EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Inteligjenca artificiale mund t`i japë fund racës njerëzore

Shko poshtë

Inteligjenca artificiale mund t`i japë fund racës njerëzore  Empty Inteligjenca artificiale mund t`i japë fund racës njerëzore

Mesazh  gjilanasi 03.12.14 15:51

Inteligjenca artificiale mund t`i japë fund racës njerëzore  Hawking-bc-online

Profesor Stephen Hawking, një prej shkencëtarëve më të rëndësishëm të Britanisë ka thënë se përpjekjet për të krijuar inteligjencën artificiale përbëjnë një kërcënim për ekzistencën tonë.  Ai u shpreh për BBC se: “Zhvillimi i inteligjencës së plotë artificiale mund të shënojë fundin e racës njerëzore.” Paralajmërimi i tij erdhi në përgjigje të pyetjes rreth teknologjisë që ai përdor për të komunikuar që përfshin një formë bazike të inteligjencës artificiale. Por ka shkencëtarë të tjerë që janë më pak pesimistë. Fizikani, i cili vuan nga sëmundja e sklerozës (ALS),  po përdor një sistem të ri komunikimi, të zhvilluar nga Intel.

Ekspertët e të mësuarit mekanik nga kompania britanike Swiftkey u përfshinë gjithashtu në krijimin e tij. Teknologjia e tyre, tashmë në formën e një aplikacioni smartphone mëson se si profesori mendon dhe sugjeron fjalët që ai mund të përdorë më pas. Profesor Hawking thotë se format primitive të inteligjencës artificiale të zhvilluara më parë kanë rezultuar shumë të dobishme, por ai u frikësohet pasojave të krijimit të diçkaje që i tejkalon njerëzit.”Kjo do të kërkojë një rritje brenda vetes apo ri-organizim të saj, ” - tha ai.

"Njerëzit, të cilët janë të kufizuar prej evolucionit të ngadaltë biologjik, nuk mund të konkurrojnë dhe mund të zëvendësohen. " Por ka nga ata që janë më pak pesimistë. "Unë besoj se ne do të mbetemi në krye të teknologjisë edhe për një kohë relativisht të gjatë dhe potenciali i saj për të zgjidhur shumë nga problemet e botës do të realizohet", - tha Rollo Carpenter,krijuesi i Cleverbot. Softueri i Cleverbot mëson nga bisedat e tij të shkuara dhe ka fituar rezultate të larta në testin Turing, duke bërë që një përqindje e lartë njerëzish të mendojnë se po flasin me një njeri.

Ngritja e robotëve

Z. Carpenter thotë se ne jemi shumë larg nga të poseduarit të fuqisë informatike apo zhvillimit të algoritmeve të nevojshme për arritjen e inteligjencës së plotë artificiale, por beson sedo të vijë në dekadat e ardhshme. "Ne nuk mund të dimë mjaftueshëm se çfarë do të ndodhë në qoftë se një robot e tejkalon vetë inteligjencën tonë, kështu që ne nuk mund të dimënëse do të jemi të ndihmuar pafundësisht prej tij, apo të injoruar e mënjanuar ose të shkatërruar bindshëm prej tij,” - tha ai. Gjithsesi ai mendon se inteligjenca artificiale do të jetë një forcë pozitive. Profesor Hawking nuk është i vetmi që i frikësohet së ardhmes. Në afat të shkurtër, ka shqetësime se kapaciteti i makinave inteligjente në ndërmarrjen e detyrave të bëra nga njeriu deri tani, shumë shpejt do të eliminojë miliona vende pune. Në një kohë më të gjatë, eksperti i teknologjisë Elon Musk ka paralajmëruar se inteligjenca artificiale është “kërcënimi real më i madh i njerëzimit”.

Zëri robotik    

Në intervistën e tij për BBC, Profesor Hawking flet gjithashtu për përfitimet dhe rreziqet e internetit. Ai citon drejtorin e paralajmërimit qeveritar në lidhje me faktin se interneti po kthehet në qendrën komanduese të terroristëve: "Duhet të bëhet më shumë nga kompanitë e internetit për t'iu kundërvënë kërcënimit, por vështirësia është ta bësh këtë pa sakrifikuar lirinë dhe privatësinë." Ai ka qenë një nga adoptuesit e hershëm më entuziast për të gjitha llojet e komunikimeve teknologjike dhe po punon që sistemi i tij i ri të jetë në gjendje të shkruajë më shpejt. Por një aspekt i teknologjisë së tij personale, përkatësisht kompjuteri i gjenerimit të zërit,nuk ka ndryshuar në përditësimin e fundit.Profesor Hawking pranon se kjo është pak robotike, por këmbëngul se nuk ka dashur një zë më natyral. "Kjo është kthyer tashmë në simbolin tim dhe nuk do e ndryshoja me një zë më natyral me theks britanik," - tha ai. "Më kanë thënë se fëmijët që kanë nevojë për një zë kompjuterik, kërkojnë një si ky."
gjilanasi
gjilanasi

361


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi