Diktatoret dhe endrrat e tyre
Faqja 1 e 1
Diktatoret dhe endrrat e tyre
Ëndrrat janë shfaqje shumë të rëndësishme të jetës sonë të brendshme. Ato paraqesin mesazhe nga ndërdija, e me të cilat duhet të komunikojmë, t’i dëgjojmë, t’i deshifrojmë… Mirëpo, keqinterpretimi i tyre në duart e tiranëve mund të kenë një epilog vërtet tragjik!
Se ëndrrat kanë qenë gjithnjë të rëndësishme për njeriut, që nga lashtësia e gjer më sot, por njëkohësisht edhe enigmë për të, na vërtetojnë edhe tekstet e ruajtura nga popujt më të lashtë të rruzullit tokësor, si p.sh. libri i egjiptianeve që daton nga viti 1300 p.e.r. me mbi dymijë interpretime të mesazheve nga bota e ëndrrave.
Edhe pse kjo lëmë ka qenë preferencë e shumë psikologëve dhe psikiatërve, të cilët kanë bërë hulumtime e eksperimente të panumërta, prapë se prapë mesazhet e ëndrrave mbeten të kamufluara nën nivelin e misteriozitetit.
Në këtë artikull, nuk do të bëjë fjalë për karakterin shkencor a mistik të ëndrrave, por për ndikimin e mesazheve të tyre në disa personalitet të shekullit tonë. Një ndër ta që ka besuar në profecinë e mesazheve nga ëndrrat, ka qenë edhe Adolf Hitleri, ëndrrat e të cilit i ka interpretuar mjeki i tij dr. Hubot.
Ja se çfarë shkruan Hitleri në letrën e tij, drejtuar dr. Hubot-it më 1923:
“Në verën e vitit 1923, gjatë një qëndrimi të shkurtër në alpet e Bavarisë, ëndërrova se gjendem në malin e lartë sipër Berschtesgadenit. I ulur në një shkëmb të thepisur, vërejta përnjëherë katër shqiponja si tërbueshëm sulmonin njëra-tjetrën me sqep dhe kthetra. Njëra nga ato, e plagosur rëndë, së shpejti anohet dhe kryengulthi bie në luginë. Më e madhja nga tri të mbeturat, me pupla të zeza e të theksuara, hidhet mbi dy të tjerat, dëbon shqipen me pupla të kuqe, e cila futet në hapësirën e një shkëmbi duke krrokatur. Shqiponja e zezë, vetëtimthi kthehet dhe e rrëmben kundërshtarin e mbetur për gushe. Por, mu në atë moment, paraqitet papritur në maje të malit një shqiponjë shumë e madhe me pupla të bardha dhe me pamje tmerruese. Ajo së bashku me tri shqiponjat tjera, të mundura, e sulmojnë shqiponjën e zezë trimëreshë nga të gjitha anët. Gjatë kësaj kohe ajo mbrohet ndershmërisht e heroikisht, derisa më në fund iu nënshtrohet të rënave vdekjeprurëse të kundërshtarëve të bashkuar.
Kur u zgjova, më kujtohet qartë çdo imtësi e asaj ëndrre të çuditshme, e cila në mua kishte lënë përshtypje të thellë. Gjatë asaj paradite u largova nga përcjellësit e mi dhe u ngjita në maje të malit duke vështruar gjatë qiellin pa asnjë re, në të cilin ishin sjellë më të fortat e të gjitha shpendëve, të madhërishmet shqiponja. Edhe katër netët e ardhshme ëndërroja të njëjtën ëndërr, derisa më në fund e kuptova që ai ishte mesazh i fatit që më paralajmëronte se duhej patjetër me të gjitha forcat, të luftoj, për t’i mundur të gjithë armiqtë e popullit gjerman, të cilët pretendojnë që ta dobësojnë, rrënojnë e shkatërrojnë atë.”
Ndodhitë që pasuan, sot i dimë të gjithë.
Mesazhi tjetër nga bota e ëndrrave, po që ishte tragjik për 12 anëtarët e qeverisë së tij, i takon tiranit tjetër, J.V. Stalin.
Ja se çfarë kishte ëndërruar ai:
“Derisa kotesha, një ditë në dhomën time të punës, fillova të ëndërroj se si gjendem i shtrirë në krevatin tim dhe po fle. Sakaq, pashë 12 gjarpinj të mëdhenj helmues, të cilët i afroheshin krevatit tim dhe filluan të mbështjellin trupin tim, duke formuar një rrjet të dendur për të më zënë frymën. Me orvatjet e fundit, arrita ta lirojë dorën e djathtë. Pastaj fillova ti kap në kokë një nga një gjarpinjtë helmues dhe t’ua thyej qafën, kur papritmas vërej me lemeri se si kokat e gjarpinjve shndërrohen në koka njerëzish, dhe unë njoha Raskinin, Kamnjovin, Zinovjevin, Simirinovin dhe disa gjeneral të tjerë të Shtabit Suprem. Në atë moment, për fat, u zgjova.
Fytyra më ishte mbuluar nga djersët. Fotografitë tmerruese të ëndrrës më silleshin pandërprerë para syve. Urgjentisht e thirra parashikuesen e famshme Olga Ivanovën, duke ia sqaruar detajisht ëndrrën dhe duke ia numëruar të gjithë njerëzit, fytyrat e të cilëve i kisha njohur në ëndërr. Ajo më këshilloi që atë mbrëmje t’i thërras të gjithë ata që i kisha ëndërruar në Kremlin, bile edhe dy, të cilët veç ndodheshin në burg, Zinovjevin dhe Kremanovin, që të mund t’i shohë se si do të sillen kur ta pranojnë thirrjen time befasuese.
E dëgjova këshillën e parashikueses dhe përveç Juriut, Rastinit dhe Krances, që ndodheshin jashtë shtetit, të tjerët, të gjithë, ishin aty. Imitoja njeriun e disponuar mirë, derisa të thirrurve të mi u shërbenin me pije më të mira dhe me hajvar (vezë peshku) më kualitative. Pastaj kaluan në kuzhinë ku u shërbyen me përgatitje më të njohura të kuzhinës ruse. Duke i shikuar të zbehtë dhe të frikësuar gjatë shkëmbimit të shikimeve mes veti, kuptova se ëndrra ime nuk më kishte mashtruar. Të gjithë këta njerëz ishin bashkëpjesëmarrës në komplotin që përgatitej kundër meje.
Vendosa që t’i eliminoj po të njëjtën natë, Urdhërova Berijen (shef i NKVD-së) që të gjithë tradhtaret të burgosën dhe të vriten pa mëshirë, posa të dalin nga Kremlini. I përcolla të thirrurit me buzëqeshje duke i falënderuar për mbrëmjen e këndshme me ta…” (sipas letrës të cilën A. Vllasov ia kishte dërguar Kasalovskit).
Ky nuk është ndonjë fragment i trilluar, por një realitet i hidhur, ku pushkatohen 12 anëtarë të Qeverisë vetëm për shkak të një ëndrre të trishtuar të një diktatori psikopat.
Rast i tret ka të bëjnë me vendimin e marr nga Sadam Hyseini për invazionin ndaj Kuvajtit, në bazë të mesazhit nga ëndrra, të cilën e kishte ëndërruar tri net rresht. Tregon gardisti i tij personal, Mahor Kasem (pseudonim), të cilit ia kishte treguar një ditë gjatë ngrënies së mëngjesit:
“I kam parë tre gjarpinj të mëdhenj që dolën nga ujërat e baltosura të Shat el Arabe, të cilat derdhen në Gjirin Persik. Pastaj në qiell paraqiten me mijëra shqiponja që me krahët e hapur fluturonin mbi mijëra anije. Por, para se të arrijnë te gryka, papritur rritet niveli i lumit dhe vërshon vendin përreth. Pashë qart se si lumi shpërtheu me vrull mbi Kuvajtin dhe valët e mëdha të tij u shpërndanë prej Detit të Zi deri në Detin e Kuq, duke vërshuar Shkretëtirat Arabe deri te Liqeni i Madh Afrikan, duke e pllenuar natyrën e tharë dhe duke e ujëzuar rërën e etur. Pastaj, tre gjarpinjtë u shndërruan në tri qenie njerëzore, e unë njoha Asurbainipalin, i cili më tha: “Shko, dërgoje shigjetën dhe shpatën deri në fund të botës! Pushto jugun, sundoje Egjiptin deri te burimi i lumit Nil!”. I dyti, Nabukodonosori, më urdhëroi: “”Armatosi anijet tuaja! Hipju shqiponjave asirike, le të jetë fama jonë e amshueshme! Dëboje armikun përtej tokave arabe, deri te Gjiri i Gvinejit!”. I treti ishte Muhamedi. Zgjati kah unë dorën e shenjtë, më preku ballin dhe kërkoi: “Nisu Sadam, merre Mekën dhe Medinën, pastaj Jerusalemin nga jobesimtarët dhe mblidhe gjithë atë që është shpërndarë! Bashkoje gjithë popullin tim në një, dhe le të sundoj ai mbi gjithë botën!”.
Jam i sigurt, thotë gardiani, se mesazhi i ëndrrave ka ndikuar shumë në vendimin e Sadamit për marrjen e Kuvajtit…
Edhe pse ëndrrat, sipas shumë shkencëtarëve, janë shfaqje shumë të rëndësishme të jetës sonë të brendshme, që paraqesin mesazhe nga ndërdija, e me të cilat duhet të komunikojmë, t’i dëgjojmë e t’i deshifrojmë, keqinterpretimi i tyre në duart e tiranëve (si në rastet e mësipërme) mund të kenë një epilog vërtet tragjik!
gjilanasi- 361
Similar topics
» Endrrat dhe llojet e tyre
» Endrrat Lucide - ëndrrat e vetëdijshme
» Sumeret dhe historia e tyre
» Iliret dhe besimi i tyre
» Bestytnite dhe ndikimi i tyre
» Endrrat Lucide - ëndrrat e vetëdijshme
» Sumeret dhe historia e tyre
» Iliret dhe besimi i tyre
» Bestytnite dhe ndikimi i tyre
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi