Llojet e frikës nga vdekja
Faqja 1 e 1
Llojet e frikës nga vdekja
Frika nga vdekja është dukuri normale dhe kohë pas kohe na kaplon secilin prej nesh. Por, pavarësisht asaj se çfarë lloji është ajo frikë dhe sa ju “paralizon” dhe pengon jetën normale, me të jetohet më lehtë apo më vështirë.
Të gjithë i frikësohemi vdekjes deri diku. Por meqenëse hulumtimet tregojnë që shumë më vështirë është të jetohet qetë dhe në paqe nëse kemi fobi nga vdekja, është e rëndësishme që gjatë jetës të përballeni me këtë frikë dhe ta mposhtni.
Frika nga vdekja është dukuri normale dhe kohë pas kohe na kaplon secilin prej nesh. Por, pavarësisht asaj se çfarë lloji është ajo frikë dhe sa ju “paralizon” dhe pengon jetën normale, me të jetohet më lehtë apo më vështirë.
Të gjithë i frikësohemi vdekjes deri diku. Por meqenëse hulumtimet tregojnë që shumë më vështirë është të jetohet qetë dhe në paqe nëse kemi fobi nga vdekja, është e rëndësishme që gjatë jetës të përballeni me këtë frikë dhe ta mposhtni.
Disa hulumtime më serioze tregojnë që femrat në përgjithësi tregojnë frikë më të madhe nga vdekja se sa meshkujt, ndoshta pse femrat e pranojnë dhe flasin më lehtë për këtë temë se sa meshkujt.
Hulumtimi interesant nga Tajvani i publikuar në “Journal of Pain and Symptom Management”, ka treguar që frika nga vdekja, në fakt nuk zvogëlohet me vite. Por, i njëjti hulumtim ka zbuluar që "frika nga vdekja reduktohet pasi që pacienti pranohet në departamentin për mjekësi lehtësuese dhe hospitalizim. Ky program është jashtëzakonisht i dobishëm për të sëmurët e pashërueshëm dhe familjet e tyre në shtëpinë e tyre ose institucione. Ekspertët konsiderojnë që njohuritë dhe mbështetja që marrin pacientët e zvogëlon konsiderueshëm ankthin.
A e dini që personat jashtëzakonisht religjiozë kalojnë më lehtazi nëpër rrugë, më të shkujdesur se shumica e të tjerëve? Kjo me siguri është pasojë e frikës shumë të vogël ose pse nuk kanë frikë fare nga vdekja, ka treguar një hulumtim. Shpresa në ringjallje u jep forcë të madhe atyre që e kanë, por nuk duhet të shkohet në ekstrem. Qëndrimin e vet duhet ta balancojnë duke treguar respekt më të madh ndaj jetës, siç ka bërë për shembull Jezusi kur ka refuzuar të kërcejë nga muri i madh për ta sprovuar Zotin (kjo do të ishte logjike sepse shumica e njerëzve religjiozë, duke përfshirë të gjithë të krishterët dhe myslimanët, por edhe pjesëtarët e shumë religjioneve tjera, e përjetojnë Jezusin si mësues fetar).
Llojet e frikës nga vdekja
Frika nga dhimbjet dhe vuajtjet
Shumë i frikësohen vdekjes së dhimbshme, por kjo fobi është më e shpeshtë tek të sëmurët nga kanceri dhe sëmundjet tjera. Është krejtësisht normale frika nga dhimbja dhe vuajtja e cila ndonjëherë i paraprin vdekjes, prandaj është e zgjuar që me kohë të merrni masat e balancuara të parandalimit të cilat do të reduktojnë mundësinë që të përjetojmë vdekje të dhimbshme dhe të parandalojmë zhvillimin e disa sëmundjeve të këqija.
Frika nga e panjohura
Vdekja është gjendje skajshmërisht e panjohur. Është në natyrën tonë nevoja për të kuptuar dhe dhënë ndonjë kuptim botës rreth nesh, por askush nuk mund të thotë që e kupton vdekjen në tërësi.
Frika nga mosekzistenca
Shumë frikësohen që vdekja do të çojë deri te ndalja e ekzistencës së tyre. Edhe në Bibël shkruan: “Mos harro njeri që je pluhur dhe që në pluhur do të shndërrohesh”. Prandaj kjo frikë nuk është e pranishme vetëm tek ateistët dhe agnostikët por edhe te personat religjiozë. Megjithatë, shumë frikësohen që besimi i tyre në jetën e përtejmë nuk është i vërtetë.
Frika nga mundimet e përhershme
Për çudi, kjo frikë nuk i mundon vetëm ata që besojnë. Shumë frikësohen që pas vdekjes do të dënohen për atë që kanë bërë ose nuk kanë bërë gjatë jetës. Frika nga ferri dhe vendet e ngjashme sot është më e dobët se në të kaluarën për shkak të kuptuarit më të mirë të librave të shenjtë ose humbjes së plotë të religjionit që është dobësuar, por nuk është zhdukur në tërësi.
Frika nga humbja e kontrollit
Është në natyrën njerëzore që dëshiron të kontrollojë situatën. Por vdekja del nga kuadri i kontrollit tonë. Prandaj disa do të tentojnë që kontrollin ta vendosin me sjellje ekstreme – me kujdesin e jashtëzakonshëm për shëndetin dhe sjelljen e kujdesshme. Pyetni të afërmit tuaj mos e keni tepruar me brengën për shëndetin.
Frika nga ajo se çfarë do të ndodhë me personat e dashur
Ky është më së shpeshti rasti te prindërit e rinj dhe të ndarë – frikësohen se çka do të ndodhë me fëmijët e tyre nëse ata nuk janë më. Është e kuptueshme që ndoshta i frikësoheni edhe frikës nga vdekja e personit të dashur. Nëse frikësoheni që vdekja juaj do të jetë goditje e rëndë për të dashurit tuaj, edhe kjo është po ashtu natyrale. Megjithatë, duhet të pranohet që nuk mund të kontrollojmë gjithçka. Mjafton që të bëni disa hapa të arsyeshëm, siç është përpilimi i testamentit, gjetja e personit, i cili është i gatshëm të kujdeset për fëmijët tuaj nëse vdisni, pagimi i sigurimit jetësor dhe shpenzimet e varrimit.
Frika e pashëndetshme nga vdekja
Frika nga vdekja mund të jetë fobi e vërtetë nëse pengon jetën e përditshme. Mund të jetë gjithmonë në mendimet tuaja dhe të ndikojë në vendimet që i merrni. Nëse jo ndodh edhe me ju, jeni të sëmurë nga tanatofobia ose nekrofobia. Tanatofobia është frika nga gjërat e lidhura me vdekjen ose vdekshmërinë, si kufomat ose varrezat, ndërsa nënlloj i saj është nekrofobia, frika nga kufomat.
Frika e shëndetshme nga vdekja
A është e mundshme që frika nga vdekja të jetë e shëndetshme? Sigurisht. Në shumë raste është ajo që na mban në jetë dhe parandalon marrjen e vendimeve të pamenduara gjatë vozitjes ose situatave tjera të rrezikshme. Përveç kësaj, frika e shëndetshme nga vdekja na përkujton që jetojmë relativisht shkurt dhe që jetën duhet ta kalojmë në formë më kuptimplotë, të rrethuar me ata që i duam dhe duke u marrë me aktivitetet që na bëjnë me të vërtetë të lumtur.
gjilanasi- 361
Similar topics
» Frika - Fobite
» Intuita e Frikës
» Shërbimet Sekrete dhe prodhimi i frikës
» Ufo - Llojet
» Llojet e Xhindeve
» Intuita e Frikës
» Shërbimet Sekrete dhe prodhimi i frikës
» Ufo - Llojet
» Llojet e Xhindeve
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi