EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

A DUHET TE DIME ATE QE NUK DO TA NJOHIM ME KURRE NE TE ARDHMEN TONE

Shko poshtë

A DUHET TE DIME ATE QE NUK DO TA NJOHIM ME KURRE NE TE ARDHMEN TONE Empty A DUHET TE DIME ATE QE NUK DO TA NJOHIM ME KURRE NE TE ARDHMEN TONE

Mesazh  BESVIT2014 08.02.15 17:47

Po flasim per kete Bote moderne, te ashtuqujtur civilizuese. Vertete krahasuar me kohet parahistorike ne fakt tani me jetojme ne nji Bote me te zhvilluar e me perparimtare.

Po te ia hedhim nji veshtrim te shkurter shoqerisE njerezore neper epoka te ndryshme te Historise na del se ma heret shoqeria njerezore ishte me e organizuar dhe me e bashkuar, nderkohe qe tani me kemi nje bote e cilla ngadal por sigurt po shkone drejte degradimit si shoqeri njerezore. E ku jane faktet do pyesni ju me te drejte ?

Po ju jap vetem disa fakte shum te vogla ku sa per fillim po flasim per familjen si tradite dhe virtyt njerezor qe e kishim dikure, ne fakt e kemi ende deri diku po ne binaret e rrezikshmerise. Ishin familje te medha te bashkuara dhe kishin dashuri njerezore te pa parashikueshme, ndersa tani ngadal familja ne shoqerin njerezore po vjen duke u zhduke dhe njerzit ma me deshire preferojne nji jete vetem ( sidomos gjeneratat e reja ) dhe duke posedu nji Qen apo nji Mace se sa nji grua dhe femij, apo me me deshire jetojn gjeneratat e tashme te reja ne boten VIZUALE  se sa ne boten fizike te dashuris ndernjerezore.

PRA ne duhet ta dijme kete sote se si ishim si familje sepse kjo do mbetet vetem si histori e jo ma shume ne 30-50 vjetshin e ardheshem ndoshta sdo flitet me per shoqeri te organizuara dhe familje te organizuara, dhe kete duhet ta dijm e ta kujtojme sote qe ne te ardhmen ndoshta gjeneratat e reja ase qe do dijne per nji organizim familjare e shoqerore qe kishin paraardhsit e tyre.

Sote kan fillue njerezia ma pak ta vizitojne njeri tjetrin sepse kete tash po ezavendeson bota vizuale Interneti e telefonat e kompjuterat. Kjo duket te jete DIÇKA lehtesuese per njerezimin pore duke u bere VETIAK ne jete do e humbin edhe ate dashurin njerezore- ndernjerezore qe e kishim si shoqeri.

FTOHENI ne nji dasem ne salle restorantesh dhe menjihere po sa te hyni mbrenda fillone ajo zhurma mbytese e muzikes dhe pak lehet hapsire qe dikush me dikend te ulen dhe bisedojne DIÇKA apo te qmallen ndermjete vetes. Perjashtim bene dikush qe afrohet sa per te pershendetur shkurt nji te aferm ne tavolinen tjeter dhe pos ndrrimit te numrave telefonit dhe nja dy-tri fjale ska me asgje me shume dhe fundi vjen me parullen:  HAJT SE SHIHEMI, dhe kjo hajt se shihemi mbetet si parulle se vertete kjo ne 95% te rasteve ata nuk vazhdojne me kontaktin pos nese kjo ndodhe rastesishte ne ndonji darsem tjeter.

Bashkesia familjare e shoqerore ishin organizime qe i zgjodhi njeriu per veten e vete dhe beri qe te kete dashuri e miresi te ndersjellte, ndersa tani kjo po thuaj ka filluar te zbehet dukeshem. Shiqoni rinin ne nji rruge te qytetit çdo i dyti-treti me nji AIFON ne dore dhe i lidhur keshtu ngushte vetem me boten vizuale qe nuk eshte DIÇKA tjeter veq se manipulim i njeriut nga njeriu, tingllone qesharake por keshtu po krijohet nji gjenerate absolute e njerzve qe pos qe do jene te kontrolluar deri ne detaje do jene edhe te manipuluar, po ashtu keshtu po krijohen ngadal ( budallenje) te shumte qe shoqerite e caktuara ta kene ma leht ti shfrytezojne e manipulojne ne inters te xhepit te vete.

Nji gjyshe kishte bere qindra kilometra per ti vizituar Nipat e vete dhe kure ajo erdhi ti takoj u shtang e u befasua qe nga ky takim ajo vetem sa mori pamjet dhe nipave te vete dhe nja dy tri fjale e jo ndonji perqafim te ngrohte pasi qe Nipat ishin ulur ne Kompjuter e Smartfon e pos nji fjale " ku gjyshe " edhe ate pa hequr syte nga bota vizuale ata as qe e ndjene se gjyshja kishte ardhur nga larg per ti vizituar, po ne fakt ajo mbeti vetem e shokuar...!!

Te ndalemi tek disa VIDEOLOJRA te vrazhda me lufte e me arme, ja pra kjo si nocion i nxitjes per dhune do e bene ne te ardhmen nji gjenerate njerzish te dhuneshem dhe te pa dhimbeshem ndaj njeri tjetrit, e ÇKA gjason kjo? Kjo gjason gati ne sjellje shtazarake bile tek shtazet kemi madje disa veti te caktuara humane qe edhe na i tejkalojne neve si njerz.

Nuk dua ketu te aludoj se e tera eshte "budallaki" po mbase sikur eshte bere pak i tepert ky INVAZION i botes elektronike ne Boten tone te mbrendeshme shpirterore.


Pra ne fund ta dijm edhe nji here ate qe sdo e dijme ne te ardhmen se ishim njerz te organizuar ne familje te ngrohte, se ishim shpesh bashk, se qeshnim e qanim se bashku, se i ndanim kohrat e mira e te kqia ndermjete vete.....kjo ne gjeneratat e ardhme nuk e besoj se do dihet me pasi qe truri i tyre tashme ia ka flllue te shperlahet nga kjo kohe e vrazhdet dhe bote esktremishte vizuale- artificiale e jo nayrore.
BESVIT2014
BESVIT2014

2


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi