Përse nuk mund të zhduket feja
3 posters
Faqja 1 e 1
Përse nuk mund të zhduket feja
Një numër gjithnjë e më e madh njerëzish thonë se, janë të bindur që jeta përfundon me vdekjen, se nuk ekziston Zoti, nuk ekziston jeta e përtejme dhe plani hyjnor i njerëzimit.
Mendohet si ky është qëndrim që po merr famë botërore, pavarësisht mendimit të përgjithshëm se nuk është detyrimisht diçka e mirë. Në disa vende të botës, ateizmi është bërë shumë i përhapur. “Ekzistojnë më shumë ateistë në botë sot dhe përbëjnë një përqindje të madhe të njerëzimit”, thotë Phil Zuckerman, profesor i Sociologjisë dhe Studimeve laike në Kolegjin Pitzer të Kalifornisë. Sipas sondazhit të mbi 50 mijë njerëzish nga 57 shtete të ndryshme të botës, numri i individëve që pretendojnë se besojnë në Zot ka rënë nga 77 për qind, në 68 për qind përgjatë viteve 2005-2013.
Edhe pse ateistët nuk mund të jenë kurresesi shumica, a do të thotë kjo se bota po shkon drejt laicizmit? Nëse trendi i viteve të fundit vazhdon të jetë i njëjtë, a mund të zhduket një ditë besimi fetar nga njerëzit? Është e pamundur të parashikosh të ardhmen, por ekzaminimi i gjërave që njohim nga feja, përfshirë këtu mënyrën se si evoloi dhe arsyet që i shtynjë njerëzit të besojnë ose jo në Zot, mund të na japin një pamje të përgjithshme se si do të zhvillohet marrëdhënia jonë me hyjnoren gjatë dekadave të ardhshme.
Dijetarët vazhdojnë të mos bien dakort, kur bëhet fjalë për faktorët që shtyjnë një individ ose një komb të tërë drejt ateizmit, megjithatë ka disa ngjashmëri. Arsyeja kryesore që i josh njerëzit drejt fesë është, sepse ofron siguri në një botë të pasigurt. Për këtë arsye, vendet që kanë normën më të lartë të ateizmit në botë janë ato që i ofrojnë qytetarëve të tyre nivel të lartë jetese si dhe stabilitet të madh politik dhe ekzistencial. “Siguria në shoqëri duket se e dobëson ndjeshëm besimin fetar”, thotë Zuckerman. Kapitalizmi, aksesi ndaj teknologjisë dhe edukimi gjithashtu lidhen me zbehjen e fesë në disa shoqëri të zhvilluara.
Kriza e besimit
Japonia, Britania e Madhe, Kanadaja, Korea e Jugut, Holanda, Republika çeke, Estonia, Gjermania, Franca dhe Uruguai janë vende ku besimi fetar ka qenë tepër i rëndësishëm në shoqëri vetëm një shekull më parë, por në ditët e sotme kanë nivelet më të ulët në botë të besimit. Këto vende kanë sisteme shumë të forta edukimi dhe sigurie sociale, pabarazi të ulët dhe janë vende relativisht të pasura. “Me pak fjalë, njerëzit janë më pak të frikësuar jetën dhe të ardhmen e tyre”, thotë Quentin Atkinson, psikolog në Universitetin Auckland të Zelandës së Re.
Megjithatë, dobësimi i besimit fetar duket se përhapet si epidemi edhe në vende që vazhdojnë të jenë shumë fetare si Brazili, Xhamaika dhe Irlanda. “Shumë pak shoqëri të botës janë sot më fetare në krahasim me 50 vitet e kaluara”, thotë Zuckerman. “I vetmi përjashtim është Irani, por kjo nuk është diçka e sigurt, sepse një pjesë e njerëzve laikë mund ta fshehim besimin e tyre për shkak të frikës nga regjimi”. Përjashtim përbën gjithashtu edhe Amerika, pasi është një nga vendet më të pasura në botë, por ruan përsëri nivele të larta besimi në shoqëri.
Megjithatë, sipas Ara Norenzayan, sociologe e Universitetet Britanik në Kanada, reduktimi i besimit fetar nuk do të thotë zhdukje. Siguria ekzistenciale është diçka tepër e brishtë. Për një sekond gjithçka mund të ndryshojë: një shofer i dehur mund të vrasë një të afërmin tuaj, një uragan mund të shkatërrojë qytetin apo doktori mund t’ia japë një diagnozë fatale. Duke qenë se ndryshimi i klimës parashikohet të sjellë shkatërrim në botë dhe rezervat natyrore vazhdojnë të pakësohen, kohët e vështira dhe vuajtjet mund të ushqejnë më shumë besimin fetar. “Njerëzit duan ta shmangin vuajtjen, por kur ndodhen përballë saj kërkojnë të gjejnë një kuptim, një mënyrë për ta luftuar”, thotë Norenzayan. “Në një farë mënyrë, feja duket se i jep një kuptim vuajtjes dhe ofron shpresë më tepër se çdo ideologji tjetër ateiste”.
Ky fenomen shihet gjithmonë në dhomat e spitaleve apo në zonat e shkatërruara të botës. Në vitin 2011, një tërmet i madh goditi zonën Christchurch të Zelandës së Re, një shoqëri tepër laike. Më pas, u vërejt një përhapje e menjëhershme e fesë ndërmjet njerëzve që kishin përjetuar katastrofën, por pjesa tjetër e vendit vazhdoi të qëndronte laike. “Nëse eksperiencat e vështira do ta nxisnin ateizmin, atëherë e gjithë bota do të ishte ateiste”, thotë Zuckerman.
Zoti në mendje
Gjithsesi, edhe sikur të gjitha problemet e botës të zgjidheshin dhe njerëzit të jetonin në paqe dhe barazi absolute me njëri-tjetrin, feja do të ekzistonte përsëri. Kjo ndodh, sepse besimi në Zot duket se është i gdhendur në mendjen njerëzore, në neuropsikologjinë e species tonë, falë një ndryshimi të ndodhur gjatë evolucionit.
Për të kuptuar këtë fenomen duhet të futemi në teorinë e procesit të dyfishtë. Kjo teori psikologjike thekson se njeriu ka dy forma kryesore mendimi: Sistemi 1 dhe Sistemi 2. Sistemi 2 ka evoluar më vonë se i pari dhe është zëri në kokën tonë që e dëgjojmë të na flasë vazhdimisht, që na lejon të planifikojmë dhe të mendojmë në mënyrë logjike.
Sistemi 1, është mendimi intuitiv, instiktiv dhe automatik. Këto aftësi zhvillohen gjithmonë në qeniet njerëzore, pavarësisht vendit ku lindin dhe kombësisë që marrin. Nuk janë gjë tjetër vetëm se mekanizma të mbijetesës. Sistemi 1 është aftësia e lindur që na shtyn larg rrezikut, që na bën të flasim gjuhën mëmë pa u menduar dhe i jep foshnjës aftësinë për të kuptuar se kush janë prindërit e tij dhe të dallojnë frymorët nga jofrymorët. Ky sistem na shtyn vazhdimisht të kuptojmë më mirë botën dhe të kërkojmë një kuptim për evente që duken si të rastësishme siç janë katastrofat natyrore apo vdekja e të afërmve.
Përveç se na ndihmon të kuptojmë rreziqet në botë dhe të gjejmë një partner për të kaluar jetën sëbashku, dijetarët mendojnë se, Sistemi 1 është ai që ka lejuar fenë të evolojë dhe ngulitet. Sistemi 1 na detyron instiktivisht që të analizojmë forcat e natyrës kudo që shkojmë. Mijëra e mijëra vite më parë, ndoshta ky sistem i ka ndihmuar njerëzit që të shmangin rreziqet siç ishin kafshët e egra. Sistemi 1 na ka bërë gjithashtu të dobët përballë ekzistencës së gjërave të padukshme, siç mund të jetë Zoti i mëshirshëm që na mbron nga lart, djalli që përpiqet të shtyjë në tundim apo një përbindëshat që na bëjnë të kemi frikë nga errësira.
Po kështu, Sistemi 1 na shtyn që t’i shohim gjërat të dyzuara, pra e kemi të vështirë ta konsiderojmë mendjen dhe trupin si diçka të vetme të pandashme. Kjo tendencë ka lindur shumë herët në të gjitha kulturat e botës dhe njerëzit janë të bindur se kanë një shpirt të pavdekshëm, se esenca e tyre si person ka ekzistuar para lindjes së tyre dhe se pas vdekjes shpirti vazhdon të jetojë. Kjo bindje gjendet në të gjitha besimet fetare.
“Një psikolog skandinav dhe mik i imi që është ateist, më ka thënë se vajza e tij 3-vjeçare një ditë i tha se, Zoti është kudo gjatë gjithë kohës. Ai dhe gruaja e tij nuk ia kishin idenë se nga e kishte marrë një ide të tillë”, thotë Justin Barrett, drejtues i Qendrës së Zhvillimeve Njerëzore në Kaliforni dhe autor i librit “Besimtarë të lindur”. “Për vajzën e tij, Zoti ishte një grua e moshuar, kështu ai ishte i bindur se këtë ide nuk e kishte marrë nga Kisha.
Për një sërë arsyesh, shumë dijetarë janë të bindur se besimi fetar është një nënprodukt i prirjes që qenieve njerëzore drejt njohjes”, thotë Robert McCauley, drejtues i Qendrës së Mendjes, Trurit dhe Kulturës në Universitetin e Atlantës dhe autor i librit “Përse feja është natyrale dhe shkenca nuk është”. “Fetë janë bindje kulturore, të cilat kanë evoluar, duke shfrytëzuar aftësitë natyrore të njeriut”.
Vese që nuk harrohen lehtë
Ateistët nuk e kanë aspak të lehtë. Ata duhet të luftojnë kundër të gjithë bagazhit të tyre kulturor dhe evolucionar. Qeniet njerëzore janë natyralisht të programuara për të besuar se janë pjesë e diçka më të madhe se vetja dhe se jeta nuk është diçka e thjeshtë dhe kalimtare. Mendja njerëzore ka nevojë për qëllime dhe shpjegime po aq sa stomaku ynë ka nevojë për ushqim. “Nëpërmjet edukimit, shkencës dhe mendimit kritik, njerëzit mund të rreshtin së besuari në intuitën e tyre”, thotë Norenzayan. “Megjithatë, intuita është aty, nuk zhduket”.
Nga ana tjetër, shkenca, sistemi pas të cilit ateistët dhe jobesimtarët janë kapur fort për të kuptuar botën natyrore, nuk është një ilaç i lehtë për të kapërdirë. “Shkenca përpiqet me çdo kusht të korrigjojë bindjet që na jep Sistemi 1”. thotë McCauley. Sipas shkencës duhet të pranojmë se Toka rrotullohet edhe pse nuk e përjetojmë dot vetë ndjesinë. Duhet të pranojmë idenë se, evolucioni është diçka e rastësishme, se nuk ka asnjë plan, asnjë qëllim për Universin edhe pse intuita jonë na shtyn vazhdimisht të besojmë të kundërtën.
Ateistët e kanë gjithashtu të vështirë të pranojnë se mendojnë gabim, t’i shmangen bindjeve natyrore dhe të pranojnë se e vërteta është diçka që ndryshon vazhdimisht, ndërkohë që mblidhen të tjera të dhëna empirike dhe kryhen të tjera testime. Kaq mund të ofrojë shkenca. “Shkenca nuk është pjesë e mendimit konjuktiv. Është e vështirë”, thotë McCauley. “Nga ana tjetër, feja është diçka që nuk na duhet as ta mësojmë, sepse e njohim. Mendja jonë e njeh”.
“Ka shumë arsye për të besuar se rruga drejt fesë është më e lehta dhe natyraleja për mendjen”. shton Barrett. “Duhet të ndryshosh në themel gjithçka të qenies njerëzore për të zhdukur përfundimisht fenë”. Kjo shtysë biologjike ndoshta shpjegon edhe arsyen përse 20 për qind e amerikanëve nuk janë të lidhur pas kishës, por 68 për qind e tyre besojnë se Zoti ekziston dhe 37 për qind të tjerë e konsiderojnë veten besimtarë. Edhe nëse nuk besojnë në një fe të caktuar, njerëzit janë të bindur se ekziston një qënie supreme që drejton botën.
Po kështu, shumë njerëz përreth botës, të cilët thonë se nuk besojnë në Zot, kanë përsëri tendenca për t’u shtyrë drejt supersticioneve, siç është besimi tek fantazmat, astrologjia, karma, telepatia dhe rimishërimi. “Në Skandinavi, shumica e njerëzve nuk besojnë në Zot, por besimi tek supersticionet dhe aktivitetet paranormale janë më të përhapura nga ç’mendoni”, thotë Norenzayan. Për më tepër, edhe jobesimtarët janë shpesh të prirur për të besuar së tepërmi në gjëra të ndryshme si skuadrat sportive, joga, institucione profesionale, nëna natyrë e shumë të tjera që i konsiderojnë guidë për jetën.
Eksperienca fetare për jobesimtarët mund të manifestohet edhe në forma të tjera të çuditshme. Antropologu Ryan Hornbeck thotë se ka zbuluar prova se “World of Warcraft”, një videolojë e famshme në botë, është duke fituar rëndësi shpirtërore për disa lojtarë në Kinë. “Kjo videolojë duket se i ofron të rinjve shanse për të zhvilluar disa tipare morale që jeta në shoqëritë moderne nuk i njeh”, thotë Barret. “Mund të themi se, njerëzit janë të lindur me një hapësirë besimi në mendje, i cili nëse nuk mbushet me fenë, mund të mbushet me gjëra nga më të çuditshmet”.
Besim i përjetshëm
Për të gjitha arsyet, qofshin psikologjike, neurologjike, historike, kulturore apo logjistike, ekspertët janë të mendimit se feja nuk do të zhduket kurrë. Feja, e ruajtur nëpërmjet frikës apo dashurisë, është tepër e suksesshme dhe ka aftësinë për të qenë e përjetshme, në të kundërt, do të ishte zhdukur shumë kohë më parë.
Edhe nëse ndodh të zhduken kristianët, myslimanët, çifutët apo hindutë, supersticionet dhe spiritualizmi do të mbijetojë gjithmonë. “Edhe qeveria më e mirë laike nuk mund të të mbrojë nga të gjitha të papriturat e jetës”, thotë McCauley. Në momentin që përballemi me një krizë ekologjike, një luftë globale bërthamore apo pritet që një kometë të godasë tokën, Zoti do të shfaqet përsëri në mendjen e popullit.
“Njerëzit kanë nevojë për ngushëllim për t’i bërë ballë dhimbjes dhe vuajtjes dhe shumica e individëve kanë nevojë të besojnë se ka jetë pas vdekjes, se ekziston një qenie e padukshme që i do në mënyrë të pakushtëzuar”, thotë Zuckerman. “Gjithmonë do të ketë njerëz që besojnë në Zot dhe nuk do të çuditesha aspak që pas shumë e shumë dekatash të ishin përsëri shumica”.
Rachel Nuwer, BBC
Luli- "Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"
861
Re: Përse nuk mund të zhduket feja
Asgje nuk zhduket perderisa jemi te pavetedijshem,me vetedijen zhduken ato qe sjan te verteta...!
syri i art- Qdo gje esht natyr,ska te keqe ska te mir...
100
Re: Përse nuk mund të zhduket feja
I re gjate e gjate me shpjgimin. nje pyetje kisha une. Pse ato shtete ku ka qene i forte besimi i krishtere ai protestant ne vecanti jane te begata dhe te qendrushme ne zhvillim sic eshte anglia gjermania,anglia,SHBA e te tjer??? pse atje ku mbizoteron ateizmi fe te ndryshme ose idhuj jane te varfra dhe plot kaos e remuje plot rrenim lufte sic jane india afganistani e shume vnde te tjera edhe ne ishim vend komunist dhe ateis dhe gjat kesaj periudhe u shkaterrua ekonomia???
DaniEL- Yahushua HaMashiach është : `` Udha, e Vërteta dhe Jeta; do ta njihni të Vërtetën dhe e Vërteta do t`ju bëjë të Lirë``. Gjoni 14:6 dhe 8:32
29
Similar topics
» Mbi origjinen e Universit
» Amuletet, talismanet dhe hajmalit
» Zhduket liqeni
» Bota qe ne e njohim do të "zhduket" më 2050
» Zhduket i tërë fshati në Kinë
» Amuletet, talismanet dhe hajmalit
» Zhduket liqeni
» Bota qe ne e njohim do të "zhduket" më 2050
» Zhduket i tërë fshati në Kinë
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi