EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vleni më shumë se sa pamja juaj

Shko poshtë

Vleni më shumë se sa pamja juaj Empty Vleni më shumë se sa pamja juaj

Mesazh  gjilanasi 11.04.15 0:15

Vleni më shumë se sa pamja juaj Ces-25-superbes-photos-de-reflet-vont-transformer-votre-vision-du-monde5

Autorja e librit "Ugly Little Girl" ka kaluar vetë në kurriz eksperienca të pakëndëshme në fëmijëri, prej të cilave ka vuajtur gjatë nga një çrregullim i të ngrënit. Shumë vjet pasi e quanin të shëmtuar në shkollë, Elizabeth Kesses ia ka dalë të jetë e shëndetshme mendërisht dhe tani ajo këshillon të rinjtë për të krijuar vetëbesimin.


Ja cilat janë këshillat e saj:


1. Kur shiheni në pasqyrë, mos dëgjoni kritikat negative që bën zëri në kokën tuaj. Komentoni veçori tuajat më të thella se bukuria e jashtme. Ndonjëherë vetes i drejtohemi me gjuhë shumë më të ashpër nga sa do i drejtoheshim njerëzve të dashur.

2.Shmangni bisedën për peshën. Shpesh, për të thyer akullin, miqtë i komplimentojmë me "Qënke dobësuar!", duke nënkuptuar që më parë kanë qënë të shëndoshë. Komplimentojini nga zemra dhe shmangeni bisedën për peshën.

3. Festoni çdo ditë 3 gjëra. Kemi tendencë të ankohemi për ditën që kaluam (për trafikun, shiun, problemet në punë ose shkollë), por duke njohur të mirat, ushqejmë shpirtin. Kaloni kohë me familjen në darkë dhe falenderoni për të gjitha pjesët e mira të ditës.

4. Gjeni diçka që e dashuroni dhe bëjeni me ngulm. Psikologët pozitivë thonë se virtytet tona shtrihen në 7 fusha: përmbajtja, urtësia, sjellja e njerëzishme, kurajoja, drejtësia dhe përsosmëria. Brenda secilit prej nesh ka talente ende të paeksploruara. Nëse kurajoja është cilësia juaj, atëherë përfshihuni në një mision që lufton për të drejtat. Nëse keni imagjinatë, shkruani ose vizatoni. Ndjenja të tilla ju mbushin me kënaqësi thellësisht.

5. Ripërkufizoni bukurinë për njerëzit rreth jush. Jetojmë në një kulturë, në të cilën gjykohemi nga pamja e jashtme, flokët, trupi, dhëmbët, etj. Nëse keni fëmijë të vegjël, është e rëndësishme t'i mësoni atyre modele të mira; njerëz që kanë arritur gjëra të mëdha prej punës së tyre dhe cilësive unike.

Burimi: Daily Mail
gjilanasi
gjilanasi

361


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi