, mjedisore, të sigurisë dhe madje financiare që janë krijuar për të mbrojtur vetë ekonominë dhe shtetasit amerikanë. Kompanitë mund të padisin qeveritë për kompensim të plotë për çdo pakësim në përfitimet e tyre të ardhshme të pritshme që rrjedhin nga ndryshimet rregullatore.

Kjo nuk është një mundësi teorike. Philip Morris po padit Uruguain dhe Australinë që kërkojnë etiketa paralajmëruese mbi cigaret. Pa dyshim, të dyja shtetet shkuan pak më larg sesa SHBA, duke detyruar përfshirjen e imazheve grafike që tregojnë pasojat e pirjes së duhanit.

Etiketimi po funksionon. Po dekurajon duhanpirjen. Ndaj tani Philip Morris po kërkon të kompensohet për humbjen në fitime.

Në të ardhmen, nëse ne zbulojmë se një produkt tjetër shkakton probleme shëndetësore (mendoni azbestin), në vend që të përballet me padi për kostot që na ka sjellë ne, prodhuesi mund të hedhë në gjyq qeveritë që i ndaluan të vrisnin njerëz. E njëjta gjë mund të ndodhë nëse qeveritë tona imponojnë disa rregulla shtrënguese për të na mbrojtur nga ndikimet e çlirimeve të gazeve serrë.

Kur isha kryetar i Këshillit të Këshilltarëve Ekonomikë të presidentit Bill Clinton, anti-ambjentalistët u përpoqën të miratojnë një parashikim të ngjashëm, të quajtur ‘bisedimet rregullatore’. Ata e dinin se me të hyrë në fuqi, rregullimet do të ndalnin, thjesht sepse qeveria nuk mund të përballojë të paguajë kompensimin. Për fat, ne ia dolëm të kthejmë mbrapsht iniciativën si në gjykata edhe në Kongresin Amerikan.

Por tani të njëjtat grupe po përpiqen ta kapërcejnë pengesën e proceseve demokratike duke i futur parashikime të tilla në marrëveshje tregtie, përmbajtja e të cilave mbahet sekret nga publiku (por jo nga korporatat që i kërkojnë). Vetëm kur ka rrjedhje informacioni ose kur flasin zyrtarët qeveritarë që duken më të angazhuar me proceset demokratike, merren vesh ato që po ndodhin.

Themelor për sistemin qeverisës të Amerikës është një gjyqësor publik i paanshëm, me standarde ligjore të ndërtuara përgjatë dekadave, bazuar në parimet e transparencës, precedentit dhe mundësisë për të apeluar vendimet jo-favorizuese. E gjitha kjo po lihet mënjanë, teksa marrëveshjet e reja kërkojnë për arbitraritet  privat, jo-transparent dhe shumë të shtrenjtë. Për më tepër, kjo marrëveshje është shpesh plot konflikte interesi; për shembull, arbitrarët mund të jenë një ‘gjyqtar’ në një rast dhe një avokat në një çështje të lidhur.

Procedurat janë aq të shtrenjta saqë Uruguait iu desh të kërkonte ndihmën e Michael Bloomberg dhe amerikanëve të tjerë të pasur të zotuar ndaj shëndetit për të mbrojtur veten kundër Philip Morris. Dhe, megjithëse korporatat mund të ngrenë padi, të tjerë nuk munden. Nëse ka një shkelje të zotimeve të tjera – në standardet e punës ose mjedisore, për shembull – shtetasit, sindikatat dhe grupet e shoqërisë civile nuk kanë rekurs.

Nëse ka ndonjë mekanizëm të njëanshëm për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve që dhunon parimet bazë, është ky. Kjo është arsyeja përse iu bashkova ekspertëve elitarë ligjor në SHBA, përfshirë nga Harvardi, Jeilli dhe Bërkli, në shkrimin e një letre për presidentin Barack Obama ku i shpjegonim se sa dëmtues për sistemin tonë ligjor janë këto marrëveshje.

Mbështetësit amerikanë të marrëveshjeve të tilla cilësojnë se SHBA është paditur vetëm disa herë deri më tani dhe nuk ka humbur asnjë çështje. Korporatat megjithatë, vetëm sa po mësojnë si të përdorin këto marrëveshje në avantazhin e tyre.

Dhe avokatët e mirëpaguar të korporatave në SHBA, Europë dhe Japoni me shumë gjasa do të tejkalojnë avokatët e paguar pak të qeverisë që përpiqen të mbrojnë interesat publikë. Edhe më keq, korporatat në shtetet e përparuara mund të krijojnë degë në shtete anëtare përmes të cilave mund të investojnë në atdhe, dhe më pas t’i padisin, duke i dhënë atyre një kanal të ri për të bllokuar rregullimet.

Nëse do të kishte nevojë për mbrojtje më të mirë të pronës dhe nëse ky mekanizëm privat dhe i shtrenjtë i zgjidhjeve të mosmarrëveshjeve të ishte superior ndaj një gjyqësori publik, ne duhet të ndryshonim ligjin jo vetëm për kompanitë e armatosura mirë, por edhe për shtetasit tanë dhe bizneset e vogla. Por nuk ka sugjerime se ky është rasti.

Ligjet dhe rregullimet përcaktojnë llojin e ekonomisë dhe shoqërisë në të cilën njerëzit jetojnë. Ato ndikojnë në pushtetin relativ të pazarllëqeve, me pasoja serioze për pabarazinë, një problem në rritje kudo në botë. Pyetja është nëse ne duhet t’i lejojmë korporatat e pasura të përdorin parashikime të fshehta në të ashtuquajturat marrëveshje tregtare për të diktuar se si ne do jetojmë në shekulli 21. Unë shpresoj që shtetasit në SHBA, Europë dhe Paqësor t’i përgjigjen me një JO të madhe.

Nga Joseph E. Stiglitz
Zattoo
Zattoo

600


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi