Parimi i Lutjes
EXPLORER UNIVERS :: PRAKTIKË :: Lutje
Faqja 1 e 1
Parimi i Lutjes
Unë mendoj se është e nevojshme një shpjegim i vogël rreth parimit të Lutjes për të kuptuar funksionimin e saj.
Lutja, çfarëdo qoftë forma e saj, është një thirrje dhe perdorim i energjisë personale. Ajo që ne përmbajmë në mënyrë natyrore, mënyrë dhe si një qëllim për të mbrojtur vetveten dhe të tjerët.
Për këtë arsye lutja është një formë e magjisë, sepse është manipulimi i energjitë në mikrokozom për t’u manifestuar në makrozom.
Lutja dërgon energji që janë në raport me energjinë e entiteteve që thirren në atë lutje.
Prandaj sa më mirë që ju e njihni entitetin e thirrur me anë të lutjes ju më mirë do të kontrolloni energjinë që ju lëshoni, pra, nga vetë lutja.
Kjo është arsyeja pse themi se lutja është më efikase nëse ajo bëhet " me zemër"; duke lexuar ne nuk i thërrasim energjitë tona, ne vetëm do të recitojmë një tekst, ndërsa një lutje spontane (nganjëherë në formë intuitive) thërret energjitë tuaja.
Për këtë arsye Lutja nuk thërret entitetet por ENERGJITË TUAJA të pastra “të kopjuara” me ato të një entitetit apo të një lloj energjie universale. Dhe si pasojë ju do të reagoni dhe veproni.
Kjo është arsyeja pse gjatë sulmeve të përsëritura të entiteteve të ulta astrale ju shterren energjitë dhe lutjet tuaja përfundimisht pushojnë të jenë efikase, sepse nuk keni më energji për t'i thirrur për tu mbrojtur.
Magus- Kërkoni të vërtetën në praktikë dhe jo me spekulime.
Çfarëdo qoftë niveli i teorive që ju mund të zhvilloni, ato do të mbeten gjithmonë masturbim intelektual.
101
EXPLORER UNIVERS :: PRAKTIKË :: Lutje
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi