EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Graal, shpirti i humbur i Evropës dhe historia e mohuar e Alba - Gens

2 posters

Shko poshtë

Graal, shpirti i humbur i Evropës dhe historia e mohuar e Alba - Gens Empty Graal, shpirti i humbur i Evropës dhe historia e mohuar e Alba - Gens

Mesazh  gjilanasi 31.03.15 23:25

Graal, shpirti i humbur i Evropës dhe historia e mohuar e Alba - Gens Graal-10

E vërteta në lidhje me librin "GRAAL, SHPIRTI I HUMBUR I EVROPES DHE HISTORIA E MOHUAR E ALBA - GENS"

Pse është ky libër i ri duke krijuar aq shumë debat dhe vëmendje dhe cfare është pika e librit? çka thuhet ne ato 700 faqe?


Pata rastesi te kem neper duar librin ("GRAAL, SHPIRTI I HUMBUR I EVROPES DHE HISTORIA E MOHUAR E ALBA - GENS") shkruar nga Bujar Kule, nje autor i panjohur, dhe, për habinë time, libri ishte diçka unë me siguri nuk do kisha pritur, për të lexuar, së pari sepse unë akoma nuk e di se çfarë ishte tema, në qoftë se ajo ishte fiction, gazetareske, historike, hulumtim, apo ndonjë gjë tjetër..

Niveli i saktësisë në të cilën jan shkruajtur hapat historike është mbresëlënëse, dhe, para se të zbulojm një realitet historik shokues, autori shkon drejt ne thelb e nje histori 3.000 vjecare në një mënyrë qe askush ka ber me parpara, duke na pergatitur, para se të na sjellë the dhoma përfundimtare ku ne mund të shohim te verteten me sytë tanë.

Autori eshte mare me GRAAL-in edhe e zbërthen sekretin, po pjesa shokuese eshte qe per te zbërthyer sekretin eshte mare me enigma te tjera qe vet ne krahasim e bejn GRAAL-in pjesen me pak shokuese te zbulimit.

Po, do e keshilloja!
Mund ti beja publicitet shume librave, po ky liber me verte e meriton se eshte impresionues. Keto jan fragmente te librit te mara me lejen e autorit me pasqyren e lendes:

PJESA E PARË

I. NË VEND TË HYRJES...      7- 8
II. OTTO RAHNI DHE “KRYQËZATA KUNDËR GRAALIT”  9- 14
III. KALORËSI I ZI HEINRIH HIMLER   15- 17
IV. MAGJISTARI SS DHE KËSHTJELLA E GRAALIT 18- 28
V. OBORRTARËT E LUCIFERIT      29- 32
VI. ERRËSIRË PIKËPYETJESH 33- 42
VII. KALORËSIT E KRYQIT DHE MREKULLITË E RELIKTEVE TË SHENJTA  43- 61
1. Zoti e dëshiron 43- 54
2. Mbi zbulimet e mrekullueshme dhe mrekullitë e relikteve  54-61
VIII. SHFAQJA E GRAALIT 62- 70
IX. CHRETIEN DE TROYES 71- 87
X. RRËFENJA E GRAALIT 88- 108
XI. NJË GRAAL PAGAN?! 109 -134
XII. EPOKA E GRAALIT! 135- 164
1.”Percevali”, Rikardi dhe Kryqëzata III 135 -147
2. Historia e errët e “Bankierëve” të diturisë 147-154
3. Qytetërimi arab dhe rikthimi i diturisë së mohuar! 154-164
XIII. GRAALI I KRISHTERË! 165- 188
1. Trupi dhe gjaku i Krishtit... 165- 168
2. Josifi nga Arimatea sipas librave të shenjtë të ungjillorëve dhe atyre më pak të shenjtë, por po aq të hirshëm si “Ungjilli i Nikodemit” apo “Hakmarrja e shpëtimtarit” 169- 175
3. Josifi nga Arimatea dhe Graali sipas Robert De Boron 176-188
XIV. UDHËTIMI I MUNDIMSHËM I “GRAALIT TË HUMBUR” MIDIS LEGJENDËS DHE HISTORISË! 189- 230
1. Gaufridus Monemutensis dhe historia e harruar e britanëve! 189- 200
2. Merlini 200- 209
3. Legjenda dhe historia e mbretit të quajtur Artur! 209-217
4. Avalon 217- 230
XV. NJË VARR PËR MBRETIN ARTUR APO NJË VARR PËR GRAALIN!? 231- 272
1. Glastonbery! 231- 246
2.  Se si Robert de Boron do të trasformonte “magjistarin” Merlin dhe “mbretin” Artur në shejntorë të krishtërimit! 246- 264
3.Toka e shkretuar! 264- 272
XVI. “HESHTJA” E GJATË E GRAALIT! 273- 324
1. Kryqi dhe gjysmëhëna 273- 291
2. Heroi 291- 307
3.  Rilindja e Evropës! 307-324
XVII. WOLFRAM VON ESCHENBACH 325- 349
1. Misteri i një “A. B. C Arcane”! 325-336
2. Lapsis Exillis 336- 345
3.”Dinastia” e Graalit! 345-349

PJESA E DYTË

I. MIDIS DY EPOKAVE...353- 356
II. RRËFENJA E GRAALIT NË “SHËRBIM” TË ETËRVE TË NACIONAL-SOCIALIZMIT DHE SHENJTËRIA E PËRDHOSOUR E KRYQIT TË THYER! 357- 365
III. RENES LE CHATEAU DHE “HISTORIA” E PRIFTIT “MILIONER”, BERENGER SAUNIER! 366- 372
IV. GERARD DE SADE DHE VORBULLA E ERRËT E INFORMACIONEVE SEKRETE! 372- 380
V. “HISTORIA” E PRIFTIT “MILIONER” FILLON TË “FLASË” ANGLISHT NË BBC!  381-385
VI. HISTORIA E MEROVINGËVE DHE AJO E MBRETIT FRANK TË QUAJTUR DAGOBERTI II 386- 390
VII. HISTORIA “SEKRETE” E PASARDHËSVE TË DAGOBERTIT II DHE E FSHEHTA BIBLIKE E ORIGJINËS SË MEROVINGËVE! 390- 403
VIII. DOKUMENTE SEKRETE TË “PRIORATIT TË SIONIT” (PARËSISË SË SIONIT)! 404- 408
IX. “PROTOKOLLET E PARËSISË SË SIONIT!” 409-423
X. “THESARI” I RENNE-LE-CHATEAU NËN HIJEN ANONIME TË “PRIORATIT” 424-436
XI. “SANGREAL”APO “SANG REAL”!? 437-448
XII. MARIA MAGDALENA 449-466
XIII. ÇFARË FSHIHEJ PAS “TRASHËGIMTARËVE” TË GJAKUT TË SHENJTË DHE “ZBULUESVE” TË EKZISTENCËS SË TYRE?! 467- 546
1. PIER PLANTARD 467- 496
2. . Hijet e fantazmave të “vjetra” në Evropën e re 496- 504
3. Një shpirt për Evropën 505 -546
XIV. GRAALI DHE HISTORIA E “HARRUAR” E “ALBA GENS”547- 619
1. PRIFTËRESHA! 547-572
2. HISTORIANI PERANDORAK 572- 619
XV. GRAALI 620- 692
1. Pellazgët! Rrëfenja e një populli të harruar apo historia e një qytetërimi të mohuar?!! 620-633
2. Historia e shkruajtur me “Dritën” e yjeve! 633-657
3. Epilog 657-692

---------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
I. NË VEND TË HYRJES...      7- 8

Shpjegimet e fjalorit na lanë të ftohtë dhe sikur na zbehën pak entuziaz¬min mbi filmin e Spielbergut. Papritmas ai na ngjau si një version hollivudian i atyre filmave që prodhonin pa u lodhur regjisorët e realizmit socialist të cilët gëlonin nga nazistët e këqij dhe të egër (në rolin e personazheve negative) që së fundmi kokulur detyroheshin të pranonin humbjen e turpshme përpara mirë¬sisë dhe trimërisë së antinazistëve (Në rolin e personazheve pozitive). Ah, sikur të ishte kaq e lehtë të dalloje të mirën nga e keqja në jetën e përditshme!

I rritur në një regjim diktatorial komunist e dija se edhe diktatura naziste ashtu si edhe ajo komuniste që në fillimet e saj e kishte konsideruar krishteri¬min sa edhe simbolet e tij si një konkurrent të rrezikshëm në luftën për zotëri¬min dhe ruajtjen e pushtetit absolut. Një konkurrent me të cilin herët a vonë do i duhej te përballej. Atëherë vallë cili ishte shkaku që i kishte shtyrë nazistët të përfshiheshin në kërkimin e Graalit (gotën e Krishtit), simbol i një feje për të cilën jo vetëm nuk kishin asnjë simpati por madje edhe e urrenin për shkak te lidhjeve të shumta që ajo kishte me kulturën hebraike?

I dhamë fund arsyetimit tonë, se filmi ishte thjesht krijesë e fantazisë pje-llore të Spilbergut dhe asgjë më tepër. Por duket se kjo përgjigje nuk mjaftoi për të shuar tek unë një herë e përgjithnjë dëshirën për të zbuluar identitetin e Graalit sa edhe misterin dhe historinë që ai mbartte. Disa vite më pas (përsëri padashur!), rinisa udhëtimin tim (këtë herë i vetëm!), në kërkim të Graalit dhe fillova të koleksionoj në bibliotekën time, pa asnjë qëllim të caktuar të gjithë librat, që në një mënyrë apo një tjetër flisnin për të. Shkaktar ndoshta u bë një libër xhepi (nga ata që blihen nëpër stacionet e trenave për të shtyrë kohën gjatë udhëtimit!) në të cilin flitej shkarazi për një studiues gjerman i quajtur Otto Rahn, i cili e kishte kaluar gjithë jetën e tij në kërkim të Graalit dhe e kishte humbur atë, ndoshta për shkak të tij. Dhe Otto Rahn nuk qe një gjerman i zakonshëm por një oficer i vërtetë i reparteve famëkeqe SS. Ky informacion më risolli në kujtesë filmin e Spielbergut dhe interesin që dikur ai më kishte ngjallur mbi Graalin.

Atëherë ishte e vërtetë që nazistët e kishin kërkuar Graalin!
A e kishte ditur këtë, regjisori amerikan kur kishte filmuar “Indiana Jones”?

Çfarë i kishte shtyrë nazistët të viheshin në kërkim të Graalit?

Kush ishte ky, “Indiana Jones” nazist, i quajtur Otto Rahn?

IV. MAGJISTARI SS DHE KËSHTJELLA E GRAALIT 18- 28

...Në dimrin e 1934-ës makina në të cilën udhëtonte kryeprifti i SS Wiligut dhe Heinrih Himler shpejtonte në një udhë që zgjatej në krah të pyllit të Teuto-burgut fare pranë një qyteti të vogël të quajtur Paderborn. Papritmas përpara syve të Himlerit u shfaq një kështjellë e rrënuar nga koha. Ishte Wewelsburgu!

Kështjella që ndoshta Karl Wiligut kishte përzgjedhur si të denjë për të strehuar Graalin!

Pamja e saj magjike e mrekulloi Himlerin, por sigurisht nuk ishte pamja e mistershme e kështjellës mesjetare të zhytur mes gjelbërimit të një pylli që ngjante i magjepsur, ajo e cila e kishte shtyrë Karl Wiligutin të vendoste t’i propozonte Himlerit të shndërronin kështjellën e vjetër në një qendër përhershme të SS, e cila do të shërbente edhe si akademi ushtarake për oficerët e lartë SS.

“Nesër kjo kështjellë do të bëhet qendra e SS dhe më pas ndoshta edhe qendra shpirtërore nga e cila do të qeverisim botën mbarë!” Kështu mundet t’i kishte pëshpëritur në vesh Himlerit të entuziazmuar kryeprifti i SS, si të recitonte ritualin hipnotizues të një magjie antike.Po përse Wewelsburgu?

Çfarë kishte të veçantë kjo kështjellë mesjetare që të meritonte përzgjedhjen nga kryeprifti i SS mes dhjetëra e dhjetëra "pretedentëve" të tjera në të gjithë Gjermaninë?

Sigurisht zgjedhja nuk ishte e rastësishme!

Kështjella e Wewelsburgut lartësohej mbi një tokë ku gjurmët e diturisë së mistershme të druidëve1 keltë dhe legjenda e historia e popullit gjerman, përziheshin ngatërrueshëm me njëra-tjetrën sa askush nuk mund të dallonte me qartësi se ku mbaronte njëra dhe fillonte tjetra...


V. OBORRTARËT E LUCIFERIT      29- 32

Kush ishte Luciferi?

Për një të krishterë të shekullit të dhjetë (në të vërtetë ashtu si edhe sot!), emri Lucifer ishte personifikim i njërës prej formave më të frikshme, që Djalli, princi i tmerrshëm i errësirës, shkaktari i të gjitha vuajtjeve njerëzore, shëmbëllehej. Por me shumë gjasa ky emër kaq i tmerrshëm dhe i frikshëm për çdo besimtar të krishterë do t’i kishte tingëlluar atyre thuajse i pakuptimtë, nëse në mesin e shekullit II p.K., 72 hebrenjtë e ditur të përzgjedhur për të përkthyer librat e shenjtë të popullit të Izraelit në gjuhën helene nuk do të vendosnin të zgjidhnin fjalën e gjuhës helene “diabolos” që do të thoshte “ai që ndan” për të emëruar armikun më të madh të zotit të tyre. Por çfarë lidhje kishte djalli, ai i cili për të krishterët ishte shkaktari i të gjitha të këqijave e qe siç tregonte edhe përkthimi i emrit të tij në gjuhën helene ishte edhe shkaktari kryesor i “ndarjes” së njeriut nga krijuesi, me emrin Lucifer?

Në të vërtetë asgjë!

Emri “Lucifer” në gjuhën latine mbartte kuptimin e “dhuruesit” apo “sje-llësit i dritës” dhe për këtë arsye do të bëhej sinonim i emrave të hyjnive dritëdhënëse si Afërdita dhe Apoloni. Sa herë që shihnin të shndriste në qiellin e errët të natës yllin e mëngjesit (Planetin Afërditës apo Venusit!), popujt antikë ë të Mesdheut kuptonin se errësirës po i vinte fundi dhe një ditë e re po lindte. Në të vërtetë ky moment kishte një rëndësi shumë të madhe simbolike në jetën shpirtërore të popujve antikë ë të cilët i frikësoheshin më shumë se gjithçka tjetër idesë, se një ditë prej ditësh, pas një nate pa fund nuk do të kishte më një mëngjes, sepse dielli nuk do të lindte më...

Por ja në horizontin e errët shfaqej ylli i mëngjesit!

Frika vdiste dhe njerëzit ndërsa falënderonin me lutjet e tyre mirësinë e asaj drite shpresëdhënëse që i kishte shpëtuar edhe një herë nga ankthi i errësirës pafund, ëndërronin të përkëdhelur nga bukuria i atij shkëlqimi të panjollë, vësh-trimin hipnotizues së hyjneshës më të bukur që kishte ekzistuar ndonjëherë...

Afërditën “krahëbardhe”, siç e quante Homeri. Hyjneshën e shpresës dhe dashurisë!

VI. ERRËSIRË PIKËPYETJESH 33- 42

Pra çfarë ishte Graali?
Mos vallë një armë e tmerrshme e shfarosjes në masë, apo një informacion i fshehtë, zbulimi i sekretit të të cilit do të shkaktonte në shpirtin e njerëzimit një goditje më të madhe se ajo e të gjitha armëve vdekjeprurëse të mbledhura së bashku?
Kupa e shenjtë që dikur ishte njomur nga gjaku i pafajshëm i Jezu Krishtit, apo simboli i një besimi parakristian historia e të cilit për arsye të panjohura, ishte zhdukur nga kujtesa e historisë?

Me mendjen e errësuar nga mjegulla e dendur e këtyre dyshimeve tundue-se një pasdite guxova të shkruaj emrin graal mbi një faqe kërkimi në internet.

Sigurisht që në morinë e informacioneve të klonuara të internetit nuk parashikoja të zbuloja asgjë të re përveç gjithçkaje që ndërkohë dija mbi Graalin. Por diçka tjetër më bëri përshtypje në pafundësinë e faqeve që hapeshin sapo mbi tastiere shkruaje fjalën graal!

Ngjante se gjithë bota ishte në kërkim të tij!

Koshienca njerëzore vuante si të kërkonte kujtimin e një ëndrre të harruar pas natës së gjatë, apo të një shprese mes oqeanit të pafund të fatkeqësive që i kishin rënë mbi kokë.

Të një shprese të humbur që papritmas në mënyrë të magjishme do të mund të ndryshonte rrjedhën e padëshiruar të jetës.

Politika, ekonomia, shkenca, mjekësia, organizata të ligjshme apo të paligj-shme, përrallore apo historike përziheshin dhe ngatërroheshim keqas në faqet e informacioneve virtuale dhe në faqet e librave të pafundmë të shkruar mbi Graalin. Në shekuj disa ruanin sekretin (që pretendonin se zotëronin por nga ana tjetër nuk shpjegonin arsyen se përse vallë e mbanin te fshehur!) dhe disa të tjerë përpiqeshin me ngulm dhe me çdo mënyrë ta zotëronin pa u ndalur para asgjëje. Tempullarë të rinj, masonë, rosa kroce, sionas, mafiozë, nazistë, bankierë, artistë dhe shkencëtarë të famshëm...

Hipoteza nga më të çuditshmet dhe më të pabesueshme mbushnin me marrëzitë e tyre pafundësinë e faqeve virtuale. Hipoteza të cilat hidheshin të palogjikshme, si të ishin pjesë e koreografisë kaotike të një vallëzimi të kryer nga grupe të sëmurësh mendorë që nisnin nga komplotet e jashtëtokësorëve të ardhur nga Siriosi apo nga Vega, deri te konflikti i pambarimtë izraelito-palestinez.

Të gjitha këto do të më ishin dukur gjepura sikur të mos dija historinë e kërkimit të Graalit nga SS e tmerrshëm dhe “racionalë” të Heinrih Himlerit. Ndoshta në gjithë këtë konfuzion informacionesh duhej të kishte diçka të vërtetë!

Por çfarë?

Ku edhe si kishte lindur legjenda e objektit të mistershëm të quajtur Graal që për shekuj torturonte ndërgjegjen njerëzore thuajse si historia e mëkatit fillestar apo ajo e zanafillës primordiale. Cili ishte sekreti i tij, dhe ku e kishte zanafillën?

Vallë zanafilla e objektit dhe e misterit Graal ishte e lidhur ngushtë me lindjen e krishterimit (e parë si kupa e famshme e përdorur nga Jezu Krishti gjatë darkës së fundit, apo ajo ku ishte ruajtur gjaku i Krishtit të kryqëzuar!) siç e përshkruanin të gjitha enciklopeditë më serioze të botës, apo mos ndoshta vallë ishte një krijese e ngjizur nga mbijetesa ilegale e besimit antik të dritës me një dituri të fshehtë, aq edhe antike e që ishte fshehur në mjegullën e kohës siç besonte Otto Rahn?

Por mos ndoshta të dyja këto hipoteza në pamje të parë kaq të kundërta në të vërtetë nuk përjashtonin krejtësisht njëra-tjetrën?


VII. KALORËSIT E KRYQIT DHE MREKULLITË E RELIKTEVE TË SHENJTA  43- 61

Të gjithë të krishterët e vërtetë dëshironin të dilnin përpara gjykatësit hyjnor të larë nga mëkatet dhe kjo dëshirë frenetike e larjes së mëkateve me “çdo mënyrë” duke marrë si shkëmbim premtimin e jetës së përjetshme e nxitur edhe pse jo në mënyrë të drejtpërdrejtë nga kisha e krishterë, bëri që shumë pronarë tokash dhe fisnikë të të gjitha rangjeve të falnin përpara vdekjes gjithë pasuritë e tyre kishës, duke mos u lënë asgjë trashëgimtarëve të natyrshëm e duke shtuar kështu radhët e kalorësve të patokë. Por në mëngjesin e parë të vitit 1000 nuk ndodhi asgjë!

Në të vërtetë për shkak të konfuzionit në sistemin kalendarik dhe debateve shumëshekullore mbi ditën dhe vitin e lindjes së Krishtit, kjo ditë e parë e vitit 1000 u prit të ndodhte për disa muaj rresht, por për fatin e mirë (por edhe të keq për trashëgimtarët e ngelur pa pasuri!) Krishti nuk u shfaq mbi fronin qiellor për të ndëshkuar mëkatarët. Nga ana tjetër,vetëm në pak vite, Kisha e Romës ishte shndërruar në pronaren më të madhe të tokave në kontinent dhe qindra katedrale të reja filluan të ngriheshin madhështore drejt qiellit (edhe pse të “vjetrat” nuk ishin më pak madhështore!) për të falënderuar zotin që kishte mëshiruar edhe kësaj here njerëzimin mëkatar. Ngjante se jeta kishte filluar sërishmi nga një vit “zero” si në kohën e përmbytjes universale dhe së bashku më të edhe dëshira e kalorësve për të rifituar pasurinë e humbur.

VIII. SHFAQJA E GRAALIT    62- 70

Por çfarë kishte ndodhur me heshtën e Longinos?
Kronikat nuk na tregojnë asgjë!

Ndoshta edhe ajo kishte rënë në duart e Saladinit së bashku me kryqin e shenjtë dhe koleksionin e relikteve, që ushtria e krishterë kishte me vete në ditën e betejës fatkeqe.Brenda dy muajsh Saladini pushtoi thuajse të gjitha qytetet e krishtera në tokën e shenjtë dhe në fillim të shtatorit 1187, 88 vjet pas marrjes se Jerusalemit nga kryqtarët e kryqëzatës së parë, ushtria myslimane rrethoi qytetin e shenjtë. Në 2 tetor Jerusalemi i dorëzohet Saladinit. Kryqi i artë që dikur kryqtarët kishin vendosur mbi kupolën e xhamisë së madhe të Omarit rrëzohet përpara syve të të gjithë të pranishmëve.

“Zoti është i madh”! - bërtitën si të hipnotizuar në një zë njerëzit që gjende-shin nën ngrehinën e tempullit.

“Myslimanët bërtisnin nga gëzimi dhe të krishterët nga dhimbja!

Kjo ulërimë ishte aq e fortë, sa ngjau që edhe toka u trondit.” – rrëfen kronisti mysliman i quajtur Ibn al-Athir.

Dhe Ibn al-Athir nuk gënjente, trualli i qytetit të shenjtë u trondit, nga thirrja e fortë që shoqëroi rënien e kryqit nga kulmi i xhamisë së Omarit, por kronisti arab, nuk mund të imagjinonte se kjo “tronditje” do të ishte e tillë sa, si një tërmet shkatërrimtar do të lëkundte frikshëm edhe shpirtrat e besimtarëve të krishterë në Evropën e largët!

Lajmi i rënies së Jerusalemit mes të krishterëve në Evropë, shkaktoi një habi shumë herë më të madhe se ai që vite më parë, kishte lajmëruar baballarët tyre, për çlirimin e qytetit të shenjtë nga ushtria kryqtare. Mbi bashkëkohësit e kryqëzatës së parë kishte triumfuar e plotfuqishme bindja optimiste, se çlirimi i tokës së shenjtë ishte një akt i dëshiruar nga zoti dhe për shkak të kësaj bindjeje, lajmi i çlirimit të Jerusalemit (plotësimi i vullnetit të zotit!) nuk i ishte dukur askujt një ngjarje e jashtëzakonshme. Askush nuk mund t’i dilte përballë fuqisë së vullnetit të zotit!

Por rënia e tij!
Ky lajm ngjante i pamundur dhe i pabesueshëm!
Përse!
Vallë, përse zoti e kishte lejuar këtë?
“Zoti e dëshiron!” - kishte bërtitur dikur Papa Urbin, ndërsa shpallte thirrjen e kryqëzatës së parë!

“Zoti e dëshiron!” - kishin bërtitur kryqtarët ngadhënjimtarë, kur 88 vjet më parë kishin ngritur kryqin artë mbi kulmin më të lartë të xhamisë së madhe të Omarit.

“Zoti është i madh!” - kishin bërtitur në një zë banorët e krishterë të Jerusa-lemit dhe ushtarët myslimanë të Saladinit, si të ishin çliruar nga pesha e një ankthi të madh, kur kryqi i artë ishte rrëzuar plot zhurmë nga maja e faltores myslimane të Jerusalemit.

Qindra mijëra të krishterë ishin masakruar për dhjetëra vite me radhë, së pari për të çliruar tokën e shenjtë dhe më pas për ta mbrojtur atë, dhe tashmë zoti kishte lejuar që “armiqtë e tij” të bëheshin sërishmi, zota të tokës së shenjtë të krishterimit.

Të çnderonin varrin e Krishtit!
Për çfarë arsye?
Vallë çfarë ishte ajo që vërtet zoti dëshironte?

IX. CHRETIEN DE TROYES 71- 87

Pasi fërkoi lehtazi mjekrën e dendur mbi sipërfaqen e valëzuar të së cilës qimet e thinjura kishin krijuar një mozaik të trishtë ngjyrë hiri, shkronjësi, shtyu ngadalë dhe disi me mëdyshje dorëshkrimin e zverdhur nga koha të cilin e kishte lexuar disa herë rresht (Sa thuajse mund të kujtonte çdo frazë pa mundim!) dhe ngjeu penën në kallamarin e argjendtë. Hezitoi një moment të vetëm por pastaj frazat prej kohësh të burgosuara në vrazhdën e mendimeve, filluan të rrëshqisnin mbi letër pa vështirësi dhe thuajse me ngut, sikur t’i frikësoheshin një armiku të padukshëm që papritmas do t’u zinte rrugën dhe do të përpiqej të pengonte udhëtimin e tyre drejt lirisë.

“Chretien hedh mbi këto faqe, farat e fillesës së një romani, dhe i hedh ato mbi një tokë kaq pjellore sa është i sigurt që krijesa e tij nuk do të ngelet pa fruta; sepse ia kushton veprën e tij njeriut më fisnik të Perandorisë së Romës; kontit Filip të Flandrës që vlen më shumë se Aleksandri për të cilën bota këndon kaq shumë lavdërime.”

Shkronjësi quhej Chretien de Troies, dhe konti të cilit i kushtonte librin e tij ishte Filipi nga Alsazia, zoti i pushtetshëm i Flandrës. Veç atyre pak infor-macioneve të kursyera që Chretien shkruan për vetveten nuk dimë asgjë tjetër mbi jetën e këtij shkrimtari mesjetar, të cilin kritikët e letërsisë e vlerësojnë si shkrimtarin më të madh të mesjetës përpara Dantes.

XI. NJË GRAAL PAGAN?! 109 -134

Nëse Akili do të zgjidhte rrugën e rehatshme por anonime të një “jete të përjetshme por pa lavdi” me siguri që sot nuk do të mund të lexonim emrin e tij në rrëfenjën e luftës së Trojës të përshkruar në “Iliadën” e Homerit dhe po kështu, nëse Odisea nuk do të kishte bërë të njëjtën zgjedhje, pra atë të një udhëtimi të pafundmë në kërkim të “atdheut të humbur” ku e priste “dashuria e vërtetë”, sot askush nuk do ta kujtonte më emrin e tij. Të gjithë heronjtë e antikitetit ashtu si edhe “Percevali” i Chretien de Troyes, gjykohen nga turma anonime, si të “palogjikshëm” për shkak të zgjedhjes që kanë bërë, por njëkohësisht, nga ana tjetër, çdo individ përbërës i kësaj turme të munduar nga asgjëja që përcakton ekzistencën e tyre të “njeriut pa emër”, ka admiruar deri në hyjnizim, zgjedhjen e bërë nga “heroi”. Zgjedhja e “palogjikshme” e rrugës së vështirë është jetike për ekzistencën e “heroit”, sepse pa këtë zgjedhje ai nuk do të ishte i tillë. Marja e vendimit për të zgjedhur “rrugën e vështirë ” është për heroin, prova e parë dhe ndoshta ajo më e vështira që jeta i vë përpara. Mëdyshjet e torturojnë deri në marrëzi qenien e tij dhe për këtë arsye “heronjtë antikë” paraqiten dhe gjykohen gjithmonë nga turma anonime si të “marrë”apo të “çmendur”. Akili duket si i “marrë” apo i “çmendur”, kur teksa përpiqet më kotë të shmangë marrjen e vendimit të zgjedhjes së vështirë, vishet si grua dhe, në të njëjtën mënyrë po kështu na paraqitet edhe Odisea para se të vendosë të niset drejt Trojës. Në vazhdim, të dy heronjtë kryesorë të veprave të Homerit, pas zgjedhjes së “pazakontë” që kanë bërë na paraqiten shpeshherë si të “palogjikshëm” për arsye të sjelljeve të tyre të “pakuptueshme” për turmën anonime të njerëzve të zakonshëm, që ndryshe nga ai (heroi), kanë preferuar të zgjedhin në mënyrë të “logjikshme” rrugën e lehtë, pra atë të një “jete të qetë” apo “normale” të “njerëzve pa emër”. Duke imituar modelin e heronjve antikë, edhe Chretien de Troyes na e paraqet “Percevalin” e fillimit të rrëfenjës si një “djalosh të marrë” apo të “lehtë nga mendja”, me sjellje të gjykuara të “pakuptueshme” dhe shpeshherë edhe qesharake në dallim nga personazhet e tjerë të romanit që ky takon gjatë rrugëtimit të tij.

Por cila ishte arsyeja që heroi, ndryshe nga turma e “njerëzve pa emër” preferon apo vendos të zgjedhë “rrugën e vështirë” të jetës?

Shkak i vendimit të pazakonshëm të heroit për të zgjedhur “rrugën e vështirë” dhe për këtë arsye edhe të “marrëzisë” dhe “palogjikshmërisë” së tij është gjithmonë dëshira e plotësimit të një qëllimi (ideali) i gjykuar i pamundur për t’u arritur nga individët anonimë të turmës.

Njohja e një të vërtete (diturie) të mohuar apo ndaluar!

Pavarësisht nga objekti material, që është edhe qëllimi i dukshëm i kërkimit të heroit, apo shkaktare të aventurave të tij, si për shembull, “vellua e artë”, që ishte synimi i udhëtimit të argonautëve apo “dymbëdhjetë provave” të famshme me të cilat ju desh të përballej Herkuli përpara se të meritonte titullin e heroit dhe të fitonte përjetësinë, duke merituar një vend mes hyjnive të Olimpit, qëllimi i fshehtë dhe parësor i kërkimit të heroit antik është gjithmonë një dhe i vetëm...

Kërkimi apo njohja e vetvetes!
gjilanasi
gjilanasi

361


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Graal, shpirti i humbur i Evropës dhe historia e mohuar e Alba - Gens Empty Re: Graal, shpirti i humbur i Evropës dhe historia e mohuar e Alba - Gens

Mesazh  gjilanasi 31.03.15 23:27

XIII. GRAALI I KRISHTERË! 165- 188

Pikërisht përgjigjen e kësaj pyetjeje dhe të “vërtetën e madhe” që ajo mbar-te, shkrimtari Robert de Boron do t’i premtonte lexuesit se do e zbulonte në rreshtat e romanit të tij të titulluar “Joseph d’Arimathie” (Josifi nga Arimatea), apo “Roman de l’Estoire dou Graal” (Romani i historisë së Graalit), të shkruar rreth vitit 1200. Siç kuptohet edhe nga titulli, heroi kryesor i historisë së Graalit të shkruar nga Robert de Boron ishte njëfarë Josifi nga Arimatea...

Po kush ishte ky?

Mund të themi së pari se, pa dyshim, Josifi nga Arimatea është një prej personazheve më të mistershëm që ndeshim në historinë e jetës dhe vdekjes së Krishtit!

Nga ungjijtë zyrtarë mësojmë se, menjëherë pas vdekjes së Krishtit, i quajturi Josifi nga Arimatea, u paraqit përpara Pilatit, guvernatorit romak të Judaea (pjesa e Palestinës, e cila qeverisej nga romakët!), për t’i kërkuar ta lejojë të varrosë trupin e Krishtit. Mungesa e informacioneve, se kush ishte ky njeri, i cili kishte guxuar t’i kërkonte guvernatorit romak ta lejonte të varroste Krishtin në një varr, pronë të familjes së tij, ndërkohë që dimë, se edhe vetë të famshmit dishepuj, pas arrestimit të Krishtit kishin nxituar ta braktisnin duke u fshehur, e madje edhe mohuar, mësuesin e tyre (e përshkruar në Bibël në episodin e mohimit të trefishtë të Krishtit nga Pjetri, dishepulli i tij më besnik!), pa dyshim që kishte vënë në vështirësi edhe vetë shkronjësit e katër ungjijve zyrtarë!

Vallë, çfarë arsye e fortë e kishte shtyrë të quajturin Josif të varroste në varrin e tij privat apo në atë të familjes së tij, trupin e të dënuarit me vdekje Jezus, duke rrezikuar që me këtë akt të tërhiqte mbi vete mërinë e njerëzve më të pushtetshëm të Jerusalemit, dhe atë të shumë prej bashkatdhetarëve të tij, që kishin mundësuar arrestimin dhe dënimin e Jezusit?

XIV. UDHËTIMI I MUNDIMSHËM I “GRAALIT TË HUMBUR” MIDIS LEGJENDËS DHE HISTORISË!

“Mjeshtërit muratorë lartësonin ditën muret e kështjellës së re, por natën një forcë e mistershme i kthente ato në gërmadha...”

Me këto rreshta, të cilat ngjajnë se i përkasin një legjende të famshme të eposit shqiptar, fillon çuditërisht edhe episodi i “Historisë së mbretërve të Britanisë”, në të cilën Gaufridi rrëfen historinë e djaloshit të pazakonshëm të quajtur Merlin...

Vallë, mos ndoshta një fill i padukshëm dhe i fshehtë bashkonte eposin dhe historinë e Ilirëve dhe britanëve, të cilët ishin dy nga popujt më të lashtë të kontinentit evropian?

Por Gaufridi, i cili sigurisht që nuk e kishte dëgjuar legjendën e lashtë dhe të mistershme të popullit të largët të quajtur Ilir, vazhdon më tej me rrëfenjën e tij mbi Merlinin, pa e vrarë mendjen mbi ngjashmërinë e pazakontë që plek¬ste errët dhe pakuptueshëm legjendat e këtyre dy popujve gjeografikisht kaq të largët nga njëri-tjetri.

Tashmë i paaftë për t’u përballur me ushtritë e pitëve, skotëve dhe sakso-nëve dhe i frikësuar nga pakënaqësia e hapur që Britanët shprehnin ndaj pushtetit të tij të ngritur mbi dhunën dhe intrigat e errëta, mbreti Vortigern vendosi të ndërtojë një kështjellë të lartë, brenda së cilës do të mund të fshihej, kur të mos i ngelej me asnjë shpresë për të ruajtur pushtetin e tij mbi Britaninë.

Përse rrëzohen këto mure? - bërtiste mbreti Vortigern.

Por më kot, sepse askush nuk dinte t’i jepte një përgjigje!

XV. NJË VARR PËR MBRETIN ARTUR APO NJË VARR PËR GRAALIN!? 231- 272

Kjo skenë, përpara së cilës gjendet Percevali nuk mundet të mos sillte në kujtesë një “tjetër” mbret të plagosur, i pamundur për t’u ngritur sërishmi në këmbë e për t’u përballur me rrezikun që kërcënonte popullin e tij!

Një tjetër pallat të magjepsur, në të cilin mbreti i plagosur ishte strehuar nga nëntë motra, më e madhja e të cilave zotëronte të fshehtat e artit të shërimit dhe ndoshta edhe të përjetësisë!

Shpatën dhe heshtën e tij të famshme, që ngjante se vuanin po aq sa edhe heroi dhimbjen e plagëve dhe prisnin me shpresë shërimin e tyre!

Mbretin Artur dhe armët e tij!
Shpatën Kaliburn dhe heshtën Ron!

Në të vërtetë, shpata e përkryer që mbreti peshkatar i beson Percevalit do të thyhej në duart e tij “pikërisht në momentin kur ai më shumë se kurrë do të kishte nevojë për ndihmën e saj”, tamam ashtu si dhe shpata Kaliburn pa mbretin Artur do të “humbiste” forcën e saj, të cilës aq shumë i druheshin armiqtë dhe nuk do të mundej t’i shpëtonte britanët në momentin më të vështirë të historisë së tyre!

Heshta, e cila qante lot gjaku si të ishte e gjallë nuk mundej të mos të kujto-nte heshtën Ron, e cila më pas do të quhej edhe heshta e udhëheqjes, e cila “qante” lot gjaku për kryeprijësin që tashmë nuk mundej më të printe trimat e popullit të tij në betejë!

“Qan nëna (atdheu) për një bir, qajnë armët për një trim” do të këndonte një varg i famshëm i eposit shqiptar...!

Dhe pikërisht në gjuhën shqipe, emri i aq i pakuptueshëm i heshtës së Arturit për studiuesit e mitit arturian do të gjente një kuptim!
Ron në gjuhën shqipe, pasardhëses së drejtpërdrejtë të ilirishtes antike mbart kuptimin “jeton”, është e “gjallë”!
Pikërisht në kështjellën e mbretit peshkatar, Percevali i habitur do të ndeshej me shfaqjen e një heshte të tillë “që qante lot gjaku tamam sikur të ishte e gjallë”...

Dhe shpata e pathyeshme do të thyhej dhe heshta do të qante lot gjaku deri atëherë kur heroi të shërohej nga plagët dhe të ngrihej sërishmi në këmbë për t’u kthyer sërishmi në gjirin e popullit që e kishte lindur!

Por çfarë do të ndodhte deri atëhere?

Çfarë do të ndodhte nëse “plagët” e kryeprijësit legjendar do të vononin të shëroheshin?

Përgjigjen e kësaj pyetje e marrim nga fjalët që gruaja e shëmtuar dhe e rraskapitur, simbol i tokës mëmë që ka rënë në duart e të huajve, i drejton Percevalit në “rrëfenjën e Graalit”...


XVI. “HESHTJA” E GJATË E GRAALIT! 273- 324

Mes mjegullës së errët të pesimizmit dhe disfatizmit, që kishin ngjallur në kontinentin e krishterë, fitoret e shkëlqyera të otomaneve u shfaq papritmas një hero, i cili në krye të një populli të “vogël” guxoi të përballej me ushtritë e shtetit të fuqishëm që kishin mundur të krijonin turqit otomane në të cilin kronistët Evropianë do të shihnin, mishërimin e mbretërisë së antikrishtit!

Quhej Gjergj Kastrioti, dhe në vendin e tij, i cili shtrihej mes maleve të thepisura, që lartësohen mbi brigjet lindore të detit Adriatik, ashtu si në atdheun e mbretit Artur thuajse 1000 vite më parë, rapsodët vazhdonin t'i thurnin vargje zonjave të burimeve të quajtura zana, të cilat rrëfehej se jetonin mes pyjeve të pakalueshëm dhe liqeneve të kristalte, që fshiheshin në shpatet e atyre maleve, ku bora nuk shkrinte asnjëherë. Legjendat tregonin se askush prej atyre që kishte guxuar të shkelte në pyjet, ku zanat jetonin apo kishte pirë ujë në burimet e tyre nuk ishte kthyer me gjallë në shtëpinë e tij!

Përveç...

Disa heronjve të panjollë, të cilët zanat pas shumë mundimesh dhe provash i kishin ftuar së fundmi të pinin nga kupat e tyre te mrekullueshme për të shuar “etjen” që i mundonte trupin dhe shpirtin!

Ngjante thuajse sikur mes atyre pyjeve të pakalueshëm dhe malesh të lartë, historia e tokës dhe popullit i cili kishte lindur ne Britaninë e largët mbretin legjendar Aturin ishte përse rritur në mënyrë të magjishme duke lindur shekull pas shekulli, heronj të lavdishëm të cilët vërtet ashtu si Arturi do të “harroheshin” nga kronikat e vdekshme të historisë së shkruar por nga ana tjetër do të fitonin përjetësinë në kujtesën e pavdekshme të vargjeve të rapsodëve!

Qindra hordhi pushtuesish të ndryshëm kishin shfryrë gjithë egërsinë e tyre mbi popullin antik që jetonte në malet e thepisura buzë Adriatikut...
Por me qindra ishin edhe heronjtë, që ky popull kishte lindur në shekuj, për të zhbërë mallkimin e së keqes, që aq shumë ishte përpjekur ta shndërronte atdheun e tyre në një tokë të shkretuar!
Dhe mes këtyre heronjve, rapsodët do t'i thurnin vargje lavdie edhe Gjergj Kastriotit!
Këtij heroi i cili me historinë e jetës se tij më shumë se çdo kronikë historie, do të provonte se qenësia e mbretit Artur nuk ishte pjellë e fantazisë së Britanëve të mundur në kërkim të një heroi fitimtar, por një e vërtetë e pamohueshme!

Si të ishte e drejtuar nga tekat e një ligji sa të mistershëm po aq sa edhe i pakuptueshëm nga logjika e qenieve njerëzore, historia për të mbarsur lindjen e mitit të heroit shqiptar, kishte përsëritur në mënyrë thuajse identike gjendjen historike, në të cilën gjendej populli i britanëve në kohën kur kishte lindur miti legjenda sa edhe historia e kryeprijësit të Britanëve, Arturit!

Për disa shekuj paraardhësit e shqiptareve Ilirët, ashtu si edhe Britanët, ishin ndër popujt në të cilët Perandoria Romake rekrutonte luftëtarët e saj më të mirë!

Të shumtë kishin qenë djemtë Ilire, të cilët edhe pse e kishin filluar karrierën ushtarake si legjionarë të thjeshtë kishin mundur të meritonin poste të larta në shtetin perandorak dhe madje edhe të shpalleshin Perandorë!

Por ashtu siç kishte ndodhur edhe me Britanët, ndërkohë që luftëtarët Ilirë, derdhnin gjakun për të mbrojtur Romën, shteti Romak nuk do ta mbronte atdheun e tyre nga sulmet e popujve barbare që vinin nga lindja!

XVII. WOLFRAM VON ESCHENBACH 325- 349

Misteri i një “A. B. C Arcane”!

Kërkimi i gjurmëve që kishte lënë rrugëtimi i legjendës së graalit sa edhe i qëllimit dhe arsyes të cilat i kishin dhënë jetë udhëtimit të tij shumë shekullor në shtegun e errët të së vërtetave të turbullta të historisë do të shndërrohej shpejt në një ndërmarrje shterpe, nëse nuk do të kishe fatin të “takoheshe” me udhërrëfyesin e mistershëm të quajtur Wolfram von Eschenabach!

Së bashku me idetë dhe modelin e shoqërisë së re, që kishte lindur në jugun Francës, besimin e Albigezeve, diturinë e librave të ndaluar që vinin nga bibliotekat e Spanjës Arabe do të “udhëtonin” drejt pjesës tjetër të Evropës, edhe vargjet e trobadorëve, të cilët pas shumë shekujsh memecërie, do të guxonin sërishmi të viheshin në kërkim të “fjalës së humbur” për t’i thurur më të vargje ndjenjës me antike të qenies njerëzore aq të përbuzur nga krishterimi...

Nënës të së gjitha mëkateve!

Dashurisë!

Në Gjermani trobadorët jo rastësisht do të quheshin “Minnesanger”...

Këngëtarët e dashurisë1!

Një prej këtyre “këngëtarëve të dashurisë” ishte edhe Wolfram von Eschenabach, i cili diku ndërmjet viteve 1200-1210 do të mbaronte së shkruari romanin e titulluar “Parzival” apo versionin gjerman të historisë së Percevalit të rrëfyer për herë të parë nga Chretien de Troyes në vitin 1191.

PJESA E DYTË

I. MIDIS DY EPOKAVE...353- 356

Shfaqja e rrëfenjës së graalit të Chretien de Troyes do të përkonte në his¬torinë e letërsisë me fundin e gjumit të rëndë shumëshekullor, në të cilin ishte zhytur qytetërimi Evropian. Papritmas në historinë e Evropës do të shfaqeshin poetë të cilët në vend t’i këndonin lavde jetës së zymtë të shenjtorëve guxuan t’i thurnin vargje dashurisë dhe heronjve si Rikard Zemerluani dhe Saladini të cilët “ëndërruan” ta shndërronin qytetin e përgjakur sa edhe të shenjtë të Je¬rusalemit në një qytet të lirë për të gjitha fetë ku myslimanë të krishterë dhe hebrenj të jetonin së bashku në paqe. Shumëkush nga bashkëkohësit e Rikard Zemërluanit do të shihte në figurën e këtij mbreti të ri “ringjalljen” e mbretit të britanëve Arturit dhe epokës së tij të lavdishme, njësoj ashtu si disa shekuj më parë Arturi, prijësi legjendar, që kishte prirë Britanët e bashkuar në luftën kundër pushtuesve Saksone ngjante se do të mishërohej sërishmi në qenien e prijësit të panjohur Gjergj Kastrioti i cili në krye të popullit të tij të vogël, do të arrinte të ndalonte për më shumë se 25 vjet pushtimin e Evropës së krishterë nga ushtritë e pathyeshme të Turqve myslimane, duke mundësuar me këtë akt sublim sakrifice dhe heroizmi, jo vetëm mbijetesën e qytetërimit Evropian dhe kulturës se tij, por edhe triumfin e mëpasëm politik, ekonomik dhe kulturor të këtij qytetërimi, mbi të gjithë botën, të kushtëzuar nga teknika e shtypjes se librave të ideuar nga Johan Gutenbergu dhe fillimin të epokës së zbulimeve të mëdha gjeografike. Por rishfaqja e Graalit në rreshtat “Historia e mbretit Artur dhe kalorësve të tij” të shkruar nga Tomas Malory përveç “Arturit” që ngjante se ishte mishëruar në qenien e prijësit të fisnikëve shqiptarë Gjergj Kastrioti do të kishte edhe Percevalet e tij, të cilët si kalorësi i rrëfenjës së graalit, nuk do të hezitonin të viheshin në kërkim të së vërtetës, apo diturisë së humbur sa edhe të ndaluar, krejtësisht të ndërgjegjshëm që në këtë udhëtim drejt të panjohurës së frikshme, mund të humbisnin gjithçka që më të shtrenjtë kishin...

Madje edhe vetë jetën e tyre!

II. RRËFENJA E GRAALIT NË “SHËRBIM” TË ETËRVE TË NACIONAL-SOCIALIZMIT DHE SHENJTËRIA E PËRDHOSOUR E KRYQIT TË THYER! 357- 365

Hija e legjendës së thesarit të fshehur të albigezëve dhe të shoqërive të ndryshme që gjallonin në kufijtë e turbullt të legalitetit, për emrat dhe rolin e qenësisë të së cilave historia “hesht” duke nxitur me heshtjen e saj thuajse dyshuese, pretendimet se këto shoqëri ishin zotëruese të shumë sekreteve (midis të së cilave e fshehta ndjellëse e graalit do të zinte thuajse gjithmonë një vend kryesor!)do të vijëzonte “formën e re” që do të merrte rrëfenja e graalit në gjysmën e dytë të shekullit të XX!. Kjo “formë e re” e rrëfenjës së graalit, do të arrinte kulmin e suksesit të saj me romanin “Kodi da Vinçit” i shkrimtarit amerikan Dan Braun, i cili i publikuar për herë të parë në vitin 2003, do të shfletohej nga dhjetëra miliona lexues. Një sukses po kaq të madh, do të kishte edhe versioni hollivudian i romanit, fitimet ekonomike të të cilit do të rezultonin shumë herë më të mëdha se buxhetet financiare të shumë vendeve të së ashtuquajturës botë tretë. Por vetëm një pjesë e vogël mes këtyre dhjetëra milionash qytetarësh të rruzullit tokësor, ishin në dijeni se “shkrimi” i historisë se Graalit, të paraqitur në romanin e suksesshëm “Kodi da Vincit” kishte filluar thuajse gjysmë shekulli më parë ne Rennes le Chateau...

Një fshat anonim ne jugun e Francës i cili gjendej vetëm disa dhjetëra kilo¬metra larg fortesë s së Monsegurit drejt së cilës në fund të viteve 30 të shekullit të XX shkrimtari gjerman Otto Rahn do të kërkonte graalin për llogari të udhë-heqësit famëkeq të SS Heinrih Himler. Dhe historia e shkrimit apo më saktë e krijimit të kësaj forme moderne të rrëfenjës graalit është po aq magjepse dhe mistershme po aq (në mos më shumë!) sa dhe drama aventureske që mbush faqet e “Kodit të da Vinçi”.

III. RENES LE CHATEAU DHE “HISTORIA” E PRIFTIT “MILIONER”, BERENGER SAUNIER! 366- 372

Shfaqja e “L’histoire de Rennes le Chateau” e shkruar nga një autor anonim do të ndiqej nga shfaqja ne skenën e errët te historisë së thesarit të Rennes le Chateau të një sërë dokumentash të tjera, autorët (apo autori!) do të preferonin të ngeleshin anonimë apo të fshiheshin pas emrave të rreme. Dhe do të ishin pikërisht, informacionet e panjohura që këta autorë anonime do të “mbillnin” me kujdes, në tekstet e tyre, të cilat do ta shndërronin his¬torinë provinciale dhe mediokre të thesarit të Renne le Chateau, në një histo¬ri ndërkombëtare me aspekte krejt të paparashikuara sa edhe të rrezikshme.

X. “THESARI” I RENNE-LE-CHATEAU NËN HIJEN ANONIME TË “PRIORATIT” 424-436

Ishte thuajse e pamundur që ndërsa zbuloje në fashikujt e “Dosjeve”, “his¬torinë” e organizatës së fshehtë të quajtur “Priorati i Sionit” qëllimi i ekzis¬tencës të së cilës ishte rivendosja në fronin mbretëror të Francës (apo edhe madje të Evropës!) pasardhësit e Merovingëve, të mos të vinte në kujtesë ai tjetri “Priorat (Parësi!) e Sionit” ekzistenca e të cilit “zbulohej” në faqet e “Pro¬tokolleve” famëkeqe. Përveç emrit të njëjtë, ishin të shumta elementet, që të nxisnin të vendosje shenjën e barazisë midis Prioratit të “Protokolleve” dhe Prioratit të “Dosjeve”...

Nëse “Priorati i Sionit” i Protokolleve shpallte si qëllim të tij krijimin e një “mbretërie botërore” në fronin e së cilës do të vendosej një pasardhës i “farës” së Davidit mbretit biblik të Izraelit, “Priorati i Sionit” i dosjeve “shpallte” si qëllim të qenësisë së tij vendosjen në fronin e Francës, atë të Merovingëve, të cilët sipas dosjeve ishin pasardhës të fisit biblik të Beniaminit dhe si të tillë ishin edhe zotëruesit e ligjshëm të “fronit” mbretëror të Jerusalemit dhe të “përzgjedhurit” e Zotit biblik për të mbretëruar...

Për të mbretëruar ku?
Një besimtar “fundamentalist” i zotit biblik mund të përgjigjej pa hezituar...
Sigurisht!
Mbi të gjithë botën!

XI. “SANGREAL”APO “SANG REAL”!? 437-448

Pa asnjë dyshim, që hipoteza apo më saktë zinxhiri i hipotezave që ngrinin bashkautorët e “Gjaku i shenjtë dhe Graali i shenjtë” në librin e tyre ishte sugjes¬tionues, dhe i aftë të ndizte flakë fantazinë e lexuesit, por nga ana tjetër, nëse ndonjë prej tyre (lexuesve!) do të “guxonte” të bënte një kërkim personal i shtyrë nga dëshira natyrale për të gjetur “gjurmët”, që mund të kishte lënë në kohë, provat e vërtetësisë së hallkave të këtij zinxhiri hipotezash të mbushur me “mundet” dhe “ndoshta”, do t’i duhej të “përballej” me murin thuajse të pak¬alueshëm të hulumtimit të një historie që përfshinte në vetvete një hapësirë kohore prej dhjetëra shekujsh. Dhe në këtë kërkim ishte thuajse e pamundur t’i shmangeshe pyetjes, se...

Vallë kush ishte personazhi i ungjijve, i quajtur Maria Magdalena, pas em¬rit të së cilës sipas autorëve të “Gjaku i shenjtë dhe Graali i shenjtë” mund të fshihej në të vërtetë nëna e fëmijëve të Jezusit?

XII. MARIA MAGDALENA 449-466

Por gjatë përpjekjes së mundimshme për të zbuluar se kush ishte Maria Magdalena, lexuesi guximtar gjatë udhëtimit të tij të vetmuar në kërkim të së vërtetës, do të ndeshej në mënyrë të pashmangshme me një tjetër pyetje të “rrezikshme” të cilën autorët e “Graali i shenjtë dhe gjaku i shenjtë” kishin evituar ta merrnin në konsideratë...

Vallë kush ishte një riu, i prezantuar nga ungjijtë, me emrin Jezu Krishtit?

Zbulimi i përgjigjes së kësaj pyetje ishte i domosdoshëm, për arsyen e thjeshtë se vetëm me anën hulumtimit të informacioneve mbi jetën e Jezu Krishtit mund te zbuloje se kush ishte e quajtura Maria Magdalena dhe se cili ishte raporti i marrëdhënieve të saj me Jezu Krishtin. Në faqet e teksteve “mo-derne” të historisë, lexuesi guximtar, do të ndeshej deri në mërzi me historinë e besimit të krishterë por asnjëherë me një histori “personale” të individit të quajtur Jezu i cili me mesazhin e tij, i dha jetë krijimit të këtij besimi. Pas këtij zhgënjimi të parë, lexuesi në kërkim të informacioneve mbi jetën e Jezusit, do t’i drejtohej shkrimtarëve apo historianëve, që kishin shkruar veprat e tyre, në dhjetëvjeçarët qe pasuan vdekjen e Krishtit, por pasi do të shfletonte veprat e dhjetëra autorëve të njohur si Lukani, Claudio Tolemeo, Plutarku, Seneca, Plini i vjetër, Ariani apo Appiani nga Aleksandria, dhe të shumë autorëve të tjerë me veprat e të cilëve është disi më e vështirë të ndeshesh në raftet e librarive të kohërave moderne, do të arrinte në përfundimin se, çuditërisht askush ndër ta, nuk kishte shkruar, qoftë edhe një frazë të vetme mbi dikë si Jezusi, i cili sipas rrëfimit të ungjijve kishte kryer dhjetëra mrekulli të habitshme dhe si të tilla edhe të denja për t’u kujtuar. Ky fakt të shtynte drejt një tjetër përfundimi të pashmangshëm....

Pra se lajmi i mrekullive të kryera nga Jezusi nuk kishte mundur t’i kalon¬te kufijtë e Palestinës!
Apo të paktën...

Se mrekullitë e kryera nga Jezusi nuk kishin mundur të tërhiqnin vëmend¬jen apo kuriozitetin e shkrimtarëve dhe historianëve, bashkëkohës së tij!



XIII.Pierr Plantard

2.Hijet e fantazmave të “vjetra” në Evropën e re 496- 504

Ndërkohë që propozimet apo idetë për një bashkim politik apo ushtarak të Evropës (nën presionin e rrezikut që vinte nga blloku komunist) do të dështo¬nin njëra pas tjetrës, përkundrazi marrëveshjet ekonomike do të priteshin me entuziazëm nga përfaqësuesit politikë të shumë vendeve të Evropës perëndi¬more, të cilat në vitin 1956 do të programonin krijimin e “Tregut të Përbashkët Evropian” që kishte si synim vendosjen e ligjeve dhe taksave të njëjta mbi të gjithë prodhuesit e vendeve pjesëmarrëse. Një komision zyrtarësh të lartë do të nxitonin, madje, të miratonin edhe flamurin e “Evropës së Bashkuar” që në atë kohë përbënte vetëm një hapësirë ekonomike ku prodhimet e industrisë së çelikut dhe qymyrit qarkullonin nga një shtet në tjetrin pa u taksuar.

Edhe pse mendja e çdo qytetari të Evropës të shekullit XX, duke filluar që nga leksionet e para që kishte marrë mbi historinë në bankat e shkollës, ishte mësyrë nga historitë e flamujve të perandorive, mbretërive,principatave, re¬publikave dhe atyre të partive politike të të gjitha ngjyrave, ideve dhe epokave, nga ana tjetër në mënyrë të natyrshme do t’i ngjante disi i çuditshëm fakti që edhe një “treg mallrash” të kishte një flamur...

Por, në të vërtetë e tëra kjo nuk përbente asgjë të re për historinë e Ev¬ropës!

Shumë panaire të përvitshme të Evropës mesjetare simbolizoheshin nga flamuri, stema e qytetit apo e fisnikut në territoret e te cilit ato zhvilloheshin dhe nën mbrojtjen e të cilit ato ishin. Edhe pse gjithmonë, për hir të së vër¬tetës duhej shtuar, se në rastin flamurit të “Tregut të Përbashkët Evropian”, ngjashmëria me atë të flamujve apo stemave që mbartnin panairet Evropës mesjetare nuk ishte tërësisht e përkryer. E pra, kësaj radhe në historinë e Evropës nuk do të ishte “tregu” (apo panairi!) ai që do të simbolizohej nga flamuri apo stema e territorit shtetëror në të cilin zhvillohej (dhe nën mbroj-tjen e të cilit ishte!), por në të kundërt, do të ishin shtetet mikpritëse të këtij “tregu” (Panairi!) që do të “këshilloheshin” nga ai. Të harronin sa më shpejt flamujt e shteteve tyre dhe të “nxitonin” të “mbroheshin” (sa nuk ishte vonë!) nën hijen e një flamuri të vetëm...

Flamurit të tij!
Tregut të Përbashkët Evropian!

Disa dhjetëvjeçarë më pas ky flamur, pamja dhe historia (në të vërtetë akoma nuk e zotëronte një të tillë!) e të cilit ishte thuajse e panjohur për evro¬pianët e thjeshtë deri në vitet ’80 të shekullit XX, do triumfonte mbi morinë e flamujve të republikave, mbretërive e principatave, që do te përfshiheshin ne hapësiren e të quajturit treg (panairit!) evropian, duke iu paraqitur turmave të hutuara të qytetarëve evropianë, si një risi e mrekullueshme, sa dhe shpëtim¬tare, thuajse sikur vetë zoti papritmas ta kishte zbritur nga qielli, për t’i dhuru¬ar evropianëve atë flamur, njësoj si “dikur” zoti i biblës i kishte dhuruar Moisiut pllakat e ligjit.

Evropa ngjante sikur gjendej përpara një mrekullie të re, thuajse të ngja-shme me ato të dikurshmet, të kryera nga shenjtorët e mesjetës së hershme. Dhjetëra dokumentarë në gjuhë të ndryshme, libra, revista, madje edhe rekla¬ma televizive (të cilat do të bombardonin për shumë vite rresht mendjet e qytetarëve të Evropës) do të rrëfenin thuajse në mënyrë romantike se 12 yjet që vallëzonin në rreth, në sfondin e kaltër të flamurit të ri, përfaqësonin popujt e bashkuar të Evropës në hapësirën e kaltër të paqes qiellore.

Por flamuri i kaltër me 12 yjet që ngjanin se vallëzonin të lumtur dhe paqësisht duke formuar një rreth në qendër të tij, nuk ishte aspak një shpikje e re. Për më tepër, kujtimet që mbartnin “paraardhësit” e tij (për të mos thënë frymëzuesit) nuk ishin aspak të këndshme dhe aq më tepër të mrekullueshme.

Kalorësi galez, i cili udhëtonte mbi një rrugë ku me shkronja kapitale mund të lexoje mbishkrimin “Etat Unis d’Occident” (Shtetet e Bashkuara Perëndi¬more), paraqitur në ilustrimin e numrit të parë të gazetës “Vaincre” të botuar nga i riu Plantard në vjeshtën e vitit 1942, shtrëngonte në duar me krenari flamurin e Evropës së bashkuar nacional-socialiste, idenë e krijimit të së cilës Eugen Deloncle do ta propagandonte plot epos që në pranverën e vitit 1940.

Dhe ky flamur i Evropës së re (siç e cilësonte Eugen Deloncle) përbehej nga shtatë yje të cilët formonin një rreth në qendër të të cilit Plantard, në ilustrimin e paraqitur në faqet e “Vaincre”, pat vendosur t’i shtonte një em¬blemë e cila vite më pas (edhe pse me një pamje disi të ndryshme), do të shfaqej sërishmi në faqet e të ashtuquajturave “Dosje sekrete” si emblema e “Prioratit të Sionit” ”(sigurisht bëhet fjalë për atë të formuar nga Plantard!).

Me gjithë ndryshimet e vogla (si ajo e numrit të yjeve dhe emblemës në mes të tyre, flamuri i paraqitur në ilustrimin e “Vaincre” do të sillte në kujtesë, pa asnjë vështirësi dhe sforcim, atë që më pas do të bëhej flamuri i ardhshëm i “Tregut Evropian” e që më pas do të shndërrohej në “Bashkimin Evropian (BE). A mundet që kjo ngjashmëri të ishte thjesht pjellë e rastësisë?

3.Njё shpirt pёr Europёn...

Por, sigurisht, “kërkuesit” hipotetikë të “asaj” që do të bashkonte qenësinë e popujve të Evropës në një komb të vetëm, veshur me kostume të “firmo¬sura”, qepur sipas modës së fundit me pëlhura “bio-humanitare” (për prodhi-min e të cilave nuk ishte “shfrytëzuar” puna e fëmijëve dhe ishin respektuar “normat” e mbrojtjes së ambientit), ndërkohë që nga ana tjetër nuk hezitonin të rrugëtonin nga një kryeqytet i kontinentit në tjetrin hipur mbi makina luksoze, dhe avionë të cilët çanin qiejt, të shtyrë nga motora të fuqishëm reaktivë nuk ishin aspak misionarë të Erosit, hyjnisë antike të dashurisë...

Përkundrazi, ishin njerëz praktikë të mësuar për të shmangur koncepte të tilla si “ndjenja”, “dashuri”, “emocione”, koncepte të cilat në botën e madhe të tregtisë dhe politikës, apo më saktë të “trego-politikës” (jo rastësisht një nga emrat që kishin paraprirë emrin “Evropa e Bashkuar” kishte qenë pikërisht “Tregu i Përbashkët Evropian”!), jo vetëm që nuk mbartnin asnjë vlerë të ad¬mirueshme, por përkundrazi ishin të dëmshme dhe të përbuzshme. Sigurisht që po kaq e marrë do t’iu ngjante “këshilla” e harruar e Renan për të gjetur “shpirtin” e humbur të Evropës.
“Shpirtin e humbur”!
Ç’marrëzi tjetër “filozofësh të mërzitshëm dhe të harruar” na ishte kjo?
Një shpirt nuk mund të gjendej...
E për më tepër (kjo i bënte kërkuesit vërtetë të xhindoseshin!)...

Edhe pse tashmë (me ndihmën e tyre!) tregu i “madh dhe i bashkuar “ i Ev¬ropës të jepte mundësinë të blije mallra të çdo lloji e tipi, si territore, monedha, naftë, gaz, shtete (e madje edhe njerëz dhe ndryshe nga ç’mund të mendohej çmimi i tyre, ishte tashmë më i lirë, se edhe në kohërat më të arta të tregetisë së skllevërve!), në të nuk mund të blije artikullin “shpirt të Evropës”, e cila do të shndërronte Evropën nga një “treg” në një komb!

Por nëse nuk mund të gjendej dhe as të blihej (e cila sigurisht do të ishte edhe zgjidhja më komode...), atëherë?!
Sigurisht!
Mund të krijohej!
Të krijoje një shpirt?!

Po kjo ishte thuajse më e pamundur se sa të kërkoje ta blije atë në tregun e madh apo të bashkuar (siç ishte bërë e zakonshme të quhej së fundmi).
Së fundi të bindur se ishte vërtet e marrëzishme të përpiqeshe të “blije” e aq më tepër të “krijoje” shpirtin e bashkimit, “kërkuesit” do të detyroheshin ti riktheheshin (edhe pse pa asnjë dëshirë!) “diskutimit” të Ernest Renan...

E pra ishte e vërtetë që “shpirti”, i cili i bënte individët të ndjeheshin pjesë e një kombi, nuk mund të blihej dhe as të krijohej, por nga ana tjetër, vetë Renan, këshillonte se historia ishte pasqyrimi apo mishërimi i këtij shpirti.

Historia?!

Por një kërkim i shpejtë i faqeve të pluhurosura sa edhe të pakëndshme të historisë (çuditërisht faqet e historisë vazhdonin të “pluhuroseshin” si të ishin pre e një mallkimi të harruar edhe pse tashmë ishin të ngurosura në qelitë virtuale të memorieve të programeve elektronike!), nuk mundi t’iu dhuronte “kërkuesve” asnjë zbulim që të mund të ndillte shpresën e zbulimit të fillit magjik, që do t’i bashkonte popujt e Evropës në një komb të vetëm. Histo¬ria e Europës ishte e stërmbushur me luftëra të papushimta shtetesh kundër shtetesh, shtetesh kundër provincash apo krahinash kryeneçe, qytetesh kundër shtetesh sa dhe qytetesh kundër qytetesh e madje edhe lagjesh të një qyteti, kundër njëra-tjetrës, luftëra të cilat në vend të një “mesazhi bashkimi” kishin lënë pas vetes në mënyrë të pashmangshme, hidhërimin e “Tokës së shkretuar” të përmendur aq dendur në romanet e Graalit. Dukej pra se edhe shpresa e kërkimit të një “filli” bashkues në histori, ishte një ide po aq e marrë, sa dhe ajo e kërkimit të “shpirtit” të Evropës. Por me gjithë këtë “problemi” i historisë mund edhe të zgjidhej...

Dhe do të ishte pikërisht ajo “e padëshirueshmja” histori, e cila do t’i ndihte (me apo pa dëshirën e saj!) të “zbulonin” zgjidhjen aq të dëshiruar të “proble¬mit” në fjalë!

Siç dëshmonte Renan, për një shtet apo dinasti e cila synonte të shndër¬ronte në një komb të vetëm të gjithë popujt, etnitë apo grupet e ndryshme kulturore mbi të cilat sundonte apo i qeveriste (ndryshimi midis këtyre dy koncepteve në të vërtetë shpesh herë në histori, është kaq i turbullt, sa është e vështirë të përcaktosh në mënyrë rigoroze dhe të paanshme ku mbaron kufiri i njërit dhe ku fillon ai i tjetrit), “historia” ishte armiku kryesor...

“Harresa, e mund të guxoj të them madje, edhe shtrembërimi i historisë, janë faktorët kryesorë në krijimin e një kombi dhe, pikërisht për këtë arsye, mund të them që zhvillimi i studimit të historisë, bëhet shpesh herë një kërcënim, për krijimin e një kombi!” - kumbonin në kujtesën e “kërkuesve” fjalët e Renan.
E pra, për të mundësuar bashkimin, “historia”...
Këshillonte “eliminimin” e saj...
Të shtrembërohej!
Të rishkruhej nga e para!
Krijimin e një kloni të gënjeshtërt, i cili të kishte emrin dhe pamjen e saj, por që të mos ishte ajo!
Mos ndoshta, ishte kjo udha për të rikrijuar apo falsifikuar “shpirtin” e një kombi të ardhshëm evropian?
Por çfarë mund të ishte “ajo” e cila në historinë e “re” apo të “klonuar” mund të paraqitej si elementi i magjishëm i cili kishte bashkuar, edhe pse në mënyrë të padukshme apo të paktën kishte paraprirë bashkimin e Evropës prej shumë shekujsh?


gjilanasi
gjilanasi

361


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Graal, shpirti i humbur i Evropës dhe historia e mohuar e Alba - Gens Empty Re: Graal, shpirti i humbur i Evropës dhe historia e mohuar e Alba - Gens

Mesazh  gjilanasi 31.03.15 23:28

XIV .GRAALI DHE HISTORIA E “HARRUAR” E “ALBA GENS”

“Njeriut që toka Mëmë lindi nga gjiri i saj!?...”

Pa pritur që vajza të merrte guximin të shqetësonte mbretërinë e heshtjes, që kishte sunduar e plotfuqishme mes mureve të tempullit pas fjalëve të saj, priftëresha vazhdoi të rrëfente...

Pellazgut....

Njeriut të parë që doli nga gjiri i tokës Mëmë mbi shkrepat e një mali, që preknin qiellin, përpara se edhe vetë hëna të ishte krijuar....

Për këtë arsye njerëzit do ta kujtonin në kohë edhe si “biri i agimit”1. Hyjnitë e shndritshme të qiellit, zotëruese dhe rojtare të së fshehtës së përjetësisë dhe hyjnitë e frikshme, që në thellësitë e tokës ruajnë të fshehtën e madhe të jetës dhe vdekjes, ishin vëllezërit dhe motrat e tij …

Shpateve të atij mali të lartë Pellazgu do të dashurohej me një prej krije¬save më të bukura, që toka kishte lindur e mbarsur nga dashuria dhe përku¬jdesi me të cilin e rrethoi, qielli i pafundmë. Nimfën, hyjneshën antike që (vigjilon) mbi pyjet malet dhe burimet!

Qenia e saj mbartte në vetvete përjetësinë qiellore, që kishte trashëguar nga i ati, dhe dashurinë për pyjet e gjelbër dhe burimet, ruajtjen e të cilëve ia kishte besuar toka Mëmë. Nga kjo dashuri do të lindnin pasardhësit e Pellazgut (Piellëzat e agut!) apo populli i bijve të agimit, të cilët më pas do të zbrisnin, nga majat e thepisura të malit qiellor, shpatet e të cilit dikur kishin lindur atin e tyre, për të populluar tokën pjellore, që shtrihej në shpatet e tij. Pellazgjia do ta quanin, bijtë e tij, atdheun e tyre të ri, i cili u dhuronte gjithçka të nevo¬jshme për të jetuar të lumtur dhe shijuar të gjitha kënaqësitë e jetës. Zemra e tyre ishte e pastër si uji i kristaltë i burimeve të maleve dhe e lehtë si retë e bardha të pranverës, sepse mbi bijtë e Pellazgut, nuk rëndonte frika e mun¬dimit dhe fatkeqësive, dhe as frika e pleqërisë, sepse duart dhe këmbët e tyre ishin përherë të forta, dhe asnjë sëmundje nuk e torturonte trupin e tyre, dhe kështu të fortë dhe të gëzuar, mbyllnin sytë dhe vdisnin të qetë njësoj sikur të flinin. Shumë kohë më pas (në të vërtetë “koha” akoma nuk kishte lindur!), populli i bijve të agimit, do të shumohej dhe dhjetëra fise njerëzish, të prirë nga një prijës i urtë, i quajtur “biri i pellazgut”, do të popullonin tokën e shenjtë të Pellazgjisë. Pesëdhjetë djem, ky prirjes kishte dhe një vajzë të vetme të quajtur Kallisto2, e cila pa dyshim më shumë se çdo vashë tjetër e popullit të agimit kishte trashëguar në qenien e saj bukurinë e panjollë dhe marramendëse të Nimfës antike....

Nënës së madhe të popullit te “bijve të agimit”....

Dhe nga nëna antike, Kalisto, duket se nuk kishte trashëguar vetëm buku¬rinë e saj të përkryer, por edhe misionin e shenjtë për t’i dhuruar popullit një prijës të ri, i cili, ashtu si Pellazgu antik, të mishëronte në qenien e tij virtytet e hyjnive të qiellit At, dhe atyre të tokës Mëmë. Pasi mori frymë thellë dhe heshti një çast, si të dëshironte të kujtonte udhën, që duhet të ndiqte në la¬birintin e kujtimeve, priftëresha lëvizi ngadalë buzët e rrudhura nga koha dhe vazhdoi të rrëfente...


2. HISTORIANI PERANDORAK 572- 619

Qytetërimi Pellazgo-Ilir kishte lënë gjurmët e tij jo vetëm në Itali, por edhe në mbarë Evropën, të cilën dikur legjendat rrëfenin se ishte nisur të kërkonte Kademi.V.C iu afrua sërishmi hartës dhe filloi të shënonte malet, qytetet, ko¬drat, lumenjtë, të cilët Iliro-Pellazgët, për të përjtësuar kujtimin e “yllit të she-njtë”, i kishin pagëzuar si Ill.., Al...apo Ar...

Ishin me dhjetra vetëm në Itali, dhe po aq shumë në këmbët e Alb (p) -eve “të bardhë dhe të lartë”, mes shtigjeve të cilëve Iliro-Pellazgët, Keltët dhe Galët kishin zbuluar pjesën tjetër të Evropës deri në këmbët e Pirenejve, dhe përtej tyre Esperian e re. Me dhjetra ishin qytetet, lumenjtë, kodrat e malet, që do mbartnin për shekuj në emrin e tyre kujtimin e yllit të shenjtë të Iliro- Pellazgëve edhe në Galinë e gjerë, dhe ndoshta me habi, “Albion”, Jul Çesari do të mësonte se quhej edhe ishulli i madh, që gjendej në veri të tokave të Galëve. Por qytetërimi Iliro -Pellazg dhe kultura e tij ngjante se kishte sunduar i plotfuqi-shëm për shumë shekuj edhe në lindje, po aq sa edhe në perëndim. Adhurimi i Iliro-Pelazgëve për “Yllin” e bardhë, drita e të cilit i printe (i ndriçonte) udhën drejt tokave të panjohura, po aq sa edhe i ndihmonte lajmëtarët të ktheheshin në atdhe së bashku me lajmin e mirë të zbulimit të një toke të re, do të bëhej në shekuj pjesë e pandashme e gjuhës së shumë fiseve, popujve, mbretërive dhe perandorive, që kishin lindur dhe ishin shuar në shekuj përgjatë brigjeve të detit Mesdhe deri në Egjiptin e Nilit të madh, dhe ndoshta edhe më tej...

Kujtimi i “Yllit” të Pellazgëve do të hyjnizohej!

Fqinjët e Trojanëve, Hititët, besonin se perëndia e quajtur Alalus ishte babai i të gjitha hyjnive, dhe ca më tej Fanikasit, aq të përmendur si marinarë të aftë, adhuronin hyun e zjarrit Alethai (Al-Ait). Kananeit dhe Ugaritet besonin, se emri i krijuesit të tokës dhe të qiellit i hyjnive dhe i njerëzve, ishte El.”Aleph”, e kishin quajtur gërmën e parë të alfabetit të tyre të diturit e popullit të Izraelit, të cilët besonin që me këtë gërmë fillonte edhe emri i fshehtë i zotit të tyre, i cili edhe pse kishte një mijë emra, një ivetëm ai ishte. Ca më tutje, në lindje në tokën e përflakur të Arabisë së mistershme, njerëzit i faleshin një perëndie të quajtur Përendi (Al-Ilah), i cili kishte tri vajza: Allat, Manat dhe Al-Uza, ndërsa në mbretërinë e Sabës, njerëzit do të adhuronin hyjninë e quajtur Almaqah, bijtë e të cilit, ata besonin, se ishin. Sirianët, dikur sundues aq të pushtetshëm, treg¬ohej se adhuronin diellin, i cili me flakët e tij të përjetëshme i dhuronte tokës jetën, dhe pikërisht, këtë zot të plotfuqishëm të “flakëve që ushqenin jetën”, ata do ta quanin Elagabal. Pra, të gjithë popujt që kishin jetuar në shekuj për-gjatë brigjeve lindore të detit, të cilin romakët, më pas do ta quanin me mend¬jemadhësi “Mare Nostrum”, duke “huazuar” kështu emrin e Yllit të Pellazgëve për të emëruar hyjnitë e tyre më të adhuruara. Vallë, a nuk ishte kjo provë, që Pellazgët së bashku me artin e ndërtimit të mureve të gurtë dhe të fshehtës së punimit të metaleve, kishin përhapur në këto brigje edhe adhurimin për “yllin” udhërrëfyes, emri i të cilit për vendasit ishte transformuar në shekuj në një hyjni të plotfuqishme, të lartë, të zjarrtë dhe gjithëkrijuese?

Mos ndoshta pra, edhe miti i udhëtimit të princeshës pellazge Io drejt Egji¬ptit, dhe ai i princit pellazg Dionisit, për të cilin miti rrëfente se në krye të një ushtrie pushtoi edhe Indinë, nuk ishin aspak mite, por thjesht një pjesë e his¬torisë së udhëtimeve të Pellazgëve?

Tashmë V.C. nuk kishte më asnjë dyshim për këtë!

Alba – Gens!!!

Historia e popullit që adhuronte dhe lexonte yjet!

Kjo ishte historia që do të shkruante...

Historia e ndaluar, e mohuar dhe e vjedhur e një qytetërimi, i cili kishte lënë shenjat e tij nga brigjet e detit të madh, ku perëndonte dielli, deri në brig¬jet e Nilit pjellor!

Mendimi, që askush tjetër përveç tij nuk do ta lexonte atë histori, çuditër¬isht e bëri të përjetonte një ndjenjë lumturie të pazakontë, njësoj si të gjendej përpara mundësisë së shijimit të kënaqësisë të një mekati të ndaluar. Do të shk¬ruante historinë, të cilën kolegët e tij ishin përpjekur për shekuj ta zhduknin. Do të zbulonte emrat e fallsifikuesve, zhdukësve, vrasësve të historise, dhe së fundmi, kur të gjithë ata nga errësira e botës së përtejme kokëulur, (si hajdutët e kuajve në momentin e shpalljes së dënimit!), përpara provave të pakundër¬shtueshme, do të pranonin krimin që kishin kryer, do ta hidhte dorëshkrimin e tij në zjarr për t’i dëshmuar se ai meritonte më shumë se askush tjetër më shumë se të gjithë ata të quhej “Historian”...

Ngjeu penën në bojën e zezë, dhe me vështrimin e ngulur drejt asgjësë, filloi të meditonte frazat e para të historisë së ndaluar!

XV. GRAALI 620- 692

1. Pellazgët! Rrëfenja e një populli të harruar apo historia e një qytetërimi të mohuar?!!

Për shumë shekuj, filozofët dhe historianët helenë e romakë ishin mun¬duar t’i gjenin një përgjigje të kënaqshme pyetjes, se kush ishin këta pellazgët e mallkuar me të cilët ndesheshin sa herë guxonin të kërkonin rrënjët e ditu¬risë mbi të cilat ishin ngritur qytetërimet e tyre, që ata me aq ngulm ishin për¬pjekur t’i kurorëzonin si të perjetshëm. Por nga largësia e shekujve, Pellazgët “hyjnorë”, siç i quante me admirim poeti Homer, (“Hyjnor!? përse? Si mund të guxojë të krahasojë njerëzit me hyjnitë e plotfuqishme të qiellit? Poet i ma-rrë!!!, shanin filozofët dhe historianët, me shpresën se kjo do t’ua lehtësonte disi atë ndjenjën e rraskapitjes, që i ngërthente shpirtin nga pesha dërrmuese e këtyre pyetjeve pa përgjigje... Por më kot, ashtu si Sizifi1, pesha e pyetjeve që sapo kishin zhbërë, me arsyetimin, se Homeri, ashtu si të gjithë poetët, duhet të kishte qenë disi i marrë, i zëvendësohej mbi “shpinë” nga një peshë akoma më e rëndë, ajo e shqetësimit, dhe madje e frikës se ndoshta...!!!

Ndoshta po guxonin të përballeshin me diçka, që ishte më e madhe se ata! Me diçka, që i kapërcente kufijtë e jetës dhe vdekjes njerëzore!), dukej sikur nënqeshnin me ironi nga lartësitë e qiellit apo thellësitë e tokës përpara skenës të përpjekjeve të tyre të lodhëshme, për t’i shpallur të përjetshëm qytetëri¬met të cilave u përkisnin, me poema pompoze, kurora perandorake, fashikuj vëllimesh historike, monumente gjigande, që ngjanin se dëshironin të kapnin majat e qiejve, apo të krahasoheshin me madhështinë e maleve...

Përpjekje, që ndoshta para vështrimit të tyre hyjnor, (siç i quante Homeri!), dhe si rrjedhojë të përjetshëm, linin të njëjtën përshtypje që lënë përpara vështrimit njerëzor, përpjekjet e një morie milingonash në një qiell të mbushur me re shiu, për të lartësuar sa më shumë folezën e tyre, e cila vetëm pas pak minutash rrebeshi do ta fshinte sikur të mos kishte ekzistuar më kurrë. Shpesh herë kishin provuar t’i shmangeshin, përbuznin, qëndronin indiferent, apo madje, edhe të shkatërronin gjurmët që këta të quajturit, (pse jo të mërzitëshmit dhe të mallkuarit!) Pellazgë kishin lënë në memorjen e miteve, legjendave, rapsodive, për të mos folur pastaj për ato të shkruara në një gjuhë te pakuptueshme për ta, (dhe kjo i bënte akoma më të frikëshme!), që Pellaszgët kishin lënë të gdhendura mbi muret e gurta të qyteteve apo në dorëshkrimet e lëkurta, që priftërinjte dhe priftëreshat e tempujve antike i ruanin dhe adhuronin si të ishin të shkruara nga vetë Zeusi. Por më kot …

Pellazgët dukej sikur ishin kudo!!!

Emrat e qyteve të tyre, ato gjurmë dëshmonin, se ishin vënë nga Pellazgët!!!

Pas emrave, miteve dhe ceremonive, me të cilët ata shprehnin adhurim¬in ndaj atyre hyjnive, që tashmë i quanin me mendjemadhësi të “tyre”, qën¬dronin sërishmi Pellazgët, (e si mund t’i zije besë një hyjnie, që nuk ishte e jotja por e dikujt tjetri?!! Një hyjnie, emri i së cilës ishte pjellë e një gjuhe të pakuptueshme për ty?). Shkrimi, me të cilin sundimtarët nënshkruanin urd¬hërat e luftës dhe të paqes, tregëtaret përpilonin listat e mallrave që do të blenin apo shisnin, dhe te dashuruarit shprehnin brengat e zemrës...!!!

Ishte “shpikur” nga Pellazgët!

Fshatarët e paditur, ndërsa admironin tokën për të cilën derdhnin aq djer¬së për ta punuar, i thoshin me krenari njëri-tjetrit, se e “kishin punuar tamam ashtu siç etërit e tyre kishin mësuar nga Pellazgët!”. Në çdo skaj të brigjeve të Mesdheut, në të cilët dëshirat e hyut të erërave shtynin anijet helene, gjendej gjithmonë dikush, që ua prishte gëzimin e zbulimit, ndërsa përpiqej t‘u shpje¬gonte se ata nuk ishin aspak të parët që kishin arritur në atë vend, sepse të parët ishin...

Pellazgët!
Në ishujt e pafundëm të Egjeut të kaltër, Kretë, Azinë e Vogël, Lindjen e Mesme, Egjipt, Libi, Itali...
Kudo helenët dhe romakët ishin ndeshur me gjurmët e këtij qytetërimi “nënë”, pa të cilin qytetërimet e tyre, thjesht nuk do të kishin ekzistuar...
Kjo do të thoshte se ata nuk ishin aspak “krijuesit dhe dhuruesit e qytetëri-mit” nën flamurin e të cilit, perandoria e tregëarëve helenë, dhe më pas ajo ushtarake e romakëve do të përpiqej për shekuj, justifikonte dhe përligjte për¬pjekjet për sundimin e popujve, të cilët nuk ishin as romakë dhe as helenë. Dhe këtë, ata nuk mundej ta pranonin...
Nuk mundej ta lejonin!
Së pari, ndoshta sepse kujtesa historike e qytetërimeve të tyre i “ngja-nte asaj të një femije”2, historianët helenë dhe romakë, pa kuptuar, (apo pa dashur të kuptonin!), se pas emrit “Pellazg” fshihej qenësia e një qytetërimi me një histori dhjetra shekullore, do të arrinin në përfundimin e përshpej-tuar apo të qëllimshëm, se këta pellazgët ishin një fis ivetëm njerëzish, duke e kufizuar edhe historinë e tyre, në një hapësirë krejtësisht të ngushtë ko¬hore dhe gjeografike. Nuk mundemi të dëshmojme me siguri se sa kishte ndihmuar në arritjen e këtij përfundimi mendimi, disi lehtësues, se pellazgët përbënin një popull, të cilin mund ta quaje (konsideroje) tashmë të zhdu¬kur, thjesht sepse tashmë asnjë popull nuk e quante vetveten me këtë emër, (edhe pse, nga ana tjetër, historianët helenë dhe romakë, farë mirë e dinin se ishin të shumtë popujt që me krenari do të pohonin ashtu sikurse edhe pellazgët, se ishin të “lindur nga Toka” apo “pasardhës të të parëlindurit nga toka”!), dhe si të tillë nuk mund të “kërkonin” atë që ishte e tyre, duke vënë kështu në dyshim parësinë dhe qytetërimin helen së pari, dhe të atij ro¬mak më pas. Por kjo mendësi e pranimit, se gjithçka, (çdo mit apo dituri!), e kishte origjinën tek pellazgët, për të cilën historianët heleno-romakë, nëse do të kishin mundësinë të huazonin “gjuhën” e historianëve “modernë”, do ta quanin “Panpellazgjizëm”, nuk shpjegonte aspak se si ishte e mundur që në këtë hapësirë të ngushtë kohore, (gjatë së cilës, sipas historianëve heleno-romakë, kishte jetuar “populli”, të cilin ata e quanin si “pellazge”!), sa dhe gjeografike, (vendbanimi fillestar i pranuar nga historianët heleno-romakë si i popullit të pellazgëve, ishte e quajtura “Arkadia” apo më saktë pjesa qen¬drore e Peleponezit!), këta (pellazgët!) kishin mundur të linin gjurmët e tyre në historinë dhe mitet e mbarë popujve të Mesdheut. Dhe ishte pikërisht mungesa, mund të themi, e kërkuar sa edhe e dëshiruar por edhe e për¬gatitur e kësaj përgjigjeje, që historianët heleno-romakë do të shfrytëzonin më pas edhe për ta mohuar “Panpellazgjizmin” të përmbledhur në pohimin: “gjithçka është Pellazge”, dhe zëvendësuar atë me pohimin: “asgjë nuk është pellazge”, thjesht sepse pellazgët nuk kanë ekzistuar”...
Duke i dhënë jetë kështu teorisë, aq shumë të suksesshme edhe në ditët e sotme, (të mbështetur nga shumë historianë modernë!), e cila mohon ekzis¬tencën historike të pellazgëve, duke e konsideruar këtë popull si një prodhim të përrallave dhe miteve. Cikli ishte kryer dhe, nga “gjithçka është pellazge”, historianët heleno-romakë kishin arritur në përfundimin e dëshiruar, se duke qenë se, ishte e pamundur që “gjithçka të ishte pellazge”, atëherë nuk ngelej (mbetej) veç se të pohoje se “asgjë nuk ishte pellazge”, dhe si rrjedhojë, kjo “gjithçka “ nuk mund të ishte asgjë tjetër veçse helene apo romake!
Por, jovetëm kaq...!!!
Me krijimin e “Panpellazgjizmit”, historianët heleno-romakë i kishin dhu-ruar një populli tashmë të quajtur të zhdukur, (përfundim ky i arritur, mbi arsyen qesharake, se asnjë popull i kohës së tyre, nuk mbante më këtë emër!), edhe historinë e shumë popujve të tjerë, të cilët kishin përhapur farat e qytetërimit, (kulturën dhe historinë e tij!), të cilit i përkisnin, deri në skajet më të largëta të Europës antike, ndërsa, me mohimin e “panpellazgjizmit” kishin mundësuar edhe mohimin, harresën, vjedhjen, transformimin dhe përçudnimin e kulturës të gjithë këtyre popujve. Një harresë, vjedhje, trans¬formim, përçudnim, të cilën historia e Evropës dhe e popujve të saj vazhdon ta vuajë si një sëmundje me pasoja shpesh herë tragjike, e cila transmetohet si një mallkim i errët brez pas brezi. Pikërisht me këtë mallkim, (që farë mirë mund ta quajmë i së “vërtetës së mohuar”!), apo më saktë, me çështjen e pe-llazgëve do të guxonin pas shumë shekujsh të përballeshin me ndruajtje his¬torianët dhe gjuhëtarët profesionistë apo amatorë, (shpesh herë këta të dytët, do të ishin në kërkimet e tyre shumë më të suksesshëm se të parët!). Apo më saktë, do të ishin “Pellazgët”, ata të cilët do t’u zinin udhën duke u dalë përpara nga do që përpiqeshin të hapnin një shteg në errësirën e origjinës së qytetërimit Evropian. Pyetjet, që dikur aq shumë kishin shqetësuar gjumin e historinëve antikë, tashmë, si të ishin ngritur nga varri, filluan papritmas të shqetësonin edhe gjumin e akademikëve Evropianë...
Kush ishin Pellazgët?
- “Oh zot, kishim menduar se kjo pyetje kishte vdekur njëherë e përgjith¬një!”, - pëshpëritet se kishte hungëryer me inat një akadamik i nderuar, ndërsa lëçiste plot bezdi përfundimet e një farë Johan Georg von Hahn3, emër ky krejtësisht i panjohur për lartësinë perandorake mbi të cilën qëndronte xxx¬rigia e tij akademike. Juristi dhe dipllomati Hahn, në “Albanesische Studien” (Jena, 1854), me ndihmën e një morie dëshmish mbronte idenë, (“Njësoj si të mbronte në sallën e gjyqit një të pandehur të akuzuar padrejtësisht!”, kishte menduar padashje akademiku, dhe befas ideja, edhe pse aq absurde, e ekzis¬tencës së një gjyqi ndoshta qiellor, i cili do vendoste dënimin që priste të gjithë ata, që në kohë ishin përpjekur të zhduknin gjuhën e pellazgëve hyjnorë e bëri te dridhej!) se...

Ilirët dhe Pellazgët flisnin të njëjtën gjuhë, po aq sa edhe ruanin kujtesën, e një kulture të përbashkët, dhe për këtë arsye mund të thoje fare mirë se...

Pellazgët ishin ilirë, po aq sa mund të thoje, se ilirët ishin pellazgë. Për të njëjtat arsye edhe shumë popuj te tjerë, të konsideruar padrejtësisht nga his¬torianët, si krejtësisht të ndryshëm midis tyre, siç ishin Etruskët, Maqedonasit apo Epiriotët, mund të quheshin pellazgë po aq sa edhe ilirët. Por juristi Hahn, (“I marri!”, Hahn, do të belbëzonte urrejtshëm akadamiku!), nuk do të mjafto¬hej me kaq por do të deshmonte se...

Gjuha pellazge ishte akoma e gjallë, në gjuhën që fliste edhe sot e asaj dite një popull i harruar i Ballkanit, të cilët e quanin veten me një emër aq të vështirë për t’u shqiptuar, që me sa akademiku ishte në dijeni, mund të përk¬thehej “Bijtë e Shqiponjës”, por që gjermanët i quanin “Albaner”, italianët i quanin “Albanes”, anglezët “Albanien”, turqit “Arnaut”dhe grekët “Arvanit”. Sikur të mos i mjaftonte problemi, (“Më mirë të themi çmenduria!”, kishte mërmëritur i vrenjtur akadamiku!), i “ringjalljes nga varri”, të diskutimit mbi gjuhën e pellazgëve, të cilët historia zyrtare prej qindra shekujsh e kishte deklarur të vdekur...

Akademikut, papritmas iu kujtua, se së fundmi, shumëkush nga politikanët e lartë të diplomacisë evropiane, sikur thuajse, të bëhej fjalë për ekzistencën e një populli që rrëfehej, se ndoshta jetonte diku mes pyjeve të pakalueshme të Amazonës në Brazilin e largët, apo në mes të xhunglës së errët afrikane dhe jo në zemër të Evropës, kishte filluar të këmbëngulte se ekzistenca e këtij pop¬ulli, që gjermanët e quanin “Albaner”, anglezët “Albanien”, e kështu me rradhë, ishte pjellë e një marrie kolektive mbarë evropiane, sepse në të vërtetë, nuk ekzistonte dhe as kishte ekzistuar ndonjëherë një popull me këtë emër4.
- Një gjuhë e një populli të vdekur, që ngrihet nga varri, për t’u folur nga një popull, të cilin askush nuk e di nëse ekziston apo jo! Ç’përrallë është kjo? - psherëtiu i lodhur akademiku.
Për më shumë se një shekull, pjesa dërrmuese e kolegëve evropianë të akademikut tonë, do të zgjidhnin të injoronin, (dhe kur kjo nuk ishte e mun¬dur!), të përbuznin, të zhbënin, hipotezën apo përfundimet, në të cilat arrinte studimi i Johan Georg von Hahn mbi çështjen Pellazge, duke u bërë luftëtarë të verbër të teorisë së vjetër, se ekzistenca e një populli të quajtur pellazgë, ishte thjesht një prodhim i fantazisë të miteve helene (të cilat çuditërisht vetë helenët pohonin se i kishin trashëguar nga të quajturit pellazgë!)...

Kёto fragmente ju  ndezёn kureshtjen? Dёshironi tё mёsoni mё shumё  sa edhe tё njihni fundin  e  historisё sё Graalit apo me saktё tё  udhёtimit dhjetra shekullor nё kёrkim tё se vёrtetёs qё legjenda  tij do tё mbarte nё kohё?  Sigurisht pёr tё mёsuar vazhdimin e historise duhet tё bleni librin  dhe ju siguroj se nuk do tё zhgёnjeheni !!!!
gjilanasi
gjilanasi

361


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Graal, shpirti i humbur i Evropës dhe historia e mohuar e Alba - Gens Empty Re: Graal, shpirti i humbur i Evropës dhe historia e mohuar e Alba - Gens

Mesazh  Elsavrana 01.04.15 1:26

Eshte nje liber i duhur per ne te gjithe, informacioni m'u duk i qarte dhe me hapi syte per shume gjera.
Elsavrana
Elsavrana

33


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Graal, shpirti i humbur i Evropës dhe historia e mohuar e Alba - Gens Empty Re: Graal, shpirti i humbur i Evropës dhe historia e mohuar e Alba - Gens

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi